Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Video Muzikore > Lindja e Rock-ut, influencat e tij ne muzike e ne shoqeri
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Punk Rock

“Bëhuni si fëmijë, jini të papërgjegjshëm. Bëhuni si cdo gjë që shoqëria urren”.

Punk Rock-u nisi si një reagim i muzikës komerciale disko, dhe pjesërisht kundër komercializmit të perceptuar të Rock-ut progresiv, që në atë kohë mbizotëronte skenën. Punk-u i hershëm huazoi nga grupet e bodrumeve që nuk shquheshin për mjeshtëri muzikore. Shumë nga këto grupe kishin për qëllim që të shkundnin disa aspekte “normale” të shoqërisë apo të shpotisnin imazhin e “paqes dhe dashurisë” që tashmë dukej e largët dhe e dalë mode. Muzika Punk iu prezantua publikut njëkohësisht në Britani me Sex Pistols dhe në Amerikë me The Ramones.

Sex Pistols zgjodhën emra agresivë në skenë për anëtarët e grupit si: “Sidi i Mbrapshtë” për kitaristin, apo “Xhon Kalbësira” për këngëtarin. Muzika e tyre dekadente, qëllimisht sulmonte cdo gjë që lidhej me hipitë – flokët e gjatë, muzikën e butë, veshjet e lirshme dhe politikën liberale. Shfaqja e tyre ishte anarkiste, shpesh konfrontuese dhe provokuese – shumë mirë e shqueshme në dy hitet e njohura: Anarchy in the U.K dhe God Save the Queen. Sex Pistols paraprinë suksesin e një grupi tjetër të famshëm punk, The Clash, jo aq nihilistë, por me nota të hapura politike dhe idealiste.

The Ramones u bënë shembulli tipik i stilit amerikan të Punk-ut; po aq agresivë dhe të alienizuar, por apolitikë. The Ramones ishin mbretërit e skenës Punk në Neë York, bashkë me pak grupe të tjera si Richard Hell dhe Television.

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2008 20:15
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

New Wave – apo dallga e re

Punk shënoi një pikë tjetër kulmore në historinë e Rock-ut – duke cituar shprehjen e The Clash, “… ne e luftuam ligjin, por ligji fitoi…” – kjo moto ishte dhe rënja apo transformimi i Punk-ut në një zhanër më artistik me përfaësues si: Talking Heads dhe Devo. Kjo shënoi dhe lindjen e të ashtuquajturës Dallga e Re.

Në ndryshim nga grupet Punk që s’para canin kokë për marketingun e muzikës së tyre, grupet e Dallgës së Re u treguan shumë agresivë në tregun muzikor dhe në përfshirjen e firmave të fuqishme në produksionin muzikor. Shumë grupe të llojit si: The Cars dhe The Go-Gos apo The Police dhe The Pretender e shndërruan rrymën e Dallgës së Re në një lëvizje jetëgjatë dhe artistike.

Grupe post-punk vazhdonin të mbinin aty-këtu, por në përgjithësi Punk-u e kishte mbyllur ciklin e tij duke u vetëshkatërruar dhe u asimiluar në rrjedhën kryesore të dallgës së Re me ngjyrime pop. Lëvizja grunge që do të pasonte i detyrohet shumë Punk-ut. Punk-u do të gjeneronte zhanre të tjera si: hardcore, goth apo atë që quhet “muzika industriale.”

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2008 20:16
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Hard Rock-u dhe metali i flokėgjatėve

Heavy Metal humbi në harresë pothuaj përgjatë viteve 70-të. Pak grupe ia dolën mbanë të ruanin formën dhe ndjekësit e tyre të tillë si: Queen, AC/DC, Led Zeppelin dhe Aerosmith, apo dhe grupe më të “padukshëm” nga publiku i gjerë si Blue Oyster Cult apo Grand Funk Railroad. Në pjesën më të madhe kritikët e muzikës Rock, e kanë urryer zhanrin në fjalë, dhe shumë dëgjues normalë zakonisht e shmangin apo e anashkalojnë, sepse i duket muzikë e padëshiruar për veshin. Por ky mendim filloi të ndryshonte rrotull 1978-ës kur grupi i hard rock-ut i quajtur Van Halen debutoi, duke u bërë shumë i njohur për muzikën energjike, dhe të pranueshme edhe për një audiencë më të gjerë. Ndërkohë që grupe si Metallica dhe Van Halen sollën mjaft risi, sëbashku me disa grupe të spikatura të dallgës së Re në Britani, një degë e re shkëputet duke krijuar atë që më vonë u quajt hair metal me përfaqësues si Mötley Crüe, Bon Jovi, dhe Ratt. Ata u bënë të njohur për jetën e shthurur dhe stilin e të kënduarit agresiv, me tema për seksin, alkolin, drogat dhe okulten.

