Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Intro Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

-Njerez ,degjojeni pak kete.- u fola ne anglisht atyre te dyve duke i nderprere prej bisedimit peshperites.
-He njerez,-ia beri ajo duke me perqeshur mua.
U shpjegova se kisha nje poezi per te lexuar .Poezia ishte per femrat e forta ne karakter,per ato me vision te madh per jeten ,per femra guximtare.Me duhet te shkruaja nje te tille per shfaqen inspiruese qe do jepej ne mars.
E ndersa lexoja nuk ia hoqa fytyren fletores se madhe ngaqe s'desha te beja kontakt me syte e tyre . Isha nervoze.
-Atehere? - i pyeta te dy teksa i perpija mimikat e tyre ne fytyre. Asnje shenje. Ajo kishte nje buzeqeshje te lehte ne fytyre por buzeqeshja e saj me dukej sikur thoshte : oh eshte perpjekje e mire por s'je aty ku duhet.
Dhe e parapriva : Ky ne fakt nuk eshte ai tip stili qe une pelqej te shkruaj.
-Oh une s'di c'te them ,-ia beri ai duke vene buzen ne gaz. -S'kam qene kurre femer.
Une qesha pastaj iu drejtova me shume asaj. -Pra?
-Eshte e lezetshme-ia beri ajo ne anglisht.
Mendova-E lezetshme? Ndonje tjeter fjale? Prisja me shume.
-Pra, s'ia vlen? -i thashe prerazi .
Ajo me tha te mos ia merrja fjalet per keq por per mua dicka ose ISHTE ose S'ISHTE.
--
Provat e para ishin sot. Une me mikrofonin perpara ,syte ia ngula letres.

Sa sensitiv behet njeriu kur krijon dicka,(ose te pakten une).Duken si disa fjale qe u jep jete dhe forme,eshte si nje perle qe po te mos e pranojne ,s'te pranojne nje pjese tenden.Dhe une qe me perpara kisha frike mospraninim vendosa qe as qe do krijoja aspektativa. Prej aspektativave lindte cdo lloj dhimbje.
Kur dicka s'dilte ashtu sic e kishe planifikuar ,dilte "keq" sigurisht qe s'do ndiheshe mire .
- Te jete c'te jete.Po te duan le ta pranojne, po te mos duan -jo(mendova).
Ndodhi e kunderta. Duke e nisur veten prej nivelit zero dhe duke pare nivelin te ngrihej prej te tjereve ,une domosdo qe u ndjeva krejt bukur. Kjo u shoqerua dhe me vone---
Gjithe rruges per ne Greendale Mall kenduam You raise me up . Ishim tre. J me ate zerin e tij te larte ,rrinte rrinte dhe vinte po te njejten kenge sikur te ish dashuruar dhe mbrekulluar pas saj.
Rruges me zune syte njerez te luanin mbi liqenet e ngrire ,hokey .
Ne fakt ishte e vetmja gje qe me beri pershtypje teksa kendoja You raise me up ,
you rasie me up into a stormy sea
i am stronger when i am on your shoulders
you rasie me up to more than i can be
Te tjerat s'kishin rendesi. Gjithcka qe po mendoja ishte zeri i larte i kenges, zeri i cmendur i J-se,portorikanit qe me ben te qesh aq shume me shakate e tij dhe qe perpiqej te imitonte Andrea Boccielin ne nje kenge qe s'ishte e Andreas,dhe M e embel qe kisha ne sediljen pas teksa kendonte dhe ajo duke mbajtur kopertinen e cd-se per te pare fjalet.
E vuri kengen serisht dhe mori L ne telefon dhe serisht i kenduam dhe atij qe degjonte (ndoshta krejt i cuditur) nga ana tjeter e linjes: You raise me up.
Dhe u ndjeva e tille: lart.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shkurt 2005 21:22
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Shiko ,problemi i gjithe kesaj gjeje eshte se e perceptojme kaq keq njerezimin dhe dashurine. Sot shkruajta disa faqesh analize me veten sesi mendoja duheshin ndihmuar njerezit qe me jane afer ,sesi te bej cmos per tiu gjendur prane kur dashurine e fusnin neper xhepa cantash dhe jeten e shperdoronin neper kuti pandorash. Por jo, s'paskesh qene e hajrit.
Sikur te futej nje gamile neper nje gilpere do te shprehesha shume mire sesi ndihem sot.E vetmja gje qe mund te shkruaj dhe qe ky status me lejon te shkruaj eshte qe ndihem e trishtuar ,e lenduar.
E megjithate jo ne piken ku dua te perdor sarkazem te zeze dhe te nxjerr prej gojes sime zjarre qe jam shume e sigurte do pendohesha njeqind here dhe do ndihesha shume keq.
Di te them kete: nuk eshte e njejta dhimbje boshesie qe ndjeva kur desha te ndihmoja S, vajzen marinse ne punen time. Ajo dhimbje shkaktohej gjithmone nga padurimi ,ngaqe desha qe gjerat te rregulloheshin per te sa hap e mbyll syte,me nje click sikur te shtypja butonin DELETE dhe gjithe komplekset e vajzes,gjithe historite me dhimbje te zhdukeshin.
Kesaj rradhe ky trishtim i kapluar mbi mua eshte i durueshem, ka habitje se si te ndodhte nje 'shkeputje' kur po sot i kisha vene qellim vetes tu qenrdoja me prane. Por ka dhe shprese...
Eh ,durim,durim.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Modifikuar nga lorie datė 03/03/2005 ora 16:50

