Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara... Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 3.00.
Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Re: Re: Pjese te shkruara ne ditarin tim personal

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Kafshet nen petkat njerezore s'kane brire,briret reale i kane zhvilluar ne tru.Kerkojne nje cope vend tek njerezit qe s'ju perkasin botekuptimin te tyre,por me nje diference te vogel: qe prania e tyre sjell vetem indiference.

Pervoja ime me thote qe dicka kthehet ne obsesion vetem kur dikush te refuzon dicka: deshire per te dashuruar,per te prekur,per te te dhene boten, vemendje,deshire per te te patur rreth e rrotull,per te te degjuar,deshire per te djegur neuronet...

Me jep bezdi dicka e tille,me dhimbsen njerez te tille(inkluziv dhe vetja ne noj rast ne te kaluaren) pasi brenda ndihen keq...e cfare mund te bej une,nje pike e vogel ne kete bote per te ndihmuar shpirterat e zvarritur pervecse te ju jap nje te shtyre ne gremine kur duan te me mbysin shpirtin tim?! Survival of the fittest!



Nje plage e vjeter e rihapur me dhune mund te zhvilloje nje lloj agresiviteti te tille ne nje shpirt te lire, teper te prekshem.
Shpresoj qe dhimbja mos helmoje gjthcka sepse ajo do te ishte fatkeqesia e vertet. Fillo te marresh fryme per te harruar dhe leri kafshet me apo pa brire te gjejne vete rrugen drejt gremines. Mos merr asgje nga kafsheria e tyre. hap syte. Nuk je vetem. KURRE

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2005 19:23
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Ti,mik i dashur,do veshesh rroben e injorances derisa ajo te venitet,derisa ajo te te mos rrije me mire.Duke pare qe nuk shoh dicka te tille ne vizatimet prespektive te te qenit tend,atehere kujdesu per te,mbuloje me ndonje ngjyre rrobe tjeter keshtu nuk duket shume ngjyra e zeze.
Ne gardaroben e jetes pse nuk zgjodhe dicka qe i vlente shpirtit tend ?
Pse nuk zgjodhe dicka qe i vlente shpirterave te te tjereve?
Eshte aq rehat te marresh rrugen me te shkurter ne jete,tentacionet jane aq te medha,por pikerisht shkurtesia i jep nje jetegjatesi vuajtjeve e mekateve.

E kam quajtur kutia e mekateve,tek disa eshte me e madhe,tek te tjere me e vogel por serish pesha e cdo mekati nuk matet ne volum vendi qe ze por ne pasoja.Cdo kuti mekatesh eshte kutia e nje seri zgjedhjesh nga alternativat e jetes.Disa arriten ti shfrytezojne me mire,edhe pse vuajten,te tjere deshen te shfrytezojne rruget mekatit,e me pas kur kuptojne cdogje duan qe frustracionet e tyre te asfiksojne dhe ato qe i shfrytezuan.
-------------------------------------------------------------
Sa kohe u be qe s’je me?
Sa kohe u be qe hija jote ndjek aq shume njerez te trishtuar nga mosqenia jote?
Mbreme per here te pare mbas ca kohesh qe ti mungon vesha dicka me ngjyre te ndezur,do dilja me miq.Mu duk sikur nje pjese e imja u shkeput per ti bere vend trishtimit dhe loteve,mu duk sikur po tradhetoja kujtesen tende,si perfundim vajta e veshur totalisht ne te zeza me nje lule te bardhe ne floke ne shenje shprese.E di qe ti besoje ne dicka mbas kesaj jete,e ajo fe qe e predikon thote qe ngjyrat e tilla per njefare kohe s’duhet te vishen ne shenje zie.Dhe une,edhe pse s’besoj ne gjera te tilla kam respektuar dhe gjera te bazuara ne irracionalitet.
Po me perndjekin fjalet e tua te heres te fundit kur te pashe:”kur te kthehesh do e sherosh…?Do jesh …ime”.Do kthehesha per ty,per te te plotesuar deshirat ty,qofte per pak dite,do dilnim te shetisnim sikur atehere kur vinim per vizite,por ishe ti qe s’me prite,ai qe tradhetoi premtimin.
Me mungon ti,me mungon idea qe ti do ishe atje diten qe do zbrisja nga airporti si nje njeri qe ka arritur ate qe ka dashur.Ishte si nje forme finish-i simbolik…cdogje eshte ne vijat e duhura,por me mungon finish-i.Ku te ndalem tashme?!

P.s. ingmetalboy
Sykaltra,nese nuk merrem shume me ca njerez,nuk eshte sepse fjalet e tyre me vrasin,aspak,thjeshte ngaqe s'meritojne kohen time!Dhe nese ato njerez vazhdojne te bejne veten 0 pa e kuptuar,atehere...le ta bejne!

