Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara... Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 3.00.
Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Mos hesht te lutem, haposu nje cike, se me ke vene ne stop te madh. Rrinte e varrur ne kureshtjen time, ne do ta dua, apo s'do ta dua... Heshtje qe me le te zgjeroj eshtrat e kafkes, dhe te lexoj heshtjen tende?! Mire, de mire, perse kerkon ate qe ke shume mall, kur nuk e freskon mendjen per te me thene ate qe kerkoj nga ty... Sa cudi, dhe shikimi i tille me rrenjoste fare, dhe me bente te coj ere te terbuar ne floke e mia, ku ne ate dite dimri m'i akullsonte fijet e kokes... Lumi lundronte me anijen time te vogel, dhe une nga se largu shihja vetem cepin e anijes se prapme... Dhe me perfundimin e anijes, dhe une perfundova mendimet kurioze per te, dhe ndalova trurin e saj ne mos vazhdonte me tutje, se do te conte histeri...

Iu drejtova qiellit blu ne te zi, dhe qiellit te dimrit, duke i bertitur me zerin e Bethovenit. Monarkia e urte eshte me e bukur dhe me e ndershme, se se monarkia e indifenrences tende dhe te hijes suaj...Te lutem hija e saj le te shkoje ne apokalipsi jete... Dhe tani mos me qaj, se u vetvrave ne luften qe kerkonte paqe dhe dashuri.

Plloshtani

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2005 15:51
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

E cuditeshme fytyra e saje e rritur para kohe dhe kjo e tera nga nje dashuri,mu dhimbs kur e pashe ashtu me ate pamje e nje gruaje "te detyruar",ka moshen time.
Hyj ngadale ne dhome,sikur te doja te fshihja hijen time te trishtuar nga ajo pamje.Vjen e me ngjesh buzet ne fytyren time nderkohe qe mua nje ritual i tille me rrenqeth trupin.Me flet shume per jeten e saje tashme ne tre,per burrin e saje,per cunin e sapo lindur.Shoh trupin e saje,gati i deformuar nga rritja e peshes.Flet lehte,gati nen ze,qe te mos degjohej nga njerezit e tjere qe po ndanin dhomen me muhabetin e tyre ne ato momente.
Eh moj e gjore-thashe me vete-c'te beri mentaliteti i sat eme e tyt eti,c'te beri vetja.S'arrite te gjesh ne vetevete force te jetosh moshen tende?!Te kishte ditur ky femije ate qe shkaktoi lindja e tije,s'do kishte pranuar te dilte nga mitra jote...do te kishte ngulur duart brenda ne trupin tend,dhe do kishte ndenjur derisa ti te kishe shijuar cdo dalje me shoqe te moshes tende,cdo shikim "te ri"...
Me vone hyri ai trangulli qe ti quan "burre",e ne syte e mi s'eshte gje tjeter vetem nje njeri i rendomte.10 vjet me i madh,shqiptari tipik qe mbasi s'ka lene femer pa i vajtur mbrapa si legen,shkon e i genjen mendjen nje femre te brishte emocionalisht si ti.Sa e urreva ate mentalitet ne te cilin ti ben pjese,o goce...


---------------------

Kaloj dhe e marr nga puna me makinen time keshtu mund ta shihja gjate rruges meqe kohet e fundit s'kisha shume kohe te lire une dhe poashtu nga oraret e ndryshme.Nje nate perpara gati kishte gdhire duke punuar ne ca raste te reja qe kishte egzaminuar diten tjeter.Dukej nga syte e tije pakez te enjtur...S'kalojne 5min rruge dhe ate e ze gjumi paqesisht.Me ne fund arrijme para shtepise te tije,ai vazhdonte te flinte...me dhimbsej ta zgjoja keshtu parkova diku aty afer.Hoqa kepucet e mia dhe mora nje liber nga canta qe te lexoja nderkohe.Mbas afersisht 25-30 min zgjohet,habitet nga gjendja ne te cilen ndodhej...me pas i lulezon fytyra nga gezimi.

---------------------

Yeah,definitivisht jeta ime eshte ndryshe dhe s'do lejoj asnjehere qe ndryshku te mbuloje gjerat me te shtrenjta qe mu dhuruan nga familja ime e nga njerezit qe me mbajne ne zemer kudo qe vene.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Mars 2005 16:42
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amstel
me kerkoi kush????