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2005 02:53
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

e di si i thone fjales lorinka?
femijes jepi ushqim femije te uriturit jepi aq sa i mban stomaku dhe mos i ofro uje atij qe nuk ka etje sepse do e hedhe poshte. dhe nese te ndihmosh te tjeret te vret nga reagimi i tyre atehere c'ke ti perqendroje gjithe vemendjen ke una se do isha more more than happy
jo te gjithe kuptojne menyren arsyen motivin e dhenies se ndihmes apo ngrohtesise.

don't worry
te perqafoj fortttttt

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2005 13:43
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nje zot e di sa kurajo duhet te kesh qe te arrish deri para kesaj faqeje i paprekur nga publiku qe zgjat syte per te te lexuar pa shkruar ti akoma.

Sidoqofte tashme ka kaluar aq kohe qe mua me vjen ne mend ajo fytyre e qeshur. Ndoshta jam i cmendur qe akoma e mbaj te fiksuar ne mend ate qeshje shperthyese. Ndoshta jam i cmendur qe shoh ate qeshje ne lloj lloj fetyrash qe me ate s'kane te bejne asgje. Mundohem me kot te gjej linja bashkuese... ose ndoshta mundohem te gjej pika kontakti... sepse ajo fytyre me ka mbetur si nje ushim i pa-metabolizuar ne lumin e deshirave te mia.

Tashme u bene kohe qe nuk e has me. E di qe tashme ka ndryshuar. E di qe ate qeshje nuk e ka me. Por ndoshta une nuk jam i perhumbur pas fytyres ne fjale, por pas atij burimi jete qe shume prej ketyre vajzave nuk e lene te rrjedhe ne ate moshe. Femra qe kuptojne teper vone se dikur kane qene femra dhe nuk e kane ditur. Ndoshta perhumbja ime eshte per loliten e zakonshme qe nxjerr koken turpshem nga adoleshenca per te lodruar ne boten e te medhenjve.

Ndoshta lolita eshte e vemtja figure, se ciles i lejohet te mbarte femijeri ne nje moshe te rritur. Dhe keshtu kuptoj edhe njehere qe te qenit mashkull nuk na lejon te jemi femije, edhe pse femrat e zbulojne ne cdo mashkull se femija eshte aty, nuk ka levizur. Por le te nderrojme jete...

