Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionatet Kryesore Evropiane > Kampionati Italian > Informacione te Serise A
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Akrobati
Anetar i ri

Regjistruar: 27/09/2011
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Informacione te Serise A

Barazon Lazio dhe Udineze, Cana zverdhet qe ne ndeshjen e pare

Chievo 2:1 Genoa
Atalanta 2:1 Novara
Cagliari 0:0 Udinese
Catania 1:1 Juventus
Lazio 0:0 Palermo
Siena 3:0 Lecce
Parma -:- Roma

Futbollisti i kombetares shqiptare Lorik Cana eshte futur ne fushe qe ne minuten e pare te ndeshjes por eshte zevendesuar ne fillim te pjeses se dyte me Brochin pas nje paraqitje jo shume mire te kuqeziut i cili u denua edhe me kartonin e verdhe.



Spikat ne kete fundjave fitorja e Chievos kunder Genoas, Atalanta vazhdon formen e saj te mire duke mundur Novara-n, Udinese dhe Juventus kane mbajtur barazim jashte fushe ndersa Lazio nuk ka arritur te fitoje kunder Palermos. Ne oren 20:45 do te luhet ndeshja Parma-Roma ku ekipit kryeqytetas i duhet patjeter 3-pikeshi.

http://www.tribuna-d.com/2011/09/25...io-dhe-udineze/

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Shtator 2011 22:47
Akrobati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Akrobati Kliko këtu për të kontaktuar me Akrobati (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Akrobati Shto Akrobati në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Akrobati në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Akrobati
Anetar i ri

Regjistruar: 27/09/2011
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Roma 3-pikeshi i pare

Luis Enrique dhe lojtaret e tij kane arritur te marrin 3-pikeshin e pare per kete sezon ne transferten e Parma-s. Ka qene golashenuesi Osvaldo qe ne minuten e 50-te ka shenuar per kryeqytetasit.Biabiany me vone pati nje mundesi te arte per te barazuar shifrat por ka gjuajtur jashte ne vend qe te pasonte per Giovinco-n i cili ishte i vetem para portes.Te shtunen e ardhshme Roma do te prese ne Olimpico skuadren me ne forme te kampionatit, Atalanta-n.

http://www.tribuna-d.com/2011/09/25...pikeshi-i-pare/

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Shtator 2011 23:37
Akrobati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Akrobati Kliko këtu për të kontaktuar me Akrobati (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Akrobati Shto Akrobati në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Akrobati në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Akrobati
Anetar i ri

Regjistruar: 27/09/2011
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Edinson Cavani do te mungoje ne ndeshjen me Interin

Sipas La Corriere dello Sport Edinson Cavani do te mungoje ndeshjen e se shtunes kunder Interit per shkak te nje demtimi qe ai pesoi diten e marte ne ndeshjen e Champions League kunder Villareal-it.
Uruguajani la fushen e lojes ne pjesen e dyte. Akoma nuk eshte bere e ditur se sa kohe do te qendroje larg fushave te gjelberta por pritet qe te mungoje rreth dy jave.
Cavani ka shenuar 5 gola per Napolin kete sezon. Gjithashtu pritet qe ai te mbetet jashte ekipet per ndeshjet kualifikuese te boterorit 2014 ku Uruguaji do te perballet me Bolivia dhe Paraguay.

http://www.tribuna-d.com/2011/09/28...jen-me-interin/

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Shtator 2011 21:36
Akrobati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Akrobati Kliko këtu për të kontaktuar me Akrobati (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Akrobati Shto Akrobati në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Akrobati në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Akrobati
Anetar i ri

Regjistruar: 27/09/2011
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Andrea Ranocchia 1 muaj larg fushes

Andrea Ranocchia eshte demtuar ne prag te ndeshjes me CSKA-ne. Mbrojtesi i kombetares ka lene stervitjen dhe eshte kthyer ne Itali.Lajme jo te mira keto per Ranierin dhe e vetmja alternative per dyshen Lucio-Samuel mendohet se do te qendroje jashte per rreth nje muaj.

http://www.tribuna-d.com/2011/09/27...aj-larg-fushes/

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Shtator 2011 22:03
Akrobati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Akrobati Kliko këtu për të kontaktuar me Akrobati (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Akrobati Shto Akrobati në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Akrobati në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Akrobati
Anetar i ri

