Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Kanuni i Lekë Dukagjinit Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Post

Kanuni I Lekë Dugagjinit

--------------------------------------------------------------------------------


PËRMBAJTJA:

1. KISHA
2. FAMILJA
3. MARTESA
4. SHPI, GJA E PRONE
5. PUNA
6. TË DHANUNAT
7. FJALA E GOJES
8. NDERA
9. DAMET
10. KANUNI KUNDRA MBRAPSHITËVET
11. KANUNI I PLEQNIS
12. SHLIRIME E PERJASHTIME



--------------------------------------------------------------------------------

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Tetor 2003 16:56
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Libri i pare

KISHA

Artikull i parë.

PJESA QYTETNORE

KRYE I PARË
Hija e kishës, Vorret, Pronet e pasunija e Kishës, Famullitari, Rrogtari, Puntorija e Kishës

NYE I PARË
Hija e Kishës.


1. Kuptimi i hijes së Kishës

Per hije kishet xehet rrethi mje ku mrrin kufini I tokës, në të cillen asht nertue:
a) Kisha b) bana (qela) e famullitarit.

§. 2. Tagari i Kishës

“Kisha ban tym në famulli.”


1.- Kisha ka tager pasunijet si per gja, si per per tokë e shpija mbrendë e jashta famullijet.

2.- Kisha ka pjesë në mal, në vrri, nd’ujë e në mulli të kujris së famullis.

3.- Kishës i duhet ba pjesë në giobë të famullis.

4.- Kisha ka tager me ble e me shitë, si edhe me marrë e me mbajtë të falunat, qi i vijnë prej bujaris së bamirve e me i vendue si t’a shofë vetë me udhë.


§. 3. Paperlimsija e Kishës.

“Kisha nuk giobitet.”
„Kisha s’ka peng me kend.“


1.- Kisha gjindet e vendosne nen sundim të të Parit të Fes e jo nen ligjë të Kanunit: prandej Kanuni s’mund ti vejë kurrnji barrë kishës, veç se ka detyrë me i dale zot, kur kjo hupë ndihmen e tij.

2.- Me bijtë ndonji kundershtim ndermjet kishës e famullis, famullia s’mund t’i lypë peng kishës; veç do të bajë vaj te i Pari i Fes – te Ipeshkvi – e gjygjit të këtij, si kasha si famullia, do t’i rrijn pa fjalë.

3.- Per çdo mungesi, qi kisha mundet me ba në sy të famullis, kishës s’mund t’i mirret gioba, vetun I vehet me la damet, qi t’jenë ba per shkak të saj.

4.- Kisha s’ep pagesa as del n’ushtri, as u qet buken djemve të Bajrakut, as shkon angari nder punë të famullis. Veç se kur famullia dan me ba ndo’i punëper me mbajtë a per me shtue pasunin e kujris së vendit, në të cilin kasha të ket pjesë, kjo, atëherë, asht në detyrë me la pare, me qitë buken e me que puntorin në punë, mbas mndyert qi famullia t’i a u ketë da të gjithve për tym.


§. 4. Ndera e Kishës.

“Kisha shpatë e konop s’ka.”
“Kush dhunon Kishën, dhunon Famullin.”
“Nderen e Kishës e lypë Famullia.”
“Kishës, mullinit, farkës e tragtores nuk i pritet kush mik.”


1.- Kush dhunon kishën ka detyrë gioben a) kishës, b) famullis, c) Flamurit (Bajrakut).- Dhunon kishën njaj, qi fjaliset, shan a i kercnohet kuej, qi rreh a vret kend në Hije të kishës.

2.- Gioben fajtorit i a merr famullia e jo kisha; pse kisha shpatë e konop s’ka

3.- Kush vritet a rrihet qa në çë farë-do mndyre koritet prej kuejt, tuj hi a tuj dalë prej hijes së kishës, marre kishës nuk i len; pse kishës si pritet kush mik.

4.- Por, me pasë me krisë pushka jashta Hijes së kishës e me i ra kush ndoren kishës, atëherë aj njifet miku i kishës; e me pasë me i a çartë kush ndoren kishës, famullia asht në detyrë me e çue nderen e saj në vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) intrierit, solvit necessum est.- Gelliuws, b. 10. c. 15.-)


NYE I DYTË
Vorret.


§: 5.- 1.- Në vorre të njij vllaznije a të njij fisi s’hin i dekuni a i vrami i vllaznis a i fisit tjeter.- Po e bani kush ket punë pa leje të vllaznis a të fisit, të cilit janë vorret, Kanuni i venë detyrë me nxjerrë të deknin prej vorrit të huej.

2.- Me ardhë me ngulë në katund nji shpi, qi s’ka vllazni as, fis, të pelqyemit të katundit, i caktohet vendi i vorrete nder të famullis, tuj i a vu detyrë me ble qira a ndo’i send tjeter per lter.

3.- Kush fjaliset, a shan e I kercnohet kuej, e kush vret a rreh kend nder vorre, bjen në giobë si per Hije të kishës.


NYE I TRETË
Pronet e Pasunit e Kishës.
§. 6. Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme.


1.- Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme e s’mundet kush me vu dorë më’to.

2.- Pronet e pasunija e kishës janë nen roje të Mesharit të kishës e të famullis.

3.- Atë, qi guxon me shty kah pronet e pasunija e kishës, e bjen në mend famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.

4.- Kur ndokush t’i a baj dam kishës kahpronet e pasunija, famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.

5.- Kush vjedhë gjanë e kishës, posë se do t’a kthejë at gja mbas kanunit të vendit, ku gjindet kisha, ka edhe detyrë me i la gioben kishës për nderë të marre, e gioben famullis per ndore të çartune, pse kisha asht ndorja e famullis

6.- Kur cubi e njef gabimin evet e, pa u marrë vesh dhunaq, qi i ka
ba kishës, i bjen në dorë Meshtarit të Famullis, tuj i a kthye gjanë e vjedhme, s’ka detyrë kurrfarë giobet: Meshtari ka tagar me e falë.

7.- Me pasë me i ra cubi në dorë Meshtarit mbasi ky t’a ket laçit vjedhsin në famulli, famullija ka tagar me i marr gioben si per vendi si per kishë, edhe pse famulltari t’a ket falë vgabimin, me gjith gja të vjedhne.


§.7. Rregullimi i pasunis së kishës


1.- Pronet e pasunin e kishës rregullon Famulltari, e famullija nuk ka tagar me lypë arsye Famulltarit per perdorim të frytit të xjerrun prej pasunis së kishës.


NYE I KATERT.
Meshtari i Famullis, ase Famulltari.

§. 8. T’emnuemit e famulltarit.


1.- Famulltarin e ven Ipeshkvi në Famulli, dhe Ipeshkvi vetun ka me hjekë prej Famullije.


§. 9. Tagari e detyrët e Famulltarit.


1.- Famulltari ka tagar me mësue e me qortue Famullin e me i krye zyret e Fes gjithsi t’a lypë puna e shpirtit, e kurkush i famuulis s’ka pushtet me i u përzie nder detyrë të Meshtaris.