Regjistruar: 21/09/2004
Vendbanimi: tu bo pall ariu neper bote
Mesazhe: 3736

kjo e sotmja eshte nje dite teper e merzitshme per mua
ndoshta edhe nga koha e keqe,jam ne shkolle edhe mendjen nuk e kam fare te mesimi por gjeja e vetme qe enderroj nje krevat ketu te shtrihem edhe te fle pak eshte nje dite e lodhshme pasi edhe zenkat jane te teperta sot gje qe ka bere te me bie humori fare sot mundohem te mos e tregoj te te tjeret gjenndjen time por nuk mundem fytyra mi tregon te gjitha!! mundohem te sqaroj problemet e sotme por qeka e kote nuk kam fuqi me,por me sa duket e vetmja qe me qetesoi deri tani eshte kjo faqe ketu me shkrimet tuaja.
bye

__________________
Jeta nuk pati qellimin te na bente qenie perfekte.Kushdo qofte apo pretendon te jete perfekt,s'e ka vendin ketu,por ne muze....'''

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Mars 2005 18:43
Amstel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amstel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Amstel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amstel Shto Amstel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amstel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Zgjohem me idene qe kam nje mal pune per te bere por fundja kam pushim ndaj do merrja cdogje slow-slow.Kisha nevoje per ca informacione ne lidhje me dicka qe po pregatis me kohe,ndaj dhe i drejtohem qendres te informacionit te qytetit.Kaloj ne piazzen e qendres e lumtur qe dielli me ne fund u kujtua dhe per kete cep te botes,po ecja shume ngadale duke u munduar qe te zgjasja cike keto momente.
Ne te njejten ndertese ishte dhe nje seksion per informacione emigrantesh,gje qe e kisha harruar fare.Kaloj nga aty per te vajtur ke seksioni qe me interesonte mua kur degjoj shqip kshu si nga larg,habitem por fundja s'ishte e pamundur.Mbas pak ato zera qartesohen dhe degjoj komente te drejtuara ndaj meje nga njeri nga ato te dy "shqipet" qe ishin ulur.Doja te beja sikur s'degjova gje(te perfundoja ne rolin "femeror"shqiptar) dhe te vazhdoja ne qetesine time kur tjetri i thote"pusho se eshte vajza e...".Ne momentin qe degjoj emrin e tim eti ndalem,kthej koken per te pare kush ishin,me iku totalisht gjaku i fytyres.Ai cuni qe foli ja ben"te me falesh,motra".I pergjigjem qe ketu eshte vend ku tjetri vjen per ndihme dhe jo per te degjuar fjalorin e rrugeve te njerezve qe s'dine ku kane koken.Vazhdoj te ec per ne destinacionin tim.

Me siguri nuk prisnin reagim nga une,fundja mentaliteti i qelbur shqiptar ve mashkullin (qofte ky dhe nje injorant me i cope te mesmet profesionale)ne poziten e te thenit cdogje ndaj femres,e femra ne poziten e njeriut me goje te qepur,duhet te ule koken ndaj komenteve bastarde te njerezve qe vuajne nga hormonet.Ose-ose vetmia e fshehur.Por kjo e fundit nuk pranohet nga mentaliteti i made in Albania-brand,jo-jo,mashkulli duhet te tregohet superior dhe te beje femren ndihet inferiore ndaj asaj fasade vete-sigurie.

Ne ato momente ndieva poashtu nje forme neveritjet te pa-pershkrueshme ndaj popullit tim,kush e di sesa here i thashe vetes qe po te kishte qene ne doren time tipa si keto do i hidhja jashte vendit ku banoj.Thua universi do na jepte nje planet borxh?Vetem per disa mijera vite,keshtu mund te depozitonim skoriet e kesaj shoqerie,le te konsumonin shpirterat e njeri tjetrit me ndrydhesine e tyre.