Regjistruar: 27/09/2011
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Juventus 2-2 Genoa Dopieta e Matrit anullohet nga miqte

Goli i Andrea Caracciolo ne minuten e 85-se te ndeshjes beri qe skuadrat te ndanin nga nje pike ne kete takim. Juventusi ne 5 ndeshjet e fundit barazoi per te 4-ten here.
Dyshja sulmuese Vucinic-Matri e filloi mjaft mire ndeshjen per juventinet te cilet me ane te Matrit gjeten edhe golin ne minuten e 6. Matri pati edhe shanse te tjera per te shenuar por portieri Frei beri disa pritje te mrekullueshme.
Ne minuten e 30 Marco Rossi kthen ne gol me nje gjuajtje me koke krosin e Merkelit duke i barazuar shifrat. Vucinic ne fund te pjeses se pare pati nje shans te arte per te kaluar skuadren e tij ne avantazh pas nje gabimi te Veloso.

Juventus ne minuten e 58 arrin te kaloje ne avantazh me ane te golit te dute te matrit i cili zhnderroi ne gol assistin e ish mesfushorit te Milanit, Pirlo. Juventus pati shume rraste per shenim por sulmuesit e saj nuk arriten te shenon dhe ne minuten e 85 Andrea Caracciolo shenon per Genoa golin e barazimit.Vlen per tu permendur performanca e mire e Matrit dhe Merkel .
Juventus do te luaje te marten kunder Fiorentines kurse Genoa kunder Romes.

http://www.tribuna-d.com/2011/10/22...ohet-nga-miqte/

https://www.facebook.com/pages/Tribuna-D/

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Tetor 2011 12:15
Akrobati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Akrobati Kliko këtu për të kontaktuar me Akrobati (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Akrobati Shto Akrobati në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Akrobati në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Akrobati
Anetar i ri

Regjistruar: 27/09/2011
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Cisse: Eshte shpejt per te folur per Scudetton

Sulmuesi i Lazios Djibril Cisse eshte shprehur pas fitores 2-0 te skuadres se tij ndaj Bologna-s se nuk mund te flitet per Scudetton per momentin.

Nje autogol i Robert Aquafresca-s ne minuten e 23-te dhe nje gol i shenuar nga Lulic Senad ne fillim te pjeses se dyte i kane dhene skuadres se Stadio Olimpico tre pike te merituara.

Lazio tani eshte vendosur ne vendin e dyte ne tabelen e Serie A, vetem nje pike mbrapa udheheqesit, Udinese-s, por Cisse thote se ata nuk po krijojne Iluzione pas fitores se tyre te fundit.

Cisse ka thene per Sport Italia: “Eshte ende heret per te folur per Scudetton, edhe pse ne jemi ne nje pozite te mire ne tabele.

“Une nuk shenova dot por e rendesishme eshte qe Lazio fitoi.

“Kjo ka qene nje jave e mire per ne”

Lazio, i cili ka marre 14 pike nga shtate ndeshje te luajtura, do te ndeshet me Catanian ne shtepine e tij diten e merkure.

http://www.tribuna-d.com/2011/10/24...-per-scudetton/

https://www.facebook.com/pages/Tribuna-D/

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Tetor 2011 12:21
Akrobati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Akrobati Kliko këtu për të kontaktuar me Akrobati (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Akrobati Shto Akrobati në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Akrobati në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Akrobati
Anetar i ri

Regjistruar: 27/09/2011
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Ibrahimovic: Fitorja e Milan-it 4-3 ndaj Lecce-s merite e Allegrit

Sulmuesi i Milan-it Zlatan Ibrahimovic ka shprehur kenaqesine per fitoren 4-3 te skuadres se tij ndaj Lecce-s diten e diele – dhe shtoi se ishte trajneri Massimiliano Allegri ai qe i frymezoi ata per ta kthyer ndeshjen.

Skuadra e San Siros ishte duke humbur me rezultatin 3-0 ne 45 minutat e para, por nje hat-trick i Kevin-Prince Boateng dhe nje gol i Mario Yepes i ndihmoi kuqezinjte te fitonin tre pike te plota.

