amor alucius
Ennology
Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605
|
Copeza jete nga e kaluara...
Kjo eshte nje nga ato ditet qe sme vete te bej asgje-asgje,thjeshte te fle ne erresire ne dhomen time tere diten :ndoshta kam periudha letargjike dhe une,kjo zakonisht mbas sforcimeve mendore por sot ceshte ?Ndihem e grisur nga jeta,e grisur nga deshira per te vazhduar te « luftoj » per dicka qe ndoshta sdo e shijoj aspak !Asnjehere !
U zgjova e tmerruar nga sveglia e celularit,zakonisht nuk shoh shume enderra(dhe kur i shoh jane kryesisht « filma horror »),fle rehat,nuk dua te enderroj pasi enderrat quhen keshtu meqe ngelin te tilla,dhe nese realizohen nje dite kupton qe i ka ikur magjia
Sapo hapa syte me mbuloi trishtimi,kisha frike qe ajo qe kisha enderruar ishte e vertete :
(emer)e vogel,e shtypur nga nje makine e une qe e mbaja ne krahe duke qare e duke pare gjakun ne duart e mia,ne nje moment i them nje gruaje qe vetem me veshtronte te merrte targen e makines qe shtypi femijen ngaqe une sarrija ta shihja,e ajo se bente.Vetem me shikonte me nje veshtrim te trishtuar !Bertisja me sa ze qe kisha,mundohesha ta shihja me syte e mi por sarrija
e keshtu makina u largua,e une aty ne mjerim me nje qenie te pafajeshme ne krahe
Preka fytyren time dhe ishte e lagur nga lotet,realizova qe kisha qare ne gjume Mbas pak minutash,mbasi rimorra veten,vura pak muzike,sme vente te ngrihesha nga krevati e te filloja dhe nje dite si gjitha te tjerat,por ama DUHEJ.
Sa gjera jane bere ne jete pa me pyetur ,pa pasur mundesi te vendosja : nuk vendosa une te vija ne bote,thjeshte u perplasa diku ne nje cep te tokes dhe mu tha ne heshtje « tani vuaj per te jetuar » pasi jeta fillon me lote(te shfaqur ne forme bertitjet) e foshnjes vete dhe mbaron me lotet e te afermeve qe do te qajne 1 dite(ndersa trupi yt behet ushqim per banuesit e dheut) e do bejne sikur te kane ne mendje gjate 1 viti.Cfare trishtimi !!
Ne backgroundin e dhomes degjohej :
Ma da dietro una finestra guardo fuori mentre č cominciato a piovere
Pomeriggi tristi e vuoti, scuri come delle vecchie gallerie
I miei giorni sono uguali a quei vagoni fermi nelle ferrovie
Questo maledetto inverno non si ferma sulle porte, gela l'anima
Ehh,dhe kjo kenge me duhej qe ne mengjes,hopla,mblodha gjithe forcen dhe u ngrita,nje dush shpejt-e-shpejt ngaqe kisha humbur kohe duke lundruar ne mendime dhe me pas direkt e per ne mesime.Por me vente te merrja tramin sot,kisha nevoje per njerez rreth e rrotull,e keshtu bera.U ula diku ne fund te tramit super te gjate dhe po vazhdoja ne mendimet e mia,kisha humbur totalisht ne shallin tim i cili me kishte mbuluar fytyren deri ne hunde
ne nje moment vura re qe Jeans-et e mia po i ndieja cike te medha ne trup,shoh mire se ca kisha veshur(rrofte perqendrimi,isha veshur aq e perqendruar sa sdija cilen pale pantallona kisha marre nga rafti e me pas veshur).Ishin Jeanset e shperlara nga ngjyra qe kisha blere vetem para nje muaji.Ne momentin qe i kisha blere me rrinin perfekt,nderkohe si kisha veshur madje kisha harruar dhe qe i kisha,e tani shikoji,paskam humbur serish peshe ne pak kohe.
E njejta gje ndodh dhe me njerezit kur i humbet nga syte,ne kohen qe sje me ne kontakt me to ke evoluar si karakter pa qene afer te ndash ato ndryshime e ti pranosh gradualisht.Ne nje moment ndjen karakterin e tyre qe te shtrengon,qe ste le te marresh fryme,e qe per pak liri ndjen te arsyeshme largimin.
Kishte mbuluar avulli dritaren e tramit,e une qe doja te shihja rruget e lagura,fshij me duar pakez dritaren,ne nje momentin shoh refleksin e syve te mi ne xham
pasqyronin totalisht gjendjen time shpirterore
__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|