-------------------------------

Ngjarje e viteve me pare:

Kishim vizite nga Shqiperia,une sapo kisha mbushur 18.Me vete kishin afersisht nje goce te moshes time.Me kusheririn do dilnim me miq dhe menduam te merrnim dhe ate gocen qe te shihte pak jeten e vendit ku banoj,nderkohe qe ajo me therret pak si larg te tjereve te me thoje qe duhet ti kerkonte leje te atit.I them qe eshte normale qe duhet ti kerkoje leje,ajo stepet dhe me thote qe i ati se le te dale me miq.S'dija c'ti thoja...Hyn ne dhome serish dhe ajo i thote te atit nese mund te dilte me ne,ai i pergjigjet qe eshte vone(20.00),po mundohej te ja thoshte lehte.Nderkohe im ate e degjoi biseden,e pyet se pse nuk e le gocen te dal me te tjeret si gjithe mosha e saje.Ai i thote qe ne Shqiperi se linte...im ate i thote qe ketu s'eshte en Shqiperi dhe po s'deshi kjo s'mund ti ndodh gje e keqe.Vazhdon duke i thene qe nese ai s'ka besim ne vajzen e tije eshte pune tjeter,nese nuk beson ne edukimin qe i ka dhene...(ajo goca kishte dalur nga dhoma per te marrur dicka) por ama jo te nxjerresh skuza si "s'eshte e sigurte".(e dija sh mire qe babi do reagonte ndaj dickaje te tille,ja njihja koken poashtu dhe vizionet e tije kundrejt ndrydhjes shqiptare).Njekohesisht me hedh mua celesat e makines te tije,dhe na thote te bejme qejf e te kthehemi ne oren qe kishim rene dakort.Ai burri s'thote gje,ul koken.
Mberrijme me kushon ke vendi ku na prisnin ca miq te perbashket,mbas 10 min bie celulari i atij,ishte babi dhe po me thoshte qe po vinte te sillte ate gocen.
Qeshem me kusheririn...


P.S. Nuk me vente te shkruaja ngjarje te tilla vetem per vete ne ditarin tim,dua qe te lexohen e keshtu te kuptohet sado pak se ne cfare mentaliteti lundron nje pjese e shqipetareve.Dicka qe do vazhdoj te bej,edhe pse me kushton nje pjese te privacy-t,por fundja s'kam ci fsheh askujt.Jam e qete!

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datė 04/04/2005 ora 15:17

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Prill 2005 14:50
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Dhe ja ,me ne fund, une ...gjithe zjarr.....

