Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Intro Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
rrushi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/04/2003
Vendbanimi: broken glass
Mesazhe: 162

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
"zhytem dhe ne nje bote shpirterash qe ne realitet apo per nje kafe do ishte veshtire te zbuloheshin si jane. si mendojne.. si ndiejne.. ndoshta do njiheshin, por jo ne kete thellesi sesa kur lexon mendimet e shkruara". [/B]


Une e kam te veshtire te them se i njoh njerezit ne kete forum. Sot e kapa veten duke studiur karaktere shume te vecante te ketij forumi, nje proces shume interesant. Dhe jam e bindur qe imazhet qe kam per ju jane po aq copeza reale te mendjeve tuaja virtuoze sa jane fragmente karakteresh te nje komuniteti virtual. Problemi me njohjen e mendimeve reale ne kete forum nuk ka aq te beje me te qenin i pandershem sesa me parjen e postimeve jashte konteksit ku eshte personi, pa patur copezat e tjera te mozaikut. Te pakten per mua. Dhe megjithese vete jam ne nje mision te pafund te zbulimit te karaktereve terheqes dhe eksperiencave unike shpirterore dhe intelektuale, nje kafe do e shijoja me shume

__________________
Truth hurts

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Dhjetor 2004 02:19
rrushi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė rrushi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me rrushi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: rrushi Shto rrushi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto rrushi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Qe ta vazhdojme ku e lame...

Te mos shkruash per publik do te thote te harrosh gjithe temat e shumta qe mbijne cdo dite, do te thote te shikosh vetem nje kuti bosh qe nuk duhet mbushur vetem me fjale (ashtu sic ajo gjeja tjeter nuk mbushet vetem me gjak), do te thote te mos kesh frike se nuk do marresh komplimentat e rradhes se kaluar, do te thote te mos kesh frike se njerezit nuk te kuptojne.

Pas ketij katarsi jam gati te mos shkruaj per publik. Ose, e di cfare, nje sekonde...

Te shkruash ketu ne fakt eshte nje loje me veten dhe te tjeret, vetem se kesaj rradhe jeni aleate. Nuk do qe te tjeret te marrin vesh detajet e jetes tende... dhe faktikisht nuk do as te gdhendesh detajet. Njeriu shkruan me shume per te patur nje kujtim se si ka qene ne ate moment. Detajet do vrisnin te gjithe, edhe te zotin... kur ti lexonte kohe me vone.
A nuk eshte paradoksale, mbledhim copezat e vyera te vetes tone ne nje forum ashtu si milingonat copezat e grurit. E pastaj... i konsumojme ne periudhe boshlleku dhe habitemi me veten "Ky paskam qene une?". Keshtu pra, ky forum dhe keto tema abstrakte me shume sesa spektakel falas i ngjajne nje banke te madhe ku secili depoziton vetveten per ta terhequr kushedi se kur. Banka e shpirtrave.

Jo vetem kaq... Kjo gjuhe komunikimi pa detaje eshte e vetmja qe mund te perdorim nqs duam te dalim nje cast nga behaviourismi amerikan per tu ushqyer me copat e njeri tjetrit. Eshte e vetmja menyre qe mos te plasemi rendom neper faqe publike, por ti japim njeri tjetrit dicka. E keshtu mbyllet qarku bankar, ku, si cdo banke, jepen ndjenja me qera, sa te hapesh biznesin tend te ndjenjave.

-----------------------------------

Shqiperia, vendi ku variabeli NULL ekziston, po me rrotullohej ne mend keto dite. E aq me shume para pak castesh kur pashe tek Top Show nje vajze te kendshme (qe sipas meje ka jetuar jashte Shqiperise per nje periudhe kohe). Ne fakt kisha kohe qe prisja te shihja ne TV shqiptare nje vajze "indipendente"; nje vajze se ciles te mos i mjaftoje ekzistenca per te patur nje status.
Prit, lexoje dhe njehere fjaline... sepse eshte tamam keshtu. Ne Shqiperi ekziston sindroma e femres superiore (ashtu sic ekziston e mashkullit inferior). E keshtu shumica e vajzave kane status feminilitetin dhe qellim dukjen femer 24/7 (edhe kur blejne buken). Ajo eshte ambicja me e madhe ne nje vend maskilist. Apo nuk eshte keshtu? Po tregohem shume i rrepte? Shume troçist?