2.- Famulltari, për sherbim, qi i ban Famullis, ka tagar me marrë të dhetat e kishës, mbas Kanunit të vendit ku gjindet kisha.

3.- Famullia nuk ka detyrë me i a çue famulltarit të dhetat te dera; Famulltari do t’i nxjerrë e do t’i bajë me puntorë të vet.

4.- Famulltari ka tagar me marrë frytin e pasunis së kishës si të tokave, ashtu dhe gjave të gjalla, e kurrkush per te s’mund t’i lypë arsye perposë të Parit të vet.

5.- Famulltari ka detyrë me i ba Famullis gjith at sherbim shpirtit e Fejet, qi atij i a ven barrë Kanuni i kishës; e ma teper edhe do sherbime, si me thanë; me bekue shpijat, me thanë Meshë ndo’i herë në motmot nder vorre të largta prej kishës së Famullis etj.


§. 10. Vehtja e Famulltarit asht e paprekshme.

“Prifti asht ndorja e Famullis.”
“Prifti s’bjen më gjak.”
“Prifti s’çohet në be.”


1.- Kush ven gjojë në Famullitar, a e shan e i germushet, e ven dorë më te rreh, ase e vret aj do t’i perligjet Famullis në mëndyrë të Kanunit të vendit. Famullija asht në detyrë me e lypë nderen e Famullitarit të vet.

2.- Me vra kush Famullitarin, gjaksin e ndjek Famullija, Bajraku e shpija e të vramit.

3.- Me vra dorërasi prej Famullije a prej Bajrakut, shpija e Meshtarit, nuk mund të vrasë tjeterkend prej shpis së gjaksit; pse ndryshej e çon gjak te shpija.

4.- Me vra kend Meshtari, as kisha as Meshtari s’giobiten, edhe Meshtari nuk bjen në gjak: gjakun e ban shpija e Meshtarit

5.- Rrallë e gati kurr s’çohet Meshtari në be 1) e vetun per punë të madhe fort.

6.- me ndollë qi Meshtari çohet në be, a per me dlirë vendin a per poronik, ky vetem do të njehet e do zehet per njizet-e-kater vetë.

7.- Kur Meshtari ban be, tuj kenë se xehet per njeri i drejt e i kushtuem së Drejtës së pasosme, nuk lypet qi ai të perkasë Unjillin me dorë; por mjafton qi të shqyptojë fjalët e bes para Unjillit.

8.- Me ra Famulltari nen giobë s’e kapë Kanuni: asht puna e të Parit të vet.

9.- Po kje teper i randë faji i Meshtarit ndaj Famiullin, Meshtari do t’i shtrohet gjygjit të Kanunit. I Pari dergon nji Meshtar tjeter me shtrue pengun në Kanu n’emen të Famullitarit.

10.- Meshtari i Famullis mundet me i u matë edhe me i ra ndokuj e me gjith këta s’i lshon marre as të rrahunit as vetë nuk bjen në fjal para Kanunit.


NYE I PESËT
Rrogtari i Kishës.


§. 11.- 1.- Rrogtari i kishës asht lirë me punue në shtek të vet.

2.- Rrogtari i kishës kudo të shkojë e per çë do fjalë qi do t’i trokllojë kuej te dera mbas urdhnit të zotnis së vet, aj shkon e tregon n’emen të Famullitarit.

3.- Me e tundre kush rrogtarin e kishës me fjalë a me punë, zehet se tundon Famullitarin, e bjen në giobë të kishës mbas Kanunit.

4.- Gioba, qi mirret per punë të rrogtarit të kishës, nuk i perket rrogtarit, por kishës e katundit.

5.- Me vra kush rrogtarin e kishës, dorërasi per në kjofët i Famullis së vendit, ndiqet vetem prej shpis së të vramit; por, në kjoft se asht i katundit të huej, atëher e ndjek edhe Famullija, në të cilin rrogtari kje vra.


NYE I GJASHTËT.
Punterija e Kishës.


§. 12. – 1- Me nga kush puntorët e kishës, bjen në giobë të Famullis.

2.- Sado puntorë me pasë për të kenë në punë të kishës gergasi lan vetem nji giobë, por ma të randë.

3.- Gioba, qi merret per ngase të puntoris së kishës, dahet ndermjet kishës e puntorve.



Artikull i dytë.

PJESA NDESHKIMTARE

NYE I SHTATËT.
Amtyra e ndeshkimeve.


§. 13. Kuptimi i ndeshkimit.
Per ndeshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit të ligjshem i pertrihet kuej per të bam.

§. 14. Të caktuemit e ndeshkimeve.
Vetem Bajraktari me krenë, e ndo’i herë edhe me të parë të kishës, ka tager me i a caktue ndeshkimin fajit të bam kundra kishës.

§. 15. Të dhanunat e ndeshkimit.
Fajtori, qi ka fye kishën, ndeshkimi i epet prej krenëve e prej vogjliet.

§. 16. Cilltia e ndeshkimeve kundra fajtorve të kishës
Ndeshkimet, qi nepen per faje tundra kishës, janë njikëto:

a) Të gjykuemt per dekë;
b) Të xjerrunt prej Bajrakut me rob e robi;
c) Të djegunt e shpis
d) Të Lanunt e tokës djerr a të premt e pemve;
e) Gioba me gja të gjalla
f) Gioba me pare.

V.O. mbas kanunit gioba me pare mundet me u la me do gja, tuj dhanë okën e drithit 1 grosh, okën e rakis 5 grosh, e kan e hullis 400 grosh.


NYE I TETËT
Caktimi i ndeshkimit mbas cillsis së fajit.


§. 17.- 1.- Kush then kishën, asht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robi jashta Bajrakut. Fajtori – dorërasi bahet batare prej Bajrakut, e shkon gjakhupë. Vllaznia e fisi ma i afermi i bakeqit e blen token e tij, e çmimi i saj i shkon kishës së thyeme.

2.- Kush vjedhë gjan e huej e shkon e e mshehë në kishë, pa dije të Famullitarit, i ka detyrë kishës 1000 grosh giobë per nderë të marre, e 100 desh e 1 ka giob Bajrakut, posë gjasë, qi do t’i a kthejë të zot’t në mëndyrë të Kanunit.

3.- Kush të vjedhë gjanë e gjallë të kishës, më rreth kupreshin Kanuni, ka me la dy per nji, si gjithkuej.

4.- Kush të vjedhë në qelë a banë të Famullitarit, do të lajë dy per nji gjan e vjedhne, 100 grosh kishës, per nder të marre, e 100 desh e 1 ka giobë Bajrakut.

5.- Aj, qi shan a ven gojë më Meshtar të Famullis perpara popullit, ka 100 grosh giobë kishës, e 100 desh e 1 ka giobë Bajrakut.

6.- Aj, qi i kercnohet a i germushet Famullitarit, do ti laj10 desh giobë.

