Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Arkiva > Ju lutem me lexoni!!
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Ju lutem me lexoni!!

Te dashur antar/e.. kohet e fundit po lexoj ne kete nen forum ankesa te shumta ndaj moderatoreve ose stafit te ketij forumi.. ankesa ndaj nivelit te ulet te forumit.. largime ne menyre proteste te ndonje anteri.
Per kete arsyje e ndjeva te detyrueshme te shpjegohem, te pakten ne menyre personale..
Sikurse e dini te gjithe, moderatoret nuk jan asgje tjeter veçse disa antare aktiv te cilet duhen te njihen me temat problematike qe ka nen forumi qe moderojne.. personalisht kam 1 vit e gjysem qe moderoj ne kete forum; e sinqerisht qe nga ajo date nuk kam me mundesi te lexoj temat interesante qe mund te kete andej ketej neper faqet e ketij forumi, e as te hap ndonje teme interesante, sepse me duhen ore te tera, te lexoj ofendime qe i bejme njeri tjetrit, kunjat apo ironite..
A nuk mendoni, te dashur antare qe ka ardhur koha, ora, momenti, qe te tregohemi njerez te kulturuar, te civilizuar, te pakten ne nje faqe websiti publik si ky nen forum..?
A nuk mendoni, qe ne vend se te mbrojme interesat e klaneve qe kemi formuar, eshte me mire te jemi Te DREJTE te pakten ne virtualitet.?
(me fjalen te drejte kuptoj, te mos i themi tjetrit ate qe te tjeren nuk duam te na thone)
A nuk mendoni se ne vend qe te lodhemi per te share e ofenduar njeri tjetrin, eshte me mire te vrasim pak mendjen, gjith se bashku per te sjelle ne kete forum ça tema me te kendshme.. ?!!
Nese ky nen forum pasurohet me mendimet e njeri tjetrit, jemi ne te njeten kohe ne qe pasurohemi me te.. Ne, qe kalojme ore ne keto faqe..ore te cilat mund te na sherbenin te lexonim nje liber, apo te shikonim nje film, ore qe ja heqim studimeve tona, ore qe vlejne shume.. por qe ne i shperdorojme kot..

Te dashur Antar/e, eshte e vertet qe jemi shqiptare, por kjo nuk e justifikon nivelin e ketij forumi..sepse shumica jone ne kete forum jane te rinje qe studjojne ne vende te ndryshme te botes, jane ne nje fare menyre syri kritik i Shqiprise..
Nuk Ju kerkoj te ndryshoni, sepse jam askushi per kete; por vetem te jeni pak me teper tolerant..

Si mendoni a do ndryshojme? a do ndryshojne Shqiptaret? A do ndryshoje Shqiprija?:):):)

Me shume dashuri per ju, e me shume sinqeritet Agata..

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga agata datë 02/12/2005 ora 19:55

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Dhjetor 2005 00:41
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Agata jam shume dakord me mendimin tuaj. Kohet e fundit me duket sikur kemi harruar te shkruajme tema interesante dhe jemi zhytur ne thashethemet ose me mire ne pakenaqesite e njeri tjetrit ku fjala sjell fjalen dhe qimja behet tra ashtu si eshte dhe fjala e urte popullore.

Ku humbi ai argetim qe futeshim ketu dhe kur klikonim "lexo mesazhet e sotme" gjenim tema interesante dhe ato qe na sillnin buzeqeshje?
Tani ose me mir te them kohet e fundit lexojme vetem ankime dhe ironi te pavlefshme te cilat po na ndajne nga njeri tjetri dhe po na largojne gje qe me deshperon pasi futem ne mendime kur kujtoj qe kontinenti si amerika me nje shumellojshmeri dhe prejardhje nga shume vende te ndryshme ka aritur te beje paqe dhe mirekuptim midis njeri tjetrit ndersa ne nje komb homogjen nuk arijme te gjejme fjalen e perbashket por kudo qe jemi fillojme te gjejme dicka negative dhe ta shkaterojme ate pak gje pozitive qe kemi ndertuar.

Ashtu sic e thashe dhe tek nje teme tjeter po me cudit fakti qe ne nje bote virtuale ne nuk gjejme mirkuptim. Me duket se nje ban qe ndoshta nuk ishte asmeri kundra pjestareve te forumit por nje shembull per te treguar se zgjedhja e menyres se te folurit kundra nje parafolsi duhet te jete e kujdesshme solli kete remuje dhe kaos dhe mendime se ky forum nuk te lejon te drejten e fjales. Me duket se kemi harruar qe pasi futesh ne forum ka disa regulla qe duhen ndjekur ashtu si dhe ne jete reale pse duhet abuzuar jeta virtuale.

