Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Te 16 pyetjet e At Nikolla Markut per Janullatosin
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Te 16 pyetjet e At Nikolla Markut per Janullatosin

At-Nikolla Marku: - Janullatos, betohu para Zotit dhe
përgjigju për 16 pyetjet e mia

At-Nikolla Marku, kreu i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, “Shën-Maria”, me qendër në Elbasan, ka folur sërish, lidhur me problematikën dhe përpjekjet e tij qysh prej 13 vitesh, për të arritur shkëputjen dhe indipendencën e Kishës Ortodokse Shqiptare, nga ndikimi grek, i përfaqësuar nga Janullatosi.

Z. At-Marku, prej vitesh njiheni si luftëtar i vetëm në përpjekjet për shkëputjen e ndikimit helen ndaj autonomisë së Kishës Autoqefale Shqiptare, cili është motivi?

Ate Nikolla - A ka motiv më të bukur dhe më të besueshëm para besimtarëve
dhe para Zotit, kur e di përse punon dhe lufton, për çështjen kombëtare, për interesat dhe virtytet shqipëtare, duke i çliruar ato nga rreziku i përhershëm grek. Por unë në vazhdim dua t’i kërkoj Janullatosit përgjigjet e 16 pyetjeve të cilave ai vetëm i shmanget.

1- ǒna kujton viti 1908, kur në Boston Kisha greke refuzon të varrosë një djalë shqiptar 25 vjeç, a thua nuk ishte ky bir i Zotit, ky refuzim u bë sepse kishte zëra dhe ishin hedhur alternativat për të ndërtuar Kishën e parë Shqiptare siç është ajo e Shën-Gjergjit ne Boston?

2- kush i dha urdhër kishës Siriane të Bostonit për të mos e
varrosur djaloshin shqiptar?

3-ǒmund të na thoni z. Janullatos, mbi ekzistencën e statutit të Kishës Ortodokse Shqiptare, të hartuar në Korçë në vitin 1929 dhe të miratuar në vitin 1937 nga Patrikana e Stambollit, po për sakrifikimin e Kryepeshkopit të parë të Shqipërisë At Visarion Xhuvani, i cili në kulmin e karrierës së tij, kleri grek i kerkoi të largohej nga detyra pasi kishte kerkuar forcimin e Kishës Shqiptare?

4-A mbetet në fuqi sot ky Statut, dhe si njihet nga bota Ortodokse mbarëbotërore, po spjegimi i nenit 16 të këtij statusi dhe rëndësia e veçantë e tij?

5-Si shpjegohet ardhja juaj z. Janullatos, me titullin Eksark ( i përkohshëm) dhe qëndrimi i tij jashtë çdo kakuni juridik në krye të Kishës?

6- Përse veprat teologjike fetare të përkthyera nga Fan Noli, u zëvëndësuan me përkthime greke, ku spikat në literature, kulturë e përzierë me ndikim helenist, ndaj përse nuk rikthehen veprat tona kishtare të shkruara në gjuhën e nënës e me diksionin e ëmbël të gjuhës shqipe?

7- Përse ju z. Janullatos, gjithmonë prezantoheni dhe deklaroni në media se, “Shqiptarët nuk janë të zotë të drejtojnë Kishën Shqiptare”, duke na quajtur edhe të papjekur për të drejtuar?

8- Me ç’të drejtë morale dhe fetare ju duhet të përfaqesoni ortodoksinë shqiptare në Shqipëri, kur bijtë e këtij vendi janë më burra dhe më të zotë se ju?

9- Hirësi, ju pyes nga i merrni paratë ju, cilët janë njerëzit që ju financojnë, tregoni dokumenta dhe motivimin e tyre legal, përse fshihen ndihmat, cilët janë emrat e njerëzve që ju financojnë ju, pse hezitoni, apo është Kisha dhe shteti grek pas jush?

10- A ju ka kontrolluar shteti shqiptar deri sot lidhur me financimet?

11- Hirësi, duhet të dini se, një nga veprat më madhore të kombit shqipëtar është shkolla Kostandin Kristoforidhi, ju e keni ndryshuar atë me pak para nga pamja e jashtme dhe e
brëndshme, kush ju mësoi të ndryshoni historinë tone, kur dihet se ajo u ndërtua tre shekuj më parë nga patriotët elbasanas për dije dhe mësim të gjuhës shqipe?

12- Kujt i shërben ndërhyrja juaj dhe ju?

13- Përse kërkoni ta ndryshoni destinacionin e shkollës K.Kristoforidhi, çfarë planesh keni kurdisur për atje?

14- Sa i paligjshëm keni qenë deri sot në Shqipëri, betohuni para Zotit?

