Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > Iliret
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Iliret

Iliret
1. Origjina e Ilirëve

Popujt që u bënë më të njohur në historinë e lashtë të Ballkanit janë grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë ndër banorët më të lashtë të Gadishulit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropogjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre. Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaftë të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit, në veri, e diri te gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri te tokat përreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugut. Këto janë fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendës që në shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është shumë e lashtë. Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike. Teoria e vjetër që i bën ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII-XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropër Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në Ballkan nga veriu. Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.

2. Fiset kryesore ilirie

Ndër fiset më të përmendura ilirie janë taulantët, adrianët, dardanët, dalmarët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.

- TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.

- ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

- DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

- ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.

- ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

- DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.

- DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.

- PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

- MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.

- KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).

- THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

3. Vendbanimet dhe varrezat Ilire

Vendbanimet ilire të periudhës së hekurit (shek.XI-V p.K.) ndodhen në vende të ngritura kodrinore e malore, ku kishin edhe një mbrojtje të sigurt natyrore. Përreth tyre kalonin rrugët tradicionale të komunikimit. Disa prej tyre ishin vazhdim i bnimeve më të lashta, bronzit e fillimi i epokës së hekurit. Vendbanimet ilire ishin të fortifikuara dhe të hapura. Vazhduan të përdorëshin edhe vendbnime të tipit palafit. Tipi i parë i vendbanimit ishte i fortifikuar me mure prej guri ose me rrethim të drunjtë. Kishte edhe vendbanime të rrethuara me ledhe prej dheu. Qteza e Gajtanit (në afërsi të Shkodrës) është vendbanimi më tipik për trevat e Ilirisë së Jugut. Ajo është e ngritur mbi një lartësi jo të madhe. I gjithë vendbanimi është i fortifikuar me mure guri të trasha rreth 3 m. Dy faqet e murit janë të punuara me mure guri të thyer. Fortifikimet në këtë kohë nuk kanë qenë të pajisura me kulla mbrojtese. Porta e vendbanimit të Gajtanit është e punuar me gurë të mëdhenj, të latuar më mirë. Banesat kanë qenë prej druri, në trajtë kasollesh, të ngritura në faqet e malit, brenda sistemit fortifikues. Sipërfaqja e këtyre vendbanimeve është 4-5 ha. Ka edhe vendbanime me përmasa më të mëdha, deri në 15 ha. Vendbqanimet e kësaj kohe kanë pasur ekonomi fshatare, me një artizanat të zhvilluar të qeramikës e të metaleve. Mënyra karakteristike e varrimit për ilirët ishte varrimi në tuma, në kodra artificiale prej dheu. Përmasat e këtyre tumabe shkojnë në lartësinë 0,50-4 m, kurse diametri nga 15-32 m. Në mesi e çdo tume ndodhej varri qendror, varrimi i parë. Ai vihej në sipërfaqe të tokës ose i futur në taban. Herë-herë ky varr rrethohej me një unazë të madhe prej gurësh. E gjithë kjo sipërfaqe mbulohej me dhe e gurë, duke krijuar një kodër ku vazhdonin të bëheshin varrimet.

4. Kolonitë helene në Iliri

Helenët themeluan kolonitë e para të tyre në brigjet e Jonit dhe të Adriatikut Lindor, në shek. VIII p.K. në Ambraki (Artë) dhe në Korkyrë (Korfuz), ku qenë vendosur tregtarët librunë, të cilët kishin zbritur nga viset veriore të Ilirisë. Në vitin 627 p.K. helenët themeluan Dyrrahun (Durrësi), kurse në vitin 588 p.K. themeluan Apoloninë (Pojani i Fierit), mbi bazën e vendbanimëve më të vjetra ilire. Më vonë themeluan edhe koloni të tjera si Farin (Hvar), Isen (Vish) dhe Korkyrën e Zezë (korculla). Themelimi i kolonive ndikoi në rritjen dhe në zhvillimin e tregtisë së ilirëve me botën helene dhe në futjen e kulturës helene në trevat e Ilirisë. Dyrrahu, që mbante edhe emrin Epidamm, që në shek. V p.K. u kthye në një qytet-shtet (polis) të zhvilluar. Interesat e mëdha që kishte Greqia për këtë qytet bënë që për shkak të grindjeve që kishin plasur në Dyrrah, të fillonte lufta e Peloponezit, e cila fërfshiu Greqinë dhe vazhdoi për 30 vjet rresht. Ilirët lejoheshin të vendoseshin në Dyrrah, prandaj kjo koloni pati një numër të madh ilirësh. Dyrrahu shumë shpejt u shndërrua në një port të rëndësishëm dhe u njoh si porti më i madh i Adriatikut. Që në shek. V.p.K ky qytet preu monedhën e vet prej rgjendi. Cicerroni i thotë se Dyrrahu u kthye në koloni romake. Apolonia ishte qyteti më i madh ndër 30 qytetet qe në antikitet mbanin këtë emër. Edhe ky qytet-shtet, që në shek. V.p.K. preu monedhën e vet të argjendë, e cila u përhap shumë në Ballkan e jshtë tij. Apolonia nuk ishte vetëm qendër e rëndësishme ekonomike, por edhe qendër kulture. Këtu vinin edhe nga vende të tjera për të mësuar. Cicerroni e quan Apoloninë "qytet i madh e hijerëndë". Këtu, shtu si në Dyrrah, lulëzuan skulptura, mazaiku dhe muzika. Për rëndësinë e madhe që kishte, Apolonia u bë arnë luftimesh ndërmjet ilirëve, epiriotëve, maqedonasve e romakëve.

