Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Parrulla "Demokracia ne Rrezik"
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Parrulla "Demokracia ne Rrezik"



Në datën 10 Maj ne oren 19.00, në sheshin Skënderbej, ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë, nga i gjithë vendi dhe nga Tirana, në një miting madhështor, i cili do ti thojë jo njëherë e përgjithmonë Gërdec- Kushtetutës të miratuar naten e 21 Prillit, nga 115 deputetë, tradhëtarë e të papërgjegjshëm, të cilët instaluan me votën e tyre Republikën e kryeministrit te Gerdecit dhe shkelën e nëpërkëmbën dinjitetin e qytetarëve shqiptare, demokracinë në Shqipëri, për të cilën shqiptarët kanë derdhur edhe gjak për ta rivendosur atë, dhe shkelën republikën demokratike të Shqipërisë duke e kthyer atë përfundimisht në aksin e një diktature të re personale dhe jo më partiake.
Artikulli i Plote


__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Maj 2008 14:24
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ēfare thua
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 06/05/2008
Vendbanimi: Ne shqiperi (ēeēen)
Mesazhe: 48

-Lsi mbasi theu karriket e parlamentit tani don me ba protesta ne shesh.
Pse ore nuk bane alenace me Ps e te bashkohen e ta nxjerrin per bythe doktorin.

__________________
Para Laēi...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Maj 2008 18:01
ēfare thua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ēfare thua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ēfare thua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ēfare thua Shto ēfare thua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ēfare thua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

Postimin e ndava ne teme me vete dhe e spostova ketu sepse sinqerisht nuk hynte shume tek Aktualitetet Nderkombetare

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Maj 2008 18:37
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nga Mero Baze

Ambasadorit të SHBA, John Withers
Ambasadorit të BE në Tiranë, Helmuth Lohan
Ambasadorit të OSBE, Robert Bosch

Të nderuar ambasadorë!

Shpresoj mos t’ju bezdis këto ditë para festave me lajme të tilla acaruese për një vend, i cili po bën përditë e më shumë hapa mbrapa në respektimin e lirive qytetare dhe barazisë para ligjit, por është pikërisht kjo koha që ka zgjedhur qeveria shqiptare për të ndërmarrë një fushatë të re diskriminuese me prapavijë tërësisht politike. Po ju shkruaj në cilësinë e botuesit të gazetës “TemA”, dhe pronar i kompanisë “Media Enter”, e cila ka qenë pronë e imja deri në fund të vitit financiar 2005, kohë kur unë kam shitur aksionet e mia në masën 100 për 100. Në korrik të vitit 2007, blerësi tjetër i kësaj kompanie vendosi ta pezullojë veprimtarinë e saj financiare, dhe unë së bashku me gazetarët e tjerë vazhduam aktivitetin tonë gazetaresk si pjesë e një kompanie tjetër.

Në prill të vitit 2008, kur gazeta “TemA” denoncoi e para lidhjet e djalit të Sali Berishës me biznesin vdekjeprurës në Gërdec, gjëja e parë që bëri Sali Berisha ishte dërgimi i një ekipi kontrolli në zyrat e gazetës. Kontrolli, i cili ndenji gati dy javë në zyrat e redaksisë, kontrolloi edhe kompaninë “Media Enter”, që kishte mbyllur aktivitetin që në korrik 2007, edhe kompaninë tjetër, e cila kishte shtuar si aktivitet të saj dhe botimin e gazetës “TemA”, titull i cili ka qenë dhe është pronësia ime intelektuale, i cili nuk është shitur kurrë. Ai gjendet i regjistruar si i tillë dhe te Zyra e Licencave dhe Patentave në Ministrinë e Ekonomisë. Kontrollet natyrisht nuk gjetën ndonjë shkelje dhe u larguan, duke shërbyer vetëm si mjet presioni.