15- A e njihni ju hirësi ligjet dhe kanunet Teologjike, që i kanë lënë amanet martirët tanë dhe historia jonë?

16- A keni dëshirë të vdisni në territorin shqiptar dhe të bëheni Shenjtor?

Z. At-Marku, a keni patur mbështetjen e politikës në rrugën tuaj të vështirë dhe betejat me Janullatosin?

Në pozicionin ku ndodhem unë vërej me keqardhje se forca të mbrapshta edhe nga politika, nuk kanë dhënë aq sa duhet por edhe kanë penguar në misionin tim kombëtar të çlirimit të
ndikimit grek mbi Kishën Ortodokse shqiptare.
Në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare qëndron prej 13 vitesh një i huaj në mënyrën më ilegjitime, duke punuar dhe forcuar interesat helene në Shqipëri.
Ne kurrsesi, nuk mund të harrojmë kontributin e Kostandin Kristoforidhit, Petro Nini Luarasit, Papa Kristo Negovanit, Visiarion Xhuvanit, Luigj Gurakuqit, Aleksandër Xhuvanit, Eqerem Çabejt apo të Kostaq Cipos e Mahir Domit, shumica e tyre martirë të periudhës së Rilindjes Kombëtare, që bënë plejadën e ndritur të ngritjes së gjuhës Shqipe, të çështjes kombëtare shqiptare, që rrojtën e vdiqën faqendritur para Perëndisë e Kombit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Gusht 2006 22:38
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Pyetja e pare.

1- ǒna kujton viti 1908, kur në Boston Kisha greke refuzon të varrosë një djalë shqiptar 25 vjeç, a thua nuk ishte ky bir i Zotit, ky refuzim u bë sepse kishte zëra dhe ishin hedhur alternativat për të ndërtuar Kishën e parë Shqiptare siç është ajo e Shën-Gjergjit ne Boston?