3. Pellazgët

Epoka eneolitike karakterzohet edhe nga ndryshime demografike. Në mesin e mijëvjeçarit të tretë p.K. dhe në fillimet e mijëvjeçarit të dytë p.K. erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popullatash blegtore. Këto u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e popullatës indioevropiane në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge, për të cilën kanë shkruar shumë autorë të vjetër si Homeri, Herodoti, Tukididi etj. Pellazgët njihen si banorët më të lashtë parailirë e paragrekë, që jetonin në Gadishullin e Ballkanit e në pellgun e Rgjeut. Në fillimet e shfaqjes së tyre, pellazgët kishin organizim shoqëror matriarkal. Për karakterin etnik të tyre janë dhënë mendime të ndryshme, ndonjëherë dhe kontradiktore. Që në shek. XVII, veçanërisht në periudhën e Rilindjes Shqiptare, të studiuesit shqiptarë dhe të huaj zotëroi teoria e lidhjes së pellazgjishtes me shqipen. Përkrahës i flaktë i kësaj teorie ka qenë gjuhëtari austriak Han (Hahn). Studiues të tjerë e kundërshtojnë këtë. Gjatë epokës së bronzit filoi procesi i diferencimit etnik të popullatave të Ballkanit Perëndimor. Herodoti, historiani i lashtë grek i shek. V.p.K., jep disa të dhëna për pellazgët që vazhdonin të jetonin në Greqi. Sipas tij, gjuha e pëllazgëve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqësi e detari. Ishin edhe mjeshtër të mirë ndërtimi. Pellazgët ngritën murin që rrethonte Akropolin e Athinës dhe për këtë athinasit u dhanë atyre si shpërblim disa toka në Atikë, të cilat, edhe pse ishin të pavlefshme, ata i kthyen në toka të mira bujqësore.


Shënim: Ky material është marrë nga libri i hartuar nën drejtimin e Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë!
Miratuar nga Këshilli Kombëtar i Historisë pranë Ministrisë së Arsimit!

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2005 22:22
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Shtetet Ilire

1. Mbretëria e Enkelejve (shek IV-335 p.K.)



Që nga shek. XI p.K. ekonomia ilire mori një zhvillim dheorganizim të ri. Në disa degë të ekonomisë, si në blegtori, në zejtari e më vonë edhe në bujqësi lindi prona private. Rritja e prodhimit ndihmoi në dendësimin e marrdhënieve tregtare të brendshme dhe me vendet fqinje, si me Greqinë, me Italinë e me krahina të tjera lindore. Kjo bëri që të veçohet aristokracia fisnore dhe ushtarake, e cila u vu në krye të fiseve të veçanta. Këto filluan të bashkonin edhe fise të tjera rreth vetes, duke krijuar federatat. Që nga shek. VII p.K. u krijuan federatat e taulantëve, e molosëve dhe e fiseve të tjera. Federata taulante drejtohej nga Galauri. Nga fundi i shek. V p.K. u krijua shteti ilir. Mbreti i parë që njohim është Sirra. Qendra e kësaj mbretërie ndërroi vend që nga juglindja, ku u formua Mbretëria e Enkelejve, në jugperëndim, në Mbretërinë e Taulantëve dhe më vonë tek ardianët, në krahinat veriore. Në shek.IV p.K., Bardhyli e rrëzoi mbretin Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinë e tij, që e kishte qendrën rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anë të kryengritjes, i përkrahur nga shumë luftëtarë, të cilët e mbështetën, meqë ai ishte i paanshëm. Politika e shtetit ilir gjatë gjithë kohës së dinastisë së Bardhylitpati si qëllim përfshirjen nën sundimin e vet edhe të atyre tokave të banuara nga ilirët që ishin të pushtuara nga maqedonasit. Për t'i çliruar këto toka, Bardhyli mundi tre mbretër maqedonas dhe i detyroi t'u paguanin ilirëve tribut vjetor. Në vitin 360 p.K., kur maqedonasit u përpoqën ta ndryshonin këtë gjendje me luftë, mbetën të vrarë 4000 maqedonas, së bashku me mbretin e tyre, Perdikën. Për të dobësuar ndikimin e maqedonasve në kufijtë jugorë të tyre, në Epir, enkelejtë lishën aleancë edhe me tiranin e Sirakuzës. Vetëm kur Maqedonia, me në krye Filipin II, arriti të shunte grindjet politike në end, pozita e ilirëve ndaj fqinjëve lindorë u dobësua. Në vitin 359 p.K., Bardhyli, edhe pse në moshë 90-vjeçare, u vu në krye të ushtrive ilire dh përballoi sulmet maqedonase, të cilat më në fund e detyruan të lëshonte të gjitha qytetet që më parë i kishte pasur Maqedonia në varësi. Pasardhësit e Bardhylit vazhduan këtë politikë, por ata nuk arritën të çliroheshin nga varësia maqedonase.



2. Mbretëria e Taulantëve (335-231 p.K.)




Pas shuarjes së kryengritjes që bënë enklejtë me në krye djalin e Bardhylit, Klitin, për t'u shkëputur nga Maqedoni, qendra e shtetit ilir kaloi te taulantët, ku Glaukia krijoi dinastinë e tij mbretërore. Politika e mbretërve të dinastisë së Glaukisë, në ndryshim nga ajo e enkelejve, qe shumë më aktive dhe më e gjerë. Ndaj maqedonasve u zhvillua një politikë e papajtueshme. Pas vitit 323 p.K., Glaukia arriti të çlironte të gjitha tokat që maqedonasit ua kishin marrë enkelejve. Pas kësaj maqedonasit u përpoqën të futnin nën varësinë e tyre Dyrrahun e Apoloninë, që do t'i bënte ata zotër të Adriatikut. Pas kryengritjes së vitit 312 p.K., që u bë në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K., që u bë në këto qytete, Dyrrahu e Apolonia ranë nën pushtetin e Mbretërisë Ilire të Glaukisë. Në vitin 309 p.K. Glaukia me një ushtri të madhe zbriti në Epir dhe vendosi në fron mbretin Pirro. Kjo ndikoi në dobësimin e grupit promaqedonas ne Epir. Bardhyli i ri, pasardhës i Glaukisë, krijoi marrëdhënie miqësore me Epirin, por këto nuk vazhduan gjatë, se Pirroja i shtriu pushtimet e tij deri në Shkumbin. Politikën e paraardhësve vazhdoi më me forcë dhe mbreti Monun (viti 280 p.K.), i cili u bë edhe zotërues i Dyrrahut, ku preu monedha argjendi me emrin e vet. Ai arriti të rikëmbënte e të forconte shtetin ilir. E gjithë periudha e sundimit të dinastisë së Glaukisë shënon faqe të rëndësishme për historinë ilire. Shteti Ilir i Ultësirës Bregdetare të Adriatikut u bëri ballë synimeve hegjemoniste të Maqedonisë dhe pushtimeve epirote, duke siguruar një zhvillim të hovshëm ekonomik e kulturor në të gjithë Ilirinë. Ekonomia qytetare gjatë pothuaj një shekulli përjetoi një lulëzim të plotë. U ngritën shumë qytete të reja me arkitekturë urbane bashkëkohore dhe me mure mbrojtëse të fuqishme. Arti e kultura morën një zhvillim të paparë deri atëherë në Iliri. Ndër qytetet kryesore ilire që morën zhvillim janë Damastioni, Bylisi, Albanopoli, Dimali, Shkodra, Lisi, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj. Disa prej tyre prenë edhe monedhat e veta prej bronzi ose prej argjendi. Këto qytete luajt¨n rol të rëndësishëm jo vetëm në ekonominë e kulturën e vendit, por edhe në historinë politike të Ilirisë. Përfshirja e kolonive helene, Dyrrahu e Apolonia, në shtetin ilir dhe përzirja e banorëve të tyre me ilirët, ndikuan në rritjen e fuqisë ekonomike dhe në zgjerimin e marrdhënieve tregtare me të gjitha krahinat e Ballkanit dhe jashtë tij.



