qershor13
Vagabonding
Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Ballkaniada e beachvoley-t, fitojnë greket.
Ka përfunduar dje në Pogradec Kampionati Ballkanik për të Reja në Plazh.
Ka përfunduar dje në mesditë në qytetin e Pogradecit Kampionati Ballkanik i Bechvoley-t për të Reja, me pjesëmarrjen e tetë çifteve (gjashtë nga Shqipëria, një nga Rumania dhe një nga Greqia). Dje janë zhvilluar ndeshjet finale të këtij turneu, ku në përfundim vendin e parë e ka zënë çifti nga Greqia, i përbërë nga dyshja Georgia Terzogloli - Fotini Cantopulu. Në vendin e dytë u renditën dy çifte, ai shqiptar Poljana Ambo - Dorina Hoxhalli, dhe ai rumun, Irina Fiorentina Aleksandru - Elena Moldaveanu. Greket, në finale arritën të fitonin ndaj çiftit të vajzave të reja pogradecare, duke u shpallur kështu fituese të Kampionatit Ballkanik të Beachvoley-t për të Reja. Takimet e djeshme, ashtu si ato të ditës së parë, kanë qenë mjaft të ekuilibruara dhe kanë dhuruar nivel të lartë. Kjo bëri që publiku i shumtë i pranishëm në këtë turne të mbetej i kënaqur nga ndeshjet e zhvilluara në Pogradec. Pas përfundimit të këtij aktiviteti ballkanik, oragnizatori Llazi Gërxhalli u shpreh: "Punuam mjaft për të krijuar një mjedis sa më të kulturuar për këtë aktivitet, kjo falë mbështetjes së Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe Bashkisë së Pogradecit. Gjithashtu dua të falënderoj publikun pogradecar, që përcolli me duartrokitje çdo takim. Javën e ardhshme do të zhvillojmë edhe ballkaniadën e të rriturave dhe mendoj se ndeshjet do të jenë më luftarake," - shprehet Llazi Gërxhalli, një nga organizatorët e këtij turneu. Ndërkohë, çiftet pjesëmarrëse në këtë turne ishin: Irina Fiorentina Aleksandru - Elena Moldaveanu nga Rumania dhe Georgia Terzogloli - Fotini Cantopulu nga Greqia. Ndërsa çiftet shqiptare zbritën në fushë me dyshet e përbëra nga: Poljana Ambo - Dorina Hoxhalli, Anjeza Isaku - Denisa Kllogjeri, Malvina Berberi - Sonila Shyta, Antonela Syryku - Ada Zyferi, Genta Qose - Alba Qose dhe Dorina Gorea - Brisilda Gjeka.
__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|