Nuk eshte se jam tip sanguini ,qe marr si ere c'me vjen perpara dhe i bej zemrat corbe ,i mallengjej apo i eksitoj apo i frymezoj apo ...c'te jete... me entuziazmin tim. Actually , s'jam aspak e tille e megjithate nje zjarr te tille kam ne shpirt.
Dje M. me tha per kushedi per te saten here qe ndihej ne siklet kur qante per cdo gje sido qe te ishte , e gezuar apo e trishtuar. Ajo po qe ishte tip sanguini.
-Oh.mos u merakos-ia bera duke qeshur- kam motren keshtu , qan per cdo gje te vogel ,eshte shume sensitive. Por e di? Bota nuk do ishte e njete sikur te mos kishte tipa si ju.-dhe nisa ti tregoja qe ajo te ndiheshe mire sepse vertet duhet te ndiheshe mire per veten. Gjithcka e keqe lindte prej se menduarit per veten me pak se c'mund te jesh. Keshtu ne mendje lind mekati, e keqja qe te mbyt.
-M, zemra ime ka ndryshuar kaq shume vetem sepse motra ime qan per pothuajse cdo gje,qe ishte kaq e ndeshme.Ishte ajo ne fillim qe me shkriu zemren.Pa tipat sanguine ,bota do ishte kaq e merzitshme,kaq pa ndjenja.
Ajo qeshi. Desha ti qendroja prane ,sepse vertet ,e djeshmja ishte nje sfide per te, jo vetem per te por ehde per mua. Ne fakt gjithe fundjava kishte qene nje sfide kaq e bukur,me endrra te vogla egoiste qe une isha lutur te me realizoheshin.
Te premten ne mengjes nuk binte shi kur u nisem per ne Virginia. Ishim 6 vete, N, L, H,J ,M dhe une. Dy vajza dhe 4 djem ne nje minivan ,duke ngare makine 8 ore rrjesht .Oh ,per pak sa si gerricem nervat njeri -tjetrit per 8 ore rruge, + 8 ore kthimi =16 ore te mira qe kaluam bashke,dhe me shume se kaq...
Eshte e cuditshme-mendoja me veten- krejt e cuditshme sesi ne kaq te ndrsyhem mund te shkonim mire bashke.N dhe M ishin nga Boston, L nga italia, H portorikan, J gjerman dhe une -shqiptare.
Udhetimi sigurisht kaloi duke u marre nga aktivitetet me te cuditshme , duke degjuar kenge kaq te qeta pianoje, opera qe une imitoja pa ze, kenge shpirterore kushtuar Zotit. (Kishim librat e kenges me vete) ,Frank Sinatren,hip hop, rock, Creed-in qe e mesuam permendesh , metallicat.
Si mund ta vrisje kohen ne nje minivan?
Kercyem ne sediljet tona, kenduam me zerin ne qiell, L qe gati sa s'beri disa here aksident disa here kendonte si i cmendur me H ( qe per vete eshte i cmendur) .
N dhe J ishin tipat me te qete. J ,lexonte shpesh ose shkruante ne ditarin e tij ,ose me shoqeronte mua teksa nxirrnim foto peisazhet gjate rruges.(N here here nxirrte foto edhe makinat qe kalonin karshi nesh duke i pershednetur me dore njerezit ne makinen tjeter) Por shpesh here detyrohej te nderpriste aktivitetin e tij se H , nuk e linte per qamet rehat. Do bente patjeter ndonje gje, ndonje shaka, do grindeshe me M sanguine me lojra fjalesh ,me jasteket qe kishim marre per ne kamping ne Virginia. Oh ,ishte kaq per te qeshur dhe kaq e mbrekullueshme.
Here here ,do ndalonim ne ndonje fast food apo Hashbrown eating place dhe atje do bisedonim me qete dhe do hanim me shume
J ,ksihte fiksim te blinte ne cdo shtet qe ndalonim , Maryland, New jersey, New york, Connecticut etj etj nga nje kartoline per kujtim,thoshte qe do tia conte te dashures ne Gjermani. (vajza bionde dhe e embel qe kishim takuar jave me pare kur kish ardhur per vizite)
Oh Zot, por me e bukura ,ajo qe me ngrohu zemren nuk ishin vetem 'vellezerit' qe me shkulen se qeshuri,iShte eksperienca ne Virginia. Para nje viti une isha ne Virginia ne nje menyre krejt tjeter,-ne menyren e trishtueshme ku une kerkoja LIRINE ,nje liri e blere kjo neper suvenire medalojni ku krahet e nje aviatori simbolizonin dicka te shtrenjte per mua:OH I WANT WINGS. TO FLY.
KEte rradhe pas nje viti une kthehesha ne Virginia -E LIRE. Jo vetem kaq ,por e mbrekulluar, me shprese, me ngorhje shpirti,me gjithcka qe me duhej per te qene e forte. Dhe te fluturosh nuk ndodh kurreeeee kur je vetem, kur fluturon ,fluturon bashke me miqte e tu te zemres.
Ne perbenim Ministrine e Kolegjit ne Kishen tone dhe pikerisht kete fundjave nje kamping per gjithe dishepujt e Zotit qe studionin ne kolegj ishte organizuar ne Virginia.
Dhe u mbrekullova akoma me shume sesi vajza dhe djem qe une s'i kisha njohur asnjhere me pare, sesi te rinj nga pothuajse gjithe veriu i US,me backgrounde kaq te ndrsyshme ishin mbledhur ne nje konference te tille dhe menjhere u beme miq, menjehere perqafuam njeri-tjetrin. menjehere hapem zemrat tona ,sfidat qe kishim kaluar dhe scriptures nga Bibla qe na kishin ndihmuar te perballonim sfidat tona. Eshte kaq e mbrekullushme kur njerezit duhen kaq shume , pranohen kaq shpejt ne rrethet e tyre vetem sepse kane te njejtin besim -besimin tek Jezu Kirshti, Zoti im. Sa bukur i bashkon Zoti njerezit?
