Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Citim: Po citoj ato që tha oliinter
sa anti amerikan qe eshte dhe ky fajtori mer aman.
pse kaq inat faje apo te kane refuzu ndonje vize per ne shba? hahahahahahahaah
Oliinter me duket se nuk kupton cfare eshte demokracia. Ka shume njerez te nderuar qe kritikojne veprimet amerikane dhe prape se prape nuk jane antiamerikane (psh Noam Chomsky). Nuk eshte bota bardh e zi.
Megjithate duhet patur parasysh qe bota ecen me ligjet e fizikes. Pra ka veprim dhe kunderveprim. SHBA po trajton boten sikur te ishte stani i vet, duke vendosur ku duhet cuar demokracia dhe pa siguruar jeten e njerezve, te cilet vdesin nga bombat. Amerikanet e thjeshte mendojne se irakenet jane te huaj, kujt i plasi se po vdesin. Por demokracine e ndritur ja imponoi amerikani ama, nuk e zgjodhen vete. Pervec faktit se gjithe bota ishte kunder politikes amerikane ekziston fakti i thjeshte se njerezit po vdesin cdo dite per faj te amerikaneve. Atehere si pretendojne pro-amerikanet te qajne viktimat e 11 Shtatorit? Mos valle harrojne amerikanet qe presidentet qe ata votojne kryejne krime neper bote? Kush paguan per ato krime? Keshtu qe 11 Shtatori ishte kunderveprimi i nje pjese te botes ndaj politikes amerikane. Jo me kot bombat i vune ne SHBA dhe jo ne Itali, France apo Gjermani. Ka nje aresye cdo gje.
Apo mos 3000 amerikane qe shkojne ne pune jane me te rendesishem se 300 000 irakene qe zgjohen ne mengjes pa mundesite minimale te jeteses dhe gjejne vdekjen neper pazare?
Te mendosh akoma per 11 Shtatorin eshte tashme nje akt politik, perderisa mediat perendimore qajne vetem ate dite, dhe jo ditet e vdekjes se mijera irakeneve. Dhe gjithashtu eshte akt politik sepse nderhyrja amerikane ne Irak ka deshtuar komplet dhe askush nuk mban pergjegjesite. Te pakten ne qe jetojme ne Europe nuk ka pse te behemi zedhenes se nacionalizmit te semure amerikan. Amerikanet duhet te mesojne cfare eshte jeta dhe te ulin koken per gabimet qe bejne. Jo te jetojne te gezuar duke paguar benzinen 50 cent/litrin, ne kurriz te mijera njerezve qe digjen e vriten per ate benzine.
Keshtu, mik i dashur, perderisa per cdo veprim ka nje kunderveprim, ata 3000 qe vdiqen ne kullat binjake nuk jane me te pafajshem sesa ata 200 milione qe votojne qeverite amerikane dhe pastaj fshehin koken si struci nen petkun e pafajesise. Le ti therresin mendjes dhe te dalin nga fodulleku i superfuqise. E tha shume mire Putin para dy javesh. Bota nuk eshte me e sigurte sepse ka humbur balanca dhe tashme ka vetem nje superfuqi qe po abuzon me te gjithe.
Ky nuk eshte anti-amerikanizem, por deshire qe jeta e njeriut te repsketohet njesoj ne gjithe boten dhe SHBA te zhvillohet krah per krah me gjithe boten. Se ndonjehere coku merr preshin...
Modifikuar nga Fajtori datë 28/02/2007 ora 20:59
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|