Nejse, shyqyr qe jemi ne banke, ketu mendimet jane te sigurta qe nuk shperdorohen. Miqte e mi. Ndoshta lexohemi se shpejti. Do doja t'ju kisha me vete (si faqe ku shkruhet) edhe ne momente te tjera te dites, kur me vijne ne mend lloj-lloj monedhash qe mund te depozitohen. Por s'ka problem. Heren tjeter

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 09/12/2004 ora 23:32

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Dhjetor 2004 23:15
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mesazh i pavarur

Vijme verdalle ne ambjentin pseudo shoqeror e pseudo seksual. Ne fakt luajme me njeri tjetrin ne kufirin mes seksit dhe shoqerise sepse askush nuk mund ta mohoje: eshte seksi qe ofron intimitetin me te sigurte. Eshte pas nje akti seksual qe shikon tjetrin dhe e do me shume se kurre, ndihesh ngjitur me te. E keshtu te gjithe duam te jemi ngjitur me njeri tjetrin, e te gjitheve na kalojne ne mend flashe erotiko seksuale mbi njerezit qe na pelqejne. Kurre me shume se kudo ndodh kjo ne forum, ku pamja i le vendin fantazise, dhe nje shpirt i bukur duket nje person i bukur. Por jo vetem aty.

Kur e mendoj mire rezulton se gjithe jeta jone rrotullohet rreth epsheve trupore qe kane nevoje per epshet mendore per te jetuar. E keshtu, racionaliteti modern na lejon te bejme orgji mendimesh, si ne kete teme, por jo orgji seksesh, si ne epoken romake. E prandaj zhgarravisim njeri tjetrin ne lojra individuale model Posta-Bizi, ku kembet hidhen majtas djathtas nje vize, qe i bie te jete kufiri mes seksit dhe shoqerise.

Ky mesazh NUK ka qender rendese seksin edhe pse duket si i tille. Jeta ka prioritete te tjera, por njerezit kane tendencen te shkojne ne limitet e veta e prandaj shoqeria, qe eshte elementi me i vyer ne kohet e sotme, perzjehet me ekstravagancen e daljes nga koha dhe vendi kur jetojme. Ndoshta eshte nje vektor qe na sjell ne origjinen tone kafsherore ai per te cilin nisemi nga konstrukti me social dhe me modern: shoqeria, per te perfunduar ne impulsin me individualist dhe arkaik: seksi. Ndoshta ne jemi si elektronet, te cilet kane tendencen te bien ne shtresen me pak energjike te atomit ku rrotullohen.

Ehhh, nejse. Keto jane muhabete delikate qe shqetesojne shume prej jush. Adrenalina prodhohet me shpejt dhe truri troket neper dyer qe bejne zhurme po te hapen.

Pershendetje.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Dhjetor 2004 12:02
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Gjeja me interesante, eshte konstatimi me kenaqesine me te madhe qe gjerat fillojne dhe marrin formen e duhur, ate qe ke sjelle neper koke per shume kohe por s'ke mundur dote ta zbatosh.
Eshte momenti te shikosh krijesen qe ecen me kembet e veta, dhe fillon udhetimin drejt aventures.
E çuditshme sa forma ka lumturia, sado kalimtare qofte ajo!
Sot ishte kalimtare, por ama ndodhi....dhe nuk do kishte shperblim me te mire per gjithe oret pa gjume dhe neuronet e djegura.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Dhjetor 2004 16:35
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Lexoj andej ketej sentimentalizma mbi zotin, lumturine, jeten, forcen e shpresen. Vjen nje pike qe me shpifet gjithe ai sentimentalizem, jo se jam kafshe, por sepse i urrej qurravitjet. Vjen nje pike dhe me duken gjithe keta njerez si Topo Gigio, te veshur me ato pellushet qe McDonnalds ben reklame ne rruge. Nje butesi e provokuar, ose nje shoqeri e squllur.