7,- Kush t’i shpifet Meshtarit në punë të rënd kah ndera, ka shpin e djegun e 100 desh e 1 ka giobë Bajrakut.

8.- Me vu kush dorë më Meshar, me e rrahë, me e shty a se me pshty, aj digjet e piqet e qitet jashtavendit, tuj i a lanë token bar (djerr) per disa vjet.

9.- Ai, qi vret Meshtarin, bahet batare prej Bajrakut e gjaku i hupë. Ma teper i digjet shpija, toka i lihet bar, pemët, vneshta e kopshtijet i priten e i rrenohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per kishë; por vllaznija munden me i shperblye me pare.

10.- Me i folë ndokush keq, a me nga rrogtarin e kishës, aj do t’apë 10 desh giobë Bajrakut, a se edhe ma, mbas rendis së fajit.

11.- Aj qi vret Rrogtarin e kishës, po ke dorasi i katundit, i digjet shpija e i merren 100 desh e 1 ka per giobë.

12.- Me nga kush me fjalë a me punë puntorët e kishës, fajtori do të lajë gioben e 10 deshve.

13.- Aj, qi s’i vehet ndeshkimit të kishës e të Kanunit, Bajraku do të mblidhet tok te shpija e tij e do ti marr gjithshka në ket vathë.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Tetor 2003 17:00
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Post

Libri i dyte

FAMILJA

KRYE I DYTË

NDERTIMI I FAMILJES.

NYE I NANDËT.

Familja e kuptueme në vedvedi..

§. 18. Percaktimi i familjes.
Familja asht nji të mbledhun gjymtyrësh, të cilët gjallisin nen nji kulum, qellimi i të cillvet asht të shtuemt e gjindes nper mjet të martesës, të mkanbuent e tyne kah zhdrivillimi i shtatit e kah zhvillimi i mendes e i shises.


§. 19. Pjestarët e Familjes.
Familjen e perbajn gjindja e shpis; si të shtohen këta, dahen në vllazni, vllaznija në gjini, gjinija në fise, fiset në flamur e të gjith zbashku permblidhen në nji Familje ma të hapët, e cila quhet Kom, e kan nji atme, nji gjak, nji gjuhë, e doke.

§. 20. Tagri, perlimi e detyra e të zot’t të shpis.
Mbas Kanunit, sundimi i shpis i perket ma të vjetrit nen kulm të shpis a se vllaut të parë; po s’paten ato veti , qi duhen per me krye ket zyre si e lyp detyra, atbotë zgidhet kuvendisht prej shpjakve njaj, qi të jet ma i meqem, i urtë e ma kujdestar.

Zot shpije mundet m’u ba edhe njeri i pamartuem.
I zoti i shpis ka tager:

1) me ndejë në krye të vendit në shpi të vet, edhe pse gjinden ma të vjerer se ky në shpi;
2) mbi armët e veta, edhe njiqind qese n’i bashin; mbi kal të shalës; mbi shtrojë e mblojë të veten; mbi veglat e kafes, e këto sende as kunaja e dahes s’i pershin;
3) mbi fitime të gjindes së shpis, të rrogës a të falmeve;
4) me ble, me shitë e me ndrrue tokë, si arë, livadhe, xana (ograja), prozhme, rendin e vadës gja të gjalla e remet;
5) me dhanë e me merrë uha e me hi dorzanë;
6) me ndreqë shpija, ksolla vithna, etj;
7) me çue në punë a në shtek gjinden e shpis;
8) me çue gjinden e shpis per puntorë uha a edhe fjal;
9) mbi venë e raki, a me ble a me shitë a me dhanë uha;
10) me ndeshkue gjinden e shpis, kur kur mos të hecin si e
lypë e mara e shpis.

Ndeshkimet jan njikëto:

a) Me lanë pa hanger
b) Me u hjekun armët e krahit a të brezit per nji a dy javë;
c) Me lidhë a me burgosun në shpi;
d) Kryekcyemin me e da shpijet me pjesë, qi i perket, per me shporrë shnerzimin e rrezikun.

10) Me hi dorëzanë kush i shpis pertej se i ban arma; me shitë, me ble a me ndrrue gja pa leje të zot’t të shpis, ka tager mos mu pergjegjë, se Kanuja s’e xen per të zakonshme as të shitmen, as të blemen as të ndrruemen e as dorëzanin këso dore, e çdo send a gja do të shkembet, se a’ba pa leje të zot’t të shpis.

§. 21. Perlimi e detyra e të zot’t të shpis.

1) Mu perkujdesë per të marët e gjindes e të shpis;
2) Me mbajt në fre gjinden e shpis të mos t’i sjellin ndo’i dam a rrenim;
3) Me pri ma i pari në punë qi i perkasin vehtjes së tij;
4) Me mbajtë sy mbi tokët, të mos të jesin djerr; mbi tufë të gjas s’gjallë, të mos praptohet e mara e sajë;
5) Me punue me mend e urti merenda e jashta shpijet e të mos t’a çoj rrenimi e fika shpin;
6) M’u perkujdesë per veshë e mbathë të gjindes së shpis prej fitimeve të shpis;
7) Me mbajtë udhen e drejtsis në shpi, e mos me i a mbajtë krahin ma teper njanitt se tjetrit;
8) M’u ble armët djelmvet, kur të shofë se janë ba per to.

§. 22. Tagri i së zojës së shpis.
E zoja e shpis ka tager:

1) Mbi të gjtha sendet, qi bahen në shpi;
2) Me dhanë a me lypë uha miell, bukë, krypë, djath, e tlyen
3) Me i urdhnue grat e shpis, me i çue per ujë, per dru, m’u çue bukë puntorvet, me ujët (me vaditë), me bajtë pleh, me korrë e me mihë a me qirue.

§. 23. Perelimi i zojës së shpis.
E zoja e shpis ka:

1) Me ba gati mjesditen e darken, me zie, me ndreqë tryezen e me da haenat;
2) Me i a vu menden bylmetit të mos të shkoj dam
3) Mos me shitë, a me ble a me ndrrue gja pa leje të zot’t të shpis. E zoja e shpis s’gatuen, s’shkon per ujë, s’ban dru, as pleh, as me ujët as me korrë a me qirue, as bukë m’u çue puntorvet;
4) Me shikue drejtsin në të ndrequn të gjindes e të fmive të shpis; mos me i a mbajtë krahin kuej ma teper se tjetrit;
5) E zoja e shpis do të përkujdeset per fmi, sa të jen në punë grat.