3. Mbretëria e Ardianëve (231-168 p.K.)




Kjo mbretëri u formua në shek.III p.K., pas dobësimit të pushtetit të taulantëve. Mbretëria Ardiane përben bashkimin më të rëndësishëm politik që u formua nga ilirët. Themeluess i saj ishte Agroni. Dinastia e tij mbretëroi gjatë viteve 231-168 p.K. Mbretëria Ardiane bashkoi nën pushtetin e vet gjithë tokat ilire të Veriut me ato që u përkisnin më parë enklejeve dhe taulantëve, duke shtrirë kufijtë shtetërorë që nga lumi Vjosa, në jug, deri në Dalmacinë e mesme, në veri, dhe në lindje që nga trevat rreth liqenit të Ohrit deri në bashkimin e dy Drinave, në Kukës. Kryeqytet i Mbretërisë Ardiane u bë Shkodra. Në këtë kohë shteti ilir arriti organizimin më të larztë social-politik. Lindën edhe një sërë qytetesh të reja ilirie. Baza e shoqërisë ilirie ishin qytetarët e fshatarët e lirë dhe skllevërit. Fshati ilir tek ardianët kishte një numër të madh fshatarësh të shpronësuar, të cilët ishin të detyruar qe një pjesë të prodhimit t'ua dorëzonin zotërve të vet. Regjimi politik i shtetit ishte mbretëri trashëgueshme. Drejtimi i mbretërisë bëhej edhe me bashkësundues ose me miqtë e mbretit. Fronin mbretëror kishin të drejtë ta zinin edhe gratë. Qytetet kishin të drejtën e vetëqeverisjes së tyre, brenda kuadrit të shtetit ilir; në krye të tyre qëndronin polidinastët, sundimtarët e qyteteve. Në kohën e mbretit Gent pushteti i mbretit ishte i pakufizuar. Mbretërisë Ardiane gjatë tri luftërave kundër sulmeve të pushtusve romakë

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Gusht 2005 04:31
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Lufta e Ardianëve

1.Lufta e Pare Ilire - Romake (229-228 p.k.)


Në fillimet e Mbretërisë Ardiane, shteti ilir arrit fuqizimin më të madh ushtarak, duke u bërë një forcë shumë e madhe detare në Adriatik. Mbreti Agron e rriti ushtrinë e tij dhe ndërtoi flotën detare më të madhe që kishin pasur ndonjëherë mbretërit e mëparshëm ilirë. Kjo shtoi ndikimin politik të Mbretërisë Ilire në Ballkan. Pas vdekjës së Agronit fronin e mori Teuta, një grua e vendosur që të vazhdonte politikën e paraardhësit të saj për forcimin e shtetit ilir. Ajo mori masa ushtarake për ta bërë shtetin ilir zotërues të anëdetjes së Adriatikut. Për këtë në vitin 229 p.K. ushtritë ilire pushtuan Korkyrën dhe qytetin më të pasur të Epirit, Foiniken. Epirotët u shkëputën nga aleanca me grekët dhe u lidhën me shtetin ilir të ardianëve. Fuqizimi i shtetit ilir vinte në kundërshtim me interesant e romakëve, fqinjëve perëndimorë. Në këto rrethana filloi Lufta e Parë Ilire-romake. Në vitin 229 p.K. ushtritë romake me 200 anije u nisën kundër ilirëve. Demetër Fari, komandant i Teutës, që ndodhej në Korkyrën e pushtuar nga ilirët, ia dorëzoi qytetin romakëve, të cilët më pas pushtuan Apoloninë e Dyrrahun, duke kaluar në veri kundër Isës e Farit. Romakët zunë pozitat kyçe tregtare e ushtarake të Adriatikut. Duke mos qenë në gjendje t'u bëjë ballë romakëve, Teuta u tërhoq në qytetin Rizon (Risani, në gjirin e Kotorrit), duke kërkuar paqe. Në vitin 228 p.K. u bë paqja me romakët, të cilët e ngushtuan së tepërmi shtetin ilir, duke kufizuar nga Neretva deri te qyteeti i Lisit. Si sundimtar i shtetit të ardianëve u vendos Demetër Fari. Dyrrahu e Apolonia u vunë nën protektoratin romak. Ne këtë humbje të madhe me romakët ndikun qëndrimi separatist i aristokracisë taulante dhe tradhtia e Demetër Farit, i cili u dorëzoiromakëve edhe të gjithë flotën ilire. Fillimin e luftës së romakëve kundër ilirëve, historianët romakë e shpjegojnë me piraterinë ilire dhe me sjelljen e keqe të Teutës ndaj përfaqësuesve romakë. Në fakt ky ishte vetëm preteksti që përdorën romakët për të filluar luftën, kurse shkaku i vërtetë i pushtimeve romake ishin synimet hegjemoniste të Romës në atë kohë, kur ajo ishte kthyer në një nga shtetet më të fuqishme meshdhetare. Fuqizimi ekonomik ilir po dëmtonte interesat e tregtarëve dhe të skllavopronarëve romakë. Prandaj edhe agresioni ushtarak romak u parapri nga masa ekonomike. Meqenëse monedhat prej argjendi të Dyrrahut e të Apolonisë kishin hyrë në qarkullim edh në tregjet romake, për të ndaluar vërshimin e tyre, romakët vendosën që edhe ata të prisnin monedhën e tyre prej argjendi.



