Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Re: Tirana 21 Janar 2011
Citim: Po citoj ato që tha AngelDevil
Errësira nuk largohet me errësirë, vetëm drita mund ta largojë. Urrejtja smund të largohet me urrejtje, vetëm dashuria mund ta largojë. Urrejtja shumëfishon urrejtje e dhuna shumëfishon dhunë. Rezistenca shumëfishon rezistencë në një spirale zbritëse të shkatërrimit
Lufta prodhon luftë. Reaksion zinxhir i së keqes duhet këputur ose ne do të zhytemi në humnerët e errët të asgjesimit
Martin Luther King
Tirana sot qe e trishtë. Re tymi u lëshuan mbi të .
Tirana sot qe e mjerë tek kuptonte se qytetarët e saj nuk mendojnë për të , nuk mendojnë për veten.
Shqipëria kupton dhe një herë që qytetarët e saj kanë mbetur të vegjël, mjerisht.
Sot për një sekond secilit nga ne i shkoi në mendje më e keqja dhe menduam (të paktën një pjesë) që skemi nxënë asgjë nga e kaluara. Para nisjes së demostratës, por dhe gjatë kohës së zhvillimit dhe zhvillimeve të saj , isha në punë. Ndoshta në një rast tjetër , me një qëllim më qytetar, vetedashës e atdhedashës në të njëjtën kohë , do kisha dashur të isha aty. Ndërsa protesta pritej të nisej, nganjë bisedë me dikë, personi në fjalë tha dicka që më ngeli në mendje : Fjala popull nuk më ka vend, ne nuk jemi popull, ne jemi QYTETARË TË SHQIPËRISË, dhe si të tillë , ky atribut na vetëngarkon me përgjegjësi qytetare .
Nëse do ju pyes në mënyrën më të sinqertë: Kush iua siguron bukën e gojës , veshjen , arsimimin , mirëqenien e gjithcka për të cilën keni nevojë? Mos vallë bien nga qielli? Kanë qënë dhe janë prindërit tanë , jam unë , je ti , është ai. Jemi ne pra. Asnjë parti nuk e bën . Një parti, cilado qoftë, siguron ushqim vetëm për veten e saj .
Sot tek shihje Tiranën mes dhunës, trishtoheshe e njëkohësisht të vinte turp . Është tejet e prekëse tek sheh fytyra të vrara nga të keqjetuarit, keqrritja apo kequshqyerja, për të cilët nuk kujdeset askush përvec shpatullave të tyre, tek sulmojnë njëri tjetrin në emër të karrigeve të të mëdhenjve dhe jo në emër të interesave të tyre.
Një palmë u dogj para Kryeministrisë .
Ne nuk na duhet një palmë e djegur , ne nuk na duhet një makinë e djegur.
Ne nuk na duhet një boulevard i shkatërruar . Ne nuk na duhet një Tiranë e Shqipëri e dhunshme .Ne na duhet një shkollë e re, na duhet një universitet i ri . Ne na duhen vende pune . Na duhet një lulishte, një park ,një boulevard, një bibliotekë, një teatër. Ne kemi nevojë për një buzëqeshje . Na duhet një shtrëngim duarsh.
Le të kujdesen vetë pushtetarët për karriget e tyre . Iu siguroj që është gjëja që dinë të bëjnë më mirë .
Ku ishin organizatorët e demostratës, pse nuk ishin në krye të demostruesve? Kush u vra , qëllua ? Qytetari i thjeshtë. Mos vallë ndokush nga krerët e shtetit ? Mos vallë organizatorët e demostratës? Kush e pësoi sërish? Përsëri qytetari i thjeshtë. Kështu do jetë ngahera.
Po, duhet demostruar , si një e drejtë e pamohueshme .
Duhet protesuar nga mëngjesi deri në mbrëmje , si një qytetar i denjë i vendit, për një spital , për një përkujdesje të cilën ke të drejtë ta përftosh. Duhet protestuar nga mëngjesi në mbrëmje për ujë , për drita. Duhet protestuar nga mëngjesi në mbrëmje për vende pune . Duhet protestuar nga mëngjesi në mbrëmje për një shkollë te re, për cilësi në mësimdhënie. Duhet protestuar nga mëngjesi në darkë për një universitet të denjë . Duhet protestuar nga mëngjesi në darkë , për cdo padrejtësi të bërë mbi ty , si qytetar i denjë për vendin.
Por jo! Sot pamë e konstatuam me fytyra të vrenjtura se nuk protestojmë për të tilla gjëra sepse ne na interesojnë partitë, mirëqenia e tyre , sepse ato na ushqejnë cdo ditë me vrerin e tyre, sepse ne duam të merremi me politikë 24 orë ndërkohë që niveli yne i jetesës është mjeran. Skemi nevojë të protestojmë për asgjë, meqë të gjitha i kemi të siguruara në një vend të varfër si i yni. Ne nuk kemi politikanë vizionarë. Udhëheqësit tanë nuk i duan qytetarët e këtij vendi.
Lind nevoja të kujdesemi për veten , interesat tona. Të zgjohemi cdo ditë me mendimin se një hap përpara sot, një ditë më e mirë nesër. Të bëjmë si duhet punën që na është caktuar. Të studiojmë , të marrim sa më shumë dije të jetë e mundur, të jemi të informuar për cfarë na rrethon . Psikologjia e një kombi është pasqyra e pastër e kulturës së tij.
Në një shtet demokratik , me një demokraci të brishtë si Shqipëria, ka vend për protesta nga mëngjesi deri në mbrëmje, por ska vend për gurë, ska vend për flakë e breshëri automatikësh . Ska vend për dhunë.
Ishte tejet e trishtë të ishe sot vajza e një polici , e një demostruesi . Krejt e trishtë dhe dhembje e madhe të ishe vajza e një prej të vrarëve. Ne jemi qytetarë të Shqipërisë. Le të sillemi si të tillë . Si QYTETARË !
(C) Tirana Calling
Shkrimi me i DOBET dhe me(e me dy pika lart) me pa VLERE qe kam lexuar ndonjehere!
Gjuha dhe llogjika e perdorur ne shkrim, duket si gjuha e nje te riu/reje ne bangat e shkolles fillore!
Eshte munduar te beje thjeshte letersi por, Politika nuk eshte letersi, eshte Shkence dhe kjo ose ai qe ka shkruar kete, duhet te njohi kete shkence pa te shkruaje per te!
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|