Ibrahimovic tregoi se Allegri ishte i vetmi qe ende besonte se Kampionet e Italise mund ta kthenin ndeshjen ne pjesen e dyte.

“Nuk ka dyshim qe luajtem shume keq pjesen e pare, por fale hat-trick’ut te Boateng ne u rikthyem ne loje ne pjesen e dyte.” eshte cituar te kete thene ai ne faqen zyrtare te klubit.

“Ne donim te fitonim por pas pjeses se pare kishte shume pak shpresa. I vetmi qe nuk e kishte humbur ende besimin ishte trajneri dhe ai na e tha neve kete gje. Ne pjesen e dyte u munduam shume dhe ia dolem.

“Ne duhet te jemi te lumtur sepse ta kthesh lojen nga tre gola nuk eshte e lehte dhe ne fund te fundit ajo qe ka rendesi eshte te fitosh. Yepes gjate gjithe kohes luan mire pasi ai ka shume eksperience dhe luan gjithmone me pozitivizem.”

Milani eshte ngjitur ne vend te shtate me rezultatin e ndeshjes ne fundjave dhe kane grumbulluar 11 pike nga shtate ndeshje.

http://www.tribuna-d.com/2011/10/24...ite-e-allegrit/

https://www.facebook.com/pages/Tribuna-D/

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Tetor 2011 12:57
Akrobati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Akrobati Kliko këtu për të kontaktuar me Akrobati (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Akrobati Shto Akrobati në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Akrobati në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Akrobati
Anetar i ri

Regjistruar: 27/09/2011
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Fabio Capello: Juventus dhe Roma pretendentet kryesore te Serie A

Fabio Capello ka etiketuar Juventusin dhe Romen si pretendentet kryesore per te fituar titullin e Serie A 2011-2012, sepse ata nuk kane ndonje detyrim ne kampionatet Evropiane.

Skuadra Torineze nuk arriti te kualifikohet ne kampionatet Evropiane pasi perfundoi ne vend te shtate sezonin e kaluar, ndersa skuadra e Stadio Olimpico u mund nga Slovan Bratislava ne play-off’et e Kupes se Uefa’s.

Dhe trajneri i Anglise beson se mungesa e Juventusit dhe Romes ne turnet kontinentale mund ti jape atyre nje avantazh ne kampionatin Italian.

“Ky eshte nje sezon interesant i Serie A. Juventus dhe Roma jane te favoritet sipas mendimit tim, sepse ata nuk marrin pjese ne disa turne si disa prej rivaleve te tyre.” tha Kapelo, sipas Il Corriere dello Sport.

“AC Milan gjithashtu ka nje skuader konkurruese”

“Niveli i lojes ne Serie A eshte ne rritje e siper. Nje stil i ndryshem futbolli eshte duke u luajtur. Trajnereve u duhet te jene krijues per shkak te burimeve te kufizuara. Ata duhet te jene te kujdesshem ne perzgjedhjen e lojtareve.”

Juventus aktualisht eshte ne vend te trete ne Serie A me 13 pike nga shtate ndeshje, ndersa Roma eshte ne vendin e gjashte me 11 pike.

http://www.tribuna-d.com/2011/10/24...ore-te-serie-a/

https://www.facebook.com/pages/Tribuna-D/

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Tetor 2011 13:15
Akrobati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Akrobati Kliko këtu për të kontaktuar me Akrobati (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Akrobati Shto Akrobati në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Akrobati në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Akrobati
Anetar i ri

Regjistruar: 27/09/2011
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Boateng, lojatri me i mire i javes ne bote

Sportali i mirenjohur Goal ka zgjedhur lojtarin me te mire te javes ne bote. Nje perzgjedhje kjo qe behet cdo jave nga specialistet me te mire nderkombetare. Tripleta impresionuese e Kevin Prince Boateng ne takimin dritherues kunder Leccesi ka dhene atij kuroren e kesaj jave.

AC Milan dukej si i fundosur ne pjesen e pare kunder Lecces. Lecce e cila sezonin e fundit e mbylli ne vendin e 17 shenoi tre here ne porten e Abiatit ne 45 minutat e para te takimit.