2. Lufta e Dytë Ilire-romake (219-218 p.K.)


Kjo luftë erdhi si kundërvënie e romakëve kundër përpjekjeve që bënë ilirët për të rikëmbur shtetin e tyre dhe për ta shkëputur atë nga varësia romake. Demetër Fairi, pasi kishte plotësuar ambicjet e tij për pushtet, filloi t¨ndiqte një politikë të pavarur, në kundërshtim me paqen e nënshkruar me romakët, në vitin 228 p.K. Kjo gjë pajtohej edhe me intresat e vendeve fqinje. Demetri përfshiu përsëri nën sundimin e tij të gjith¨territorin e Mbretërisë Ardiane, duke lidhur edhe aleancë me Maqedoninë. Së bashku me të, Demetër Fari invadoi Peloponezin, kurse më vonë me ushtrinë e vet mori disa nga qytetet që Roma i kishte vënë nën varësinë e saj, forcoi ushtrinë ilire dhe ripërtriu flotën detare. Ndërkohë gjendja politike e brendshme në mbretëri u dobësua nga përçarja ndërmjet drejtuesve të shtetit ardian. Skerdiladidi, i cili qe bërë bashkësundimtar me Demetër Farin, u bashkua me romakët. Kjo gjendje e lehtësoi senatin romak për të ndërhyrë përsëri ushtarakisht në Iliri. Pas dy betejave që u zhvillun në qytetin e Dimalit dhe në Far, romakët e thyen Demetër Farin, i cili u detyrua të largohej në Maqedoni. Kështu Mbretëria Ardiane, në vitin 218 p.K., hyri përsëri nën varësinë e Romës, duke qnë e detyruar të jepte tribut vjetor. Sundimtar i Mbretërisë Ardiane u bë Skerdiladidi.




3. Lufta e Tretë Ilire-romake (168-167 p.K.)



Kjo luftë u parapri nga një gjendje e vështirë politike e krijuar në mbretëri. Skerdialdidi prishi aleancën me Maqedoninë dhe u bashkua tërësisht më romakët. Filipi II i Maqedonisë, ndërkohë thurrte plane për të dalë në brigjet e Adriatikut, prej nga mendonte të hidhej në Itali. Këto synime filloi t'i realizonte me pushtime të gjera në Mbretërinë Ardiane, duke u përpjekur të bëhej edhe zot i Apolonisë. Kjo bëri që ushtritë romake të hidheshin përsëri në Iliri, në vitin 205 p.K., për të mënjuar rrezikun maqedonas. Lufta e gjatë romake-maqedonase, që u zhvillua kryesisht në truallin e Mbretërisë Ardiane, e dobësoi këtë ekonomikisht e politikisht. Në Iliri u forcuan grindjet ndërmjet përkrahësve të Romës dhe përkrahësve të Maqedonisë dhe kjo shkaktoi përçarje. Në vitin 181 p.K. në krye të Mbretërisë Ardiane u vu Genti, i cili për të rikëmbur mbretërinë e tij, filloi të ndiqte një politikë antiromake, duke u bashkuar përsëri me Maqedoninë. Genti ndoqi një politikë të brendshme të vendosur për të bashkuar vendin e tij të përçarë. Për këtë mori masa për ngushtimin e pavarësisë që kishte aristokracia e qyteteve, duke forcuar kështu pushtetin qendror të mbretërisë. Me flotën detare ilire filloi të vinte përsëri nën kontroll anëdetjen e Adriatikut. Për të përballuar sulmet romake, në vitin 171 p.K., u krijua koalicioni iliro-maqedonas-epirot, i cili nuk dha rezultat, meqë Perseu, mbreti Maqedonasë, nuk i mbajti premtimet e dhëna. genti lidhi aleancë edhe me Mbretërinë Dardane. Senati romak veproi me ashpërsinë më t¨madhe kundër politikës së pavarur të Gentit. Një ushtri e madhe romake zbarkoi në vitin 168 p.K. në brigjet e Ilirisë dhe rrethoi kryeqendrën e mbretërisë, Shkodrën. Politika romake "përça e sundo" bëri që shumë qytete e krahina ilire të mos i shkonin në ndihmë Gentit. I ndodhur në gjendje të vështirë, Genti i kërkoi armëpushim pretorit romak Luc Anicit. Pas bisedimeve që duket se patën përfundime paqësore, romakët me pabesi e burgosën Gentin dhe familjen e tij dhe pushtuan Shkodrën. Kjo shënoi edhe rënien përfundimtare të Mbretërisë Ardiane, në vitin 167 p.K. Me këtë luf¨te së Shkodrës, në territorin e Mbretërisë së mundur Ardiane u krijua një njësi e re politike, Federata e Dalmatëve, që e kishte qendrën në pjesën veriore të mbretërisë. Kjo federatë u krijua në shek.II p.K., duke zgjeruar seundimin e vet deri në kufi me liburbnët, në veri, dhe daorsët, në jug. Dalmatët vazhduan luftën kundër zgjerimit të pushtimeve romake në Iliri deri në shek. I p.K.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Gusht 2005 04:33
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Mbretëria Dardanë