----------------------------------------

Ti... nuk e ke idene sa e veshtire eshte te rrish pa shkruar. Nuk e di nese ky boshllek te perket ty apo thjesht asnje nga tentakulat e mia nuk ka gjetur pika ku te mbeshtetet. Apo, akoma me larg, nese kjo eshte thjesht nje pranvere ne afrim qe zbyth lekuren time te vjeter si nje menstruacion stinor. E prape... ti s'e di sa me kushton kjo heshtje.

Te kisha thene qe do ndryshoje dhe sic e shikon eshte pikerisht keshtu. Sa inat do ishte po te lexoje keto rrjeshta. Tashme ky pseudonimi im eshte publik dhe keshtu nuk kam asnje qoshe timen ku te plas mendime me miqte.

Dita-dites kuptoj se dhe une jetoj per ate tronditje, per ate force qe ty te pelqen aq shume. Por ndryshimi mes nesh eshte se une nuk kam bythë, ndersa ti... ti nuk ke njesoj si une, por deshiron sidoqofte te luash me te ardhmen tende. Ndryshimi midis nesh qendron pikerisht ketu. Ti luan me te ardhmen rendshem, une jo me.

---------------------------------------

Ndersa... Ti qeshjen dhe qarjen e ke brenda te njejtit xhest, por shumica nuk e kuptojne. Une qe te njoh tashme e di si je. Zgjohesh apo fle me endrra, por sidoqofte qarja dhe qeshja nuk ndahen dot, sepse pas cdo lumturie rezervon nje dhimbje per vehten tende, si per tu stervitur me dhimbjen qe vjen gjithmone pas lumturise. Ti je femer, kjo eshte aresyeja e qeshje-qarjeve te tua. Rrallekush te kupton. Ndoshta dhimbjet do fshihen pas nje gezimi persistent sic eshte lindja e nje femije... dhe bashke do takohemi kur ti te jesh nene. Gjene me te shtrenjte nuk do me kesh mua, por femijen tend... prandaj do evitosh cdo kujtim per hir te nje familjeje te lumtur qe atehere do kesh.

--------------------------------------

Ajo qe vertet le ne dileme eshte titulli i kesaj teme. Ndoshta te gjithe jemi pak si i_lire dhe shkruajme kur ndrydhemi. E atehere me shume sesa Intro te ketij publiku tek vetja jone shkruajme nje Estro te vetes tone diku ne hapesiren qe na lejon ky forum. Ja pse une shpesh ketyre shkrimeve i vej epitetin "peshtyres". Ne fakt peshtyjme copa te vetes.

Por ja qe jemi kafshe te ketij ekosistemi. Ate qe une peshtyj dikush tjeter e ben ushim, dhe ndonjehere jam une qe ushqehem me peshtymat e pakta te gojeve tuaja te thara. Ngjan si letersi shqiptare e viteve '90, por ja qe gjerat varet si shihen. Sic u kam thene dikur, kjo peshtyma jone ndonjehere ngjan me nje french-kiss. Tek-tuk disa sy shikojne gojen time te puthshme dhe zgjasin buzet epshore me friken mos ja kafshoj. Pastaj kujtohen se ky eshte vetem internet dhe eshte turp te zgjasesh buzet. Ky interneti ndonjehere ka zevendesuar masturbimet antike por ka mbartur te njejtin turp. Ohhh sa turp !

Modifikuar nga Fajtori datė 10/03/2005 ora 01:26

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2005 00:52
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Me rastis shpesh te lexoj pershkrime ogurzeza mbi epoken komuniste dhe gjithmone mendohem si ka mundesi qe une femijerine e kam kaluar shume kendshem (me gjithe problemet ekonomike, transferimet etj). Mos valle eshte perjetimi im si femije qe i ka lene ngjyra nostalgjike asaj epoke apo ne te vertete e ekzagjerojne analistet. Pra, mundohem te kuptoj cila ka qene Shqiperia ne ate periudhe, cili version eshte i sakte, i imi apo i shkrimtarit qe kam perpara. Per te kuptuar kete me duhet te jem objektiv dhe ti shikoj gjerat nga nje pikepamje e pergjithshme. Me duhet te shikoj veten si nje femije cfaredo dhe te pershkoj jeten e prinderve te mi. Ne fund ajo qe kuptoj eshte kjo:

Shqiperia ne epoken e komunizmit ka qene shume e mbyllur dhe e ndrydhur. Sidoqofte analistet flasin me tone negative sepse kane parasysh si mund te ishte, pra e hapur dhe demokratike. Por ja qe as sot nuk eshte keshtu kjo Shqiperi. Prandaj si aksiome mund te them se Shqiperia ne kohen e komunizmit ka qene shume me keq sesa mund te ishte por jo shume me keq sesa eshte. E keshtu kuptoj se shqiptaret kane mbetur te burgosur mes fantazise dhe realitetit. Fantazise se nje jete perendimore, te lire dhe te drejte dhe realitetit klanor, kriminal dhe manipulues. Pra ne te vertete shqiptaret nuk jane as ne komunizem dhe as ne demokraci (ndokush mos genjeje veten se demokracia mbaron tek zgjedhjet e lira). Jane ne nje stad irreal, te bombaduar me idealet perendimore, te mashtruar se perendimi eshte pak metra larg, kur ne fakt rruga per ne perendim (ose per ne demokraci) eshte akoma e gjate dhe plot te panjohura.

Ne mos sherbefte ky konstatim si pikenisje drejt rruges se duhur, le te sherbeje si lokalizator, qe te kuptojme se ku jemi vertet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2005 02:37
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

[QUOTE]Po citoj ato që tha Fajtori
[Shqiperia ne kohen e komunizmit ka qene shume me keq sesa mund te ishte por jo shume me keq sesa eshte.

Eshte shume e vertet fjalia qe ka permendur para folesi edhe pse un nuk dua ta pranoj. Ne koken time imagjinoj ate Shiperine pa ate kohe, nje Shqiperi qe i ngjan nje Zvicre te vogel..
Nje ze nga brenda me thote Leri imagjnatat, e zbrit ne realitet, Shqiperia sot po i ngjan shume e me teper nje Kolumbije..
Nuk jemi akoma nje vend demokratik, se nuk kemi akoma ate shpirtin demokrat, normal jemi pjell e nje kangrene qe eshte komunizmi.

Por le te shpresojme qe jemi ne fund te tunelit e se fijet e rezeve te drites do duken.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2005 10:09
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

!..

