amor alucius
Ennology
Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605
|
Para ca ditesh isha ne nje fejese tipike shqipetare,vendi perfekt per te rene ne kontakt me traditat e pasura te memedheut tone,aty ku dhe zakonet Mesjetare te shijojne me teper se civilizimi Euro-Perendimor(te pakten ne teori).Cifti ishte nga nje qytet tjeter i Shqiperise nga ai imi,njihja pak njerez por ama vendosa te veja ngaqe e fejuara in spe kembenguli aq shume ne telefon qe te ju bashkohesha prinderve + isha kurioze te shihja format e ndryshme te organizimit te rasteve te tilla alla shqipetarce.(per te qene e sinqerte kisha muaj te tere pa pare ate gocen,por nejse...)
Sapo hyj brenda me bie direkt ne sy veshja e femrave aty :mini-funde,kepuce 15 cm,gjokse te zbuluara,rroba aderente.Te mos harrojme dhe kovat e tera te fond du teint,lapsit te buzeve dhe mascares,ah po,ngjyrat e dukeshme ne sy e kudo qe kishte ngelur pakez vend ne fytyren e tyre dhe parfumet e renda qe ste lene vend te marresh fryme e qete.E kote te shtoj qe zbukurimet humane ne ate hapesire(femrat) i jepnin hijen e nje bordelloje.
Meshkujt ne veshje i afroheshin me teper realitetit te vendit qe ishte munduar ti adoptonte.Ne kete pike pyes veten se pse keto femra e cojne veten deri ne ekstreme ?Nga konkurenca me njera-tjetren apo per te ndezur epshet e meshkujve te tjere qe ndodhen ne rrethin e tyre ?
Po te ishte nga konkurenca nuk kuptoj shume dobine,pasi fundja te gjitha kemi te njejten materie primare dhe per te qene e sinqerte nuk e ndiej aspak te nevojeshme te shoh teresisht gjoksin e ndonjeres sapo ulet te ndreq sandalin,ose-ose kur perkulet te marre cunin e saje !!
Nese eshte per te zgjuar epshet e meshkujve atehere mire,le ta bejne,por ama ne fund sdua ti degjoj duke bere listen e « ndershmerise »te tyre kur ndonje i hedh noj fjale.
Ah,tani sapo mu kujtua femra tipike shqipetare e te 35-esave,floke kacurrela te zinj sikur te ishin noj rrace aziatike,e shkarravitur si prostitute,e veshur me rroba sikur te ishte noj adoleshente,cunin disa vjec qe i qendronte me te shoqin dhe me nje burre me te cilin flirtonte konstant(e qe me vone mesa u tha,ishte dashnori saje !)
Hyj brenda dhe njera nga ato grate me ben rruge « per ke rinia »,nje grup meshkujsh ke njera ane,nje grup gocash nga ana tjeter qe po derdalliseshin me njeri-tjetrin.Te vetmit njerez qe njihja aty ishte cifti dhe nje goce tjeter,ndiej syte e tyre ne trup sikur te ishin hormone adoleshentesh te zgjidhura
natyrisht,rasti perfekt « per te gjuajtur »,gjueti femrash/meshkujsh per te rinjte,gjueti thashethemesh se « kush e beri me ke » per te vjetrit !
Ne nje pike na « urdherojne » te ulemi diku ,rastesisht tavolina ishte perkrah sorres te zeze dhe dashnorit te saje(+ te shoqit,por ai ishte per garniture natyrisht),perballe meje ishte nje goce dhe ne nje moment erdhi dhe ju ul perkrah nje cun simpatik.Shoh sorren e zeze ne ate moment qe ja ben me koke nje gruas aty afer ne drejtimin e tyre,sikur ti thoshte « aha,e zura mat me dashnorin ».Sa do kisha dashur te ja perplasja ne fytyre cdogje,por neveria ime e vertete ishte ndaj mentalitetit shqipetar te qelbur,i njejti mentalitet qe i jep forcen prostitutave te martuara qe te flasin per nje femer te lire e cila si e tille dashuron.Sa neveri me vjen ndaj popullit te shtetit ku kam lindur kur shoh sesi shpirterat e vertete te panjollosur si ai i asaj vajzes te brishte,behen pre e njerezve te kalbur qe qendrojne me goje hapur te kapin noj mize thashethemi qe me pas ta krahasojne veten me « vajzen e perdale » dhe te thone « ne kohen e saje sisha si ajo ».Duke harruar qe ne te vertete jane prostituta te dores te pare.
Eshte ne momente si ai qe kam respekt te plote per ato femra dhe meshkuj qe ja vene minat atij mentaliteti duke mos kursyer asnje plotesim deshire,e kjo larg syve te prostitutave te tilla,pa bere as veten dhe as familjen martire.
Dhe pastaj thone « do behet Shqiperia » !Poooooo,Shqiperia do ngjitet sikur ngjiten kockat e thyera te trupit,por infrastruktura sben njerezit
e derisa njerezit « te behen » sme vete te kalb veten ne nje lageshtire te tille mendjesh sterile.
-----------------------------------------------------
Mire qe u krahasua brezi i ri me brezin e vjeter,por te rinjte ne raport me njeri-tjetrin?Po meshkujt shqipetar?
Ato meshkuj qe mundohen te vene mentalitet e ndrydhur shqipetar per tu hakmarre nga indiferenca jote!
Ato meshkuj qe s'kuptojne vlerat e tyre e qe sundojne perhere me lart se vetja,meshkuj qe s'kuptojne asnjehere qe ti me njerez te tille vetem mund te fshish kepucet gjate jetes tende,asgje me teper.
Ato meshkuj qe ndihen te frikesuar nga shkathtesia femerore pasi diku ne thellesine e tyre dine qe s'mund te te bene balle.
Ato meshkuj qe vene si zagare mbas cdo femre qe ju kryqezon rrugen,e kjo vetem per nje doze endorfine.
Ato meshkuj qe bejne cdogje per te te larguar nga njeriu qe dashuron e kjo vetem me pas qe te mundohen te te fusin ne krevat!
Ato meshkuj qe jane cdogje pervec se njerez...
P.s.Lorie,mund te fshish postimet jashte teme?Flm!
__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|