Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Intro Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Rikthim

Rikthehem i zgjuar ketu, mes vetes dhe meje. Cdo dite qe kalon serumi i jetes ben pune. Kesaj rradhe pranvera erdhi me vonese. Por eshte prape ajo, e pangaterrueshme, nje rreke jete qe bashkohet me nje tjeter, pastaj shume te tjera, dhe ja nje lume shtyn e rremben.

Kesaj rradhe jeta ime nuk eshte moderne, oh jo. Ka qetesine e fshatit, teksa shikoj qindra njerez te lerojne si parmenda tokat e thara te njerezve te tjere. Dhe keshtu pjelloria rritet, kuptojme me shume, me gjate, me thelle, me ndryshe. Toka te buta qe thermohen femerisht nen rrymen tende, dhe toka me gure qe te bejne deshirat gjak, teksa rrekesh ti hysh ne mes. Toka te mira qe perfundojne te punuara keq nga mungesa e eksperiences. Por dhe kjo ka mrekulline e vet. Mesojme te jetojme duke shpjelloruar njeri tjetrin, duke bashkuar copeza historish, duke krijuar kapituj filmash nga detaje te thjeshta.

Jetojme, pra, duke marre e duke dhene tek njeri tjetri. Por kete e kuptojme rralle, shume rralle. Madje vone. Dhe kur e kuptojme behemi thithes te ketij ajri, adhurues te cdo banaliteti, magjistare te njeriut te ri. Bashkojme, rrisim, vjedhim dhe papritur kuptojme se ky trup, ky realitet, eshte i vogel per ekzistencen tone. dhe keshtu hapemi dhe shperhapemi. Vjedhim dhe shpervjedhim. Dashurojme dhe vritemi. Puthemi dhe zihemi. Zgjerojme kutine e lodres shoqerore; ngjyres se perhershme i shtohen ngjyra te tjera, te cilat na shijojne si kripa ne gjelle. E ne fund, pasi kenaqemi duke thithur aromat, dalim para pasqyres. Shikojme per here te pare veten me ngjyra, larg te djeshmes, larg grise dimerore. Dhe ne fund kuptojme se cfare kemi fituar ne forume dhe chate. Ehhh, jo, keto si kuptojne dot ata qe jeten e pranojne vetem zyrtarisht, ata qe vazhdojne ashtu, duke paketuar formalitetin ne kuti formaline, sikur te ishin embrione te abortuar me pahir.

Keto faqe bashkojne hekurudha, behen stacione, gumezhijne nga kalimtaret. Dhe megjithate cdo udhetar ngrihet me valixhen me te rende sesa dje. Kthehet i kenaqur ne shtrat dhe struket si urithi. Qesh dhe qan. Qesh per te nesermen, qan per te djeshmen. Ose ky eshte vetem nje version i bojatisur paksa si teper, nga nje bojaxhi i vjeter si puna ime. Ndoshta tani ka ardhur koha e patinimit, e lemimit, e mosferkimit, e larjes se mureve si te ishin dysheme. Ndoshta eshte keshtu, por duam s'duam do perplasemi heret e vone. Dhe petat e suvase tuaj do bashkohen me pluhurat e kohes time. Do perzjehemi dhe njehere dhe do zbresim ne minierat e mundimshme te qenies se perbashket: meshkuj/femra. E pastaj do fillojme te ngjitemi serisht. Me nje ashensor te cuditshem, qe avash avash te ben te ndjesh qe je mashkull ose femer, sipas rastit. Nje ashensor qe nuk mjafton te te nxjerre ne siperfaqe, por te fluturon ne ajer si top. Dhe ti nga njeri i tokes katapultohesh mbi shpatullat e te tjereve, del lart ne qiell dhe ndjen se fluturon. Per here te pare se ndjen peshen e trupit, ndihesh i lire si zog. Po po, tamam si ai zogu i kenges: nje zogu une ju luta qe krahet te mi fale, nje here te fluturoja pastaj t'ia ktheja prape. Eshte e cuditshme, njeriu kupton se po fluturon kur jeta e ka hedhur prej kohesh ne ajer. Fati (dhe drama) e njeriut eshte gjithmone kjo: I kupton gjerat me vonese. E atehere s'kane me kuptim zvarritjet tokesore; ke krahet ti admirosh nga lart. Duhet vetem te dish te fluturosh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Korrik 2005 17:36
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Ai erdhi me vrap

te me jepte nje perqafim te forte.Isha larguar prej shtepise prej nje kohe jashtezakonsiht te gjate dhe kisha humbur krejt rrugen kur ne krye te udhes, e pashe me sy te mallengjyer teksa rendte me krahe hapur.
Me puthi ne balle dhe me vari gjerdane te mbrekullueshem ne gjoks. U bera princeshe...