§. 24. Tagri i gjindes së ships.
Gjindja e ships ka tager:

1) Me hjekë të zo’n e ships per në pashin se nuk punon per të marët e shpis a i çon kah fika;
2) Me hjekë të zojen e shpis, per n’u raftë per sysh se bracnon, a shet gja tinëz – edhe nji kokerr voejet me kenë – a n’u mbajtë krah fmivet të vet ma teper se të tjervet.
3) Mbi armët e veta seicili; munden me shitë, me ndrrue, a me lanë peng, porse s’kan tager me lypë tjetren në shpi;
4) Mbi qe ka tager bulku, qi i nget: me i ndimue kuej a uha a falë pa pasë nevojë per leje të zot’t të shpis;
5) Mbi tuf dhensh ka tager bariu, qi i ruen; i zoti i shpis s’ka tager me i u perzie në ket zyre; para se të shes gja a të prese ndo’i kambë berri, bariut do t’i thotë, e ky e din se çë fare berri a lope asht per t’u hjekë.

§. 25. Perlimi i gjindes së ships asht:

1) Mos me hi dorzanë pa leje të zot’t të shpis
2) Munden me hi dorëzanë edhe pa e pvetë të zo’n e shpis, porse per aq, sa u ban arma, se kjo asht e vehtja;
3) Nuk munden me i shkue kuej per puntorë pa leje të zot’t të shpis
4) Nuk munden me shit as me ble as me ndrrue gja;
5) Gjindja e ships nuk munden me mundshtue të zo’n e shpis në punët e shpis a të krahit;
6) Me ndigiue, e me shkue gjithkund t’urdhnoje i zoti i ships;
7) Kuj t’i a njese gishtin i zoti i shpis me dal n’ushtri, do të dale;
8) Granija janë në detyrë me punue per shpi; po u teproj koha, si të lirohen prej punve të shpis, munden me ba punë doret të vetat.



NYE I DHETËT.
Familja e kuptueme në Katund e në Flamur.

§. 26. Tagri i Familjes.

1) Ka tager e za në kuvend të katundit;
2) Ka tager në pjesë të giobës së katundit;
3) Ka tager në kujri të katundit;
4) Ka tager me marr më ndore kedo;
5) Ka tager me pri me unë zjarmi e me spatë në të djegun të nji shpije në fis të vet;
6) Ka tager me pri gjobtarvetnë vathë të fisit të vet;
7) Me ra më ndo’i faj të randë shpja, per të cilin i shkon ndeshkimi i unës së zjarmit e i spatës, as katundi as Flamuri s’mund vej dorë më rrenim pa pri vet fajtori.

§. 27. Perlimi i Familjes.

a) në Katund:
1) I zoti i shpis do të pergjegjet per çdo dam, qi t’bajn kuej gjindja;
2) Do të dalë në kuvend gjith sa herë të mblidhet katundi;
3) Do të çojë puntorin në punë, qi ka katundi rrethas;

b) në Flamur:
1) Do të dalë në kuvend të Flamurit kur të thirren “Burrë per shpi’’
2) Do të pergjigjet rrethas me katund per “dy hae bukë” djemvet të Flamurit
3) Do të lajë 400 grosh giobë Derës së Gjomarkut per çdo vrasë
4) Do të dalë n’ushtri të Flamurit.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Tetor 2003 17:04
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

KANUNI I LEKE DUKAGJINIT

te plote KANUNIN E LEKE DUKAGJINIT mund ta merrni tek adresa....

http://www.ganixhafolli.com/Kanuni/hyrje.htm

por aty mungon hymja nga at.Gjergj Fishta qe i bahet librit te At Shtjefen Gjeqovit (Kryeziu) me permbledhjen e kanunit....
kur ta gjej do ta nisi edhe ate..

ciao 3Sh

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Shkurt 2004 13:21
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT, VLERAT E TIJË DHE KEQPËRDORIMI I ATYRE VLERAVE SOT, NË SHQIPERI, NGA INDIVID TË VEÇANTË,DHE NGA POLITIKA SHQIPËTARE, KEQPERDORIM I QELLIMSHEM!


Në periudhën më të vështirë për kombin dhe popullin Shqipëtarë, atëherë kur Shqipëria po pushtohej nga perandoria Osmane, ku po vihej në rrezik ekzistenca e kombit shqipëtare... Nën kujdesin e drejtpërdrejte të burrit të madh të kombit Shqipëtarë Lekë Dukagjinit, prijës i Dukagjinit, u mblodhën krerët më të shquar të burrërise dhe intelegjencës Shqipëtare të asajë kohe, ku bashkuan mendimet përfundimtare të tradites dhe zakoneve Shqipëtare në të gjitha fushat e jetesës, duke përpiluar atë dokument, ligj, per shtetin e kombin qe u quajt: ”KANUNI”.

Lekë Dukagjini e mori atë inisiative në atë moment delikat për fatet e Kombit dhe të popullit shqipëtarë, në një kohë kur shumë vënde të ballkanit dhe më gjërë, nuk kishin, jo vetem një Kanun ligjor të ngjashëm, por as norma zakonore të njohura gjërsisht në të gjithë kombin e tyre, e aq më pak në arenën Ballkanike, apo deri në dyert e perandorisë Osmane e me gjere...

Pra në atë periullë, kur ballkanit po i kërcnohej jo vetëm një barbari 500 vjeçare e sapo filluar, por po i kërcnohej edhe një asimilim dhe zhdukje totale e zakoneve, kulturave, traditave dhe e çdo gjëje të trashiguar gjatë shekujve nga ato vënde... Në atë pikë kulmore për historinë e Kombit Shqipëtare e shohim Prijësin e Dukagjinasve Lekë Dukagjinin, jo thjeshtë si një prijës i një krahine me tradita e zakone të hershme Pellazgjike-Ilire-Shqipëtare.

Por, si një njeri që vihet në krye të atijë misioni historik, humanitar, njerzor shqipëtarë, për të shpëtuar jo vetem kulturën, traditat, zakonet e popullit shqipëtarë, por për ti vënë gjoksin dhe ligjin zakonor tradicional kombëtarë shqipëtarë, përballë, armikut pushtues e shkatrrimtarë. Dhe per ti thënë se ne jemi shtet, komb më vehte, me zakonet dhe traditat tona që nuk guxon askush të na i shklasë. Në të njëjtën kohe duke mos pranuar dhe mos njohur asnjë llojë ligji as pushtimi prej perandorisë Osmane. Ligje të një pushtuesi që tentonte të zhdukte zakonet, traditat, kulturën e Kombit Shqipëtarë, për të vendosur ato të vetat...

Në atë periudhe delikate dhe mjaft të rrezikshme për popullin dhe kombin shqipëtare, Lekë Dukagjini me inisiativen e tije, bashkoj burrat më të mençur të trevave veriore shqipëtare. Bashkim në një kuvënd, në të cilin u shtruan në një diskutim të gjërë, traditat, zakonet, shekullore të popullit të thjeshtë, dhe nga ato mendime e vlersime u zgjodhën më të mirat dhe më të drejtat për ti bashkuar në një të vetëm e mbarë kombëtare, që do të quhej “Kanuni”.