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2005 09:49
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Re: Re: Pjese te shkruara ne ditarin tim personal

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius


Pervoja ime me thote qe dicka kthehet ne obsesion vetem kur dikush te refuzon dicka: deshire per te dashuruar,per te prekur,per te te dhene boten, vemendje,deshire per te te patur rreth e rrotull,per te te degjuar,deshire per te djegur neuronet...

Me jep bezdi dicka e tille,me dhimbsen njerez te tille(inkluziv dhe vetja ne
noj rast ne te kaluaren) pasi brenda ndihen keq...e cfare mund te bej une,nje pike e vogel ne kete bote per te ndihmuar shpirterat e zvarritur pervecse te ju jap nje te shtyre ne gremine kur duan te me mbysin shpirtin tim?! Survival of the fittest!



shpesh here e kam menduar edhe une ne kete kendveshtrim. por tani mendoj qe nuk eshte kaq e thjeshte dhe permban ne vetvete shume gjera te fshehura. eshte ajo perpjekja per te fituar dicka qe e ben ate gje te vyer. se kur perpiqesh shume ja di dhe vleren dhe nuk e hedh poshte me te paren. i gjithe procesi eshte endje per ate qe te deshiron zemra, pavaresisht sa mund ta arrish. nuk ka te beje shume me refuzimin por me arritjen e gjerave qe nuk jane te lehta per t'u arritur dhe as me mbijetesen e me te fortit. eshte proces i rritjes se vetvetes i zbulimit te shume gjerave sidomos sakrificave qe do ishe e gatshme te beje per hir te ndjekjes se zemres. edhe pse opinioni ne baze te realitetit ku jetoj i pershtatet shume shprehjes popullore pac fatin e k..

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2005 14:46
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Nuk besoj me ne kurva tashme,besoj ne femra qe mashtrojne dhe ne femra qe dashurojne shpesh.
E duke mos bere pjese ne asnjerin grup,pa dashur mund te ndodh dhe ti gjykoj.
Ne fjalorin e perditshem ngaterrohet kurva me femren qe dashuron shpesh,ndersa kurve e vertete eshte ajo qe mashtron per te arritur qellimet e saja ne jete.Femrat qe arrijne te mbajne aq shume dashuri ne vete,jane per tu patur zili.I kam zili per guximin e tyre qe te vene shpesh gjera te rendesishme ne loje,dhe kjo duke ndjekur vetem ndjenjat e tyre.
Femrat qe mashtrojne nje mashkull per te arritur qellimet e tyre qe jane larg dashurise(= kurvat) mendojne qe kane "mashtruar" por ne fakt,i ka mashtruar jeta ato.Cili njeri inteligjent do linte veten te mashtrohej nga nje femer e tille?!Heem,mgjth thenie e goditur ajo qe the mesiper analistja...sidomos per meshkujt e padalur qe behen pudding me njehere te bere sy te embel.(ke kafazi i arte ke nje shembull shume te bukur si ilustrim)


Obsesioni?Heem,i rrezikshem,sidomos per njerez qe jane mesuar te kene shume here deshirat e tyre te plotesuara.Nuk me ka ndodhur asnjehere qe te perjetoj nje refuzim ne fushen e ndjenjave(ne rrethana te tjera natyrisht qe po),aq me pak kur objekti i refuzimit eshte kthyer ne obsesion.Ndoshta kjo ka qene nje nga arsyet qe me ka ndertuar nje imunitet mjaft te forte.
Shpesh me ndodh te shoh dicka ne vitrinen e ndonje dyqani dhe ta pelqej,ne momentin qe kam mundesine ta blej s’me pelqen me.Me terhiqte vetem udha deri ke blerja e dickaje qe mund te kalonte cmimin e cdo fustani te cdo cmimi normal.
Mgjth ne,njerezit e tille, na ndodh te takojme njerez qe terheqin litarin nga ana tjeter po aq fort sa ben ti dhe obsesioni mund te vazhdoje dhe mbas blerjes.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2005 20:07
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Deshira me e madhe e njerzve eshte te jene ndryshe. Me vjen keq per ta por duhet ti them se nuk ka mundesi. Asnje nuk eshte ndryshe. Te gjithe qeshim, prekemi, ndjejme, trishtohemi, vuajme, luftojme dhimbjen, por ne menyre te ndryshme te cilat per veten e tyre nuk jane dhe aq ndryshe mbasi kane te njejten nene. Shpirtin njeriut.
Jemi te vdekshem. Nuk jemi dikush. Por jemi dikush per Dike qe mund te ndryshoje gjithcka.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2005 06:20
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Sot po mendoja per hipokrizine,sot po mendoja per hipokrizine shqipetare,sot po mendoja per kurverine e siperpermendur e cila eshte dukshem e karakterizuar nga hipokrizia,sot te mora baze krahasimi pastertie per te kuptuar me mire fenomet e hipokrizise,sot te vesha tjeter rrobe...("femer,duhet te mendosh me pak" do thoshte nje mik i imi)