Nga viti 1985 Van Halen ndahen, dhe për një farë kohe krijohet një vakum, por që shpejt u zëvendësua nga Appetite for Destruction e Guns’n’Roses në vitin 1987, që korri shumë sukses. Më tej Guns’n’Roses vazhduan të ishin grupi etalon i hard rock-ut deri nga fillimet e 90-ës me muzikën e tyre që bashkonte ndikime nga punk dhe thrash metal.

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2008 20:17
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Rock-u alternativ

Termi muzikë alternative (shpesh njihet si Rock-u alternativ u përdor për të përshkruar grupe që nuk mund të klasifikoheshin në zhanret e njohura të kohës. Grupet e cilësuara si alternative shpesh nuk dëgjoheshin në radio, por debutonin në skena të tjera. Muzika e tyre ngjasonte me punk-un me nuanca të spikatura hard rock, por struktura nuk ishte aq e shkatërruar dhe e alienizuar.
Dy nga grupet më të famshme të llojit ishin R.E.M dhe Red Hot Chilli Peppers.

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2008 20:17
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Grunge dhe lėvizja anti-korporatė e Rock-ut

Nga fundi i viteve 80-të Rock-u i radios sundohej nga artistë të plakur, muzikantë komercialë apo metali i flokëgjatëve. MTV kishte sjellë një perceptim në publik se stili ishte më i rëndësishëm se thelbi. Cdo gjurmë e mbetur nga rebelimi i rock’n’roll-it, apo kundër-etika e punk-ut, ishin gëlltitur nga produkti i sponsorizuar i korporatave të mëdha në treg.
Të paprekur nga kjo prirje, disa muzikantë të rinj filluan të refuzonin mënyrën e rafinuar, me lustër dhe pompozitet të grupeve metalarë, dhe krijuan një lloj muzikë plot indinjatë. Vendlindja e kësaj muzike të re, që më vonë mori emrin grunge, ishte Seattle në Amerikë.
Grupet më të hershme të grunge ishin Mudhoney dhe Soundgarden të cilët i huazuan shumë nga tingujt e tyre nga heavy metal dhe nga punk-u, por në ndryshim nga punk¬-u politik dhe radikal, ata mbajtën një qëndrim nihilist. Grunge mbeti një fenomen lokal deri kur në skenë shpërthyen grupe si Nirvana me albumin e tyre Nevermind. Efekti i tyre ishte pothuaj i menjëhershëm në mbarë botën dhe muzika bajate e metalit flokëgjatë u shkërmoq. Pastaj pasuan grupe të tjera që i përkisnin zonës së fjalë si: Pearl Jam dhe Stone Temple Pilots.

Muzika grunge mund të shihet si dicka e kufizuar në shtrirje, por ndikimi i saj u ndje jo vetëm në rrafshin gjeografik, por dhe në atë artistik. Shumë grupe dhe muzikantë nisën të kompozonin mbi këtë shtrat dhe shpejt grunge bashkë me atë alternative u projektuan lart, që nga nëntoka.

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2008 20:18
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Britpop

Ndërsa Amerika ishte populluar nga grunge dhe hip-hop-i, Britania prezantoi një lëvizje rigjallëruese nga mesi i viteve 90-të me grupe si: Oasis, Radiohead, Pulp dhe Blur. Këto grupe adaptuan një seri stilesh nga Rock-u britanik, underground i 80-ës, si dhe nga alternative rock-u. Për një farë kohe Blur provuan të ndiqnin grupe të së shkuarës si: Small Faces dhe The Kinks, ndërsa Oasis krijuan një muzikë mikse me pak Rolling Stones dhe melodi nga The Beatles. Radiohead u lëshuan në skenën muzikore duke marrë frymëzime nga personazhe si: Elvis Costello, Pink Floyd dhe R.E.M. Rock-u i tyre progresiv, më së miri u manifestua në albumin OK Computer. Këto grupe u bënë shumë të suksesshëm, dhe për një farë kohe Oasis u konsideruan si “grupi më i madh në botë”, por fama e tyre filloi të binte pas ndarjes së tyre. Në krijimet e tyre të fundit Radiohead eksperimentuan me muzikën elektronike.

