Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > nete pa gjume
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

nete pa gjume

Qetësi. Ora trokiti 5 dhe unë jam sërisht pa gjumë. E tmerrshme. Është e tmerrshme të mendosh se çastet e parajsës do të kërkojnë çmimin e tmerrshëm të çrregullimit tënd fizik, një derdhje e pafund energjish që nuk di se nga burojnë. Megjithatë ndihem mirë. E pra le të them se jam i lumtur në trishtimin tim. Ndjesi kjo që të vjen nga dëshira për të plotësuar këtë lumturi me praninë e njeriut të dashur, duke shtuar edhe dëshirën për të shfrytëzuar energjitë dhe jo për t'i humbur ato kështu... kot. Kam nevojë për ty vajzë... kam nevojë të ndiej ëmbëlsinë e vështrimit tënd. Të ledhatoj flokët e tu të butë teksa mbulojnë krejtësisht fytyrën time të lodhur. Kam nevojë të digjem në zjarrin e trupit tënd ndërsa ti më shtrëngon sikur nuk do të më lesh kurrë të largohem nga ty...
Më duket vetja i humbur, teksa ndiej që mendimet e mia përhapen tej me smogun e hirtë të cigares. Ja pra kam nevojë për pak dashuri që lumturia ime të jetë e plotë, e pakufizuar qoftë edhe për pak çaste. Kam nevojë për të...

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2003 13:43
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Ndodhem në krevat, përpëlitem andej këtej është e kotë. Nuk mund të fle. Sytë më rëndojnë disi, ndoshta është vetë imitim fizik i fytyrës sime në këtë orë të vonë të natës, por është e kotë. Sërisht më pret një natë pa gjumë.
Dal në korridor dhe ulem diku pranë derës. Hedh sytë përtej, duke dashur të shquaj në gjysëm errësirën që ka pushtuar korridorin fundin e tij që nuk duket. Çuditërisht është i gjatë, tmerrësisht i gjatë. Filloj të ec duke u lëkundur disi nga lodhja. Tashmë jam zhytur edhe unë në errësirën misteriozze, çudi, fundi nuk duket. Nuk ka mundësi aty duhet të jetë ja dhe pak....... Një dritë e zbehtë u shfaq pa pritur mbrapa meje. Kthej kokën ... një vajzë qëndron aty me flokë të çuditshëm në një ngjyrë të argjentë me nuanca të ndryshme. Kthehem dhe filloj të eci drejt saj. Ja ndjej frymëmarrjen... duket sikur ndodhet brenda meje... veshët më buçasin. Ajo ndodhet në të njëjtën distancë megjithëse unë i afrohem. O zot më duket sikur eci në vend. Çfarë po ndodh kështu ?? Ajo vazhdon të më ftojë .... tashmë frymëmarrja e saj është kthyer në rënkim.... Drita zhduket dhe humbas sërisht në errësirë, rënkimet e saj shëtijnë në zbrazëtirë... po më krijohet një obsesion i tmerrshëm, po çmendem.... të lutem o Zot më ndihmo. Papritur gjithshka pushon. Një zile e dobët dëgjohet dikur. Shiko... tej ... çështë ajo pikë e bardhë atje larg, oh po afrohet.. Po vjen drejt meje me një hspejtësi skëterrë... o zot... po afrohet... erdhi....

Hap sytë dhe e shoh veten të rrethuar nga njerëz. Fytyra të çuditshme qëndrojnë mbi mua dhe më vështrojnë me habi dhe gëzim " Shpëtoi... shpëtoi"... pëshpërisin midis tyre. Mundohem të lëviz pak krahët i kam tmerrësisht të rëndë. Disa tuba varen nga damarët e mi dhe përfundojnë në një aparat të çuditshëm. Mundohem të lëviz por befas më pushton një dhimbje e tmerrshme të tërë trupin. Humbas sërish ndjenjat por tashmë kisha shpëtuar...

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2003 14:29
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Ne kete nate te bukur me hene do te doja t'i drejtohesha perles se poezise boterore, se me ke zgjuar deshiren per te puthur e per te ndjere kaq shpirterisht teatrin e neteve me hene... Duke gdhire pa fjetur fare, Hena ma ben me sy dhe pluskoj papritur ne detin e poezise boterore ku derdhen jo vetem lumenj te vrullshem e te thelle, por edhe burime te kthjellta, qe here rrjedhin me nje shushurime te embel e here me klithma lotesh, qe dalin nga thellesia e nje zemre te trazuar... Net pa gjume, por i fjetur ne perlen e poezise boterore...

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2005 17:26
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Nen hije-driten e llambes une pushoj syte . Ora vajti 2.00 e mesnates. Anesh dritares po shikoj henen draper qe korr mjegullat e qytetit turist, dhe prej nje lartesie te pjerret leshon nje drite te argjendte. Akoma syte po pushojne me henen, ndersa mjegulla ndricohet dhe erresohet papritur. Ndalem per te veshtruar me tutje, verej gjethet qe kendojne me orkestren e tyre te famshme. Zogjte po thurin kenge te motivit poetik, ndersa era po kendon me tingujt e zogjve pikaloshe ....


uh

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Janar 2006 12:49
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Po afrohet mengjesi dhe une akoma zgjuar. Eh dhe sa nete te tjere do jene te tille....Shijon qetesine e nates ne leximet pikante qe mgjs trupi fillon te qetesohet truri nga ana tjeter funksionon me nje grade te jashtezakonshme....ndonjehere pyes veten se ku e gjen fuqine....dhe para se te mbyll syte per te qetesuar dhe trurin mendon te hedhe disa shkronja te lyera me ngjyra te lehta per te sjelle kaltersine ne kete erresire dhe syte i vene tek nje shkrim ketu dhe fillon ta lexoje dhe kraharori ndjehet sikur do pelcase sikur do shpertheje, sikur do plasaritet, rahjet e zemres riten dhe ashtu si kur e perjeton ate shkrim......largohet e qete .......ajo e di qe je ok....!

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Maj 2006 06:51
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > nete pa gjume

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.