Me vjen te qesh sesi ekstremet zgjidhen neperjet hiporizise,ne kishe,ne xhami,ne mentalitetin e qelbur shqipetar.
Po qeshja me ty sot ndersa tregoje sesi kur po ktheheshe nga pushimet ne avion hipen ca parashuta dhe po zhdukeshin nje nga nje ne toilette,kur ktheheshin ishin ne rroba perendimore.
« Shtetet Islamike » me njerez qe u zgjodhen ne bazen e diturive fetare,po si u be te dashur me centralet berthamore ?Ishin njerez qe u zgjodhen ne baze te bindjeve fetare ?
Po mbreteresha e njerit te ketyre vendeve duke bere ski ne Sint-Morris,me aprčs-ski natyrisht?
Apo ato parashutat e tjera me Dior nen Burkha?

Po ato pseudo-prifterinjte e qelbur qe I hyjne rruges te Zotit nepermjet pjeseve intime te adoleshenteve?
Femrat qe vene neper kisha me mbi gjoksin zbuluar,nje forme tyli I cili perfundon me pas si ornament seksi sapo dalin nga kisha?
Apo duhet te flasim per Papen I cili mendon qe njerezit le te vdesin,por principeve te kishes s’ju bihet shqelm duke perdorur masa parandaluese?I njejti Pape qe denon maredheniet paramartesore,ndersa ky ka shijuar vitet e tija rinore ne shume forma?
Ah c’po me kujtohet,Hitleri me “biondet e gjate,sy bojeqielli,kafke-medhenj” ndersa ai …heeem,ishte biond?I gjate?Sy bojeqielli?Ja keni matur ndonjehere madhesine e kafkes?

E nga kjo perfundova ke mentaliteti shqipetar,ai ku brenda te cdo muri te padukshem hedh valle imoraliteti dore me dore me hipokrizine.Aty ku kurvat e verteta,ato qe s’lene vrime muri pa futur koken per te pare cfare behet,mundohen te bejne ekuilibristet ne litaret qe durojne vetem peshen e sinqeritetit.
Dicka kam vene re tek femrat me principe: jane teper te zena per te qendruar ne vijat e drejta,per te patur kohe per ti shkelur.
Po dikush pa principe?Cfare ka per te humbur dikush qe s’ka principe?Asgje,vetem te fitoje duke u harvallisur ne flirtations te meshkujve/femrave te rendomet.Me bejne te qesh harrakatjet e tyre te tyre te kota,thua s’kane aq mundesi vete-analizimi?Nje njeri qe i perket utopise te historise tha”nuk te vjen gjynah dhe ty nga ato njerez qe vetem mund te fitojne ne jete pasi s’kane cfare te humbin më?” Yeah,me vjen,por njekohesisht me neverisin!
----------------------------------------------------

Sot ne mengjes erdhe me mua deri ke dera e fakultetit ngaqe s’kishim patur shume kohe nga oraret e ndryshme edhe pse e dije qe do ishe vone ne takim me ca kliente,kisha ftohte nen ate diell qe nuk arrinte ti jepte ngrohtesi atmosferes,pa e ndier me hodhe pallton mbi krahe.Syte e tu te enjtur,aq te bukur,ndiqnin cdo levizje me aq kujdes…

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Maj 2005 22:23
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Sot gabimisht u gjenda ne Perandorine e budallackave,ne Perandorine e femrave te deshtuara ne jete,ne Perandorine e maceve te ngordhura,ne Perandorine e femrave qe xhelozia ndaj dikujt me e mire se vetja e tyre i verbon,ne Perandorine e kenaqesise time personale meqe ishte nje nga indikatoret qe tregon sesa ndryshe jam nga femra ordinere e mesme shqipetare !

(dhe te mendosh qe nje Perendori mund ta gjesh ne nje e-mail te vetme)

Na ishte sec na ishte njehere Palacoja,dikush qe s’turperohet per ate qe eshte per tu turperuar,dikush qe fut koken ne cdo vrime muri per te pare c’behet,dikush qe me tere palacerine qe mbart ne strajcen e budallekut thote qe kulla ne bregun e detit shendrit ne ate forme sa humbet gjinine ! Nje palaco qe s’respekton veten,trupin…kthehet ne polic gjinie ?Me cfare guximi ? Hyr ne avujt e kulles,mbush mushkerite e tua te ndyra me ajer pastertie e pastaj vazhdo kryqezatat prej palacoje…shirerat toksike kane per te te gerryer dhe ate pak ere njeriu !

