Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Rrefime memece
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

||| E Vërteta e Epërme |||


E Vërteta e Epërme mbllaqitet nëpër hapësinë
si një re në hap t’lindjes t’rrebeshit shpengues.

Toksor shpërfillës që hukatin me frymë t’mëkatë
sferën e Njishit, që t’përpin me syrin e tij prej ciklopi.

Tabane njerëzish që lëkunden n’ujrat e Un-eve t’qullta
e pikturohen mureve t’jetës si territore sunduese nga lagështina e shpirtit.

Rreze Drite që përtypen nëpër gojë si t’vërteta t’zakonshme
që dihen e nuk kanë përse t’përsëriten, kujt t’i rikujtohen.

E Vërteta e Epërme, kjo shishe që noton n’ujnat shpirtnor
me mesazhin e paqes t’palosun n’te, asht njaty syresh!

Por Ne, vdekatarët e mëkatshëm që ecim me hapa t’marrun borxh
kërkojmë me pa me dylbi moderne, diçka që e kena n’esencen tonë,
mjafton me i pastrue pak xhamat e syve, t’mjegullueme nga Indiferenca!

07.06.2011 ©

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Qershor 2011 10:55
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

(Tej) Përtej

Mbramja e sotme m’asht qep për trup
si fustan i zisë së vdekjes anonime,
që qelimin fluturues t’andrrave
e shndërroi në nji gjethe të thame
t’vjeshtës së vonueme.

Duart e reve t’randueme nga mplakja
shtyejnë portat e kopështit t’pa emën,
ku hijet e shpirtrave t’zbathun nga jeta,
ndezin qirinjtë e lutjes së fundit,
e flakë e tyne tremb zogjtë e errësinës.

Ndjenja jonë m’gurgullon brenda syve,
n’lot t’purpurt e shtrydh lecken e shpirtit dashunor,
i përzien ngjyrat e plohunosuna t’perëndimeve t’humbun
n’goten e shpresës, që shtrihet n’gjurmët e kuqit t’buzëve.

Zani jot shtrihet flokëve t’mi,
e si vello paqeje mbërtheht mbas tyne,
duke trazue kështu ujët e fjetun t’nadjes
që buzët e diellit i lyen me varakun
e shkundun nga ylberet ngatërruem qërpikëve.

Asht heret me zhvesh fustanin e mbramjes
e sythet e dritës me i ujit me padurimin e gjallnisë,
duke e flakërue diellin përmbi sqepin e qiellit,
kështu që po i nduku edhe për pak andrrat,
e po ta la ty n’dorë me ardh dhe me ma fry ndër sy Jeten!

06.05.2011 ©

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Qershor 2011 23:19
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Dite te veshtira, tmerresisht te veshtira.
Mikja ime me e mire,'po humbet per shkak te nje semundjeje te pasherueshme njeriun qe do. E shoh çdo dite te mpaket para syve, te shterrohet nga lotet qe I derdh prej muajsh, te zhveshet nga deshira per jete dhe force nga dita ne dite.'
Çdo fjale ngushelluese duket e kote, krejt e kote.
E vetmja çeljesysh eshte prania, po, thjeshte prania e njera-tjetres.
Sot kishte vdekur shoku I dhomes se tij, ky ishte nje lajm trondites.
Vdekja rri pezull mbi koken e tij, mikja ime me mpaket çdo dite para syve dhe une I JAM prane! Do I behem lot, frike, buzeqeshje, ankth, mengjes e mbremje asaj, vetem qe ajo te jete mire dhe ne paqe me veten.

....

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2011 00:00
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645




Semundja dhe vdekja,te vetmet tema,qe me bejne te lotoj

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2011 00:02
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petter
kazmolog

Regjistruar: 20/07/2009
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 2058

__________________
A question that sometimes drives me hazy: am I or are the others crazy?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2011 00:05
Petter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petter Shto Petter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

5...4...3...2...1...

5 gishta të mbajnë fort të kanë kapur dorën,
një grusht pesëgishtësh shtrënguar pas dorës tënde...
4 gishta ende të mbajnë...
3 gishta nuk të lëshojnë...
2 gishta ende qëndrojnë...
Gishti i vetëm dhe i fundit,i ndjerë vetëm...avash shkëputet dhe të lëshon...

Dora nuk shtrëngon më dorën/zemrën...dora të la...dora ka ikur vetëm nga shtrëngimi i dorës dhe zemrës tënde,unë jam ende ketu...