Takova G, takova K kaq shakaxhie teksa me theksin e saj prej vajzeje me ngjyre tregonte kujtimet me vellezerit,shakate qe u benin njeri-tjetrit: You stop the car right now ,i am gonna walk cuse you wearing me out bro,YOU WEARING ME OUT -dhe menyra sesi e imitonte te shkulte gazit, takova E dhe M ,takova B ,motra dhe vellezer ne Krishti( my brothers and sisters in Christ) dhe shkembyem e-mailet tona,numrat e telefonit. Kercyem ,te shtunen , ishte nga ato yo bro gansta kinda dance,, ku te gjithe went crazy.
Te shtunen L dhe A ,liderat e kishes kishin pregatitur mesime per ne gje qe une mezi e prisja ..
Mesimi i L-se ishte per enderrimtaret-DREMERS> dhe ne studiuam historine e Joseph. Ai ishte enderrimtar i madh edhe pse ishte 17 vjec. Zoti na jep endrra-tha ai - ne duhet ti gjejme cilat jane ato. PAstaj tha ate qe mua mu nuk me vend-It is not a disgrace not to reach the stars,but it is a disgrace not to have a star to reach.
Bota gjithmone i ka urryer enderrimtaret. Gjithe historite e atyre njerezve qe kane jetuar ne Bible dhe kane qene visionare, enderrimtare ,bota i ka urryer. Vellezerit e shiten Joseph sepse kish pare nje enderr qe vellezerit do peruleshin perpara tij. Por ju duhet te qendroni te forte ne endrrat tuaja, mos lejoni asnje njeri t'ju ul poshte,mos i mohoni endrrat qe keni, por thuajini me ze te larte sado te paarritshme te jene ato .asgje s'eshte e mundur pa Zotin. Nqs endrrat tuaja kane Zotin ne parim te pare ,asgje nuk eshte e paarritshme.
Pika e tij e dyte ishte -mekati e corienton enderrimtarin. Njerezit me vizion te madh nuk kane arritur te bejne asgje sepse jane persekutuar nga mekati, nga pasiguria se s'do jene te afte,nga menidmet e mundimshme te kota qe nuk te lejojne te perqendrohesh tek Zoti yt. .Satan is agressive in getting you off track.
PAstaj shtoi qe koha e lodh enderrimtarin. Joseph ishte 2 vjet ne burg. Si mendoni ,a s'do cmendeshit me mendimet tuaja ,pa bere asgje ,ne nje burg?Koha ,dhe pritja e gjate e lodh enderrimatrin, por kjo nuk eshte asgje vecse menyra e planit te Zotit. Ki besim tek ai dhe kurre mos hiq dore prej endrrave te tua.
Ishte shume inkurajuese per mua.J ovetem kjo por ehde mesimi i A qe pershkroi Esther ne Bible, nje femer qe u ndryshua prej Zotit si ne nje te guximshme, te drejte, te forte ne besimin ne saj dhe te dashur.
Dhe nga kjo, dhe shume te tjera, gjendja qe u ndodha per te ngushelluar M ne problemin e saj te madh dhe te dhimbshem ne marredhenie me djemte ,hapja e zemres akoma me shume, mundesia per te pare "the big picture' dhe jo vetem veten , gjerat qe u ndane mes nesh ne furgon, motrat dhe vellezerit qe njoha aty, mesazhet qe mora nga mesimet e liderave, inkurajimi per te ndihmuar njerezit qe kane kaq shume nevoje per ndihme ,per dashuri sepse ka kaq dhimbje ne bote,VELLAZERIA teksa ndihmojme njeri-tjetrin ne sfidat tona spirituale kunder se keqes ,cd-ja qe L kishte ne furgon dhe qe e degjuam kur erdhem(binte shi kur u kthyem) teksa the preacher of Boston Church tregonte qe nuk eshte koha te qendrojme ne 'paqe', s'ka nje gje te tille. Jemi ne lufte ,perdite behet nje lufte midis dy mbreterive : asaj te Zotit dhe asaj te Satanit. (dhe ne furgon nje wow te madhe prej nesh prej ketij mesazhi kaq te fuqishem)
Ka ardhur koha -thoshte -qe te luftosh kete gje me armet qe Zoti te ka dhene : dashurine, besimin, miresine, sinqeritetin,drejtesine. -gjithe keto me ndezen nje zjarr me te madh ne zemer,nje guxim me te fuqishem se c'kam patur.
Si eshte ajo historia : Nje plak po hidhte midhjet e shumta ne breg te detit brenda ne det. Cdo dite bente te njejten gje. Nje i ri kaloi aty dhe i tha: Zoteri , mendon se do besh ndonje ndryshim te madh kur ka me miliona midhje qe jane jashte detit.
Plaku mori nje midhje ne dore , e hodhi perseri ne det dhe iu pergjigj:Ndoshta jo, por ama i bera nje ndryshim te madh atij qe sapo hodha ne det.
Kur shkruaj: born to change the world- jam e sigurte qe me Zotin prane meje ,mund te ndryshoj qofte vetem nje bote njeriu, qofte vetem nje.
Por sigurisht ,endrrat e mia jane me te medha se kaq, me te flakta se kaq.
Dreamers might be hated by the world but i am FIRED UP FOR MY GOD that is with me ,always. AMEN.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Modifikuar nga lorie datė 04/04/2005 ora 20:27