..dhe une po jetoj endrren qe aq shume kam dashur ta arrij-ndryshimin e vetvetes ,ciltersi krejt te kulluar dhe gezim te papershkrueshem. Cuditje?
Do cuditesh me shume kur te marresh vesh qe eshte gje qe arrihet pa LSD-ra,hipnoza,rituale sektesh apo Ommm-e te shpirit me natyren.
Ajo cka eshte me fantastikja eshte qe cdo dite ,edhe kur krijohet pershtypja se nuk po bej ndonje gje te vecante, une mesoj. Ne gjestet me te thjehsta ,me te padukshmet ,gjendet lavdia me e madhe.
Mesimi numer 1: kurre mos genje. As edhe nje genjeshter te 'pafajshme'.
Ehh ,se mos ishte e lehte?
Aspak. Mbaj mend qe ajo me kish thene disa here:
-Lori, cdo besh sot ,dalim bashke gjekundi?-Dhe une qeshja.
-I thashe atij qe kisha plane te tjera.
- Perseri? Pse nuk i thua qe s'e pelqen?
DHe per te mbajtur fjalen,ajo vertet do sajonte nje plan tjeter.
-Gret,- ia beja une- perseri mbetet genjeshter.
-E di..
E megjithate ,gjerat rrodhen ne kete menyre qe ajo nuk duhet te sajonte me. Sado i pafajshm te ishte dhe ai sajim. Ah e zorshme te qendrosh kristiane por ka dhe kjo fitimet e saj se prej eleminimit te gjerave te keqija ne jete,ndihesh krejt e paster, krejt e lire.S'ke c'te fshehesh.
Mesimi nr 2: Kurre mos e ul tjetrin poshte,mos e dekurajo.
Iu , kjo ishte e veshtire per mua dhe akoma eshte.
Une me sarkazmen time qe ka here del shume prerese prej inatit ul poshte njerezit qe me duan. Ndersa sot , sot e munda kete gje. Dhe ky eshte vete mfillimi.
Por fjalet e mia jane te vakta ne krahsim me keto fjaleqe shprehin pothuajse te njejten ide: Duaje tjetrin si vetja.
Jo vetem te mos perdor sarkazem, por edhe ta dua nje njeri krejt te panjohur per mua.
Mua me eshte dukur krejt e pamudnur kjo gje ,krejt a paarire perderisa zemra ime vetem pak vite me pare nuk ia kish hapur asnje njeriu deren:as motres sime. E mbyllur keq ne kulle te madhe une isha si ajo shprehja tek filmi 'About a Boy': Every man is an island.
Po isha nje ishull i shkretuar.
Ndersa sot ,pas nje rruge te gjate, une ndjej qe dua njerezit, ndjej qe motren time e kam shume perzemer, ndjej qe miqesite dhe shoqerite e mia jane kaq te mbrekullueshme dhe te pastra. Vetem disa jave me pare i thashe mamit ne telefon :Te dua shume dhe ma ka marre malli shume.
Ishte e para here kjo ,e para here qe i thoja asaj keto fjale.
Perdja u gris,xhami u copetua ,zemra u shkri, akulli u thye.
Dhe kjo vetem ne saje te Zotit tim.
Te ishte per mua ,une do kisha qene akoma duke u vertitur ne rrethin vicioz te mendjes sime,une akoma do isha vajza 'popullore' qe donte me cdo kusht te dilte njeshi duke gjetur menyra dhe skema sesi te merrja dashuri dhe inkurajim. (dashuria as qe jepet me skema)Te ishte per mua, do isha mbytur me kohe.
E cuditshme? Si mund te ndodh prej nje qenieje kaq abstrakte sic eshte Zoti qe une te ndryshoj? Pastaj a egziston ai vertet? S'ka mundesi!
Hej Lori ,mos te kane bere brainwash? -shpesh pyesin njerezit qe s'e kuptojne per cfare u flas.
Ah sa u lodha me kete fjale,qe prej pagezimit tim ne 5 dhjetor e deri tani e kam degjuar shume here. Dhe ky eshte vetem fillimi.
E megjithate, megjithate une do vazhdoj ti dua njerezit. Jane nje mbrekulli ,jane nje krijim shume i bukur, i perkryer do thoja ,qe Zoti ka bere.
Zoti im e do krijimin e tij
Me humben njehere poezite me krijime. Ah sa u deshperova.Nuk ishin se doja ti botoja , ishin poezi te se shkurares e megjithate ,mu duk se nje pjese e imja humbi me to. Vetem kur Jona me tha qe i kish mbajtur dhe printuar poezite qe dikur une kisha postuar ne forum(ato qe une kisha humbur dhe fshire prej forumit)une u lehtesova. U njeva e riperterire. Dhe ato ishin vetem poezi ,jo njerez.
Nuk po e ve veten ne vend te Zotit,po e ve veten ne vend te nje krijueseje artistike.
Zoti i do krijesat e tij, atehere ,c'jam une te mos i dua? Sikur te mos i doja ,s'do doja veten time.
Lexova ne nje liber teper te famshem kristian: God is not mad at you, he is mad about you . dhe mbeta e shokuar.
Tani e di sekretin e persosjes se vetvetes, e se qenit krejt e lire, e paster,e dashur pa pranga ndjenjash te keqija si ajo e fajit, nenvfeltesimit, ndrojtjes, kritikes, intait,xhelozise pa pike kuptimi.
Mesimi nr 3: Believe in God, take your christianity and enjoy every second of it by loving people.
NUk do jete e lehte, perkundrazi ,do jete shume e veshtire qe ne nje bote ku paraja fitohet prej sa shume sh*t-s apo h*ll-s apo f*ck-s perdoren ne cdo emision te ruhet pastertia e shpirit .
Nje kengetar i ri :Gavin DeGraw ,pianist me talent qe eshte krahasuar me Billy Joel dhe Steve Wander vetem se fundmi merr meritat prej MTV-se.Dhe ai thote krejt i habitur: dhe kjo ndodhi ehde pa u zhveshur ,pa patur femra tunduese ne videoklipe si film porno te 'lehte'.PO ,do jete e veshtire qe ne kete bote ku rrotat e saj po ecin drejt gremines por nuk eshte e pamundur kur Zoti eshte me mua.
..dhe une jam e lire....
Endrra ime
Kjo enderr

