Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Liqeni artificjal i Tiranes
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Liqeni artificjal i Tiranes

Nuk po dija ku ta vendosja kete artikull, ndaj vendosa te hap nje teme te re.

U preka shume kur lexova nga nje artikull i Lubonjes, se cfare po i ndodh Liqenit te Tiranes.

Liqeni jemi ne

E kam ndjekur me një ndjenjë të veçantë dëshpërimi ngjarjen e derdhjes në Liqenin e Parkut të Tiranës të sasirave të tilla helmesh kimike (disa thonë bojë hidromat) saqë është shkaktuar ngordhja e peshqve në të, saqë është hedhur deri ideja e nevojës së boshatisjes së tij. Është një ndjenjë e veçantë dëshpërimi që e kam gjetur tek shumë vetë. Po pse e veçantë, - mund të më thoshte dikush - në Shqipëri kanë ndodhur e ndodhin aq shumë ngjarje që të ngjallin dëshpërim, edhe më të rënda se kjo, saqë me këtë nuk ia vlen të merresh, mjafton të kesh parasysh mbytjet në det të anijeve me njerëz në kanalin e Otrantos, vrasjet e 97-tës, Gërdecin apo gjendjen e shkollave publike, të spitaleve publike, shkatërrimin e bregdetit.
E megjithatë kjo për mua është e veçantë sepse dëshpërimi i këtij helmimi merr një dimension simbolik. Liqeni, në këtë histori helmimi, nuk është thjesht Liqeni dhe parku rreth tij. (Në fakt, kur themi "Liqeni", ne, banorët e vjetër të Tiranës, kemi parasysh edhe gjithë zonën e Parkut. "Po shkoj tek Liqeni" - thuhej për të treguar se po shkoje të bëje një shëtitje në Parkun ku një nga kënaqësitë ishte pamja e paqtë e Liqenit, bukuria dhe freskia e tij.)
Problemi është se Liqeni dhe gjelbërimi rreth tij ka qenë një si pikë referimi në mendjen time dhe besoj të shumë Tiranasve si unë si në të kaluarën edhe në të tashmen. Edhe në kujtimet e diktaturës ai ka mbetur si një oaz i përjetimeve tona më të bukura, si një vend i dashurisë, prehjes, lojës, shoqërizimit - i asaj që kishim më të mirë. Edhe më pas, duke ndjekur shkatërrimin e Tiranës nga barbaria njerëzore, Liqeni mbetej aty si për të na dhënë shpresë. Shpresën se e bukura ka ende fuqi të mbrohet nëpërmjet fuqisë së bukurisë së saj. Shpresën se e mira nuk është tretur fare nga jeta jonë. Liqeni dhe gjelbërimi rreth tij, ndonse i ndotur, gjithnjë e më i ndotur e nëpërkëmbur, mbetej atje për të na thënë se, megjithëse na kanë ndodhur gjithë këto të këqija, megjithëse na kanë hedhur kaq shumë helm në jetë, prap na ka mbetur diçka e mirë tek e cila mund të shpresojmë. Edhe kur shikonim shtëpitë e Tiranës historike të shembeshin njëra pas tjetrës, edhe kur shihnim parqet e fushat e sportit të ktheheshin në pallate, edhe kur shihnim rrethinat e qytetit, Saukun, kodrat në rrëzë të Dajtit të shëmtoheshin, ai ishte ay si për të na thënë se ka ende pak shpresë. Thellë tellë, pra, nuk bëhej fjalë thjesht për të bukurën dhe të mirën e Liqenit, por për të bukurën dhe të mirën brenda nesh. Nuk bëhej fjalë thjesht për shpresën se ata, barbarët, nuk do ta shkatërronin Liqenin, por për shpresën se edhe barbaria e tyre ka një kufi, se edhe brenda tyre ka një liqen, ka pak gjelbërim. Liqeni, pra, ishte si një metaforë e pjesë sonë më të mirë.