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Prill 2005 19:55
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Sa jemi predisponibel te biem pre e te njejteve patrone ne jete ?

Kohet e fundit kam pershtypjen sikur shume nga gjerat qe luajne rolin e tyre ne jeten time jane nje perseritje e patroneve te nje periudhe tjeter,ndoshta-ndoshta dhe te dites te kaluar.
Ne njeren ane me japin siguri,ne momentin qe ulem ne tavoline me pelqen te di nga me perpara se cfare me prźt,madje dhe kur ulem ne nje tavoline(qofte ne shtepi,qofte ne resto…)me pelqen te ulem ne vendin « tim ».Ne momente te tjera s’me pelqen te ndez radion por te ve CD pasi s’dua te le ne duart e fatit ate qe do degjoj,kur vete te bej shopping vej ke dyqanet e mia te preferuara,aty ku e di me siguri qe do gjej dicka qe me pelqen.Me pelqen te shoqerohem shpesh nga te njejtit miq kur vete ne caffé,pasi pak a shume di se cilat qyfyre sillen e peshtillen.
Madje-madje ka me keq se keshtu,nje mike imja nje dite po ankohej ne ironi qe binte perhere ne dashuri me te njejtin tip mashkulli e si pasoje problemet nga lidhjet e tjera thjeshte riperseriteshin.Ne moment te pare shumica qeshen,qesha dhe une me vete kur mu rikujtuan exet e saje ,me vone pyes veten se cfare e con nje njeri te bie serish ne te njejtin patron problemesh ?Ndoshta ngaqe njesoj si kur ulemi te hame,na pelqen te dime menune paraprakisht,e reja na frikeson dhe natyrisht na ngrohin po te njejtat veti pozitive.

Atehere,nese jemi mesuar te vuajme ne ndonje aspekt(kjo dhe pa dashur),terhiqemi serish nga e njejta lloje vuajtje?

Nje dite po shihnim ne auditorium nje fragment te nje eksperimenti,qeni ishte vene ne nje kafaz dhe i jepeshin shocks elektrike pa patur mundesine te ikte.Qante.Nuk me preku dhe aq skenari,fundja gjithe do benin te njejten gje.Ne nje faze te dyte u rivendos ne nje kafaz ku ne gjysmen e segmentit te dyshemes jepeshin shocke,ne gjysmen tjeter jo.Po Rrinte ne pjesen ku i jepeshin shocks,qante,nuk merrte mundimin as te ikte pasi ne nje faze te pare i kishte marrur shocks pa mundesi ikjeje dhe mendonte qe vazhdonte te ishte e njejta gjendje.Nderkohe qe s’ishte… !
Eshte dicka qe ndodh dhe me ne humanet…ishte nje nga eksperimentet e vetme te jetes time qe me beri te lotoj e jo nga vuajtja e tije pasi vuajtja fizike iken,por menyra sesi na shenojne ca ngjarje.


----------------------------------------

...dhe ai vacuūm i varfer qe nga njerezit quhej shpirt,donte tjeter mjergull ngjyrash te mbulohej...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2005 10:28
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amstel
me kerkoi kush????