Ky forum na jep mundesine te komunikojme ideta tone dhe do ishte gjynah nqs ne e abuzojme kohen duke u mare me ironi me njeri tjetrin.

Kam kohe qe jam larguar nga Shqiperia por ate qe kam kuptuar jashteshtetit eshte se ne shqiptaret e kemi te veshtire te komunikojme pasi nxjerim ne fillim konkluzione dhe fillojme te bertasimin pa aritur mire te kuptojme njeri tjetrin. Dhe ndoshta shumicave ketu nuk do tju vije mire kur te them se ne shqiptaret jemi ritur me mendime te kufizuara dhe kur dikush tjeter qe paraqitet ketu me mendime krejt ndryshe fillojme te preken dhe te kalojme ne inate personale dhe ironi. Ironia me pelqen por kur kalon ne ofendime jam kundra asaj. Nuk jam dakord me kete te fundit dhe shpresoj qe ne shqiptaret te arijme te kontrollojme ate ndjenje te zjarte igo qe shfaqet ne argumenta ku ne harrojme se po flasim me qenie njerzore.

Ofendimi per mendimin tim eshte nje dobesi njerzore qe shfaqet shume tek shqiptaret dhe nuk kam aritur te kem nje shpjegim pervecse faktit qe lodhemi per te zgjeruar nje teme intelektualisht dhe i biem shkurt me ofendim qe ta vrasim parafolsin dhe ne te 'fitojme" ne debati. Pasi ti kemi pranuar keto atere vetem mund te ndryshojme.

Respekte :)

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Dhjetor 2005 01:37
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Pak a shume ke te drejte!
pershendetje trojani

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Dhjetor 2005 01:49
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Bashkohem komplet me parafolesit, sepse me te vertete qe keto kohen e fundit, interesi per te hyre ne forum eshte 0.

e them kete sepse edhe une vete si moderatore dhe [b]sidomos si anetare e ketij forumi[/b], me ka ikur ajo kureshtje qe kisha me perpara per forumin. Ku lexoj tema vetem per ankesa nda njerit apo tjetrit moderator. Mendoj qe te gjithe anetaret e dine qe sharjen ne publik nuk lejohen, fjalet e pista nuk lejohen, por keto as qe nuk duan t'ia dine per rregulloren.
[b]Mos harroni se jemi nje faqe publike dhe mund te lexohet nga kushdo, qofshin dhe minorene[/b].

Siç thote dhe Agata ne shpenzojme ore te tera duke lexuar mesazhet e anetareve, dhe humbim ne kete rast, lezetin e temave te reja. Por prap e kemi bere edhe punen e moderatorit me aq se kemi pasur mundesi.

Ne vend qe te jeni te lumtur qe kemi mundesine te bashkohemi dhe argetohemi sa me shume me njeri tjetrin, ne shqiptare si gjithmone do te gjejme [b]kleçka[/b] per t'u grindur me njeri-tjetrin.

Pse ndodhin valle te tilla gjera mes nesh?????
Une mendoj qe ne jemi e ardhmja e Shqiperise, jemi ato persona qe do te drejtojne te nesermen nje komb. Niveli i ketij forumi eshte i perbere nga shume studente qe jetojne ane e mbane botes, pse pra duhet te ulim veten kaq shume me inate personale????

[b]Largimi i nje anetari nuk eshte zgjidhje, sepse edhe ne vende te tjera (qofshin ne internet apo ne realitet) sjellja e njerezve do te jete pak a shume e njejta.

Pra le te diskutohen problemet, dhe jo te lergohemi te gjithe njeri pas tjetrit sepse nuk jemi ne gjendje te pranojme idete e njeri-tjerit.[/b]

Duhet te keni pak tolerance, qofshit anetare te thjeshte apo moderatore apo administrator se ketu nuk ka dallime, rregullat e forumit jane te njejta per te gjithe.

Perse nje anetare kur shkruan fjale te pista ne forum, nuk eshte ne gjendje te pranoje qe eshte gabim??? Perse duhet te jemi ne moderatoret t'i terheqim gjithmone vemendjen te tjereve, pra mos harroni se dhe ju anetare te thjeshte keni gabimet e juaja. Eshte e lehte te besh ankese ndaj nje moderatori, por perpara se te ankoheni mendohuni mire dhe shikojini mire mesazhet qe postoni (me fjale te pista apo komplet jashte teme) vetem e vetem me shkruajtur diçka, ka apo s'ka lidhje me temen.

