Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Ndahet nga jeta Kujtim Majaci
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Ndahet nga jeta Kujtim Majaci

Kujtim Majaci legjenda e futbollit fierak, eshte ndarë nga jeta pas një infrakti në zemër.
Une kam pat fatin e mire dhe kam pare Majacin disa here.
Ngushellime familjes dhe gjithe Fierit.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Korrik 2009 02:13
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Ngushllime edhe nga ana ime.
Kam pasur dhe une fatin ta shoh duke luajtur Majacin.
Ngushllime.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Korrik 2009 01:36
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Nga Përparim Hysi
Merreni si tregim, apo si të doni, por këtë shkrim timin ia kushtoj ekipit të Apolonisë, kur luante i paharruari Kujtim Majaci me shokë dhe kur e drejtonte trajneri Vangjel Capo. Ndoshta ju duket pardoksal titulli i tregimit tim, por nuk është aspak i tillë. Ngjarjet që kanë ndodhur në atë kohë, për shumë fierakë, që kanë qenë sportdashës, janë të njohura. Sikur të kesh një mundësi dhe të bësh një anketë për futbollistin me të madh fierak të të gjitha kohërave, padyshim që përgjigjia më e saktë do të qe: Kujtim Majaci! Jo se në Fier, gjatë kohës nuk ka patur futbollistë të shquar. Jo. Fieri ka patur futbollistë me peshë, me uljet e ngritjet e këtij sporti në vite, por Kujtim Majaci ka qenë (deri tani, pa diskutim është njëshi në futbollin ferak) një futbollist që ka patur aq tifozë (sot quhen fansa), sa rrallë të ketë patur tjetërkush. Sikur Kujtimi të mos ishte fierak dhe ca më shumë me origjinë nga Kosova, padyshim që do të ishte sulmuesi nr.1 i kombëtares në atë kohë. Thirrej me kombëtaren sa për sy e faqe dhe aktivizohej po kështu. Po sa për sy e faqe. Kurse dashamirët e futbollit jo vetëm që e donin, por i shkonin pas; e imitonin deri aq, sa të visheshin si ai. Edhe sot, po të kishte një kronikan dhe koleksionist relikesh, s’kish si të mos fliste për një këmishë verore, me kuadrate të kuqe e blu, që u quajt “këmisha e Majacit”. Një të tillë e kam patur edhe unë! Por kjo “këmishë e Majacit”, sa shprehte dashuri dhe mall për idhullin e tyre, aq ngjalli frikë në “pallatin e partisë”. Ç’është kjo dashuri kaq e madhe për një futbollist (aq më shumë edhe kosovar!!!), kur rinia duhet të dojë vetëm shokun Enver? Alarm! Alarm! Të mobilizohen të gjithë: front, rini, bashkime profesionale, aktivistë (spiunë vullnetarë dhe jovullnetarë) dhe t’i thonë ndalë kësaj dashurie të frikëshme .Dhe prapë, pas sherrit me Kavajën, u dënua Fieri i Majaci! Po ata që i shkojnë prapa? Ç’anë ato këmisha? Po vepron armiku? Fillluan dhe gjyqet. Ke qenë në Kavajë? Pse ke qenë? Ç’është kjo tifozëri? Duhet të çajmë bllokadën dhe ti më rend pas sportit. Pas Majacit! Mos po shtoj apo po shkruaj revan? Jo. Aspak. Vetëm sot nuk jap dot shifrën e saktë të tifozëve që e pësuan edhe me gjyq nga puna e këtij…, Majacit. Pas gjyqit, ndonjëri edhe burg, apo punë korrektonjëse. Të shkoje në stadium, u bë hall. Të vërshëllente kamzhiku nbas veshit: pse ke dalë nga rreshti? Vagabond! As pyetej për moshë. Partia qe nxehur. Duhej të varroste një mit. Mitin “Majaci”. Dhe ai, Kujtim Majaci, një futbollist model, një djalë për t’u pirë në kupë, dalë nga një familje punëtore, u kthye në idhull me sjelljen e tij. Kur kapte topin, e kapte flama, thoshte tërë entuziasëm një plak tifoz. Dhe ne e dinim mirë se do të shënonteDilnin në mes të rrugës makina me aktivistë (sytë dhe veshët e mbretit) dhe kthenin tifozat për të mos ndjekur skuadrën pas. Organizoheshin mbledhje në lagje, në ferma e fshatra. Ndal tifozërisë së “sëmurë”?!. Erdhën deri hetues me eskortë dhe kërcënonin. Por rinia çante ferrën dhe as që pyeste për këto masa drakoniane. Epidemia “Majaci” po bëhej e rrezikshme. Aq sa sekretarja që mbulonte artin dhe sportin i thotë Majacit: Dëgjo, për partinë e pushtetin është më mirë të mos shënosh më gola! Porosi më “të çmuar” dhe më me “kripë” se sa aq, s’kishe si mos të ngjallte krupën. Por Kujtimi, si një djalë që kurrë nuk i kanë pëlqyer ankesat nga padrejtësitë e kohës, bëri sikur s’e dëgjoi këtë porosi kaq “të urtë”. Dhe kurrë, kurrë, me askënd, nuk ka treguar për atë “porosi me aq vlerë”.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Korrik 2009 16:02
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:24 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Ndahet nga jeta Kujtim Majaci

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.