Po shihja ne screen-in e nje shoqes pashe nje imitim te nje kryevepre te Da Vincit,nje version modern natyrisht,me nje buzeqeshje hipokrizie,inati,deshire hakmarrjet per heret qe mikja ime i ka prere kembet tashme aq te shkurtera.Por si perfundim,eshte mikja ime qe i ka fijet e marionetes te fjaleve te saja ne dore.Piktori modern ka bere nje mix fantastik te tipareve servile te njerezve qe dalin ne skene vetem nese heq sitet e ndryshme…kush sheh ne nje fushe boshe ?

Dhe ne fund kemi macen e ngordhur,e gervisht vetem me thonjte fallso,aq te dobet,aq pa ngjyre,tani qe po e mendoj ju vjen era budallallek…te kem kujdes qe mos ti marr fjalet « nga goja » ndonjerit ketu,pasi aftesia ime per te menduar vete eshte ne minimumet e saja !
« Persh.,jam stud. …,jam ...vjec »
-« Persh.nje dite une do jem ne sherbimin e atyre si ti,jam shume me e madhe se ti ne moshe,por serish jam me mbrapa »


Hipokrizi ka ne ato njerez qe jane rritur ne ambiente te tilla,duke bere derr-derr-derr mbas perdeve te shtepise.Dhe nje dite,nese rriten,ndiejne mungesen e kushteve primitive dhe mundohen ti krijojne kudo .Pergjigja ime ndaj tere kesaj eshte : plasni,gerryeni enet tuaja,konsumoni perdet e mendjes brenda te cilave s’hyjne rrezet e diellit…ehste dicka qe s’do me ndaloje asnjehere te ju perplas ne fytyre paaftesite tuaja per te qene NJEREZ !!!!

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Maj 2005 16:24
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Ishin mbledh nje here te gjitha dhite e fshatit. Kishin ankesa per dhine e zeze dhe me veshe te prera.
Te gjitha i thane edhe cjapi plak; ti ha shume ferra.
Cfar te bej une e shkreta shume me shijojne,sapo i shoh, ferrat me verbojne.
Por,jo, jo ne kte menyre se na e shikon njerzia te gjithe kete menxyre.
Po mire si thoni ju, te ha vetem bar lepjeta me letyre?
Jo, perpjekje te besh te hashe edhe buke edhe grure se njerzit e mbledhin,ti haje kur ta hedhin.
Shume jam lodhur,por,s'behem dot njeri,me pelqejne ferrat qe kur isha femi.
Turpin nuk e njihke ti moj dhia e zeze, je dhe femer kush pra nga ty keca do te prese?
Nje cjap budalla une do ta gjej,te pakten e shpresoj dhe si te bej une kecat ate do mesoj. Pervoje kam shume di dhe te kercej, di te haje ferra dhe gjembat pelqej. Kam edhe brire jam dhi e arrire,me e mire se njerzit qe ferra kurre nuk hane,budallackat vajza qe dhi si une nuk jane.
Jam me e mira me bukra jam, dy brire te bukura une mbi balle i kam.Shume me kane inate ato vajza mua, une kam edhe mjeker,pa me thoni a ka si mua tjeter?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Maj 2005 17:43
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Plasi bufja prapagande duke bere, te jeni njerez o ju te mjere
Ja shikoni koken time, dy sy te medhej un kam dhe sqepin nuk eshte thjeshte sebep e kam te bukur ngjan me nje grep.
Behuni pra njerez megjithese njerez jeni,filozofe une jam mend po ju jap,dhe kurre te mos qani, bufen tuaj keni.
Nje iriq aty me poshte shpejt te mencures po i thote; Po ti o bufe pse nuk behesh njeri,por si bufe jeton naten mbi cati.
Te jem une njeri? Tha bufja shpejt e shpejt, un kam nje sqep ngjan me nje grep, dy sy te medhej, kam edhe veshe dhe fytyre te sheshte.E pse te shemtohem duke qene njeri,une naten dal dhe gjuaj per shume minj,pra njeri po te jesh, kurre nuk do te dishe qe miun si ta zejshe. Ata nuk dine shijen , e miut si e ka, me turicka te bukura,mustaqe pak te gjata, lumturi une kam kur ate e ha.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Maj 2005 19:01
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amstel
me kerkoi kush????

Regjistruar: 21/09/2004
Vendbanimi: tu bo pall ariu neper bote
Mesazhe: 3736

o kont lene mer burre se nuk ja vlen te merresh me te tilla gjera,varja

__________________
Jeta nuk pati qellimin te na bente qenie perfekte.Kushdo qofte apo pretendon te jete perfekt,s'e ka vendin ketu,por ne muze....'''

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Maj 2005 19:04
Amstel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amstel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Amstel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amstel Shto Amstel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amstel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:06 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.