qershor13
Vagabonding
Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
McLaren-i merr pikën e nderit në Australi
Për skuderinë nga Uokingu e ka përfunduar garën vetëm piloti skocez Devid Kulthard.
Devid Kulthardi ishte piloti i vetëm i skuderisë McLaren?Mercedes që arriti të përfundojë garën e Australisë. Piloti tjetër i skuadrës së "shigjetave të argjendta", Kimi Raikonen, u detyrua të tërhiqej nga gara, pasi motori i tij shpërtheu. Megjithëse ka arritur ta përfundojë garën, piloti skocez i McLaren?it nuk është shprehur aspak i kënaqur nga kjo garë. "Kjo fundjavë nuk ishte aspak e mirë për ne. Pika që arrita të fitoj është vërtet shumë pak për t'u ngushëlluar. Në fillim u nisa mirë dhe arrita të rikuperoja pozicione, por për sa i përket përfundimit të garës, mund të them se ishte rezultati më i mirë që mund të arrija, - ka thënë Kulthardi. - Nuk jemi në nivelin që kërkojmë, por do të punojmë me orare të zgjatura për të arritur më shumë. Nëse gjithçka do të shkojë mirë, rezultatet tona do të ndryshojnë që nga Çmimi i Madh i Malajzisë. "Për sa i përket Raikonenit, problemi që e detyroi të tërhiqej nga gara ka qenë ulja e presionit të ujit që ftohte motorin, të paktën kështu kanë deklaruar zyrtarisht inxhinierët e McLaren?it. Gjithsesi, është fakt që motori V10 Mercedes ka zhvilluar gjithsej në këtë fundjavë pak më shumë se 200 kilometra. Probleme të tilla nuk duhet të përsëriten absolutisht, nëse skuderia anglo-gjermane kërkon t'i mbajë gjallë shpresat për titullin kampion. "Jam shumë i zhgënjyer nga paraqitja jonë në këtë garë të parë, por nëse gjërat shkojnë mirë, rezultatet tona do të përmirësohen ndjeshëm për garën e Malajzisë. Në nisje, motori ishte gati të shuhej dhe, për këtë arsye, humba disa pozicione, por arrita t'i rikuperoja këto humbje deri në kthesën e parë. Makina, më pas, u duk se ishte kompetitive, por kjo gjendje nuk zgjati shumë. Pa dyshim që kjo nuk ishte mënyra më e mirë për të filluar këtë sezon të ri," - ka deklaruar Kimi Raikonen. Numri 1 i kësaj skuadre, Ron Denis, për këtë rezultat të garës së Australisë ka deklaruar: "Ishte një fundjavë e vështirë për të gjithë skuadrën, nëse do ta përmblidhnim me pak fjalë. Paraqitja jonë e dobët ka pasur si arsye edhe temperaturat e ulëta, të cilat nuk i favorizojnë gomat Michelin. Mendojmë se i kemi kuptuar se ku janë problemet, por më pas do të bëhet një analizë më e hollësishme nga teknikët tanë, të cilët do t'i riparojnë edhe këto probleme." Edhe Norbert Hag nuk ka qenë aspak i kënaqur nga paraqitja e skuadrës në këtë fundjavë. "Objektivi ynë kryesor ishte që të synonim fitoren që në garën e parë. Kësaj here nuk ia dolëm mbanë. Makina jonë duhet të përmirësohet dhe të gjithë në skuadër e kanë të qartë këtë gjë. Pas 2 javësh, në Malajzi, besoj se do të shohim ndryshime. Defekti në motor i Kimit do të studiohet me kujdes, që të riparohet sa më shpejt të jetë e mundur."
__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|