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2008 20:19
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Nga 1995 – deri mė sot

Me vdekjen e Kurt Cobain-it, rock’n’roll-i ishte në kërkim për një fytyrë, tingull dhe drejtim të ri. Një dallgë e dytë grupesh alternative u bënë shumë të njohur pas rënjes së grunge nga mesi i viteve 90-të. Foo Fighters, Green Day dhe Radiohead ishin nga më të dëgjuarit në radio. Më 1995 një yll kanadez i pop-it, Alanis Morissette u shfaq me albumin Jagged Little Pill që përmbante lirika vetë-realizuese të një personaliteti të fortë.
Suksesi i këtij albumi i dha shtysë shumëzimit të disa artisteve femra: Jeëel, Tori Amos, Fiona Apple dhe Liz Phair. Shumë syresh kompozonin mbi një shtrat të muzikës alternative, sëbashku me Tracy Chapman.
Fundi i 90-ës solli një grupim tjetër më homogjen me grupe si: Blink 182 dhe Green Day që ripërcaktuan pop punk-un e asaj kohe. Një përzierje e grunge, metal-it dhe hip-hop-it e quajtur nu-metal ¬u bë shumë popullore me grupet Linkin Park, Slipknot, Static-X, Creed dhe Disturbed.
Fillimet e 2000-ës e gjetën Rock-un të ngërthyer në industrinë globale të muzikës, më këngët që shkarkoheshin nga Interneti p.sh. Napster apo faqe të tjera të ngjashme.
Pas ekzistencës së nëndheshme, rock-u i garazheve, më në fund rigjallërohet në këtë periudhë me grupet: The Ëite Stripes, The Strokes, Jet, The Vines, The Libertines dhe The Hives. Kjo rrymë shpesh trajtohet si rikthim në origjinë për shkak të tingullit që ngjan më motivet zanafillore.
Në ditët e sotme Rock-u ka prirje drejt një zone emocionale, që e gjen stilin në një punk të butë, apo dhe me ngjyrime të alternative Rock-ut. Shumë grupe janë të mirë-njohur si: Jimmy Eat Ëorld, My Chemical Romance, Dashboard Confessional dhe Taking Back Sunday.
Ndërkohë rock’n’roll-i sot i detyrohet shumë orkestrimit me sintetizatorë dhe muzikës pop/R&B me përfaqësues si: Jessica Simpson, Janet Jackson, Destiny's Child, Nelly, Kelly Clarkson, dhe Alicia Keys. Rap/Hip-Hop-i ka ngjitur shkallët në klasifikimin amerikan.
0

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2008 20:21
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Rock-u dhe efekti shoqėror

Rock 'n' roll-i, si cdo ngjarje e madhe në shoqërinë njerëzore, i përket një trashëgimie, të vetme dhe kuptimplotë: pikëtakimit të njerëzve.

Ndikimi i Rock-ut është i gjerë dhe mbulon shumë sektorë të shoqërisë: modën, filmin, stilin e jetës dhe qëndrimet ndaj seksit/seksualitetit dhe përdorimit të drogave.
Origjina e Rock-ut megjithë kontekstin mistik, ka dhe një pjesë faktike që lidhet me rolin e rinisë si rebele apo anti-konformistë të përjetshëm. Rrënjët afro-amerikane, që shpesh janë anashkaluar nga historianët, janë të rëndësishme sidomos në frymën e rikonsiderimit të lindjes së Rock-ut – cështjet raciale dhe ato të skllavërisë ishin më kryesoret në shfaqjen e muzikës së pazakontë, Blues, që këndohej para fillimit të Big Bang-ut.
Mijëra afrikanë u shpërngulën me forcë nga toka e tyre amtare dhe u transplatuan në botën e re; familjet u ndanë, skllevër nga tribu të ndryshme punonin në të njëjtin plantacion dhe sigurisht të gjitha këto ndodhën në prani të zinxhirëve, prangave, kamzhikëve dhe vrasjeve (cfarë është i aftë të bëjë njëriu i bardhë).
Ky element i fundit, Blues-i, është shumë domethënës sepse skllevërit e importuar forcërisht nuk këndonin blues më parë në tokë të vet. Rock’n’roll-i është në të vërtetë një produkt hibrid, por rrënja jetësore është vuajtja dhe mbijetesa e brezave të tërë skllevërish, që mësuan se si muzika të ndihmon të kapërcesh mjerimin njerëzor për pak kohë. Blues-i i këndonte trishtimit, mundimit dhe humbjes, dhe si balsam magjik, blues-i ia lehtësonte plagët e hapura dhe dhimbjen e paskaj.