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Modifikuar nga lorie datė 22/03/2005 ora 04:27

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2005 03:13
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Ishte enderr kur Jezusi nuk mbreteronte ne zemren tende. Tani fjala e fundit eshte e jotja. Mos harro: me Te asgje nuk eshte enderr, asgje nuk eshte e pamundur.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Modifikuar nga volter datė 15/11/2005 ora 16:39

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2005 04:00
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Delilah ne sfond...Sa sheqer kjo ne radio.
E pastaj nje e dy dhe permend Zotin sikur ta kishte karamele ne goje.
Huh ,Delilah do nje studim vence te Bibles-mendoj.
Po une s'mendoj shume per te.
Keto kohe kam menduar qe kam kaq shume nen lekure ,kaq energji dhe passion por nga ana tjeter nuk kam shume guxim.
Sigurisht nqs kthej koken pas do shoh qe guximi im eshte rritur tej mase. Por kam zakonin e keq qe shikoj gjithmone te ardhmen ,shikoj figuren qe i kam vene vetes te arrij sesi mund te jem por qe s'jam akoma .Dhe krahasimi i ketyre te dyjave mua me ben te ndihem ndonjehere keq. Dua ndryshim te menjehershem,(dhe kjo eshte shume naive te mendohet) ,por durimi im nuk me lejon.
Tani jepet kjo:
i am already there
take a look around
I am the sunshine on your hair
i am the shadow on the ground
i am the beat in your heart
I am the wisper in the wind
i am the moon shutting down
i am already there
Dhe kjo me ben te buzeqesh sepse ne kete menyre trajtohet nje histori dashurie.
Per ke flas gjithmone ?
Per ke kendoj?
Kujt i drejtohem ne kulmin e deshperimit?
Dashurite e tjera ne jeten time jane dhe do jene te zjarrta pikerisht sepse nisen nga i vetmi burim i dashurise,burim qe rrjedh lirshem, uje i paster,i kthjellet qe bie me bollek mbi zemer aq sa nje dite u terhoqa dhe thashe :Oh Zot , po velem, merre shtruar ,s'jam mesuar me kaq 'roze' ne ambjent.
C'zemer e ceket atehere! Sa shpejt tronditej atehere edhe pse heshturazi ,tronditej.
Tani?
Tani e di cdo te thote te kesh nje jete te plote,te 'gjere', me mijera gjera per te bere, me mijera njerez te rinj per te takuar, me mijera aktivitete per te planifikuar, me mijera projekte, me mijera dashuri per te dhene ,me mijera momente per te qare dhe qeshur me lot, me mijera rreze drite dhe erresire kur gjerat nuk vejne mire dhe me mijera bekime.
THNX.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2005 05:18
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Citim:
Po citoj ato që tha analistja


Life is made of moments. only of moments.



we don't remember days...we remember moments...make moments worth remembering...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2005 13:55
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:28 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Intro

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.