Emri Kanun, sic e ka spjeguar dhe At Gjergj Fishta, do të thote: “Prerje e drejte”, pra vëndosje drejte për çdo njeri, si për atë që është i pasur apo i varfer, si për atë që është i njohur dhe i rrespektuar, ashtu edhe për atë që është njeri i thjeshtë dhe pa ndonjë prezencë në shoqëri. Pra Kanuni do ti gjykonte njësoj fajtorët dhe do tu jepte njësoj pafajsinë të drejtëve, të pafajshëmve... Pas atyre kuvendeve të gjata, të kryepleqve të malsinave, Dukagjinit, e krahinave të tjera, Lekë Dukagjini pas mbledhjes se mëndimeve të të gjithe kryepleqësisë Shqipëtare anë e mbanë.

Duke i bashkuar dhe seleksionuar në një të vetëm, nxorri të perfunduar “Kanunin”, ku vete kryepleqesia Shqipetare e asaje kohe i dha titullin: “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Për vetë meritën që pati ai burrë i madh i kombit në organizimin dhe bashkimin e perpunimin e atyre ligjeve e zakoneve shqipetare... Kanuni mori udhen e pa kthyeshme të historisë Shqipëtare. Ai ishte “Kushtetuta” e parë kombëtare, ku i thotë botës dhe njerzimit, se populli Shqipëtarë është i kompletuar me ligjet e veta, bazuar në zakonet tradicionale shekullore Shqipëtare si dhe në themel të vet ka dhjetë urdhënimet e tënzot sipas biblës së shënjtë... Kanuni ishte për atë kohë një deklarim botrisht; se Kombi Shqipëtare është komb katolik, që i falet dhe i lutet Zotit, që njeh biblën e shënjtë dhe njeh “Benë” sipas biblës e zakonit shqipëtare. Pra është një vënd Europian, që po deklarohej kundër nderhyrjeve ushtarake osmane në Shqipëri, në ballkan e më gjërë...

Që prej atijë momenti të daljes së Kanunit të Lekë Dukagjinit, pushtimi osman nuk do të ballafaqohej vetëm me qëndresën e armatosur të popullit Shqipëtarë, por dhe me fuqinë morale që u dha mbarë shqipëtarve vetë Kanuni me kodet e veta. Pra u dha atë mbështetje shpirtërore, unitet bashkimi e vllazërimi, pastërti e besë ndërmjet njëri tjetrit, shuarje të grindjeve e ngatrresave midis vllezërve Shqipëtare. U dha pra, një përsosmëri në motivimin e vetë jetës në të gjitha pikpamjet, u shtoj kujdesin dhe ndjeshmërinë ndaj të kqijave e padrejtsive...

VIJON

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Tetor 2004 23:49
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Vlerat e Kanunit nëpër kohra

Vlerat që kishte për atë kohë dhe për shekuj me radhë janë të shumta, sa që nuk mund të përfshihen me një shkrim të thjeshtë... Shqipëtarit i mbrohej nderi, vlera, virtyti, e drejta, prona, familja, gjaku, fisi, katundi, bajraku, krahina e deri kombi, jo vetem me atë beslidhjen e thirrjen e thjeshtë të kushtrimeve e zërave shpat me shpat, por edhe me një Kod ligjor shqipëtare me rreth 1500 nene.

Të përpiluara jo vetëm me një llogjikë e mençuri të rradhë, por me një drejtësi të veçantë dhe të pa shoqe në botë... Kanuni dënon ashpër llafazanët, hajdutët, shpifësit, intriguesit, përdhunuesit, plaçkitsit, spiunët, tradhtaret apo çdo shkak tjeter që i çonte njerzit deri në vrasje... Pra çdo veprim të pa ndershëm e nxjerr para gjykimit të burrave të mënçur dhe e ndëshkon që nga gjoba e deri me izolim të atijë individi apo grupi, duke e përjashtuar nga shoqëria e shëndoshë përgjithmonë. Jo rradhë herë sipas shkallës së veprës së keqe, keqbërsit i digjej shtëpia, duke e detyruar vetë dorasin që ti vinte me dorën e vet flakën shtepisë së tijë për fajin, krimin që kishte kryer ndaj tjetrit me të pa drejtë, dhe dëbohej nga fshati apo krahina përgjithmonë.

Kanuni thotë qartë, se për fjalë gojë, që do të thote: As për të shame e as për të shpifura nuk vritet njeriu, nuk i merret jeta askujt, ai që vret për fjalë goje, ai është fajtor dhe bjen në gjak, sepse e vrau njeriun për fjale... Ndërsa, kur është i detyruar njeru të vrasë, në rastet kur i dhunohet gruaja, fëmija, i vriten apo i rrëmbehën me dhunë pjestarët e familjes kryesisht femrat, atëherë në mbrojtje të jetës së njerzve dhe të nderit të familjes, kur nuk gjëndet mundësi tjetër per ti shpëtuar, njeriu vret kriminelin dhe për atë lloje krimineli, vrasësit gjithsesi i është kërkuar llogari nga pleqësia dhe i është matur shkalla e fajit, ndoshta dhe e pafajsisë, pse krimineli, i vrari, konsiderohej fajtor i vrarë në tentativë për të kryer krimin apo duke e kryer...

Në Kanun ka qenë e qartë se për përdhunimin e një gruaje, krimineli binte dy herë në borxh, një herë burrit të gruas apo fisit të tijë, dhe së dyti prindërve të asajë gruaje apo fisit të sajë, ashtu edhe në se e vriste gruan dikush, krimineli do të lante dy pare gjaqe... Ndërsa për vrasjen e një burri, krimineli kishte një gjak borxh... Sikur të zbatohej Kanuni, nuk do të ndodhnin kurrë ato miera vrasje siç po ndodhin sot në Shqipëri, vetëm për grindje fjalësh, për thashethëme e për shpifje...

Ashtu sikur plaçkitsve, hajdutve, përdhunuesve, grabitësve të grave e vajzave, jo vetëm që do të u digjej shtëpia, por do të mos lejoheshin të hynin më kurrë në qytetin apo fshatin e tyre, pse ata kanë kryer ato veprime kriminale me gjakftohtësi e vetëdije. Pra nuk do të ndodhte më në Shqiperi asnjë rast i siper përmëndur. Vetem 4 ose 5 persona të asajë kategorie, sikur të ndëshkoheshin prej kryepleqësisë së burrave të zgjedhur të qytetit, fshatit apo krahinës, kurrë me të tjerë nuk do të ndermerrnin veprime të ngjashme kriminale...

Kanuni ka shumë pika të rendësishme dhe vlera të veçanta në tërsinë e vet. Vlera të cilat janë njohur e vlersuar thellësisht dhe me një disiplinë përkushtimore për gati pesë shekuj me radhë, që nga njerëzit më të thjeshtë dhe deri tek vetë kryepleqësitë e atyre kohrave, apo principatat shqipëtare. Para Kanunit të Lekë Dukagjinit është përule me respekt duke e njohur dhe kërkuar nga të gjithe njerëzit që të respektohet, vetë Gjergj Kastrioti, Skenderbeu. Kanuni ka qënë një beslidhje, e një simbol bashkimi e bashkpunimi midis princave shqipëtare dhe të gjithë popullit ndermjet vedi, për të organizuar qëndresën kundër pushtuesit osman...