Une e di qe jam gabim ne ca raste, ky eshte nje prej tyre. Por kam te drejte te pranoj veten, dhe kjo eshte vetja ime. Nuk e kuptoj cekuilibrin mendor te kaq shume njerezve, nga nje ane butesi e ekzagjeruar nga ana tjeter brutalitet gati-menstruor (sikur dhe meshkujt te kishin). E keshtu per here te pare ndihem apsajt, i paperfaqsuar... dhe eshte rehat. Deputet i pavarur, mesazhe te pavarura.

Ndoshta gjithe kjo vjen ngaqe me pelqejne ekstremet dhe shkoj shume kollaj nga njeri tek tjetri... aq shpejt saqe me duke nje hark i pakuptimte. Nderkohe lexoj zvarritje me periudha a thua se dhe kjo faqe e forumit pikon gjak mujor. Shpifur eee? E di Jam njeri i ekstremeve dhe kjo eshte maja e ajsbergut.

E nga ana tjeter me pelqejne minishoqerite qe formohen ketu e me kujtohet ajo thenia e isres: Shume gjera kam perjetuar ne jete,por vetem pak prej tyre me kane ndodhur. Dhe prape... nuk e kuptoj pse akrepat e mi ecin ne te kundert, pse njerez qe dikur i kisha si shtylla rreth se ciles lodroja tani jane bere si karrota te ziera qe prishen me nje te prekur. Nuk e kuptoj c'eshte kjo vale dobesish qe paska bere kaq shume njerez te luten ne zot nga mengjesi ne darke. Nuk e kuptoj fene e njerezve. Nuk e kuptoj pse iluzionohen vullnetarisht. Nuk e kuptoj...

Kam nevoje te flas me ate mamin nga Ontario qe, edhe pse e martuar me kalamaj, vazhdon te jete grup. Ndoshta kjo eshte fjala e duhur: "Grup". Tironsit e perdorin per te treguar nje person te kendshem dhe ndoshta pikerisht kjo i mungon shume nejrezve, qe shperndahen ne 100 drejtime pa qene ne kontakt me copat e veta. E prape... cdo gje ka te miren e vet. Eshte bukur te besosh ne dicka me nje sinqeritet Busian, te bindesh veten se ky je ti, dhe me pas te hidhesh ne ekstremin tjeter me bindjen se ky je tamam ti...

Ndoshta gaboj qe e hap kaq shume raportorin per te matur fenomene shume here me te vogla. Ndoshta ai guri ne kepuce eshte shume i bezdisshem por mbetet vecse nje gur i vogel pa pike kuptimi kur e nxjerr per ta pare. Sepse eshte keshtu: njerezit calojne sepse shoqeria jone nuk eshte asfaltuar mire. Ka mbetur nje zall i keq vende vende dhe te gjithe calojme se na hyjne gure neper kepuce. E kur kembet behen gjak fillon dasma si ne filmat humoristike te Chaplinit. Ndoshta gjaku qe pikonte kaq rregullisht nuk eshte gje tjeter vecse mberritja neper pjeset e pa-asfaltuara te personalitetit tone te perbashket.



P.s. Per Insomnia: Mos do ti te te them se Bardhoshja ka ditelindjen? Nuk ta them

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Dhjetor 2004 17:14
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

P.s. Per Insomnia: Mos do ti te te them se Bardhoshja ka ditelindjen? Nuk ta them



Nga kulmi mirenjohjes time primitive te perulem duke te te falenderuar per te gjitha heret qe me kuptuar si edhe per te gjitha ato here qe s'ke dashur te me kuptosh duke mbrojtur te drejtat e mia ne rradhe te pare si anetar i thjeshte.