Regjistruar: 21/09/2004
Vendbanimi: tu bo pall ariu neper bote
Mesazhe: 3736

erdhi vera edhe une merja pushimet edhe mendova ti kaloja ne shqiperi meqe kisha edhe disa vite pa shkuar ishte viti 1997 kur ne shqiper ishte koha e remujave edhe mendoja si mund ti kaloja pushimet kur atje behet lufte?e mora guzimin edhe u nisa per ne shqiiperi rruga qe shujme e gjate dhe e lodhshmeishte ora 23;30 edhe isha ne plepa ne makine kur na kalon nje benz me shpejtesi dhe fidhon te gjuaj drejt nesh nena ime u friksua shume edhe po qante,une mundohesha te ulesha sa me poshte nga frika se mos haja no nji plumb por shyqyr shkuam mire ne shpi edhe mamase time aty i erdhi zeri shkoj te shtrihem por gjumi nuk me zinte rija duke rikujtuar ate ngjarje qe me la shume mendime te keqija per vendin tone te bukur.

__________________
Jeta nuk pati qellimin te na bente qenie perfekte.Kushdo qofte apo pretendon te jete perfekt,s'e ka vendin ketu,por ne muze....'''

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2005 09:38
Amstel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amstel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Amstel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amstel Shto Amstel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amstel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Pjese nga ditari im personal.

Ka ca dite qe po me sillen ne koke dy gjera qe u thane ketu ne forum.
Ne nje pike u tha « …per te vene mendjen rehat »,citim tjeter nga nje anetare ”…te tjere duam,te tjere na duan,te tjere marrim”:

Cfare do thote te “vesh mendjen rehat”?Sa me shume qe po me sillej ne koke,aq me shume kuptime te ndryshme po merrte.Mosvalle do thote te ju vesh mendjen te TJEREVE rehat ngaqe s’do kishin se me cfare thashethemesh te merren më?Cfare eshte rehatia e mendjes per nje individ?Per mua rehati mendore eshte kur kam UNE mundesine te bej zgjedhjet e mia pa care koken per “rehatine e komshise”,dhe me e rendesishmja,kur une i bej zgjedhjet ne momentin qe DUA e jo atehere kur te jem e merzitur nga ajo qe mund te thoje x ose y.
Mosvalle te vesh mendjen rehat do thote te mos i lesh me zgjedhje vetes,ti mohosh vetes zgjedhje qe do mund te conin serish ne gojera njerezish?Njesoj si ti heq vetes librat nga dhoma qe te mos lexoja me!Pra ne i heqim vetes dicka shume te shtrenjte per te vene mendjen rehat,ja japim pre mentalitetit te qelbur dhe njerezve qe e perbejne ate?Ah,jo-jo,ndoshta ketu u shpreha me fjalet e gabuara:jemi madje dhe NE qe flasim aq bukur qe ushqejme nje mentalitet te tille pasi nese nje veti eshte teper e dobet per ti mbijetuar ambientit rrethues(ngaqe s’gjen ushqim)ajo nuk do mbijetonte por do ju linte vendin vetive qe bejne nje shanc me te madh per te mbijetuar(Darwin!).
Dhe e di se cila eshte me e bukura e kesaj meseleje mentalitetesh mesjetare?
« Nese une nuk jetova kete qe po jeton ti,mik i dashur sot,atehere se kam vene nder mend te te le ta jetosh as ty .Dhe e di si e bej kete ?Duke te çuar deri ne ate pike sa dhe ti vete te besosh qe te mungon rehatia e mendjes.»
Sa njerez te trishtuar qe jemi ne shqipetaret…Si thua ?Te ve dhe une mendjen rehat duke mos i shkruar(postuar) keto ? Ka kohe qe kam hequr dore nga nje rehati e tille,dhe tani qe e mendoj mire : mike,une NUK e dua rehatine tende,une nuk dua monotonine tende,per rehati e monotoni do kem kohe mbasi te jem kthyer ne ushqim per krimbat.U linda te jetoj,dhe e di cfare e dashur/i dashur ?Merre « rehatine » tende,mbeshtille ne lecka-lecka-lecka dhe njehere lecka,ktheje ne nje mumie dhe ruaje.Keshtu dhe pasardhesit e tu do ta kene kujtim nga ty,por ama shpresoj nje gje :qe pasardhesit e mi te mos kene kurre te bejne me skoriet e tua humane.