Fjalet “Besa-Besë” simbol i bazës së Kanunit.

Baza e Kanunit kanë qënë fjalët hyjnore: “Besa-Besë”! Fjalë që nuk janë thyer kurrë, kur ajo besë është dhënë, edhe prej njerëzve më të thjeshtë. Vetë dyert e perandorisë Osmane janë detyruar ta njohin Kanunin dhe të mos ja shklasin në asnjë pikë popullsisë Shqipëtare, sidomos asajë pjesë, që nuk kishte ra nën sundimin osman, por edhe pjesës qytetase që kërkonte të rrespektonte ato kode kanunore për mënyren e zgjidhjes së problemeve shoqërore, tradicionale e zakonore të jetesës së vet. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, pas biblës, ligjeërohet me anë të Kanunit të Lekë Dukagjinit, “FALJA”. Pra, të njihet ai që kërkon falje dhe ti falet faji para njerëzve dhe para të viktimizuarve...
Një vepër fisnike me një madhështi të veçantë që ka vetë FALJA, ka gjetë mbështetje dhe zbatim tek populli Shqipëtarë si në asnjë vënd tjetër të botës. Shumë kritik anti shqiptarë, e sidomos ata pro shovinizmave greko-sllave, janë përpjekur që ta komentojnë mbrapsht dhe të nxisin fushata kundër Kanunit nëpër shekuj e dekada. Por fantazitë e tyre kanë dështuar. Një ndër kulçedrat antikanunore ashtu siç qe edhe anti Shqipëtare, ka qënë diktatura komuniste e cila me kalemxhinjtë e vet servilë, holli baltë për 50 vjet me radhë mbi Kanunin, mbi vlerat, madhështinë e fisnikrinë e tijë, mbi simbolin e burrërisë e krenarisë shqipëtare...


VIJON

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Tetor 2004 20:14
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

uaaaaaaaaaaaa sa teme interresante se disha qe kanuni i Lekes ashte kshu mendosha ndryshe nga qe te gjith e perbuzshin,,, por mesa shof une edhe ato qe e perbuzin sdo ta njohin kanun e Lekes kshu si puna e jeme,, mire qe e hapet ket teme se mesova dicka qe nuk e disha..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Tetor 2004 21:06
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Niqua Kliko këtu për të kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Niqua Shto Niqua në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Niqua në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Pika për të cilën është sulmuar Kanuni.

Në të shumtën e rasteve janë gjetur shtigjë për ta dhunuar Kanunin, tek pjesët ku shkruhet për të drejtat e femrave, grave dhe vajzave. Ku Kanuni ua ka hequr të drejten për të shikuar vetë per martesë, jo vetëm vajzave por edhe djemve... Në kushtet e luftës, pushtimit total të një armiku barbarë që po zhdukte kultura e popuj, një arsyetim i Kanunit për martesën e femrave, ka qënë me vënd. Për faktin se martesa me dashuri e lidhë femrën me çdo llojë njeriu, të çdo lloje rrace e kombi, pra dashuria nuk merr parasysh në se i dashuri i një vajze është ushtar pushtues apo oficer i Sulltanit apo sllavit, vëndasi apo të huaji, pushtuesi apo rrugëtari...

Ashtu që Kombi Shqipëtarë kishte pësuar aq shpesh e aq shumë. Sidomos në periudhat e dyndjeve sllave në veri të vëndeve Ilire, me anë të martesave dhe të lidhjeve dashurore sipas traditave antike, ishin asimiluar jo vetëm miera Ilirë-Shqipetarë, por edhe territore të tëra, deri atje ku vëndet sot quhen Bosnje apo Kroaci...

Po të lexojmë legjendat e Mujit e të Halilit, na flasin shumë qartë për rreziqet dhe luftrat që kanë shkaktuar martesat e ndërsjellta me të huajt në ato kohra... Në kohën kur Kanuni i ka kufizuar deri në ndalim të drejtën femrës që të mos e zgjedhë martesën e vet vetë, por vetëm prindërit dhe të afërmit... Qellimi ka qënë, jo për të shtypur femrën shqipëtare, por për të shpëtuar kombin nga asimilimi.

Pasi dihet se Femrat janë NANAT e Kombit. Shumë femra Shqipëtare nëpër qytete të Shqipërisë në kohën e perandorisë osmane, u martuan me ushtar turq, me detyrim të dhunshëm, apo me raste dashurie, u detyruan të humbasin gjuhën, zakonet, kulturën dhe u larguan nga Shqipëria nën detyrimin e burrave Turq. Fëmijët e tyre kurrë nuk folën më Shqip, ashtu shuheshin shumë dyer e familje në atë kohë...

Shëmbuj të ngjashëm kemi sot martesat e vajzave Shqipëtare me të huajt nëpër botë, në emër të një pseudodashurie, por më shumë janë martesa për letra, martesa që po deshtojne në përqindjen më të madhe... Raste që ngjajnë kur femrat veprojnë pa pyetur asnjë njeri të familjes...

Pushtuesit e çdo lloji, si në kohët e lashta, të mesjetës, apo ato moderne, në situata lufte, kanë perdorur dhe perdorin vazhdimisht një taktike poshtruese dhe ç’kombtarizuese ndaj popullit vëndas, metodën e perdhunimit të femrave, martesave të dhunshme etj... Ajo është bërë me qellim për ta shkatrruar moralisht popullin vëndas, dhe për ti vrarë të ardhmën...

Le të kujtojmë ndodhitë fatkeqe në luftën e Kosovës, ndodhi të cilat, po thuajse, në përqindjën me të madhe po i përballojnë ato vuajtje e tmerre, vetëm, ato gra e vajza fisnike, të cilat nuk ja çfaqin askujtë se çfarë kanë hequr nën dhunën e ushtarakve pushtues barbarë serbo-sllav...

Vërtet gruaja Shqipëtare në kohën e daljes së Kanunit dhe për 5 shekuj me radhë ka pasë disa të drejta të kufizuara, por në anën tjetër ajo ka pasë nderimin: Zojë shtëpie! Dhe ka pasë autoritet e mbrojtjen e veçantë, si nga njerëzit e vet dhe nga burri me të afërmit e tijë, për çdo rast padrejtësie. Gruan nuk ka guxuar kush ta vrasë për grindje as për gjakmarrje.

Gruan nuk ka guxuar askush që ta izolojë në raste vrasjesh apo grindjesh e ngatrresash, siç po e izolojnë sot në Shqipëri në emer të gjoja gjakmarrjes. Gruas nuk guxonte kush ti vëjë prite e as ta ndalojë në prita. As gruan as fëmijët nuk guxon kush ti prekë e as ti ndjekë për gjak. Vetëm barbarët sllavo-grekë i kane vrarë gratë e femijët Shqipëtarë; tjetër kush nuk ka guxuar, të pakten, para viteve 1944. Për vrasjen e një gruaje janë marrë dy palë gjaqe, njërin duhej ta merrte burri, tjetrin vllezrit apo fisi i gruas. Gruaja ka qënë e pa prekshme në rrugë, në pazarë e kudo.