Blues-i me ritmin e tij të thjeshtë dhe përsëritës, frazat lirike dhe akordet e improvizuara, transmetonte një mesazh ngushëllues për publikun. Interpretuesit e blues-it ishin shumë popullorë gjatë periudhës së Depresionit, sidomos në Jug. Muzika blues, më tej Rhythm & Blues, Soul dhe Gospel shpesh i thurnin lavde Zotit për t’u lartësuar, dhe më tej për të rënë poshtë në tokë si një shi i butë shpirtëror.

Shumë nga amerikanët e bardhë kishin pak interes për muzikën, ndërsa vendit i kërcënohej shkatërrimi nga kriza e thellë e pas luftës. Ajo që ata dëgjonin më shumë, ishin tinguj nga shfaqjet e Hollyëood¬-it dhe Broadëay-it, por ende muzika nuk ishtë një element thelbësor në jetët e amerikanëve të zakonshëm. Nuk kishte impjante stereo apo paisje cilësorë për incizimin e këngëve në studio, dhe lirikat ishin të thjeshta për të rrokur mendjet e publikut. Nuk mund të hamendësohet se cfarë efekti do të kishte kitara elektrike e Jimi Hendrix apo lirikat poetike të Morrison-it.
Ishte mungesa e sfidave të mëdha, lufta apo kriza, industrializimi apo ndryshimet politike që nxitën rebelimin e të rinjve amerikanë nga vitet 50-të? Simboli i brezit James Dean, rebeli pa një kauzë, mishëronte nevojën e adoleshentëve për të gjetur një qëllim në jetë.
Sigurisht në skenë mbinë kompanitë muzikore që kishin një vizion dhe një shije për t’a bërë Rock-un masiv, si dhe për të nxjerrë fitime.

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2008 20:22
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Tema e clirimit

Vitet 60-të ishin vitet e një revolucioni, dhe vrulli rinor të paparë që përfshiu shumë nivele të shoqërisë, por sidomos i dha një dimension të ri mënyrës së të menduarit. Megjithëse brezi nuk e kishte vuajtur direkt Luftën e Dytë Botërore, lufta në Vietnam mbizotëronte në atmosferën e atyre viteve me zymtinë e humbjes së shumë të rinjve. Por brezi kishte ide dhe vegime të tjera për të ardhmen, dhe Rock-u ndihmoi në realizimin e këtyre qëllimeve. Ishte një ndjesi lirie që Rock-u e mbrunte brenda vetes – dhe kjo kuptohej sepse zanafilla buronte nga Blues-i, si një lloj muzike që kundërshtonte shtypjen. Kjo liri duket shumë qartë në lirikat që flasin për vuajtje dhe dhimbje që shkaktoheshin nga njerëz të tjerë. Struktura e muzikës përcillte notat e trishtimit dhe të prangosjes – frazat dhe akordet përsëriten, të njëjta si për të përforcuar mesazhin.

Dhe vetë tema e jazz-it, përfaqësonte lirinë. Muzikantët e jazz-it shpesh nisnin nga një këngë popullore, duke vazhduar pastaj me improvizime si për të thënë qartë: “mund të jem i lirë të bëj c’të dua me gjendjen e muzikës, mund të shpreh veten dhe personalitetin tim, edhe pse struktura nuk është imja”.
Si rrjedhojë tema e muzikës Rock është vetë liria, e pakufizuar nga pengesa të cdo lloji. Rock-u, në një farë mënyre ze një pozicion midis blues-it dhe jazz-it. Rock¬-u nuk qëndron në zona fikse, por priret të kapë zona ndërmjetëse – dhe kjo lëvizje dinamike nga një gjendje në tjetrën është thelbi i lirisë në muzikë.

