Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > Piramidat Ilire te Bosnjes
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Aulon 12
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 02/01/2007
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 179

Piramidat Ilire te Bosnjes

Nje aerkolog Bosnjako-Amerikan ka zbuluar ne Visoko te Bosnjes nje piramide ose me thene te drejten jane kater te tilla ,po me e madhja eshte ajo e Diellit,pastaj vijne me rradhe piramida e Tokes,e Henes dhe e Dragoit.Piramida e madhe eshte e tera e mbulluar nga gjelberimi ,por zbuluesi i tyre Semir Osmanagic mendon se ajo qe gjendet poshte shkureve eshte e tera e paparekur.Piramida eshte e larte 220 ,keshtu qe i bie te jete me e madhe se ajo e Gizes ne Egjipt.Piramidat mendohet te jene ndertuar me para se 12 000 me pare nga nje superqytetrim qe kishte te gjitha njohurite shkencore per ta kryer ate.Datimi 12 000 vjecar i Piramidave erdhi si rezultat i nje studimi te materialeve me te cilat jane ndertuar ato dhe qe tregojne shenjat e ndenjes ne akull.Pikerisht epoka e fundit e akullit mbaroi rreth 12 000 vjet me pare .


Me ne fund.E dija qe Pellazget nuk do ta linin pa shkruajtur historine e tyre.Na e kane lene neve pasardhesve te tyre te shkruajtur ne monumente gjigande.Piramidat jane me te vjetrat ne bote.Keshtu qe i bie qe egjiptianet ta kene marre nga Pellazget tekniken e ndertimit te tyre. Vertetohet dhe thenia per Pellazget,Greket i quanin ata PARAHENORE ,te linduar para se te lindte vete Hèna. Nuk di se cfare te them tjeter.Grisini te gjitha librat e historise antike se ajo do te rishkruhet e gjitha.

Etimologjia e fjales Piramide vjen nga shqipja Pir(g)mide = Pirg i madh
Pirgu eshte nje grumbull i madh me gure ne forme koni.


Per me shume informacion kerkoni ne GOOGLE.

__________________
Do te vije dita e Arbrit

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Janar 2007 05:45
Aulon 12 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Aulon 12 Kliko këtu për të kontaktuar me Aulon 12 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Aulon 12 Shto Aulon 12 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Aulon 12 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re piramida_001.jpg
Ky file është shkarkuar 104 herë.

Une e postova gabimisht ne vend tjeter.
Klikoni tek linku ketu poshte.

http://www.edicolaweb.net/visok03g.htm

Modifikuar nga Admirali datë 09/01/2007 ora 07:21

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Janar 2007 00:28
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Aulon 12
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 02/01/2007
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 179

Konti e imagjinon dot revolucionin e historise sikur te jene reale Piramidat.Duhet te rishkruhet historia nga fillimi.12.000 vjet jane shume.11,000 ka Atlantida qe eshte fundosur( sipas Platonit). Para 10 000 vjetesh pesuan mutacion gjenetik popujt veriore dhe u kthyen ne bjonde.Me e bukura eshte se 12 000 eshte minimumi i datimit ,se mund te jene edhe 15 000 apo 17 000 dhe dikush tjeter ka folur edhe per 27 000 vjet .Eshte e pamundur...... nuk di ca te them.

__________________
Do te vije dita e Arbrit

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Janar 2007 03:12
Aulon 12 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Aulon 12 Kliko këtu për të kontaktuar me Aulon 12 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Aulon 12 Shto Aulon 12 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Aulon 12 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Aulon, mos u habit fare.
Cdo gje eshte e mundur.
Por nje gje te kemi te sigurte, qe shqipja eshte mijera here me e rendesishme se sa e dime ne sot.
Valle, a do lejojne eksperte shqiptare te explorojne piramiden?
Me duket e pa mundur.
Sido qe te jete, e verteta do ta thote fjalen e saj, sepse eshte aprovim nga Zoti, sado te perpiqen ta fshehin, dihet mire se genjeshtra nuk ka asnje lidhje me perfektshmerine, sic ka aprovimi hyjnor.... e verteta.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Janar 2007 06:48
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Alko71
Anetar i ri

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: N.Y.
Mesazhe: 4

Pershendetje.

Ketu eshte nje sajt ne gjuhen angleze per piramiden e Diellit ne Bosne.
Kuptohet nese lejohen site lidhur me temen,nese jo fshine ju lutem.