Gruaja ka pasë të drejtën edhe të hyjë ndermjetës në raste ngatrresash e vrasjesh, pra ka ndale vrasjen, është fut në mes burrave me fjalën e sajë thirrse për paqe... Dhe palët kanë qënë të detyruara të ndalojnë fjalët dhe armët e të terhiqen per ta zgjidhur sherrin pleqërisht... Gratë në pjesën më të madhe të vëndit kanë drejtuar ekonominë e shtepisë duke i kerkuar vazhdimisht burrit sigurimin e bazës së jetesës në ushqime, veshje etj. E Zoja e Shtëpisë ka zotruar të drejtën e drejtimit të organizimit të jetës në rregullin e brëndshem familiar, ku burrat nuk kanë guxuar të ndërhyjnë...Gratë në çdo shtëpi kanë pasë dhomën e tyre të veçantë, ku janë mbledhur në raste të kurdohershme për të biseduar e ndenjur me njëra tjetrën...

Gra të veçanta kanë marrë pjesë edhe në kuvënde, edhe në lufte me arme në dorë... Kanë dhënë mëndime ku u është dëgjuar fjala dhe janë dalluar për vepra trimërie e heroizmi, vlersim të cilin e kanë njohur dhe ruajtur me rrespekt të veçantë, kreret e vëndit dhe gjithë populli Shqipëtare... Gruas i është besuar dhe lenë në dorë rritja, edukimi dhe mësimi i gjuhës amëtare tek fëmijët... E gjithë ajo, ka qënë nderim, rrespekt, vlerësim dhe besim për gratë Shqipëtare. Kufizimet qe i janë bërë, kanë pasë vetëm qellimin e ruajtjes së nderit të femrës dhe të ardhmërisë së Kombit. Unë do të u drejtohesha sot kritikëve të Kanunit dhe do ti pyesnja se çfarë të drejtash kanë gratë sot në Shqiperi dhe kush i mbron ato?? Këtu veçoj gratë politikane dhe të pasura, gratë e atyre që ruhën me bodigardë e polic.

Ato nuk është, se kanë të drejta, por janë nën hijen e rrethit të pushtetarve, nen hijen e atyre qe janë të gatshem të ushtrojnë dhunë policore për ti mbrojtur... E megjithatë, edhe ato nuk mund të levizin lirshëm nëpër Shqipëri, pa disa njerëz të armatosur me vehte... Në kohët e Kanunit gruaja ka ecur vetëm me qindra kilometra ose grup grash nëpër male e fusha dhe askush nuk ka guxuar ti prekë, as në rrugë e as në pazarë... Sot grabitet gruaja apo vajza në shtëpi të vet, prej mafjozve, kriminelve...

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Tetor 2004 21:08
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Për shkeljen e të drejtave të grave sot në Shqipëri,
vallë a mos është fajtor Kanuni?


Gartë dhe vajzat nëpër fshatrat e Shqipërisë nuk ngopën me buk, ato dalin të lypin një sahan miell për të përballuar urinë e familjes, nuk kanë kushtet minimale për jetesë, për ti shërbyer higjenës vetijake.
Nëpër qytete gjëndën të pa puna dhe pa përkrahje, shpesh në mëshirë të çastit dhe të të papriturave... Në vëndet e Europës, që nga Greqia e deri në Suedi, apo Angli dergjën në duar të mafjes prostitucionaliste mbi 100 mije gra e vajza Shqipëtare... Si janë grabitur ato në Shqipëri? Kush i ka mashtruar, gjoja në emër të martesave moderne me njerëz të pasur, apo të një pseudo-pune? Ata mafjoz e mashtrues, deri në të cilin rang në Shqipëri kanë hypur? Sikur të respektohej Kanuni, a do të guxonin ata kriminelë të grabitnin apo të mashtronin femra Shqipëtare e ti shisnin nëpër botë për seks? Ata nuk do të guxonin kurrë që të kryenin vepra të tilla krimiminale sikur Kanuni të rrespektohej apo të zbatohej pikë për pikë.
Ata do të kishin gjaqe pa fund për të larë, për atë dhunim të moralit e të nderit të familjes Shqipëtare... Mirpo për fat “të zi”, të atyre kriminelve-mafjozë, populli Shqipëtarë ka dekada që beson tek qeveritë e vëndit dhe Kanunin e ruan si një rrelike në shpirt, por edhe në gadishmeri per ta zbatuar atëherë kur pushtuesit e huaj të sulmojne vendin, apo atëherë kur qeveritë nuk funksionojnë më, ashtu siç ka ndodhur dekadën e fundit... Në kohën e sotme shkeljet mbi nderin e shpirtin e Shqipëtarve në Shqipëri janë bërë gati të perditshme dhe të pa zgjidhshme... Ashtu që vetgjygjësia e disa njerëzve po tregon qartë se qeveritë nuk po funksionojne në shërbim të jetes e të stabilitetit të qytetarve, sidomos pas vitit 1997 e në vazhdim...

A ekziston ndonjë fije burrëri sot, si në kohet e burrërisë Shqiptare
kur çdo marveshje përmbydhej me fjalen e vetme “Besa-Besë”! ?
Dhe pse çdo gjë e keqe që ndodh i veshet Kanunit?