Kohët e fundit Liqenin e kemi parë të rrezikuar keqas. Kemi parë se si barbarët e kanë kafshuar nga të katër anët me dhëmbët e tyre të shëmtuar duke ia ngrënë gjelbërimin përreth - në vend se t'ia zgjeronin. Kemi parë se si i kanë bërë plane për t'i marrë frymën me monstra të tjera çimentoje dhe betoni. Po prap ai ishte aty, rezistonte, edhe pse duke u shëmtuar gjithnjë e më shumë. Ishte një simbol i asaj se edhe ne po rezistonim, se pjesa jonë më e mirë, shpresa jonë, po rezistonte, ndonëse po vunte, po tkurrrej e shëmtohej. Në kuptimin simbolik më vjen të them se Liqeni jemi ne.
Dëshpërimi i veçantë vjen pikërisht nga helmimi edhe i kësaj shprese, nga konstatimi se edhe ajo u sulmua egër nga e keqja, nga barbaria. Dëshpërimi i veçantë vjen ngase helmimi i Liqenit është simbol i thellimit të paaftësis sonë për ta ndërtuar mirëqënien vetiake pa kafshuar me dhëmbët tanë të helmuar jetën e përbashkët.
Nuk mund të mos më binte në sy në këtë histori heshtja e politikanëve ndaj këtij helmimi. Si ka mundësi që nuk ngritën zërin që të kapen keqbërësit! Si ka mundësi që ata nuk janë kapur ende! Një parandjenjë e keqe më thotë se ata ndjehen shumë më afër me keqbërësit sesa me Liqenin. Përvoja më thotë se duart e tyre dhe duart e keqbërësve që kanë hedhur natën helmin në Liqen janë pjesë e të njëjtit trup të së keqes. Sepse, simbolikisht, liqenin nuk e kanë helmuar thjesht dy tre injorantë. Autorët janë një lukuni njerëzish, të më besoni, që ditën bëjnë fushatë elektorale kurse natën plane për helmimin dhe vrasjen e së mirës në emër të intresave të tyre për para të qelbura dhe kriminale. Është po ajo lukuni që ka mbytur fëmijët në det për para, që krijoi piramidat financiare për para, që bëri 97-tën për para, që hodhi në erë Gërdecin për para, që shkatërroi bregdetin për para, që u ka vënë flakët qendrave historike të qyteteve e bashkë me to kujtesës, për para, që ka betonuar parqet e lulishtet për para. Janë të njëjtët, po po; keqbërësit e Liqenit, në simbolikën e kësaj ngjarjeje, janë pikërisht ata që po helmojnë përditë të mirën dhe të bukurën brenda nesh duke përfshirë edhe të mirën brenda tyre nëse u ka mbetur ndonjë fije bari. Mosndjekja e keqbërësve që kanë helmuar liqenin i bën jehonë në simbolikën e kësaj ngjarjeje marrshimit që po bën përditë e keqja dhe pandëshkueshmëria e saj brenda qënies sonë. Është marshimi i pjesës sonë më të keqe, më barbare që shfaqet ditën me fytyrën e politikanëve, kurse natën me duart e helmonjësve të Liqenit: injorantë deri në dëshpërim, barbarë deri në çnjerëzim. U ngeltë çimentua dhe hidromati, sëbashku me paratë, në fut! - që Liqeni të mund të shpëtojë.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2009 13:22
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Nostalgjia eshte me teper per kohen kur Lubonja ishte i ri, pa probleme dhe shkonte nga liqeni per ato punet qe thote.

Tani liqeni ka ndryshuar dhe nuk eshte me piktakimi, sic ka ndryshuar edhe "Ura e Lanes" apo "Rruga Elbasanit" ka ndryshuar edhe Rruga e liceut edhe Parku. Tirana eshte nje tjeter o Fatos dhe i takon ne ato dimensionet qe ke pasur ti nje rinie tjeter qe i pershtatet dhe e quan te sajen kete kohe.

Sa per helmimin. Ok, nuk eshte hic mire. Po jane gjera qe kalojne.
U prish liqeni. Kjo qeverria si nuk reagon. Amon mer jahu, po qeverrite me keto do merren. Ka sektore te bashkise se Qitetit qe jane pergjigjes

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Gusht 2010 17:48
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Liqeni artificjal i Tiranes

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.