Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė qeshim pak... > Letra e vllaut prej KANADA
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

Letra e vllaut prej KANADA

Per te qeshur dhe per te kuptuar mentalitetin e nje kosovari ne Kanada, po ju
nis nje leter  qe ai i nis familjes ne Kosove... 

LETRA E VLLAUT PREJ KANADE
 
Te dashurit tonë,
 
Nuk po mundemi hala me konfirmu ardhjen tonë ketë verë, por qysh po shkojnë
senet, po get qe  duhet mi kancellit biletat cilat i kena bukirat, se na myti
morgixhi për taun haus që e kena  ble. Për bileta kena pare, por nuk po  mundemi
mi mbledh prezentat krejt juve, dajes, tezeve,  hallave e tjerëve.
 
  Pa prezenta nuk po bon me ardhë, se nuk po dojmë me kalu si Ismaili, cili
krejtve t`familjes  ju ka dhanë ka 100 dollar Kanadez, e keta mandej kanë fol
për to, që oshtë fukara e nuk ka bo  kurgjo n`Kanadë. Na nuk po dojmë qashtu,
ja kena me ardhë si haxhi, ja  k urrqysh. Për ketë  arsye edhe kena vendos me
sejvirat sa më shumë dhe krejt mi lonë për nekst vekejshën.

Na këtu jena ka jetojmë shumë mirë. Unë punoj full tajm dhe dy part tajma, e
Hanifja e ka gjet  edhe part tajmin e tret gjatë vikendit, por i kena kombinu
mirë, qashtu qe po mundemi mu pa çdo  dytin vik. Ndoshta kjo është pak keq  për
Gjesiken, por për to po e pagujmë dej ker pas  shkolles, e prej atyhit po  e
merr bejbi siterka dhe e qet n`gjumë. Gjesika edhe që është e
vogel, po e  kupton, që na krejt këto po e bojmë për shkak asaj dhe duhet te
shkon   kështu
deri sa s`ta pagujmë qat morgixh. Çdo fri tajm e shfritzojmë me qen me to,
qashtu qe last samer  e kena qu krejt diten në Grejt Lejks. I kena ble  hot-dog
dhe ajs krim dhe prej qathershit  krejtve ju tregon sa bjutifull ka  kalu.


Momentalisht i kam 130 paunda dhe disa shqiptar këtu po bojnë hajgare me mu,
qe jam terr(tha)  krejt se po punoj shumë e po flej vetëm 4 orë, por ata janë
shumë xheloz dhe nuk e dijin që unë  i bojë gjumë edhe ka 30 minuta në  sabvej.
Çka po me duhen më shumë, po edhe kjo është vetëm 25  deri 30 vjet të  para,
deri sa e paguajmë morgixhin, e mandej kena mu knaq. Neve nuk po na  bjen  edhe
vështir këtu se e kena targetin tonë.

Kam ndigju që Dugi edhe kët vit po shkon për Kosovë. Normal, pse jo, kur qe  10
vjet është në  velfer dhe i shprendan picat për kesh e gruja e ka qel një  bjuti
sallon n`banesë e këto grat  tona janë gjuajt si trenta menjiher me  shku te ajo
në tritment. Po çka po i duhen kur nuk dijin  investment dhe  krejt paret i
hargjesin ne udhëtime dhe turli stjupid sene. Krejt jetën kanë  me  metë fukara
cila e rentirat banesën e vet, e na kena properti dhe sejving  akaunt n`bankë.
Dugi  krejt kohen mejk fan prej meje dhe ju fol njerëzve qe  jam full dhe nuk di
me jetu. Kadal dale,  ka me pa aj, kush e ka pas mirë,  kur e merr vesh revenju
Kanada për bizneset e tine dhe kur te  shtijin me  pagu taksen për krejt këto
vite. Dugi nuk i ka tregu kurkujt qe ka marr  borgj prej  bankes line of credit,
për mu martu, e ato paret duhet me ja  kthy  bankes me kamat.

Njerëzit e kanë shumë gabim kur po mendojnë qe na nuk po dijim mu kënaq.  Gati
çdo satrdej najt
unë dhe Hanifja e pijm ka nji kejs birr - te voglin   prej siks. Ajo edhe ashtu
po e pinë vetëm
njo, se prej orës 9 po duhet me  shku ne najt sift. Unë mandej po i fshij
tjerat se po muj mu  rilleks, se në  sandej punoj prej orës 8 mëngjesit.

Këto po ju tregoj, që nëse e shihni, mos i besoni shumë, se aj nuk oshtë  njeri
për respekt. Kjo  oshtë edhe rizon, pse nuk ju kam qu paret nëpërmjet  tine se
ka me ju thonë për mu qe jam zibidi  dhe po ruaj vetëm për veti. Ju e  dini që
kjo oshtë për shkak që jam temporari short, por edhe  kjo oshtë deri  sa ta
paguajmë morgixhin, 25 deri 30 vjet te para.

Mandej krejt kena mu kënaq.

Ju bon të fala vllau i juaj prej Torontos, Ontario -  Kanadë.   Po e postoj pa ofenduar njeri,kete ma deguan ne email dhe thash ishte e bukur per forumin,jo per gje po aty me rri mendja gjith diten
:p

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Nëntor 2007 03:41
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė back4ever Kėrko mesazhe tė tjera nga: back4ever Shto back4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto back4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:31 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė qeshim pak... > Letra e vllaut prej KANADA

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.