Dora udhëton,mbështetet në shpatull...dora do jetë forca jote,mbrojtja jote,ëngjelli yt personal...do të japi shtysën kur të mos ecësh më,kur të jesh në dyshim do të të shtyje apo mbaje më forcë të mos shkosh...do të mbaje të mos rrëzohesh asnjëhere...do të ndihmoje të ngrihesh nëse ndodh që je penguar diku...do të jetë aty,gjithmonë edhe kur të tjerët ndoshta s'do jenë..ajo nuk do të braktisi kurrë...do të bëj të qeshësh edhe kur i ke varur buzët...do të mbaje fort në ditët e erës së fuqishme..do të ndihmojë mos të humbësh drejtimin...

Do të jetë me ty,një copëz e imja...gjithmonë...

1...2...3...4...5...Larg... © E.




http://www.myvideo.de/watch/5252651...ly_Madly_Deeply

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Korrik 2011 18:09
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Smile

Qysh t'i them mungesat?!​
Druhem, mungesat nuk thuhen; mungesat me ty shkrihen, flenë dhe ringrihen,​ në ty përpëliten​, dridhen, të shtojnë dhimbën- drita i largon, terri i afron.
Po t'i fal sytë! Merri sytë! E në dy drita syri, në dy drita syri të ndiej si më ndrit ylli.

(Agim Spahiu)

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Gusht 2011 19:35
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 17/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

sme mjafton koha te mendoj aq gjate
falem

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Gusht 2011 20:47
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dylan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dylan Shto dylan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dylan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dulcis in Fundo
.. alola?

Regjistruar: 15/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846

Re: 5...4...3...2...1...

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
5 gishta të mbajnë fort të kanë kapur dorën,
një grusht pesëgishtësh shtrënguar pas dorës tënde...
4 gishta ende të mbajnë...
3 gishta nuk të lëshojnë...
2 gishta ende qëndrojnë...
Gishti i vetëm dhe i fundit,i ndjerë vetëm...avash shkëputet dhe të lëshon...

Dora nuk shtrëngon më dorën/zemrën...dora të la...dora ka ikur vetëm nga shtrëngimi i dorës dhe zemrës tënde,unë jam ende ketu...

Dora udhëton,mbështetet në shpatull...dora do jetë forca jote,mbrojtja jote,ëngjelli yt personal...do të japi shtysën kur të mos ecësh më,kur të jesh në dyshim do të të shtyje apo mbaje më forcë të mos shkosh...do të mbaje të mos rrëzohesh asnjëhere...do të ndihmoje të ngrihesh nëse ndodh që je penguar diku...do të jetë aty,gjithmonë edhe kur të tjerët ndoshta s'do jenë..ajo nuk do të braktisi kurrë...do të bëj të qeshësh edhe kur i ke varur buzët...do të mbaje fort në ditët e erës së fuqishme..do të ndihmojë mos të humbësh drejtimin...

Do të jetë me ty,një copëz e imja...gjithmonë...

1...2...3...4...5...Larg... © E.




http://www.myvideo.de/watch/5252651...ly_Madly_Deeply


Teper e bukur!

__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Gusht 2011 21:12
Dulcis in Fundo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dulcis in Fundo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dulcis in Fundo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dulcis in Fundo Shto Dulcis in Fundo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dulcis in Fundo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Simpati...

E takova rastesisht sot ne nje agjensi turistike.
Kishte mbetur i njejti, gjentil me buzeqeshjen tipike te nje mashkulli qe di te te beje per vete. E urova per martesen e para 1 jave e ndersa une po beja reservimin e biletes ai nuk m'i hiqte syte. E shoh dhe duke qeshur I them: - He, nuk kam ndryshuar as pas 1 viti nga takimi yne i fundit apo jo? Ai duke mos I hequr syte me thote: - Jo, ti ke ndryshuar se qenke bere me bukuroshe, kurse une tani po e kuptoj qe simpatia per ty nuk paska ndryshuar.. Dhe u pame duke buzeqeshur pa e ditur konkretisht c'mendime po na vertiteshin ne mendjet e njeri-tjetrit.
Me pas pame fotot e dasmes, komentuam deri detajin e fundit ashtu ne kembe ne pishen e diellit qe digjte dhe ne pershendetjen e fundit ai me thote: - Edhe te martuarit kane simpatite e tyre... I buzeqesha serish dhe i urova nje muaj mjalti te bukur ne Spanje me te shoqen..

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Gusht 2011 12:57
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:31 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Rrefime memece

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.