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Gusht 2005 03:15
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sy_jeshilja
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 13/01/2003
Vendbanimi: God is LOVE
Mesazhe: 393

Nje gje eshte e sigurt: Bote reale apo virtuale, te dyja te cojne ne perfundimin qe Femra eshte kurve. Kete e kam kuptuar me kohe. E kur i jap perkufizimin kurve, nuk e kam per prostituten e rrugeve, qe nderron meshkujt per njeqind arsye te saj ( ku ta gjeja qe bota te ishte e gjitha me femra te tilla), po flas per kurvellekun e shpirtit. Po flas per ate kategori femrash te uleta, te cilat vene ne perdorim gjithe ligesine qe u permban zemra per te arritur qellime qe vetem mendja e tyre i di. Tani po urrej veten time , dhe ti e di mire perse-ne. Duke besuar ne aftesite e nje femre fillova te ndjej keqardhje per Mashkullin . Jo rralle, ndodh qe mashkulli te bjere pre’ e mendimeve djallezore te femres, te ideve absurde sesi nje femer e konceptopon jeten. Menyren sesi trajton dicka qe e ka per zemer, por qe papritur e kthen ne nje prone vetjake. E duke e pasur te tille, nuk i le hapesire te jete vetvetja. E drejton seksin e kundert ne kthesat qe do ajo vete, nxiton me ritme marramendese, e nese ai papritur pengohet, apo thjesht nuk mund ta ndjeke dot me, ajo tjetersohet, behet e eger, del nga vetja, e shikon nga lart me perbuzje si per ti thene “ S’je per gje”. Dhe rrezikshmeria e te qenurit Femer, arrin maksikumin kur nga nje , behen dy femra, pastaj tre dhe me shume. Krijohet nje lufe e heshtur seksesh, ne te cilen rregullat jane vendosur ne heshtje prej seksit me te bukur, dhe mashkulli thjesht duhet t'i ndjeke. I pelqen apo jo, s’ka shume rendesi. Por sigurisht, nuk duhet nenvleresuar per asnje moment te vetem, se mashkulli rralle here ve trurin ne levizje, e nxjerr jashte perdorimit si nje organ te trupit te skaduar tashme, per tia lene vendit ndonje organi tjeter qe merr situaten ne dore. E kur ndodh kjo, te menduarit me koken poshte, ne vend te kokes lart, femra e humbet lojen, dorezohet. Por jo per shume kohe. Eshte aq e zonja sa te marri frenat ne dore, te braktisi mashkullin qe tashme eshte kthyer ne nje objekt pa vlere, per ta zevendesuar me nje loje me terhqese. Por qe te kthehem te ideja e fillimit, karakterin femer, duhet te jesh femer qe te kuptosh djallezine e saj. Sesa eshte e zonja gjinia femerore qe ta rrotulloje boten si te doje , kete e dine mire te gjithe. E vetmja gje qe me ngushellon ne gjithe kete mesele, eshte fakti qe jo te gjitha femrat jane te tilla, shumica padyshim futet ne kete kategori, por egziston ende nje perqindje e vogel, qe vuajne nga naiviteti, nga ndershmeria, nga besimi i verber qe kane kundrejt gjithckaje qe e rrethon, e padyshim jane pikerisht keto femra qe bien viktima te parat. Nuk jane meshkujt; tek e fundit ata nuk demtohen shume prej kesaj lufteje cmendurie , jane femrat naļve qe bien ne kurthin e kurvave te panumerta. Eshte vertet per te ardhur keq. Ky eshte realiteti, ku ka femer , ka ligesi, ka sigurisht edhe bukuri, por kjo bukuri mbytet nga gojet e keqia, urrejtjet hakmarrjet dhe xhelozite. E ndersa nje femer e bukur ne shpirt ( c'rendesi ka sa te bukur i ka syte, buzet, apo trupin), jepet e gjitha, me gjithe ciltersine e saj, dashurine e saj per jeten, per te gezuar cdo moment ne kete bote, kurthi eshte ngritur tashme prej shpirtrave shke**dhata te shemtuara ne maksimum.
Eshte me mire qe nje femer naive, mos ti futet fare asaj loje, ka per te humbur. Ligesia fiton gjithmone ne kete jete. S'ka vend per ndershmerine . Cdo hapesire eshte pushtuar nga kurvelleku. Por... Bota eshte e vogel dhe jeta shume e gjate