Mos qoftë e thënë që Kanuni të vihet në zbatim dhe të përdoret sot nga masa e popullit, me atë disiplinë e rrespekt që është zbatuar para viteve 1944. Po të ndodhë ajo, do të vriteshin miera kriminele, mafjozë, që kanë grabitur vajza, vrarë pa shkak, e të pa fajshëm. Kriminelve që mbrohen nga zinxhiri mafjoz deri lart, do të u kërkohej “gjaku”. Së pari urdhërdhënsve pushtetarë që kanë vrarë njerzit e thjeshte që në 1945 e deri me sot... Njëkohësisht do të përjashtoheshin të gjithë hajdutët, kriminelët, mashtruesit, llafazanat (puntorët e kqinjë), siç shkruhet në Kanun, do të largoheshin nga politika Shqipëtare dhe do të nxirreshin më një anë si njerzit më të pa denjë të shoqërisë Shqipëtare.
Do të largoheshin prej kryepleqësisë burrërore shqipëtare, gjithnjë sikur të zbatohej Kanuni dhe të ekzistonin sot ato kryepleqësi me atë burrëri e vlera që kanë patur burrat Shqipëtarë të atyre kohrave... Burrëri që sot mjerisht nuk ekziston, pasi pushtimet e huaja gjatë shekujve, si dhe diktatura barbare e transformoj atë burrëri me dhunë, në nje shtresë të varfërish, deri për një pale rroba... Por populli është i durueshëm tej mase, dhe shpesh herë beson verbërisht mashtrimeve të të korruptuarve mafjozë e pranon qeverisjen prej tyre... Faje qe i kushtojnë shtrenjtë, por korigjohen pas një psimi të madh... Kanuni jo vetëm që nuk zbatohet në asnjë pikë, as ‘nen’ të tijë, por, po sulmohet në mënyrë të qellimshme nga të dy krahët, si nga kriminelët e keqbërsit, ashtu edhe nga pushtetarët. Pala e inkriminuar thotë se po zbaton Kanunin kur vret, vjell, perdhunon nderin e familjën e tjetrit, ndërsa qeveritarët për vrasjet mafjoze e politike dhe të çdo rangu i cilsojnë si vrasje kanunore...
Palët kriminale që kanë gjetur hapsirë për të vepruar në Shqipëri si rezultat i korruptimit të politikanve me krimin, e përdorin emrin e Kanunit si mbulesë për të justifikuar krimet që bëjnë dhe për të krijuar një kaos në masën e popullit, duke i bërë grindjet e krimet masive deri tek njerzit e thjeshtë... Dëgjohen raste se u vra (x) person nga (y)-ni, sepse ai e shau... Dhe direkt atë mbrëmje Televizori Shqipëtare jep lajmin se u krye një vrasje Kanunore...
Natyrisht që punonjësit e informacionit dhe drejtuesit e TVSH nuk kanë njohuritë e nevojshme historike, as mbi traditat as kulturën e hershme Shqipëtare, e aq më pak të njohin Kanunin në përmbajtjen e tijë... Por ashtu, siç u vjen urdhri, që ta japin atë lajm, dhe të ja veshin Kanunit vrasjen, për të ja larguar qeverisë, si shkaktarë i parë, ashtu e transmetojnë ata gazetarë... Them shkaktarë i parë është qeveria: Sepse, krizat ekonomike, mjerimi, vuajtaja, mafja, krimi i hajdutëve, veprimtaria e pa përgjegjëshme e pushtetarve i bën, deri edhe njerzit e thjeshtë, të vriten me njëri tjetrin, për fjalë goje, pa përfillur asnjë shënjë burrërie e njerëzie, apo zakoni Shqipëtare. Njerëzit e thjeshtë po psojnë kriza psiqike kur dikush u rremben fëmijën dhe ata reagojnë në menyra agresive duke vrarë edhe vehtën, shpesh, nga pamundësia për të gjetë dorasin, apo shkakun... Kthehemi tek vrasja për një të shame, apo për një fjalë gojet... Po në cilen pike të Kanunit shkruhet, që pse të shan tjetri duhet ti marrësh jetën? Në asnjë fjalë, as rrjesht, nuk ekziston...
Kanuni i Lekë Dukagjinit ka pushuar së funksionuari që në ditët kur Shqipëria ka filluar të qeveriset nga Shqipëtarët. Perpjekjet për ta përdorur atë Kanun, për të justifikuar apo gjykuar vepra të shtrëmbra apo të drejta ka qënë dhe janë spontane. Vetëm në rastet kur nuk ka funksionuar shteti apo pushteti. Kanuni bashkë me vlerat e veta historike e kombëtare e ka vëndin vetëm në histori, si një rrelike e kombit dhe aspak për tu vënë në zbatim apo veprim sot. Ai e ka pase vlerën e vet atëherë kur nuk ka qënë Shqipëria e qeverisur nga Shqipëtaret, kur vëndi ka qënë nën sundime të një pas njëshme, atëherë kur pushtetet pushtuese përpiqeshin të zhduknin kulturën, zakonet, traditat, gjuhën, pra të na çfarosnin si komb. Kanuni e ka kryer misionin e vet historik për gati 5 shekuj, më së miri.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Tetor 2004 15:10
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
gagaci
orator_i_mbaruar

Regjistruar: 24/10/2004
Vendbanimi: tirona re_lapraka_ali demi-kjo osht tirona jon...
Mesazhe: 163

Vertet qe eshte interesante te lexosh pjese nga Kanuni. Eshte hera e pare qe lexoj per te, pasi vetem kisha degjuar. Por, i dashur Tresh, te njejtat ligje dhe nene te Kanunit na i ofron me se miri dhe ne menyren me te qarte kushtetuta jone, Kushtetuta e RSH. Eshte tjeter gje vullneti per ti zbatuar keto ligje.
Jemi nje vend i vogel, nje shtet i vetem dhe si i tille na nevojitet vetem nje kushtetute. Kanunit i ka perenduar koha qe ne vitet '70.

Ti na rreshtove nje sere fragmentesh nga Kanuni. Ndersa une po te jap vetem hyrjen dhe 3 nenet e para te kushtetutes aktuale te miratuar me 21 Tetor 1998, e cila thote:

"Ne, Populli i Shqiperise, krenare dhe te vetedijshem per historine tone, me pergjegjesi per te ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera te tjera universale, me vendosmerine per te ndertuar nje shtet te se drejtes, demokratik e social, per te garantuar te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, me frymen e tolerances dhe te bashkejeteses fetare, me zotimin per mbrojtjen e dinjitetit dhe te personalitetit njerezor, si dhe per prosperitetin e te gjithe kombit, per paqen, mireqenien, kulturen dhe solidaritetin shoqeror, me aspiraten shekullore te popullit shqiptar per identitetin dhe bashkimin kombetar, me bindjen e thelle se drejtesia, paqja, harmonia dhe bashkepunimi ndermjet kombeve jane nder vlerat me te larta te njerezimit, Vendosim kete Kushtetute:

Neni 1

1. Shqiperia eshte republike parlamentare.

2. Republika e Shqiperise eshte shtet unitar dhe i pandashem.

3. Qeverisja bazohet ne nje sistem zgjedhjesh te lira, te barabarta, te pergjithshme e periodike.

Neni 2

1.Sovraniteti ne Republiken e Shqiperise i perket popullit.

2. Populli e ushtron sovranitetin nepermjet perfaqesuesve te tij ose drejtpersedrejti.

3. Per ruajtjen e paqes dhe te interesave kombetare, Republika e Shqiperise mund te marre pjese ne nje sistem sigurimi kolektiv, ne baze te nje ligji te miratuar me shumicen e te gjithe anetareve te Kuvendit.

Neni 3

Pavaresia e shtetit dhe teresia e territorit te tij, dinjiteti i njeriut, te drejtat dhe lirite e tij, drejtesia shoqerore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombetar dhe trashegimia kombetare, bashkejetesa fetare, si dhe bashkejetesa dhe mirekuptimi i shqiptareve me pakicat jane baza e ketij shteti, i cili ka per detyre t'i respektoje dhe t'i mbroje.

Per me tej referohu faqes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve www.kqz.org.al

__________________
Durimi eshte nje virtyt prej te cilit shqipetaret kane fare pak ose aspak.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Tetor 2004 12:13
gagaci nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të gagaci Kliko këtu për të kontaktuar me gagaci (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: gagaci Shto gagaci në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto gagaci në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:33 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Kanuni i Lekë Dukagjinit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.