Në shumë aspekte Rock-u është një produkt i kohës dhe ngjarjeve shoqërore. Amerika e atyre viteve aspironte për një hop cilësor dhe kudo ndihej dëshira për liri. Industria moderne i cliroi njerëzit nga mundimi i punës së rëndë që bëhej me dorë. Teoria e psikologut Masloë rendiste hierarkinë e nevojave, nga më të ulëtat, që janë ato biologjike të mbijetesës, të cilat pasi kapërcehen të cojnë në nivele më të larta drejt sublimimit të energjive, ndjenjave të dashurisë, vetë-vlerësimit dhe estetikës artistike.
Në Amerikë dhe Angli studentët arsimoheshin në shkolla arti apo universitete, duke u krijuar mundësi të ndiqnin ambicjet e tyre.
Ishte gjithashtu koha e një clirimi seksual të jashtëzakonshëm – pilulat kontraceptive, kontrolli i lindjeve, dhe të tjera metoda i dhanë mundësi brezit të shijonte kënaqësitë e seksit pa shumë pasoja të dëmshme. Aventura seksuale i jepte mundësi të rinjve të ishin të pavarur dhe të vetë-kënaqur, pa ndjerë shumë përgjegjësi për jetën.
Gjatë viteve 50-të, 60-të shumë zhvillime në teknologji i dhanë mundësi njerëzve të shijonin një lloji të paparë lirie – transporti publik, manjetofonët, radio me tranzistorë, televizioni dhe filmat, u bënë pjesë e jetës së përditshme. Paisjet elektronike i lejuan grupet e vogla muzikore të interpretonin për një publik të madh, dhe instrumentistëve të aftë i krijoi hapësira për manipulime me tingujt, duke krijuar kështu gjendje të reja në muzikë.
Kjo periudhë kishte ndikime të mëdha nga politika e kohës. Amerika ndodhej para krizës së vështirë kubane për raketat bërthamore. Presidenti John F. Kennedy solli një mendësi rinore në politikën amerikane – të zinjtë po fitonin shumë të drejta që i ishin mohuar më parë, integrimi racial kishte marë një hov të paparë. Pas mbarimit të luftës në Vietnam, ishte radha e presidentit Nikson të jepte dorëheqjen pas skandalit Ëatergate. Pavarësisht nga disa ngjarje të rënda që ndodhën, shoqëria perceptonte se e mira mund të triumfonte dhe se njerëzit kishin mundësi të kundërshtonin inercinë politike dhe konservatorizmin.

Rock’n’roll-i kishte filluar si një përzierje e rhythm dhe blues me muzikën e bardhë country dhe ëestern. Interpretues të zinj si Chuck Berry dhe Bo Diddley sollën një stil të ri, bashkë me artistë të tjerë si Elvis Presley dhe Buddy Holly. Grupe si Rolling Stones dhe muzikantë si Eric Clapton promovuan dhe bënë të njohur për publikun ndikimet në muzikën e tyre nga bluesmen-ët e zinj.
Një nga arritjet më të mëdha të kohës ishte aftësia e muzikantëve për të dalë mbi pengesat raciale duke punuar sëbashku mbi një trashëgimi kulturore. Shumë nga grupet e viteve 60-të kishin anëtarë nga raca të ndryshme si psh: Jimi Hendrix Experience. Sly and the Family Stone, the Paul Butterfield Band, Bruce Springsteen’s E Street Band.

Drogat që përdoreshin në atë kohë: marijuana dhe LSD i cliruan disa muzikantë nga modelet të cilat konsideroheshin si normale nga mendimi drejtvizor dhe ai shqisor – këto substanca i ndihmuan ata për të kapërcyer disa nivele të vetëdijes, dhe të arrinin një lloj realizimi mistik të njësimit të gjërave. Amfetaminat merreshin nga anëtarët e grupeve muzikore për të përballuar ngarkesën e lodhjes gjatë koncerteve apo turneve të gjatë. Heroina dhe droga të tjera gjithashtu abuzoheshin nga shumë artistë – disa prej tyre humbën jetën dhe disave iu desh të kalonin vite rehabilitimi të dhimbshëm për të hequr dorë nga vesi vetë-shkatërrues.
Në shumë raste, sic ndodhi me Beatles, përvoja të ngjashme me drogat i cuan djemtë në zonat e largëta shpirtërore të Lindjes dhe meditimit transhedental, si mënyra të shëndetshme drejt niveleve të lartë të vetëdijes.

