epanjohura
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 18/06/2010
Vendbanimi: Kosovė
Mesazhe: 214
|
----Nëse..------
Nëse do hesht
Apo mërmëris në vehte
I njejt do të jet veprimi
Si bërtite si hesht!
Askush kënd se dëgjon
Askujt nuk i dhemb per ty
Shurdhmemece të isha
Mos të shihja as me sy!
Asgjë të mirë s'dëgjoj
Kam nis edhe mos të flas mirë
Edhe syri më duket hidhërohet
Që t'kqijat na sulen pa mëshirë!!
-------------------------------------
---LULJA E KUJTIMIT----
Një herë dashurova me shpirt e me zemër
Nuk do ja uli vlerën, do e ruaj at emër
Ai është emër i shenjt, por pa ardhmëri
Është emër që mbeti në zemër, DASHURI!
E humbur e futur atje thell nën tokë
Dashuri e pangopur e ruajtur me lot
Asgjë nuk më lë prapa përveç mallëngjimit
Dhe një lule të tharë që e quaj,,Lulja e kujtimit''
______________________________
-------Dritë-terri------
Të shkruaja me dritë të qiriut
Tani edhe ai ngadalë po fiket
Apo nuk don t'mi shoh lotët
Nga unë filloi të mërzitet!
Pse o i bekuar nuk ndriçon?
Pse ma shuan edhe këtë dritë?
Të lutem, mos më le në gjysmë
Shkrimin dikush është duke prit!
Unë do shkruaj edhe në terr
Por kam frig mos po gaboj
Po shkruaj diçka që nuk duhet
Kam frig mos po i lëndoj!
Edhe pak dritë të lutem shumë
Nuk kërkoj të rrish i ndezur gjatë
Vetëm edhe ca fjalë më mbetën
T'ju them:S'e i deshta shuumë!
Ju që më ikët e më lat në këtë botë
Po Ju them të drejtën, prore jam me lot!
------------------------------------------
------Kërkim mes yjesh----
Më shkuan sytë në qiellin e lartë
Sytë m'u mbushën me lot
Pse nuk je me mua zemër
Lotin ta ndalivetem sot?!
Në mes yjesh të kerkoja
Asnjë në Ty s'më ngjan
Iu ofrova varrit shpirt
E dija që atu të kam!
Ti ujita lulet mbi varr
Me lot që më shkonin rrëke
Ani që je nën tokë o shpirt
Dije që me mua je!
Asnjëerë nuk u mundova
Nga vetja të të largoj
Se te dashta shumë
Gjithmon do të dashuroj!
-----------------------------------
-----Lotsyri----
Jam pak e mërzitur
E me lot ne sy
S'di a më dehu vera
A më dehe Ti!
I mora dy gota
Dhe i mbusha plot
Njërën e piva verë
Tjetra ishte me lot!
A thua cila më dehu
Vera apo loti?
S'di të përcaktohem
Mundohem kot se koti!
_________________________
Dhembje!
Pse më ndjek hap pas hapi
Ti dhembje e shëmtuar
Asgjë borgj nuk të pata
Që në shpirt m'ke përvëluar!
Pse nuk ndalon hapin?
Pse nuk më le të qetë?
Më lesho nga ato kthetra
Të jetoj këtë që më ka mbet!
Pse nuk e ndal rrugëtimin?
Pse udhëton bashkë me mua?
Më le vetëm një moment
Dua një çast me të harrua!
-------------------------------
------,,S'ka vend per ty''
Ditët s'i numërova fare
Mendova te Ti të vij
Por më kthyen moj zemër
Thanë:,,ska vend per ty''
Dhembje kisha shumë
Por fare si hetoja
Mendoja sa më shumë dhembje
Me shpejt Ty t'u ofroja!
Syt m'u mbyllën ngadal
Një djersë m'a mbuloj ballin
Athua ky çenka dhe fundi
Që të m'a shuaj mallin?!
Por prap hapa syt
Dhe për rreth shikoja
E dija që në agoni isha
Vetem Ty të kërkoja!
Prap s'më dashti toka
Më ktheu në këtë botë
Në vend të buzqeshjes
U ktheva me lot......
____________________________---
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|