1. Krijimi i Mbretërisë Dardane


Në shek.IV p.K. u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme e të krahinave të tjera përreth. Kufijtë e saj shkonin në veri deri t qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i parë dardan që njohim, është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun. Rolin kryesor në mbretëri e luajti fisi dardanëve. Në këtë mbretëri bënin pjesë edhe fise të tjera, ndër të cilat njohin galabrët dhe thunatët. Dardania ishte e njohur në botën e lashtë për tokat e saj të gjera e pjellore, për punimin e arit dhe për përpunimin e produkteve blegtore. I Njohur ka qenë veçanërisht djathi dardan. Shoqëria ilire e dardanëve mbështetej në sistemin sklavvopronar. Shkrimtarët antikë tregojnë se dardanët kishin kaq shumë skllevër, sa vetëm njëri prej tyre mund të kishte deri në 1000 veta e ndoshta edhe më shumë. Secili nga këta skllevër punonte tokën. Në kohë lufte sklleverit merrnin pjesë në ushtri, duke pasur si prijës pronarin e tyre. Mbretëria Dardane kishte krijuar një ushtri të fuqishme dhe të organizuar shumë mirë. Veçori e luftëtarëve dardanë ishte se ata hidheshin të gjtihë së bashku në sulm dhe po kështu së bashku tërhiqëshin me radhë të shtrënguara, duke mos lënë në sheshin e luftës as të plgosurit e tyre. Forca e kësaj ushtrie u tregua sidomos në shek.III p.K., kur dardanët qenë në gjendje të mbroheshin nga dynjet e fuqishme të keltëve, të cilët zbritën nga Evropa Qendrore. Madje dardanët treguan gatishmërinë të ndihmonin edhe Maqedoninë, që të përballonte këto sulme. Siç dëshmojnë shkrimtarët e lashtë, historia e Mbretërisë Dardane është mbushur me luftëra të pandërprera kundër Maqedonisë dhe më vonë kundër romakëve. Me Mbretërinë Ardiane, dardanët mbajtën marrëdhënie miqësore, por patën edhe konflikte, të shtyrë nga aristokracia skllavpopronare, që luftonte për interesa të ngushta, dhe kjo pati pasoja shumë të rënda ekonomike e politike si për ardianët, ashtu edhe për dardanët. Në mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritë dardane u përpoqën të shtrinin kufijtë e tyre deri në brigjet e Adriatikut, duke shfrytëzuar faktin që ushtritë ardiane të mbretëreshës Teuta ndodheshin në Epir. Ky operacioni ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanët u detyruan të lëshonin tokat e pushtuara e të ktheheshin në kifijtë e mëparshëm. Pas kësaj Longari i drejtoi uishtritë e tij në jug dhe pushtoi tokat e Mbretërisë Paione, që ndodheshin në veri të kufijv të Maqedonisë.




2. Luftërat e Dardanëve kundër maqedonasve



Rreth vitit 21 p.K. luftimet ndërmjet dardanëve dhe maqedonasve morën përmasa të gjera, aq sa mbeti i vrarë në betejë edh mbreti maqedonas Demetri II. Pas vdekjes së tij, dardanët i shpeshtuan sulmet në ;aqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi të largoheshin nga mbretëria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej në luftë me grekët, në vitin 219 p.K., dardanët vërshuan përsëri kundër Maqedonisë. Ishtritë maqedonase u detyruan të ktheheshin në trojet e tyre dhe për të përforcuar kufijtë veriorë pushtuan qytetin më të madh të Paionisë, Bylazorën (Velesi). Në vitin 216 p.K. ushtritë dardane ndërmorën një operacion të fuqishëm ushtarak kundër Maqedonisë, duke zënë 20 000 robër. Ata zbritën deri në fushën e Argos, në brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatë u ndoq nga kundërsulme të reja që bëri Filipi V kundër dardanëve, duke u shkaktuar atyre humbje të rënda në ushtri. Në vitin 200 p.K. mbretërit dardanë Longar e Bato, së bashku me ardianët e mbretër të tjerë, lidhën aleancë me romakët kundër Maqedonisë. Kjo i shtyu dardanët të ndërmerrnin sulme të rrreja në jug të kufirit të tyre. Dardanët nuk i pushuan luftërat për të çliruar tokat që ndodheshin në jug të mbretërisë së tyre, toka që dikur i përkisnin Mbretërisë Paione dhe që i mbante të pushtuara Maqedonia, duk u mbyllur kështu atyre rrugët tregtare që i lidhnin me krahinat jugore të Ballkanit. Duke mos qenë në gjendje të ndërprisnin sulmet dardane, maqedonasit bënë marrëveshje me fiset klte të bastarnëve dhe të vendoseshin vetë në tokat e tyre. Kjo gjë nuk u arrit. Dardanët i thyen ushtritë klte dhe çliruan tokat që ata kishin pushtuar. Edhe pasi u shkatërruan Mbretëria Ardiane dhe ajo e Maqedonisë. Dardania vazhdoi të ishte ende e lirë, ndonëse nga aleanca me romakët dardanët nuk arritën përfitimet e dëshiruara. Romakët nuk u dhanë tokat e Paionisë, por vetëm të drejtën për të tregtuar kripë.




3. Luftërat e dardanëve kundër romakëve


Luftërat e dardanëvekundër romakëve për shumë vjet me ashpërsi shumë të madhe, në rrethanat kur senati romak synonte të shtrinte pushtimet e tij në të gjitha tokat ilire dhe të arrinte deri në Danud. Edhe pas shqetësimeve që u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanët i vazhduan inkursionet e tyre kundër Maqedonisë, cila ishte kthyer tashmë në provincë romake. Dardania u bë pengesë serioze për shumë vjet me radhë për ushtritë pushtuese romake, të cilat nuk hiqnin dorë nga synimet e tyre. Megjithkëtë në vitin 97 p.K. romakët arritën të vinin nën varësi të përkohshme dardanët dhe fise të tjera fqinje, të cilat më vonë i ripërtrinë forcat dhe u shkaktuan humbje të rënda romakëve. Aq të vështira ishin këto luftëra për romakët, sa kur konsulli romak Kurioni përgaditej me 5 legjione të nisej në luftë kundër Dardanisë, njëri nga këto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t'i bindej komandantit të vet të shkonte në këtë luftë që ushtarët e quanin të rrezikshme. Romakët i krahasonin dardanët me kuçedrën e Lernës, e cila, edhe kur ia prisnin të gjitha kokat që kishte, i ringjallte përsëri. Me këtë krahasim ata shprehnin qëndrueshmërinë e madhe të dardanëve ndaj kundërshtarit. Pas luftërave të gjata me romakët, nga fundi i shek.I p.K dardanët e humbën pavarësinë e tyre dhe hynë nën varësinë e plotë të Romës.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Gusht 2005 04:35
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Iliria nën perandorinë Romake