__________________
Rumor is the only thing that gets thicker as you spread it.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Tetor 2005 01:53
Sy_jeshilja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sy_jeshilja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Sy_jeshilja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sy_jeshilja Shto Sy_jeshilja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sy_jeshilja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Martesa

Ja diçka shume e rendesishme: liria ndaj Marteses. E sikur femra te te behej adulte ne menyren me natyrale, sikur mashkulli te rritet ne ate egersiren e tij origjinale. E keto dy qenije te takoheshin thjesht miqesisht ose perzemersisht ashtu sikurse takojme e mirepresim te huajt..., dashurija midis tyre do te ishte e ndjere, thellesisht, ne menyre extraordinere, nje gezim i pa pershkruar, nje gjendje d'extase. Nuk do kishte kontrat, as ligje, dashurija vete, do ishte ligji. ajo vete do ishte nje gide..
....Te lesh idene e Marteses, eshte diçka vertet e neveritshme per shume njerez, ne nje fare menyre, Martesa, eshte e drejta e "prones private". Mirepo ne nuk mund te zoterojme qeniet njerzore, ato nuk jane pasurira. ato nuk mund te na perkasim perjetesisht.
Krahet e femres jane prere ne nje fare menyre nga thjesht qenija femer, por e pa drejta me e madhe qe i eshte bere asaj, eshte Martesa, sepse as femra as mashkulli nuk jane monogame; psikollogjikisht ato jane poligame. Ne pra kemi forcuar psikollogjine e tyre..duke u sforcur per te ecur kundra natyres tone. E meqe femra eshte e varur nga mashkulli, ajo ka fshire cdo lloj perballjeje forceje me te,- sepse fundje mashkulli eshte "le maitre".
Per te kenaqur natyren e tij poligame.. njeriu krijoj prostitutat. Prostitutat nuk jane gje tjeter, vetem pasoje e Marteses. E kjo lloj institucioni kaq i neveritshem e i ulet, qe eshte kurverimi, nuk do te zhduket nga bota per aq kohe sa Martesa do te egzistoje...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga agata datė 18/10/2005 ora 20:37

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Tetor 2005 18:11
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Jeta eshte si ylberi, i duhen ne te njejten kohe shiu e djelli qe ngjyrat ti duken ne qiell...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2005 19:23
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Sot eshte nja ato ditet te cilat ne kalendarin e varur ne mur nuk eshte e shenuar me te kuqe. Ndoshta mos te ndodhin ngjarjet e 48 oreve te fundit, as keto fjale nuk do te "llokoçiteshin" ne koken time, i perhumbur mbi shkalle ndoshta, ne kete ore me siguri do vrisja mendjen ku te merrja kafen e mengjesit mbas pak. Do pranoja te privohesha nga shume gjera, ne lakuriqesine e veseve dhe virtuve, kete jo...kete s'do ta pranoja kurre. Kam nevoje per pak kafeine ne mengjes, ndryshe per eksperience e di qe e gjithe dita do marre shtrembet.

Faktori Ksenia
U zgjova ne mengjes dhe rezultova qe nuk ka asgje qe te me jape kenaqesi dhe te me beje te ngrihem me nje fryme nga krevati. Edhe ajo qe merrem cdo dite sme jep me kenaqesi... eci perpara ne menyre mekanike. Gjithashtu arrita ne perfundimin se vetem te renit ne dashuri te shkaktojne nje deshire dhe dashuri te pakuptueshme per te ngrene mengjes, per t’u veshur bukur, per te konsumuar me njerezit e shtepise fjalet e perditshme, per te vrapuar, per te buzeqeshur edhe kur te lendojne....

Ndersa hapja posten e perditshme(faktori pushim), ndiqja postimin e fundit te Ksenia dhe fjalet me siper me qelluan. Ksenian e lexoj me endje, nuk kam konfidenca madje mbaj mend qe para shume muajsh(t'emen e s'emes...ne kete forum u bene vite qe jemi) i entuziasmuar nga nje debat ne te cilin bente pjese dhe une ndiqja si vezhgues, vendosa ti nisja nje mesazh privat ku pergezohesha me te dhe menyren si e mendonte. I druajur, ne vorbullen e mendimeve e cila gjithnje me ka thene qe ne te tilla ambiente, sorrat te cilat vertiten per te patur nje numer me shume ne rubrikat e tyre telefonike, per fat te keq, shpesh here ngaterrohen me ata individe te cilet ne fjalet e debatuesve te tjere identifikohen. Keshtu, kesaj here vendosa te pranoj ne menyre publike fjalet e tua ne te cilat identifikohem edhe une!
E vertete, ajo dashuria jo-racionale ku gjithçka behet ne emer te asaj ndienjes se paster, te ngrohte, ku ta merr shpirtin dhe degdis larg, si shkuma e dallgeve te detit....afrohen bregut, qellojne dhe treten per t'ja lene rradhen dallges(emocionit) tjeter.