Me pas ne pushimin e ndeshjes Boateng zevendesoi Ambrosinin. Trajneri i Milanit, Allegri, ishte i detyruar te vinte dore ne mesfushen e ekipit te tij pasi gjate pjeses se pare ajo ishte inekzistente dhe u dominua totalisht nga vendasit, dhe hyrja e 24 vjecarit e ktheu lojen totalisht ne favor te Milanit.

Vetem tre minuta pasi kishte hyre ne fushe, ganezi leshoi nje predhe te fuqishme e cila e kaloi portierin e Lecces dhe i coi shifrat ne 3-1.

Gjashte minuta me vone Princi preku per here te dyte rrjeten e portes kundershtare me nje gjuajtje potente te topit te nxjerere nga Cassano dhe rezultati u be 3-2.

Dhe perseri lojtari me energjik i takimit gjuajti topin qe ishte grushtuar me pare nga portieri dhe i sigloi shifrat ne 3-3. Duke ringjallur Milanin nga disavantazhi 3-0 i pjeses se pare. Goli i permbysjes u shenua ne minuat e fundit te takimit nga veterani i mbrojtjes kuq e zi Mario Yepes, por vlerat me te medha padyshim qe i takojne Kevin Prince Booateng.

Futbolliste te tjere qe kane bere paraqitje impresionuese ne ndeshjet e kesaj fundjave jane:
Alberto Aquilani – AC Milan
Mario Balotelli – Manchester City
Wes Hoolahan – Norwich City
Aaron Ramsey – Arsenal
David Silva – Manchester City
Javi Varas – Sevilla

http://www.tribuna-d.com/2011/10/24...-javes-ne-bote/

https://www.facebook.com/pages/Tribuna-D/

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Tetor 2011 13:24
Akrobati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Akrobati Kliko këtu për të kontaktuar me Akrobati (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Akrobati Shto Akrobati në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Akrobati në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Akrobati
Anetar i ri

Regjistruar: 27/09/2011
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Matri shijon fitoren 2-1 te Juventusit ndaj Fiorentines

Sulmuesi i Juventusit Alessandro Matri ka reflektuar mbi performancen e fitores ndaj Fiorentines, ne te cilen ishte goli i tij i cili i siguroi fitoren 2-1 Juventusit.

Leonardo Bonucci shenoi nje gol te vecante per Bardhezinjte duke i dhene atyre avantazhin ne Torino, por barazimi i Stevan Jovetic ne gjysmen e dyte ngriti dyshime ne aftesite e Juventusit per te fituar ndeshjen.

Shpresat e Fiorentines per nje fitore ishin afatshkurter, pasi Matri shenoi golin fitues.

“Goli im kunder Fiorentines ka nje shije ndryshe nga golat qe kam shenuar ne ndeshjen kunder Genoas. Ne duhet te fitonim dhe ne arritem ta marrim ate.” tha Matri per Sky Sport Italia.

Antonio Conte ka thene se skuadra e tij duhet te jete me e pameshirshme ne shenimin e golave, dhe Matri e ka marre parasysh dicka te tille.

“Eshte e vertete qe trajneri tha se ne duhet te jemi me objektive kur jemi ne avantazh, sepse ne dominuam ne pjesen e pare dhe mund ta kishim mbyllur lojen qe pjesen e pare” shtoi sulmuesi.

“Ne pjesen e dyte ne rrezikuam ta humbnim ndeshjen, por gjerat shkuan ndryshe. Luajtem me te vertete mire sot dhe ne qoftese vazhdojme keshtu, atehere do te ecim mire ne kampionat.”

Juventus eshte kthyer perkohesisht ne krye te tabeles ne Serie A por udheheqja e tyre mund te ndryshoje pasi te luhen ndeshjet e tjera te Serie A diten e sotme.

http://www.tribuna-d.com/2011/10/26...aj-fiorentines/

https://www.facebook.com/pages/Tribuna-D/

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Tetor 2011 13:55
Akrobati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Akrobati Kliko këtu për të kontaktuar me Akrobati (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Akrobati Shto Akrobati në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Akrobati në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:26 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionatet Kryesore Evropiane > Kampionati Italian > Informacione te Serise A

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.