1. Politika e pushtuesve romakë në Iliri


Në vitin 167 p.K. pas pushtimit të Shkodrës, senati romak shpalli se ilirët do të ishin të lirë, se ata që u bashkuan me romakët në luftën kundër Gentit do të përjashtoheshin nga taksat, kurse të tjerët do të paguanin gjysmën e taksave. Pas kësaj romakët e ndanë Ilirinë në disa njësi administrative. Tokat ilire në veri të lumir Mat deri në Danub u përfshinë në Provincën e Ilirikut, kurse tokat në jug të Matit u përfshhinë deri në Provincën e Maqedonisë. Në shek.IV pasuan ndarje të tjera. Iliria e Jugut u nda në 4 provinca: Prevali (me qendër Shkodrën), Dardania (me qendër Shkupin), Epiri i Ri (me qendër Durrësin) dhe Epiri i Vjetër (me qendër Nikopojën). Liria e premtuar nga romakët nuk ishte tjetër veçse fillimi i nënshtrimit të plotë ushtarak të Ilirisë. Ndarjet administrative që u bënë dhe një sërë masash të tjera ekonomike e politike dëshmojnë see romakët që në fillim u përpoqën me çdo mënyrë të pengonin ribashkimin e tokave ilire. Ilirëve nuk u lejohej të mbanin flotë detare ose të ndërtonin anije. Ashtu si në Maqedoninë e pushtuar, edhe në Iliri asnjërit nuk i lejohej të tregonte ose të martohej përtej krahinës ku jetonte. Mbledhjet popullore mund të bëheshin vetëm brenda çdo krahine. Shtypja dhe shfytëzimi romak erdhi duke u shtuar. Një pjesë e banorëve u shpërngulën nga trojet e tyre. Shumë banorë u kthyen në skllevër. Taksat erdhën duke u rritur.



2. Kryengritjet ilire


Pesha e rëndë e pushtimit dhe e shfrytëzimit bëri që ilirët të ngriteshin herë pas here në kryengritje, të cilat u shtypën mizorisht nga romakët. Në vitin 50. p.K., ngritën pirustët, dalmatët dhe më vonë parthinët. Por kryengritja më e fuqishme ilire është ajo që shpërtheu në vitin 6 e që vazhdoi vjet. Në kryengritje morën pjesë panonët, dalmatët, pirustët, desidiatët e shumë fise të tjera. Kryengritësit krijuan një ushtri të madhe e përbërë prej 200 000 këmbësorësh e 9000 kalorësish. Drejtimi i përgjithshëm iu ngarkua dy udhëheqësve, Batos dhe Pinit. Komandantët e kryengritjes ishin shumë të guximshëm e të stërvitur mjaft mirë. Zemërimi i kryengritësve u drejtua veçanërisht kundër ushtarëve, tregtarëve dhe qytarëve romakë që ishin vendosur në Iliri, një pjesë e madhe e të cilëve u vranë. Kjo ngjalli tmerr te romakët. Perandori shpalli në senatin romak se, po të mos merreshin masa të shpejta, për 10 ditë armiku do të hynte brenda në Romë. Në dy vjetët e parë kryengritësit e ruajtën përparësinë ushtarake mbi romakët, por më pas fiset panone u përçanë. Batoja i tradhtoi kryengritësit prandaj ata e kapën dhe e vranë. Pini, udhëheqësi tjetër i kryengritësve, u dorëzua te romakët. Kryengritjen e vazhduan dalmatët, desidiatët dhe pirustët. Kryengritësit treguan shkathtësi e vendosmëri të veçantë. Në raste rrethimi, për të mos u dorëzuar, ilirët udhëheqëshin me rrënjë e barishte, kurse gratë e qyteteve Metul e Arduba, që të mos u dorëzoheshin romakëve pushtues, u hodhën në zjarr bashkë me fëmijët e tyre ose u mbytën në lumë. Lufta që bënë romakët për të shuar këtë kryengritje të madhe u quajt atë kohë si lufta më e tmerrshme që bënë romakët jashtë iItalisë. Pas shtypjes së kryengritjes, në vitin 9 qendresa ilire mori forma të reja. Përhapje të madhe në tokat e pushtuara ilire mori lëvizja e kaçakëve, të cilët sulmonin tregtarët dhe ushtrinë romake. Janë shumë të njohur në histori kaçakët dardanë e dalmatë, të cilët u shtuan në një numër tepër të madh.


3. Ndryshimet në jetën qytetare



Të gjitha këto luftëra në Iliri u shoqëruan me shkatërrime të mëdha dhe rënie ekonomike. Gjendja u keqësua edhe më shumë nga masat kufizuese që morën romakët. Në tërë shtrirjen e ilirëve u pakësua shumë numri i qyteteve. Disa u shkatërruan, të tjera u kthyen në fshatra ose në qendra garnizohesh ushtarake. Jeta qytetare u kufizua në një numër të pakët qytetesh. Qytetet që u ruajtën morën organizim social.politik romak dhe mbështeteshin në rritjen e shfrytëzimit skllavopronar. Ato qytete që morën statusin e kolonisë, si Shkodra, Dyrrahu, Bylisi, Butrinti et., patën një hov të ri zhvillimi. Ngritje patën edhe municipet, qytete të vogla me pavarësi të kufizuar, si Ulpiana afër Prishtinës. Për shkak të interesave tregtare e ushtarake romake, një shtrirje të madhe mori rrjeti rrugor. Shumë e njohur në botën antike u bë Via (rruga) Egnatia, e cila lishte Dyrrahun e Apoloninë me Kostandinopojën. Në qytet morën një lulëzim të ri skulptura, mozaikët, ndërtimi i godinave zyrtare dhe i atyre argëtuese. Në Apoloni u ngritën odeoni, biblioteka dhe selia e këshillit të qytetit. Durrësi, me zhvillimin që mori, u quajt taverna e Adriatikut. Aty u ngrit edhe amfiteatri, ku bëheshin përleshje të gladiatorëve. Ndërtime të reja u bënë në Butrint, në Shkup etj. Në fshat gjendja u keqësua pa masë. Tokat më të mira u shpronësuan dhe iu dhanë në pronësi kolonëve dhe veteranëve romakë, të cilët krijuan latifundet. Gjatë periudhës romakë u ndie ndikimi i artit e i kulturës romake si dhe i gjuhës Latine. Në shek.III-IV në Perandorinë Romake shpërtheu kriza social- ekonomike e politike dhe në vitin 95 Perandoria u nda në dy pjesë, në Lindore e në Perëndimore. Që në periudhën e krizës ekonomike romake, në trevat ilire filloi një ripërtëritje e traditave etnike ilire në qytete e në fshatra. Efektet romanizuese të pushtimit nuk arritën të shuanin traditat etnike vendëse, meqenëse ilirët kishin një nivel të lartë kulturor dhe luftërat e vazhdueshme kundër pushtuesve e forcuan edhe më shumë ruajtjen e traditave vendëse në gjuhë e në kulturë. Krijimi i bashkësive të lira fshatare ilire që në shek.III-IV, i dha në një hov të ri ripërsëritjes së trashëgimisë kulturore. Pas dhënies së qytetarisë romake të gjithë banorëve të lirë të Perandorisë romake (viti 212), ilirët filluan të luanin rol të rëndësishëm në ekonomi, në administratë e në ushtri, aq sa disa komandantë ilirë u shpallën perandorë të të gjithë shtetit romak. Gjatë shek.III-IV njihen si perandorë romakë me prejardhje ilire Kaludi II, Aureliani, Deci. Ndër perandorët romakë më të mëdhenj ilirë janë Diokleciani dhe Konstandini i Madh.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Gusht 2005 04:37
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote

Mbas vdekjes se Aleksandrit te Madh ne shekullin e katert para eres sone, Mbreteria e epirit filloi te rritej. Epiri perbehej kryesisht prej fisit Ilir te quajtur Molossi. Molosset ishin nje fis i fuqishem i cili kishte marre pjese edhe ne luften e peloponezit. Molosset ju bashkuan mbreterise Ilire, kunder dy aleancave Greke, te ashtuquajtura aleanca Achean, dhe aleanca Aetolian. Ne kete Kohe Greket po zhvillonin luftera per therrime nga perandoria e rrenuar e Aleksandrit. Heredoti, historiani me i besueshem grek njofton se "Epiri eshte i banuar nga popuj jo-greke te cilet flasin nje gjuhe Barbare". Ai shton se keta popuj ne nje kohe te lashte quheshin Pellazge (domethene me te hershem se toka). Keta pellazge njofton Heredoti si edhe Thucididi, jane ata te cilet shpiken panteonin e perendive, te cilin greket e adoptuan me vone. Eshte e qarte se Zeusi Aferdita, Ethina, Thetis Ari etj nuk mund te jene perendi greke pasi keto fjale nuk kane asnje kuptim ne greqisht, por ne nje gjuhe tjeter, gjuhen shqipe. Ne nje kohe te lashte pellazget kane banuar ne Athine si edhe ne gjithe territorin e Greqise pervec ishujve. Ata gjithashtu kane ndertuar murin perreth Akropolis ne Athine sepse pellazget njiheshin si muratore te shkelqyer, nen pagen e qeverise athinase, e cila me vone rrefuzoi pagese dhe i ndoqi Pellazget nga territori i saj. Sic dihet ne mitologjine shqiptare, gojedhana te tilla si ajo e Rozafes, dhe Argjiros tregojne se ndertimet e keshtjellave si edhe flijimet berbejne nje pjese te konsiderueshme e kultures shqiptare. Ky fakt perforcon prejardhjen e shqipetareve nga Pellazget te cilet ishin nje nga popujt me te hershem Arjan ne Ballkan. Pellazget kane qene nje fis ose grup fisesh Ilire, te cilet permenden nga Homeri sebashku me fise te tjera Ilire si Dardanet, Taulantet, Enkelejdet etj, te cilet luftuan kunder Akejve ne luften e Trojes si aleate te mbretit Priamit dhe Hektorit ne mbrojtje te Trojes.Greket krijuan koloni ne territoriet e mbreterive Ilire dhe Epirote sidomos ne ishullin e Kelqyres si edhe ne Apollini dhe Dyrrachium (Durres). Keto Koloni u formuan vecanerisht per arsye tregetie. Iliret nuk kundershtuan krijimin e ketyre kolonive per dy arsye; Se pari sepse i jepte atyre mundesine te tregetonin me vende te ndryshme sidomos per blerje parzmoresh shpatash etj, te cilat prodhoheshin ne greqi vecanerisht per shije Ilire te dekoruara me figura gjeometrike, te cilat ishin te modes ne Iliri, dhe se dyti sepse iliret nuk e kishin tradite tregetine si zanat te trasheguar, por preferonin lufte dhe plackitje, pasi Iliret kane pasur nje tradite luftarake. Kur Mbreti Pirro (Pyrrhus) lindi ne familjen mbreterore Epirotase, ai u urzupua nga nje feud familiar i cili e perndoqi Pirron nga mbreteria Epirotase. Pirroja u detyrua te gjente mbrojtje ne mbreterine mike te Taulanteve te cilet ne ate kohe zoteronin territoret e Shqiperise qendrore perreth Durresit. Mbasi arriti nje moshe te pjekur, Pirroja i mbeshtetur nga nje force Taulante pushtoi Epirin dhe perndoqi urzupuesit e tij. Me pas Pirro vijoi te perforconte pushtetin me lidhje martese. Ai u martua me Brikenen. Brikena, ishte e bija e mbretit te fuqishem Dardan Bardhyli. Gjithashtu Pirro perforecoi aleancen e tij me fisin e Taulanteve. Mbas ketyre veprimeve, Pirro aneksoi territoret Ilire ne veri deri ne Shkoder (Scodra), si edhe ne lindje duke pervetesuar territore ne Maqedoni dhe jug duke pushtuar Greqine Veriore. Vemendja e Pirros me vone u kthye nga perendimi, dhe vecanerisht nga republika e re e Romes, e cila sapo kishte filluar te zgjerohej. Pirroja kaperceu detin dhe luftoi dy beteja te rrepta me Romaket te cilat i fitoi por me humbje te medha. Fatkeqesisht duke marshuar ne nje qytet te pushtuar nje grua hodhi nje vazo lulesh nga nje vend i larte, e cila e goditi Pirron ne koke dhe e la te vdekur. Vdekja e Pirros ishte nje fatkeqesi e paimagjinueshme per boten Ilire. Ai u varros me madheshti si nje hero i Epirit dhe si nje Aleksander i dyte. Menjehere pas vdekjes se tij Perandoria epirotase u shemb. Shume Greke, perpiqen ta helenizojne figuren e Pirros, por kjo genjeshter eshte e kote sepse ai kurre nuk ju bashkua ceshtjes greke, por gjithmone luftoi kunder tyre duke pushtuar Greqine. Mbas Vdekjes se Pirros, Nje force e re u shfaq ne veri te Epirit. kesaj rradhe ishte mbreti Ilir Agron i cili ngriti flamurin mbi kryeqytetin e mbreterise se vet Shkodres. Agroni e deklaroi mbreterine e vet dhe shfaqi deshiren per te vazhduar rrugen e Pirros. Mbasi perforcoi lidhjen me Dardanet, Agroni e ktheu vemendjen drejt jugut. Ai aneksoi territoret e Molosseve te cilet i kerkuan ndihme Agronit kundrejt aleancave Greke te cilat u perpoqen te perfitonin nga vdekja e Pirros per te pushtuar territor ne Epir. Agroni dergoi floten e vet e cila zmbrapsi dhe shkaterroi forcat greke. Suksesi i arritur ne Epir i