Faktori "fluturat ne bark"

Me vinte per te qeshur sa here ma thoje kete gje. Madje mbas pak kohesh u mesova keq, e dija çfare i provokonte dhe te ngacmoja me qellim. Me thoje qe per sa kohe ti ndieje tek barku ato fluturat, nuk duhet te preokupohesha.
Nuk me mjaftonin fluturat, kur ishim bashke me dukej vetja si ai eksploruesi botanik i cili per shume e shume kohe fluturat thjeshte i kishte pare neper libra ose ne muret e laboratorit te shkolles dhe papritmas, papritmas nje dite ndihet i hedhur ne nje ishull te virgjer te Paqesorit, ku natyra jep spektakel, nja nga ato bukurite ku ti shetit me gojen hapur dhe eksploron. Ehhh sa i kam ndjekur fluturat
Nuk i vija spillen ne trup per ti mbajtur si trofe neper mure, thjeshte zgjasja doren, buzet...dhe i perceptoja me to ndersa uleshin dhe i beja te miat per pak çaste.
Me pelqente ndersa te prekja lehte buzen dhe ndieja qe dridhej, per tu terhequr mbas e pare ne sy ate momentin rrufe perpara se ti mbyllje per ti hapur prape mbas disa fragmente sekondi, kur syte e tu me thonin "Akoma edhe nje..."

Faktori "Ne"

Fjalet e Ksenia jane te miat ne keto momente. Diku, kane vertetuar qe dashuria eshte semundje, atehere deduktoj qe kohet e fundit jam kthyher ne nje te semure kronik. Do preferoja te ngelesha keshtu perhere, une qe ndjek fluturat dhe ti qe i leshon ne ajer....dmth ne te dy, ti ne konflikt te perhershem me egoismin tend e une duke kerkuar te bind veten qe fluturat e tua pa mua, do te kishin nje tjeter ngjyre krahesh, nje tjeter perplasje te tyre...nje tjeter forme.

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Nëntor 2005 07:53
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Erdhi i ftohti, sot duke dale nga market u habita ndersa shikoja copat e bores mbi xhaketen e zeze te uleshin butesisht, aq kohe sa u duhet te shnderroheshin ne nje njolle uji. Erdhi i ftohti, kane dite qe e lajmerojne edhe pse sinqerisht kohet e fundit parashikimet e kohes me duken si predikimet e nje prostitute qe mbron vlerat e virgjerise. Dmth te kota, nuk e gjejne kurre çdo ndodhi saktesisht ne kete stine te vitit, parashikojne rreshje debore ne zonat mbi 1500metra ne Dolomite dhe ti qe jeton anes detit, 40 metra ne rruge ajrore larg nga bregu teksa e shikon te zbresi poshte ngadale, çuditesh.
Si ka mundesi me gjithe teknollogjine e sotme te kete parashikime te dhiera?
Ndersa mbeshtillja veten ne xhakete, vura re me kujdes qe pak njerez ishin veshur sipas stines ne fuqi, kishte nje grup njerezish me menge te shkurtra sikur te ishin nisur drejt solarium, e jo te shtynin ato karrelat plot me konserva. Emigrante, rumunet ne kete zone jane te shumte. Ata jane mesuar me klimen e keqe ne Rumani, ndaj kur vijne ketej u duket sikur i kane hedhur ne ndonje ishull tropikal.
Jane te qete, me te qete se ne shqiptaret. Jane tipike milingonat e fabules, punojne ne maksimum ato 3 muajt e vizes Shenghen qe kane ne zoterim, jetojne ne grup neper shtepira ku ndajne qirane e shtepise mes 7-8 o me shume personash dhe vendosin leket menjane.
Nuk rrine as neper bare te bejne diskutime frutdhenese te natyres: telefonash modeli i fundit, makina e filanit dhe leket e tij. Keto te fundit jane tipike shqiptare, por ne ndryshim nga ne, keta prishin tregun e krahut te punes. E atehere do preferoja vertet te ishim edhe ne me shume "rumune" atehere e me pak "me tradita".
Te gjithe rumunet qe njoh ne kete zone jane te paguar keq, dmth u takon dhe mund te marrin me shume por se çajne bythen fare, u mjafton ajo qe u ofrojne.
Veshtire te gjesh nje nga ata te bej sherre neper vende publike nderkohe qe per ne, shikimet e shtrembera ose "fyese" mund te perbejne edhe nje motiv rigrupimi fisnor per te vene drejtesine(ohhh po, natyrisht edhe nderin) e humbur ne vend.