Faleminderit te gjithe atyre qe kam patur rastin te njoh fizikisht ose virtualisht duke patur kete forum si pike lidhjeje. Ishte nje eksperience qendrimi ne kete forum qe me sherbeu te kuptoj shume gjera.

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Janar 2005 01:09
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Te perpiqesh te lidhesh dy fjale mbasi ke lexuar ato qe Fajtori shkruan me duket shuume pune e veshtire, por shpresoj qe me gjithe lavazhin e ideve qe mu be ne keto momente shpresoj qe te mund te kuptohet dicka kur ta lexoj dhe vete neser ate qe kam shkruar sot.
Po vertet qe je i madh ne menyren se si i sheh gjerat. Duhet dicka me teper se sa dy sy te thjeshte per te vene re keto gjera. Nuk them se gjithcka qe the e kishe te sakte, por mendoj se je teper tundues ne ato qe thua. Ndoshta kjo tregon dhe nje here pasigurine tone. Te jesh i sigurt ne pasigurite e tua. Kjo do te ishte ndoshta miniperkufizimi me i sakte. Pastaj ka aq shume per te thene dhe aq pak kohe. Kaq pak kohe per te menduar dhe per te reaguar.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Janar 2005 02:00
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Gjerat qe i shkruaj, mundohem t'i gjej nga i marr, dhe si i mendoj, dhe si i strukturoj, dhe si i pluskoj ne leter. Ku e kane burimin fjalet e mia! S'e di...Pa vendlindje! "Qellimi i arsyeton mjetet". Sot me duket vetja shume i dyshimte, ate qe e ve ne leter, me duket se eshte e tepert, dhe mendohem t'ia nxjerr kuptimin fjaleve te mia. Ku e marr ngjyren e shkronjave qe une te shkruaj? Ku e gjej prehjen per te notuar ne qenien e fjaleve?! S'e di, s'e di!!! I dyshimte tejmase, dhe i them vetes sot s'di asgje, nuk mundem ta ndaj fjalen, prej fjales... S'di, s'di!!!

Dua te mbytem ne qetesi, dhe te them se s'di !

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2005 10:23
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Intro-s...

Dramatizem? -hmm jo
Trishtime?-hmm ,te quhen sfida me mire, sfida te kalueshme sepse JANE te tilla.

Intro to my soul.

Sikur te beja negativin e tij ne nje film te gjate do dilnin shume figura endrrash.
Si?
Jo nuk jam ne enderr-iluzion.I am a different dreamer and I dream for the right reasons.
Dhe ja me ndodh qe netet me gjume me duken harxhim kohe ku une ...une nuk kam ne dore te thyej qelqin dhe te rrezoj reren brenda saj .
Jam jashte ,ashtu sic kam qene per nje kohe tashme .Qelqi domodso duket i vogel ne krahasim me rrudhat e trurit tim por ama ka nje fuqi tjeter mbi mua. Koha eshte genjeshtare e madhe ,teper e cudtishme per mua qe jam grindur me te gjithe keto vjet:qe prej zvarritjes, kafshimit te saj me veten, thyerjes se saj neper libra (ose ajo deshira dramatike remarkiane per ta thyer...) pastaj vetmia .Koha dikur ISHTE nje zvarrijte.......a gjate...e merzitshme.....e dhimbshme...
Tani?
Jo.
Tani s'ka me dramatizem.Perse duhet te kete ?
Koha tashme nuk me del ,nuk me mjafton .Ka kaq shume per te bere ,kaq shume per te pare,mesuar,dhuruar, lexuar, udhetuar, dashuruar. Koha tashme shfaqet mizore ne nje menyre tjeter---nuk del ,nuk mjafton, per Zotin jo. Si i behet me ditet e shkurtra dimerore kur netet vijne shpejt dhe ulen mbi koken time ,mbi qepallat e mia te lodhura ?