Pas shfaqjes publike të kryeministrit dhe sulmeve verbale ndaj asaj që ai e quan “kupolë mafiozo-puniste”, dhe sulmeve ndaj meje personalisht prej tij dhe prej kryetares së parlamentit të Shqipërisë, zyrtarët e tatimeve kanë vërshuar sërish në dyert e kësaj kompanie, duke kërkuar tanimë kontroll prej vitit 2004. Kontrolli është i urdhëruar nga zyra e tatimeve në Tiranë, por, sipas ligjit, një kontroll i tillë, pra rikontroll, duhet të bëhet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, pasi kjo kompani është kontrolluar së fundi në vitin 2008, në muajin prill, dhe na kanë lënë dhe një procesverbal në përfundim të kontrollit. Nuk na shqetëson shumë egërsia dhe sytë e skuqur nga urrejtja, me të cilën mbërrijnë këto dërgata revanshi të kryeministrit, por ndjehem thellësisht i shqetësuar që ky kryeministër, duke personalizuar luftën me një gazetar kritik ndaj tij, po keqpërdor pushtetin në mënyrë selektive dhe bën ç’është e mundur për ta parë atë të gjunjëzuar, fat që s’do ta ketë.

Dua të kujtoj se një vit më parë, në këtë fundjavë, një ditë para Vitit të Ri, makina ime mori flakë para syve të fëmijëve të mi, në oborrin e pallatit, dhe shkakun, para se ta përcaktonte policia, e përcaktoi zëdhënësi i Partisë Demokratike, ndërkohë që shoferi i Shkëlzen Berishës kishte tri ditë rresht që shihej në oborrin e pallatit tim, dhe unë për këtë njoftova edhe zyrtarë të lartë të Prokurorisë, por dhe disa autoritete të policisë.
Dy javë pas djegies së makinës, Sali Berisha rrethoi me policë redaksinë e gazetës ku punoja dhe shtypshkronjën e saj duke na zbuar prej andej me forcë, dhe duke na mbajtur peng ende shtypshkronjën dhe mjete personale. Ai theu pa asnjë të drejtë një marrëveshje 20-vjeçare koncesioni, me një arsyetim, i cili nuk vlen një vit më pas.

Nëse do të shkoni në oborrin e ish-Tipografisë Ushtarake, do të shikoni se midis pasurisë sonë, për të cilën investuam mbi 450 mijë euro dhe repartit të pasaportave biometrike, punojnë ende dy kompani të tjera, të cilat nuk i prek njeri.

Gjatë vitit që po mbyllet, unë personalisht, por dhe familjarë të mi, jemi gjendur para presionesh të egra, deri me sulme mbi pasuritë e tyre të ligjshme, të cilat janë komanduar direkt nga zyra e kryeministrit Berisha. Ky kryeministër ka personalizuar luftën deri në atë shkallë, sa i verbuar nga një urrejtje primitive, ka shpallur armiq edhe biznesmenë që mendon se janë partnerë të mi. Rasti më tipik është ai i sulmeve me Artan Dulakun dhe Besnik Sulën. Në të njëjtën ditë që ka dërguar për rikontroll një dërgatë tatimorësh në ish-kompaninë time, për të hetuar në mënyrë ironike bilancet e viteve kur unë kam qenë mbështetës i zotit Berisha, atëherë në opozitë (2004-2005), po ashtu i ka dërguar blerësit të mëpasmë të kësaj kompanie, Besnik Sula, një gjobë që shkon në 2 miliardë e 400 milionë lekë, dhe ka nisur dërgata në gjithë kompanitë e vëllezërve Dulaku, duke nisur nga “Edil-Al”, “Tring” etj.