Në përfundim mund të thuhet se muzika Rock ishte një mjet clirues edhe për praktikuesit e artit në përgjithësi. Rock-u të jepte mundësi të bëheshe i njohur edhe pse mund të vije nga rruga apo të ishe një njeri i zakonshëm.
Përvec lirisë psikike, Rock-u krijoi mundësi edhe për të arritur liri fizike të cilat ndihen në imazhet e fuqishme të lirikave, si një premisë për të shkuar drejt lirisë së premtuar shpirtërore. Shumë nga këngët më të mira të Rock-ut shprehin drejtpërdrejt dhe qartë aspiratën për të fituar lirinë, duke lënë pas zinxhirët robërues të së shkuarës.

Bruce Springsteen flet në një intervistë në ABC Neës në vitin 2003:

“Për mua gjëja më e madhe e muzikës pop ishte tema e clirimit: Bob Marley, Bob Dylan, Elvis Presley, James Broën, Public Enemy, Sex Pistols dhe të tjerë ishin artistët që sollën një frymë lirie te njerëzit – për t’u bërë ajo që ata dëshirojnë të jenë.”

Springsteen ka dhe një thënje tjetër të njohur “Nëse Elvis Presley cliroi trupat tanë, Bob Dylan na cliroi mendjet.”

Përshëndetje, përshëndetje rock’n’roll
Cliromë nga ditët që ikën dhe vanë
Jetë të gjatë rock’n’roll!
Ritmi i baterisë, i lartë dhe guximtar.
Rock, rock, rock’n’roll.
Ndjenja është atje, trup dhe shpirt.

Chuck Berry

Këto shembuj transmetojnë fuqinë e muzikës Rock: duke kombinuar ritmin me tingujt, ti je i aftë të lëvizësh në dinamikë me lirikën dhe vokalin, të cilat të bëjnë të mendosh, të ndjesh dhe të transmetosh një realitet magjik. Muzika më e mirë e Rock-ut të jep mundësi të shtegtosh në zona të reja, më të thella dhe të vërteta të vetes.

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2008 20:23
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Rock-u dhe poezia

Poezia është pjesë e qënësishme e muzikës Rock. Shpesh janë të pandashëm imazhet e poetit-këngëtar apo e anasjellta në personazhe të shquar si: Bob Dylan, Leonard Cohen, Neil Young, Jim Morrison, Jimi Hendrix, Joan Baez, Jackson Browe, Joni Mitchell dhe te tjerë personazhe të viteve 60-të, 70-të. Për më tepër edhe shumë grupe apo artistë të klasifikuar si hard rock apo heavy metal janë po aq poetikë në shumë nga lirikat e këngëve. Disa nga grupet më fine të Rock-ut muzikalizuan krijime poetike të mirëfillta nga poetë të mëdhenj si Blake, Coleridge, Shelley, Ginsberg dhe të tjerë. Kënga poetike ka avantazhin e të qenit e artikuluar në tinguj - të formëzojë në hapsirë kuptimin e fjalëve, dhe të krijojë një efekt të menjëhershëm tek dëgjuesit.

Fjalët dhe lirikat kanë një rol themelor në muzikën Rock, pavarësisht nga nga kitarat e zhurmëmëdha, baterisë gjëmuese dhe vokalit shpesh të pakapshëm. Shumë grupe dinë si t’i përdorin fjalët të kombinuara me muzikën apo përbërës të tjerë si një formë të kulluar të artit. Disa mjeshtra si Jimi Hendrix, Eric Clapton, Sting, Black Sabbath apo Jim Morrison dinin si të komunikonin me monologje në kitarë, me gjuhën e trupit, klithma apo pasthirma në dukje të pakuptueshme. Ata patën dhuntinë të formonin mozaikun e madh harmonik, shumë dimensional, duke bashkuar me zotësi copëzat e së tërës.

Në këtë mënyrë muzika Rock i cliroi artistët nga konceptet e ngushta të lirikave të blues¬-it. Bob Dylan ishte nga të parët që debutoi në këtë fushë duke shkruar këngë proteste, antipolitike, për të arritur pastaj në subjekte më ndër-personale.
Mund të thuhet se muzika Rock kombinoi një spektër të gjerë të shprehjes vokale dhe asaj instrumentale, me poezinë tradicionale. Rezultati ishte një lloj i ri poezie në të cilën të gjitha forcat janë në funksion të fjalëve që këndohen.

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2008 20:23
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:50 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Video Muzikore > Lindja e Rock-ut, influencat e tij ne muzike e ne shoqeri

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.