Intro to my world
Hyrje....click Enter.
U be.
Bota ime ka pesuar nje vershim te madh dashurie thjesht sepse e lashe kryenecesine pas. E nqs nis e kendoj You raise me up-Josh Groban ne telefon ne te njejten kohe kur nje person tjeter i shtrenjte per mua po e kendon ,KJO per mua nuk do te thote vetem art ,kjo per mua eshte mbrekulli. Ndoshta nuk e vuri re ,por ishte dicka e ndare mes nesh , nje intimitet shpirteror qe rralle ndodh mes shoqesh.
Cfaredo qe te ndodh do mbaj me vete gjithe ate pasion qe kam patur qe ne fillim per artin.Pse kisha frike se dikush do e dobesonte kete gje ?
Arti mbi te gjitha nuk eshte genjeshter ,ose une e kam ne dore te mos e bej nje genjeshter.Nqs dramatizimi ne shkrim ndjell keqardhje dhe prek lexuesit kur ky dramatizim nuk ka pike realiteti brenda ,atehere nuk me intereson. I seek truth,knowledge,reality.
I AM earthly...i write earhtly....
Intro to my mind
Mendja ime po 'rafinohet'. Kane rene si me magji pllakat dhe levozhgat e vjetra dhe qeliza te reja ,te fresketa po formohen .
Tani jam krejt ashtu sic kam deshiruar te jem me nje mendje te paster dhe nje zemer te paster. Trishtimet,melankolite ,sfidat, zemerimet ,sarkazmat ,do vijne me shumice por nuk pyes perderisa ja me forte .

Intros are finished-- It's time to LIVE.
no regrets
no remorse
no shyness
no pesimism
Just pure ,strong,earthly ,loving.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2005 02:37
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Nje pyetje? Jo? ner rregull. Nuk po ju prish qetesine. vazhdo te lutem. Duket se te pelqen kjo qe po ben. Ndoshta e kam une gabim qe bej pyetje lart e poshte. Me beso, nuk kam deshire ti bej, por jane aq shume gjera qe nuk me lene rehat. Duhet te gjej pergjigje keshtu nuk mund te vazhdohet. Cohem ne mengjez dhe e gjej veten te ndare ne dysh. bile ka dite edhe ne tresh. Pjese qe nuk mun dte shkojne dakort me njera-tjetren. Pjese te mijat qe jane perpjekur ti pergjigjen pyetjeve ne menyra te ndryshme te arsyetuari. Me botekuptime te ndryshme. Por gjerat ngaterrohen aq shpejt dhe mbas disa castesh te gjitha copat kthehen perseri te zhgenjyera mbasi teorite e tyre jane hedhur poshte.
I lodhur jam. Mos mendoni se ky dyfishim eshte i lehte. Ndaj kerkoj pergjigje. Po ju, si mund te jeni kaq te qete? Si ecni kaq te sigurt ne rrugen tuaj? E dini ku po shkoni...?
Me fal! Eshte me e forte se une. NUk kam cfare ti bej. E ndjej brenda kur fillon dhe ngjitet lart derisa shperthen nga goja ime duke tmerruar se pari vetem dhe pastaj ata qe me rrethojne. Kush jam une? Pse fytyrat shtremberohen cdo dite e me teper para pasqyrave ku reflektohen? Cili ehste metri qe duhet matur kjo bote? Kush mund te thote se njeh kete bote?
Jemi mesuar te ndajme gjithcka te ne mire dhe ne te keqe. Nqs na pelqen eshte e mire, ne te kundert e hedhim larg dhe e denojme. Por kjo ndoshta funksiononte dikur, por sot... Sot ka ndryshuar dicka. shijet, gustot, pasjonet e njerzve kane ndryshuar aq shume duke u drejtuar ekstremeve cdo dite e me teper. Dhe tani duket sikur asgje nuk eshte e keqe. Asgje nuk mund te denohet mbasi asnje nuk degjon cfare thote tjetri, duke i falur boten tone, jeten tone KAOSIT.
KAOSI! Perkufizimi i ri i shpirtit tone ne shek XXI.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2005 21:27
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:12 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Intro

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.