--------------------------------------

« …te tjere duam,te tjere na duan,te tjere marrim »

Thenie e bukur,nuk e di sa vertetesi ka ne te por ama besoj qe cdo dashuri i perket nje periudhe te caktuar te jetes.Dhe sikur ne,te mos ishim pre e fenomenit « rehatia e mendjes » do vazhdonte deri ne fundin e diteve tona.Njeriu eshte si karakter ne evolucion konstant,gjate nje periudhe ka nevoje per mbrojtje,s’ka rendesi se tek kush e gjen,tek nje leckaman qe s’ka as minimumin e partnerit.Mashkull/ femer per te cilen mund te thuhet”huh,ku e gjeti ai(ajo) ate shpifaman/e.Mund te kishte 20 here me mire se ajo/ai”,po c’dreqin dine ato qe ai/ajo pikerisht kishte nevoje ne ate periudhe per nje leckaman,e qe e vetmja gje qe di te jape eshte embelsi pa shume fjale e inteligjence!Ka nevoje per zgjuaresi te japesh embelsi?

Dhe keshtu jeta vazhdon,nga nje vale ne tjetren,njehere merzitur nga embelsia(e kohes adoleshenciale) njeriu hidhet ne nje faze tjeter te jetes,deshire te paturi te nje vetie tjeter…

Dashuria fillon ne nje pelqim,ne nje deshire per ti pelqyer dikujt dhe ajo deshire humbet ne momentin qe eshte plotesuar.Aha,ketu vjen e bukura,ajo qe ne njerezit quajme me nje fjale qe vetem kur e mendojme na sjell ngjyren e kuqe para syve… "dashuri ".Mosvalle dashuria ne njefare pike kthehet ne nje sinonim i fjales afeksion?Pra,nese njeriu arrin ti afeksionohet nje gjeje aq shume sa te mos veje askund pa e patur me vete,nuk mund te ndodh e njejta gje dhe me nje njeri?Oh sa fjale e concepte te bukura kemi ditur te shpikim ne humanet gjate historise.

Ne nje periudhe te jetes ju afeksionohemi njerezve te caktuar dhe nese ajo histori mund te kete mbaruar nga ana tjeter(ose filluar asnjehere),atehere themi”te tjere duam…”,ngaqe kemi idealizuar aq shume deshirat tona sa i kemi kthyer ne Mana,duke harruar cdo defekt.Jam e sigurte qe ai qe ka shkruar kete thenien po te kishte mundesi te rishikonte “dashurite” e tija,dhe ti riprovonte serish ate lidhje do NEVERITEJ e do i thoshte vetes “sa e paskam iluduar veten”.

“te tjere na duan…”
E po te mos harrojme qe perhere terheq e pamundura dhe nese kemi dicka kur te duam ne,atehere s’na intereson e si pasoje mungon dhe Mana.

“te tjere marrim…”(per kete kam lexuar diku nje fragment mjaft te goditur qe e shpreh mjaft bukur ate manine e te pelqyerit ate qe s'ke/ate qe eshte e ndaluar...ate qe ne fund,ne forme te deshperuar e shpreh me"te tjere marrim",duke mos kuptuar qe mund te ishte shume me keq)
“Ti e tradheton ate nje nate me mua per te kuptuar qe jam shume me mire se ai,e tradheton te dyten here per te kuptuar qe jam pak me mire se ai,e tradheton te treten here per te kuptuar qe jam njesoj si ai”.

---------------------------

...je ti ai qe me lejon te bej ekuilibristen!

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2005 20:40
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Sot e kuptova se pse tamam me kishin dhene aq bezdi ato dy shprehje,shprehnin nje mungese kontrolli ne jeten e nje njeriu.E une duke qene nje controlefreak persa i perket jetes time,ndihem e pafuqishme ndaj afirmimeve te tilla.


-------------------------

Nese njeriu perfekt do egzistonte atehere me siguri do kishte inteligjencen/pamjen tende!Mekat qe se lexon kete kend Shqiperie te vogel

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2005 18:39
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

« Ketu,mbeshtjellur ne kete flete po te dergoj zemren time,e shqyeva me duart e mia nga gjoksi,ndieja gishtat ngadale qe e shtrengonin,e terhiqnin derisa e nxorren.Ne duart e mia ndieja rrahjet e fundit,sikur te donte te perqafonte serish trupin tim.
Do te te dergoj dhe ca organe te tjera te vogla si mushkeri,melci…dhe se fundi dhe copa mishi.E di qe jashte trupit tim nuk kane jete te gjate por do kujdesem qe ti kesh ne kohe…
...diathese morbide... »

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Prill 2005 09:08
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:25 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.