dha Agronit zemer per te zhvilluar pushtimet ne Greqi. Mbas disa fitoresh te shpejta te Flotes, Agroni dergoi ushtrine tokesore nen komanden e Skerdilaidit e cila mposhti keqazi forcen me te madhe Greke te derguar kundrejt tyre. Mbas kesaj fitore Greket filluan ti trembeshin jo vetem humbjes se kolonive te tyre si ato te Apollonise dhe Durresit te cilat ishin tashme ne duart e Ilireve, por gjithashtu humbjen perfundimtare te Greqise. Ata derguan nje seri ankesash drejtuar senatit Romak, duke u ankuar se Iliret po kercenonin tregtine Greko-Romake, mirepo Romaket nuk shfaqen interes per fatin e Greqise pasi ishin te zene me luftrat e tyre Kunder Kartagjenes. Nderkohe lajmi i fitores se madhe arriti Agronin i cili u gezua aq shume sa shtroi nje banket te madh ne te cilin piu aq shume vere sa mbas tri ditesh vdiq. vdekja e mbretit Agron ishte humbja e dyte e njembasnjeshme mbas vdekjes se Pirros e cila edhe njehere paralizoi fuqizimin e rrufeshem te ilireve. Por kjo humbje ishte me e madhe se sa ajo e Pirros pasi Agroni nuk kishte asnje mashkull i cili mund te merrte frenat e mbreterise. Pushteti i kaloi automatikisht gruas se tij, mbretereshes Teuta. Fitoret e njembasnjeshme te ushtrise Ilire vazhduan ne greqi nen Mbretereshen Teuta e emertuar mbreteresha e detrave. Flota Ilire paralizoi cdo levizje te cdo force qe perpiqej te kalonte adriatikun, tregetia greko-Romake filloi te paralizohej. Ne keto rrethana Romaket, te cilet ishin duke perfunduar kapitullimin e Kartagjenes ndjene nje detyrim te dergonin nje delegacion tek Mbreteresha Ilire per ti kerkuar asaj te ndalonte piraterine Ilire ndaj anijeve Romake. Dy konsuj u derguan ne Shkoder me detyren qe te transferonin kete mesazh. Por Teuta u tregua nje diplomate e pa-zote per te shmangur nje konflikt me Romen e cila ishte gjithashtu nje force ne rritje duke u fuqizuar cdo dite e me teper. Qendrimi i matur i mbreterve te meparshem Ilire te cilet preferuan nje Aleance me Romen, nuk u mor parasysh nga Teuta, e cila ishte e fryre nga fitoret e njepasnjeshme, fitore te cilat ishin merita e mbretit te vdekur Agron. Por Agroni nuk mund te ngrihej nga varri per te kerkuar llogari. Konsujt Romake kerkuan prej Teutes vetem qe ajo te ndalonte piraterine Ilire ndaj anijeve Romake. Kjo ne cdo rrethane ishte nje kerkese e arsyeshme. Teuta pa fshehuar ironine u pergjigj se ajo do te bente cmos te ndalonte floten perandorake qe te plackiste anijet romake, por ajo nuk kishte mundesi qe ti jepte fund tradites pirate te Ilireve. Kjo pergjigje shkaktoi nje nervozizem nga ana e romakeve te cilet premtuan se Mbretet Ilire do te mesonin qe te permiresonin mardhenjet me shtetasit e tyre. Mbas kesaj pergjigje Teuta dhe obortaret e saj fyen dhe nxorren jashte konsujt Romake. Ky gabim fatal diplomatik i Tutes u perforcua nga dergimi i saj i dy anijeve te cilat interceptuan anijet e konsujve Romake duke i mbytur ato dhe duke vrare te gjithe romaket. Mbas ketij veprimi Senati Romak unanimisht deklaroi lufte kundrejt Perandorise Ilire. Megjitheqe deri ketu sjellja e Teutes mund te admirohej disi duke u cilesuar si nje shprehje krenarie, sjellja e saj e mepasme nuk mund te vleresohet ne asnje pikepamje. Mbasi Roma dergoi floten e saj drejt e ne Durres, Teuta nuk morri asnje mase per tu pregatitur dhe per te perballuar sulmin Romak. Perkundrazi, sapo mesoi per ardhjen e Romakeve, ajo menjehere braktisi Shkodren dhe u fsheh ne mbreterine fqinje Dardane sebashku me motren e saj Triteuta. Romaket arriten nje fitore te lehte. Natyrisht kur ushtria mesoi per arratisjen e Teutes, ata u diskrajuan dhe u shperndane duke i lene legjioneve romake nje porte te hapur per pushtimin e Ilirise. Romaket nuk depertuan ne Iliri, por vetem moren nen kontroll portet e Durresit dhe Apollonise. Mirepo bisha romake tashme kish marre ere fitimit qe mund ti sillte pushtimi i Ilirise vecanerisht kur ky pushtim doli kaq i thjeshte. Me vone Romaket do te ktheheshin ne Iliri kesaj rradhe per ta pushtuar krejt mbreterine ilire. Nen komanden e nje mbreti renegat Maqedonas te quajtur Dhimiter Iliret do ti kunderviheshin Romes perseri, kesaj rradhe te pergatitur. Por mediokriteti i ketij komandanti nuk mund te krahesohej me mbretet fatkeqe Ilire Agron dhe Pirro. Mbas nje lufte te gjate romaket pushtuan Mbreterine Ilire duke marre Shkodren. Por ata u gabuan rrende kur menduan se Iliret do te pushtoheshin kollaj, Qendresa do te vazhdonte deri ne shekullin e IX Pas Eres se Re. Nen komanden e rebelit Bato, Peonet, fisi me luftarak ilir i cili banonte ne territorin e sotshem te Malit te Zi, do ta conin Romen ne buze te shkaterrimit.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Shtator 2005 09:32
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:39 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > Iliret

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.