http://www.piramidasunca.ba/eng/default.asp.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Janar 2007 01:47
Alko71 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Alko71 Kliko këtu për të kontaktuar me Alko71 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Alko71 Shto Alko71 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Alko71 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Sot ne gazeta shqiptare eshte nje artikul nga Fatmira Nikolli ne mos gaboj, mbi prezantimin e ne Tirane nga vete ky arkeologu boshnjak te piramidave ilire, sic i quan ai, e te lashta ketu e 12 mij vjet. Nje historian shqiptar i hedh poshte tezat e arkeologut boshnjak. Do te ishte me interes qe ne kete portal te hynte ky artikull i gazetes, apo pjese te tij, sepse esht deri diku interesant, ndonese i njohur si problem. Por un nuk e di si perthithen artikujt e gazetave, dhe nese esht e lejuar. M.gj.s. po e provoj njehere, por mund te hiqet nese nuk esht i sakt apo i palejuar.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Tetor 2014 21:48
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Gazeta Shqiptare, 25 tetor 2014
Lorenc Bejko: Nuk ka piramida ilire ne Bosnje, sajese e turpshme!
nga Fatmira Nikolli
Me një besim të madh te vetja, me idenë se po ndryshon historinë e njerëzimit, me një kapele arkeologësh në kokë (nga ato për mbrojtje nga dielli), me një qëndrim herë mistik e herë prej Indiana Jones, ai erdh në Tiranë dhe tha: kam zbuluar piramida ilire në Bosnjë. Jo vetëm që janë piramidat e para në Europë, më të mëdhatë në planet, por ato janë më të vjetrat në botë; konkretisht piramida e "Diellit", e cila është e lartë 220 metra, ajo e Diellit, e Hënës, e Tokës, ndërsa piramida e "Dragoit" dhe "Dashurisë", datojnë 12350 vjet më përpara.
Ky, është arkeologu Semir Osmanagich, që prej vitesh "po trondit" botën, me zbulimin e tij (të pretenduar) në Visoko të Bosnjës. Nga viti 2005, kur ai e bëri publik këtë 'zbulim', nuk kanë munguar raportimet sporadike e të paqarta mbi një zbulesë të lidhur me ilirët.
Por, së fundmi, Semir Osmanagich, ia ka behur në Tiranë dhe ka mbajtur dy "leksione", një në Akademinë e Shkencave e një në Muzeun Historik Kombëtar, dy prej institucioneve më të rëndësishme të kulturës sonë.
Por, ndërsa Semir Osmanagich u ka dhënë zë hipotezave të veta, shkenca shqiptare nuk ka mbajtur një qëndrim. "GSH" ka kontaktuar dje arkeologun Lorenc Bejko, për të mësuar qëndrimin e tij mbi "zbulesën e shekullit".
"E ndoqa nga kurioziteti Semir Osmanagich-in, edhe pse kisha informacion paraprak nga kolegët e Bosnjës apo nga kolegët e tjerë të Shoqatës Europiane, për natyrën qesharake të gjithë kësaj historie", - thotë që në fillim Bejko, duke rrëfyer mandej se, pasi ka dëgjuar çka dëgjuar, vetëm sa ka konfirmuar gjithë ç'kishte dëgjuar më parë, prej "leksionit" të tij (Bejko thekson se leksioni duhet vënë në thonjëza). Por si qëndrojnë shkencërisht pretendimet e tij se në Bosnjë ka piramida 12350-vjeçare? "Nuk ka asnjë të dhënë shkencore për ekzistencën e një strukture piramidale artificiale në atë luginë të Bosnjës, në Visokos, sikundër pretendohet", - nënvizon Bejko gjysmë me të qeshur e gjysmë me ironi, ndërsa ndër mend i vijnë fraza prej "leksionit".
"Kemi të bëjmë absolutisht me fenomene e formacione natyrore, - sqaron arkeologu shqiptar, - që nuk kanë asgjë të veçantë e që i gjejmë gjithandej nëpër territoret e Shqipërisë, apo edhe më gjerë". Me të njëjtën qetësi, Bejko tregon se "nuk ka absolutisht asnjë argument që duhet marrë në konsideratë. Niveli i diskutimit që bëri ishte nivel joformal, e që nuk i lejohet as një studenti të papërgatitur. As një studenti të dobët pra, nuk i lejohet të flasë aq pa lidhje logjike e në mënyrë aq inkoherente me pseudo fakte".
Pos faktit se para 12350 vitesh nuk kishte ilirë, pra popullsia që jetonte këtyre anëve nuk kishte këtë emër, hipoteza se piramidat ishin ilire për Bejkon është e pabazë. "Nuk kishte ilirë në atë kohë. Kjo, a ka apo jo ilirë apo stërilirë, është çështje tjetër, por pa arritur këtu, nuk ka vend të diskutohet, sepse nuk ka fenomene të çuditshme të gjenerimit apo mbledhjes së energjive, nga një popullsi jashtëplanetare siç pretendohet. Është tërësisht qesharake", - nënvizon sërish Bejko.
Ai, nuk ngurron ta quajë të turpshme jo vetëm hipotezën, por edhe faktin se si "personazheve të tillë iu jepen mundësi të dalin nëpër podiume që në Tiranë janë të rëndësishme. Kjo, është e padenjë!". Sipas Bejkos, gjithë "leksioni" i Semir Osmanagich nuk kishte asnjë fakt të qëndrueshëm. "Ishte një mori informacionesh pa lidhje, kronologjike mes tyre, piramidë në Egjipt, piramidë në qytetërimin Maja, në Afrikë e Azinë e largët, por që të gjitha nuk kanë lidhje me kohën kur janë ndërtuar në secilin vend", - e përmbyll Bejko.
Pretendimet
Semir Osmanagich ka thënë se materialet e piramidave janë analizuar në gjashtë institute të ndryshme dhe rezultati ka qenë i njëjtë: materiali është artificial, i krijuar nga njeriu. Ai është shprehur se nuk ka qenë një punë e lehtë për të arritur në këtë konkluzion. Ndërsa ka theksuar se ka hasur në vështirësi të ndryshme, pasi një grup arkeologësh në Bosnjë kanë kundërshtuar pretendimet e tij, kjo nuk e ka penguar që ai të vijonte me punën e tij për të sjellë lajmin që do të shkaktojë rishikimin e historisë së Ballkanit.
Në mbyllje të aktivitetit të pranishmit shfaqën interes dhe kureshti në lidhje me këtë zbulim shkencor, duke i drejtuar pyetje të ndryshme arkeologut Semir Osmanagich, i cili, përmes materialeve filmike dhe dëshmive shkencore iu përgjigj të gjitha pyetjeve e çështjeve të ngritura për diskutim.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Tetor 2014 21:51
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:17 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > Piramidat Ilire te Bosnjes

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.