Me Respekt Lela

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Dhjetor 2005 02:02
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

M'u kthye shpresa qe jo cdo gje eshte e humbur. Kemi investuar shpirtin e mendjen ketu eshte krim te shkaterrohet.
Naten e mire

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Dhjetor 2005 03:52
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Kam vjedhur nje moto te bukur:-

LEXO..FAL..TOLERO..DURO

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Dhjetor 2005 05:52
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Nderrohen lekurat, eshte faze, nuk do te thote se do te vazhdoje keshtu deri ne fund, fundi do te jete me embelsira, ua garantoje kete...

respekte

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Dhjetor 2005 17:31
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Re: Kam vjedhur nje moto te bukur:-

[QUOTE][i]Po citoj ato që tha Petrit Kola [/i]
[B]LEXO..FAL..TOLERO..DURO [/B][/QUOTE]

Po e vjedh edhe un nga ju kete moton Petrit.. edhe pse kam kohe qe e praktikoj:)

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Dhjetor 2005 19:52
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
notti_stellate
Ne sherbim te Hippocrates

Regjistruar: 26/03/2003
Vendbanimi: _
Mesazhe: 19

Sabina,
shoh qe perfundimet qe kisha nxjerrur une muaj me pare ne lidhje me kete forum me ne fund u pranuan si realitet.Me behet qejfi per kete gje pasi hapi i pare drejt zgjidhjes te nje problemi eshte pranimi i tije.

Ate qe kam thene para ca muajsh,po jua perseris dhe tani:s'do keni sukses perderisa perqafoni klanet e njerezve qe jane te paafte ne staf,te cilet s'kane kualifikimin e duhur per te moderuar nje forum,te cilet pastaj me forcen e numrit hedhin poshte(vene menjane,fyejne and shajne)njerezit qe vertete ja vlen te frekuentojne kete forum.
Forca e numrit po debon forcen kualitative(e cila ne cdo rast eshte ne minoritet).

Dikur me aq zell dikush tha"do bejme ban nja 4-5 kokrra per te lejuar inteligjencen e vertete qe te frekuentoje kete forum",mesa shoh s'paska patur shume perparim,perkundrazi,shoh nje prapavatje te ndjeshme.


Mgjth,shpresoj nga zemra qe kjo periudhe te jete kalimtare per ju,pasi per vete se gjej me veten ne kete forum(te pakten momentalisht jo) dhe natyrisht shpresoj qe mundi qe kemi bere per kete forum te mos na kete vajtur aq bosh sa te rezultati perfundimtar te jete nje forum qe ne boten virtuale njihet si forum chit-chati.


Kalofshi sa me mire me tutje,suksese ne qellimet tuaja dhe gezuar festat!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Dhjetor 2005 15:46
notti_stellate nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të notti_stellate Kliko këtu për të kontaktuar me notti_stellate (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: notti_stellate Shto notti_stellate në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto notti_stellate në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Unstoppable
My way...

Regjistruar: 13/09/2004
Vendbanimi: Florida
Mesazhe: 429

[QUOTE][i]Po citoj ato që tha analistja [/i]
[B]M'u kthye shpresa qe jo cdo gje eshte e humbur. Kemi investuar shpirtin e mendjen ketu eshte krim te shkaterrohet.
Naten e mire [/B][/QUOTE]
lol
Analiste , kadal maj zemer se mos kalon ne depresion lol
Ket punen e investimit te shpirtit eshte hera e dyte qe e lexoj brenda nje nate nga ti ! Si eshte puna rrusho ? S'ke ku te investosh tjeter kund pervec ne nje faqe virtuale ?Pak a shume e di pergjigjen tende te tipit "none of your bussiness ...ect ect" por me habit fakti qe ti edhe nuk i perket atij grupit adoleshent qe e karakterizon kete forum ! Ti hyn tek ato qe jane te pjekur prandaj , si keshille shoqerore , mos e jeto kaq shume forumin mi zemra se jeta nuk eshte ketu por kur ben sign off ;)

__________________
Boys don't cry..!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Dhjetor 2005 10:07
Unstoppable nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Unstoppable Kliko këtu për të kontaktuar me Unstoppable (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Unstoppable Shto Unstoppable në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Unstoppable në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:58 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Arkiva > Ju lutem me lexoni!!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

 

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale nuk lejohen
Ikonat nuk lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.