Me duket se sonte do me zere gjumi duke degjuar Unplugged in New York te Nirvana, do heq dore edhe nga birra qe mendoja te merrja ne pub me shoket duke menduar te mbaj atmosferen me diskutime llogjike edhe kur birra i afrohet litrit. Ndoshta nuk do me dali prape gjumi naten duke degjuar detin qe perplaste dallget ne breg duke lajmeruar kohen e keqe edhe pse vone si ishte ora, mendja ime nuk llogariste kete mundesi por shtegtonte ne te tjera hapesira.

Kohe me vranesira keto te diteve te fundit, sigurisht s'do jete gjithnje keshtu dhe koha do hapet.

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2005 21:27
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Sot ne mengjes, e para gje qe bera sapo hapa syte dhe ula kembet nga krevati ishte te kapja me force Kitty dhe duke nxjerre nga goja nje "porca di quella troia" me theksin mbi a-ne, i hoqa zilen qe kishte ne qafe. Bera budalla veten pse nuk e kisha menduar me pare kete gje ndersa kuptoja qe me jepte besdi sa here dridhej e perdridhej, afrohej tek une te merrte perkedhelite e momentit ose ferkohej neper kembe sa here kishte uri.
Eh macet....do arrija ti krahasoja me nje tjeter kategori ne keto momenti por me mire jo, banalizimet akoma.

Sot ne dreke pata nje moment ku ndala punen dhe brenda vetes nxorra ate makinen llogaritese, ate qe nxjerr ti perpikmerisht ditet e fundit dhe ulesh e ben llogarite. Nuk e di pse momenti ishte aq i shkurter, sado qe po kerkoj fillin, ti shtrydh forte mendimet keto çaste prape sme vijne ne mendje.
Po ti si ja ben? Te gjitha ato udhetimet mendore ku futesh dhe perpikmerisht nxjerr diçka te re me te vetmin motiv final.....ti mbushesh mendjes vetes qe larg do t'ishte me mire....kur nga gjysma tjeter e molles krimbi qenka futur me kohe dhe ndersa e shikon te levizi dhe konsumoje perdite e nga pak tulin e njome, hesht!

Humbi shija e molles?Lengu saj s'te pelqen me? Ndersa thithje lengun kaq e veshtire ishte te qerroje krimbin?

Por me siguri keto "detaje" tek makina jote llogaritese nuk kalojne, jane mendime qe nuk gjejne taste.

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2006 19:05
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Betohem solemnisht, deri dje aty nga dreka, nëse do më pyeste dikush, "Hey, kush është Sagi Rei?" me siguri do merrte si përgjigje një ngritje shpatullash ose ndonjë koment tjetër.
Momenti që dëgjova zërin e tij të shoqëruar nga kitara akustike qëndroja me shpatullat nga televizori.
"L'Amor Toujours" më futi në mendime, mënyra si e këndonte më përcolli në kokë ide nga me të ndryshmet, mbylla sytë për një çast dhe kërkova të kap fillin e tyre ndërsa frymarrja bëhej më e vështirë dhe hundën e ngacmonte akoma era e verës së sapo derdhur në dysheme...

Kam një lëmsh në kokë, nuk arrij të kuptoj (o ndoshta ti jap paqe vetes) se si gjëra të cilat deri dje ishin motiv dhe burim dëshire për të dalë nga porta e shtëpisë, sot janë kthyher në ankth, ai ankthi që të merr shpirtin dhe pa mëshirë ta përplas në skutat më të errëta të vetmisë.

Hehh, meditimi rrit masën gri thonë por më duket se në të tilla situata shton thjesht hamëndjet. Ironi e fateve, e vetmja qartësi është vdekja në këtë jetë dhe sfidoj këdo të më bindi për të kundërtën...dhe pse do më pëlqente tmerrësisht ti lejoja vetes një luks(qartësi) më tepër.
Jetoj një relativitet sendesh, ngjarjesh dhe personash të admirueshëm, i vetdijshëm në mazokizmin tim.

Relativ, pa dyshim...

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2006 16:48
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Smile

Nje jete e bukur, e shoqeruar me shpirt te thelle e te mprehte, madje dhe me nje stil qe ler shume per te deshiruar... Spekter shpirti, i paraqitur ne nje tabllo hyjnore./

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shkurt 2006 19:10
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:32 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Intro

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.