Ky sulm, dhe ndaj biznesmenëve që kanë qenë apo janë bashkëpunëtorë të mi në veprimtarinë mediatike, siç është aktualisht zoti Dulaku, më bën edhe më shumë përgjegjës në ndërgjegjen time, se po bëhem shkak, jo vetëm për probleme në biznesin tim apo të familjarëve të mi, por dhe të partnerëve dhe bashkëpunëtorëve të mi. Ky është një sulm racist, i mbështetur thellësisht në hakmarrjen ndaj një individi dhe që synon rrethimin dhe izolimin e tij financiar dhe politik. Nëse unë bëj bilancin e një viti në luftën e kryeministrit ndaj meje, do të gjej më shumë probleme se sa ka pasur një hebre në kohën e nazizmit apo një “kulak” në kohën e komunizmit. Përfytyroni në ç’pozitë diskriminuese jam unë dhe gazetarët e mi në prag të festave të Vitit të Ri, kur të gjithë duhet të gëzojnë dhe të festojnë, ne duhet të përkujtojmë problemet që ka shkaktuar gjatë një viti Sali Berisha. Përfytyroni një çast që redaksitë e gazetave të tjera apo televizioneve nuk kontrollohen, nuk gjobiten dhe nuk u bëhet shantazh, ndërsa mua më kontrollohet dhe veprimtaria financiare e vitit 2004, jashtë të gjitha rregullave që ekzistojnë për rikontrollet në këtë qeveri. Përfytyroni për një moment që redaksi konformiste dhe servile me kryeministrin marrin miliona pa konkurrencë nga reklama qeveritare, kurse biznesmenët që guxojnë të bashkëpunojnë me mua apo redaksinë time, sulmohen egërsisht me gjoba çnjerëzore dhe të papërballueshme. Po t’u shtosh këtyre dhe klimën përbaltëse të Sali Berishës ndaj tyre, e ndjen veten në një regjim tërësisht selektiv, tërësisht klasor dhe mbi të gjitha, tërësisht arbitrar.

Ju po ashtu jeni dëshmitarë se si jam bërë objekt i sulmeve fizike të frymëzuara nga qëndrimet e qeverisë shqiptare ndaj meje, nga biznesmenë që janë pjesë e lidhjeve familjare të kryeministrit. Pas sulmit, i vetmi që nuk guxoi të përmendë emrin e dhunuesit ishte kryeministri, dhe vetëm disa ditë më pas shpërtheu në një fushatë shpifjesh kundër meje, si për të frymëzuar drejtësinë të bënte të kundërtën. Tanimë gjithkush që ka bashkëpunuar me mua gjatë këtij viti, po mbyll një vit financiar me gjoba nga politika tatimore e Sali Berishës, gjithkush që punon me mua, po mbyll një vit të vështirë financiar, për shkak të problemeve ku na ka futur Sali Berisha dhe kushdo që guxon të jetë solidar me mua duhet të përgatitet për probleme të reja.

Po ju drejtohem ju, jo se mund të më shpëtoni nga ky fat që e kam zgjedhur vetë, por për të kuptuar dhe për të raportuar qartë në kancelaritë tuaja, se me çfarë problemesh foshnjore për një shoqëri parademokratike ndeshet media kritike dhe biznesi që guxon ta mbështesë atë në Shqipëri. Unë po ju shkruaj mbi të gjitha dhe për një arsye që më vjen turp që po e bëj publike. Në këtë vend nuk ke kujt i shkruan më për padrejtësitë që të bëhen. Në këtë vend Prokuroria është gjunjëzuar, kur flitet për Sali Berishën. Në këtë vend gjykatat janë gjunjëzuar, kur përmendet emri i tij. Në këtë vend Presidenti është bërë i parëndësishëm dhe i pafuqishëm për të mbrojtur qytetarin dhe biznesmenët shqiptarë. Në këtë vend drejtësia në tërësi është kthyer në një armë për gjueti shtrigash dhe jo në një shpresë për qytetarin. Ky pushtet i ka shpërdoruar gjithë arsyet, për të cilat duhet të qeverisë, dhe unë nuk gjej rrugë tjetër për të dërguar këtë letër veçse për ju, rojet e fundit të ëndrrës sonë perëndimore dhe shpresës se dikush do të dëshmojë të vërtetën mbi këtë regjim, i cili nuk ka asgjë të përbashkët me shtetin ligjor, demokracinë dhe ëndrrën tonë evropiane.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Dhjetor 2009 11:58
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Parrulla "Demokracia ne Rrezik"

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.