Ketu ne kete pyetje patriotike, me te drejte nje At shqiptar, pyet nje At tjeter jo shqiptar sic eshte Janullatosi.
Aty kemi vitin 1908.
Kemi refuzimin e varrosjes se nje te riu shqiptar nga kisha greke.
Perse valle duhet te jete ky refuzim?
Djali shqiptar...edhe ai ka qene nje bir i Adamit, ishte nje shpirt qe mbasi iu mbarua fryma, morri rrugen per ne Meshiren e Zotit.
Ne qoftese ka patur zera se do te ndertohej nje kishe shqiptare, atehere me c'te drejte kisha greke refuzon varrosjen e djalit shqiptar?
Tek e fundit, djali shqiptar, nuk ishte ndertuesi i kishes shqiptare. Ai ishte nje njeri i cili pati fatin e keq qe vdiq ne moshe te re. Por, edhe ndertuesi i kishes te ishte, perseri ai ishte nje njeri, por qe fliste gjuhen shqipe sepse ishte shqiptar.
Ne kete rast, vetem me hedhjen e ideve te nje kishe nga ana e shqiptareve dhe me nje here kisha greke merr masa anti shqiptare, duke kryer blasfemine e mos varrosjes se nje njeriu.
A ka kerkuar kisha greke falje per kete blasfemi?
Ne qoftese Vatikani ka patur gabime gjate historise se tij, i madhi Papa Vojtila ka kerkuar falje ne emer te kishes katolike. Kete e ka bere per ngjarjet e para 300 apo 400 vjeteve. Por, te pakten kisha katolike, nuk e ka bere nje gabim te tille sic eshte mos varrosja e nje te riu i cili nuk kishte asnje mekat ndaj kishes, ashtu sic ishte i riu shqiptar, pra i mosvarrosuri nga ana e kishes greke.
Tani, dalim tek qellimet qe kjo kisha greke paska patur edhe nje shekull me pare ndaj kombit shqiptar.
Nuk e teproj aspak me kete, sepse i mosvarrosuri ne kete rast, perfaqeson kombin shqiptar.
Kjo trashegimi qe qarkullon ne kishen greke e ka prejardhjen e saj, qe nga shekujt e kaluar, pasi vete fakti i mos varrosjes se nje shqiptari nga kisha greke e deshmon kete gje.
Eterit qe nuk pranuan te varrosnin djalin shqiptar, ne cfar do moshe te kene qene jane te shekullit 19.
Kjo gje del sipas nje llogarie te thjeshte, se ata kane qene te lindur ne shekullin e 19. (Aty lart kemi vitin 1908)
Perse paskan kaq urrejtje prifterinjte greke per shqiptaret?
Ne manastirin e Kallamates, kam qene dhe vete personalisht.
Nje grek, i tha nje murgu: - Ta pagezojme kete djalin se e kemi alvanos dhe atje nuk ka patur fe.
Murgu, sic ishte tek dera, sapo me pa tha - Per kete djale ka nje vend ne dete.
Pra me kete fraze deshmohet qarte dhe hapur, urrejtja qe ka kleri grek per shqiptaret dhe Shqiperine.
Perse grekeve u vret syte fjala shqiptar?
Perse greket me cdo kusht duan te shkaterrojne cdo pasuri shpirterore qe kane shqiptaret, duke filluar qe nga kisha e vertete shqiptare apo Autoqefale?
Ku eshte qellimi?
Qellimi eshte uzurpimi!
Qellimi eshte vrasja e identitet te vertete shqiptar.
Kjo eshte arsyeja qe Janullatosi nuk largohet nga Shqiperia, pasi si dhe eterit e dikurshem qe nuk pranuan varrosjen e djalit shqiptar, edhe Janullatosi vazhdon ne rrugen e tyre, duke mallkuar aeroplanet e NATO-s qe bombardonin Serbine dhe, nga ana tjeter asnje here nuk ka folur per varret masive te kosovareve.
Si eshte e mundur qe edhe ne shekullin e IX, greket kane patur kaq urrejtje per identitetin e vertete te shqiptareve? Qe nuk varrosin trupin pa jete te nje te riu?
Ne kete rast, nga cila ane eshte Satanai?
Kemi nje trup pa jete.
Kerkon sherbese fetare.
Ku eshte detyra e kishes dhe e cdo kishe ne bote?
Ne rastin tone, ku eshte detyra e kishes qe na paska qene kishe greke?
Ne thelb, kisha eshte kishe e Krishit dhe jo e grekeve apo e shqiptareve.
Perse tallen greket me kishen e Krishit?
Perse nuk rrespektojne greket kishen e Krishtit?
Prej kesaj mos varrosje, del hapur se greket e mbajne veten si pronare te kishes se Krishtit.
Kush i beri greket pronare te kishes?
Kush u a dha kete autorizim grekeve?
Sipas kesaj sjelljeje satanike, si del kisha greke perballe Zotit?
A del si nje kishe qe i sherben njeriut qe ka krijuar Zoti, apo del si nje kishe qe mundon njeriun qe ka krijuar Zoti.
Kush eshte ai qe mundon dhe i ben keq krijeses njeri qe ka krijuar i madhi Zot?
Pse nuk u varros djali shqiptar?
Janullatosi nuk pergjigjet.
Ka te drejte!
Nuk do ta pranoje kurre ne menyre te hapur se, kisha greke as qe ka lidhje me shpirtrat e njerzve.
Nuk mund ta pranoje hapur se kisha greke punon per rrenimin e Shqiperise.
Nuk do ta pranoje hapur se dhe vete Janullatosi ben cmos, te shkaterroje shqiptarizmin, per te cilen dhane jeten mijera shqiptare duke filluar qe nga rilindasit tane.
Ne qoftese kisha greke e mban veten balle lart, atehere perse ka frike te pergjigjet tek kjo pyetje shume e thjeshte qe ka bere At Nikolla Marku?
Po ashtu, edhe vete Janullatosi, ne qoftese e mban veten si ''hiresi'' perse nuk jep pergjigje ne kete pyetje te thjeshte?
Cfar del nga kjo?
Del qarte spekullimi qe vete Janullatosi po ben me SHqiperine.
Del mafjozeria qe vete Janullatosi po ben me Shqiperine.
Del pa turpesia qe vete Janullatosi tregon ne karakterin e tij.
Mediat shqiptare u cane duke folur negativisht mbi Janullatosin, dhe ky prift grek, ben ate sjellje qe ben dhe nje hajdut te cilin te tere e tregojne me gisht dhe perseri vazhdon te vjedhe.
Ku eshte morali i Janullatosit ketu?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Gusht 2006 22:41
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Pyetja e dytë.

2- kush i dha urdhër kishës Siriane të Bostonit për të mos e
varrosur djaloshin shqiptar?


Asnje here, as dhe ne ndonje liber, as dhe ne tregimet e me te medhenjve, nuk kam degjuar qe populli shqiptar te kete ndonje urrejtje per popullin sirian.
Gjithashtu, nuk kam degjuar asnje shqiptar te kete urrejtje per popullin sirian dhe kurre nuk me ka rastisur qe te degjoj se, sirianet kane urrejtje per shqiptaret.
Me Sirine jemi dhe larg. Nuk kemi marre e nuk kemi dhene kurre.
Kisha siriane, del qarte qe nga pyetja qe ka bere At Nikolla Marku, se nga e ka marre urdherin per mos varrosjen e djaloshit shqiptar.
Perseri del qarte se ketu kemi te bejme me kishen greke.
Po te ishte nje rumun, a do te jepte kete urdher kisha greke?
Perse kisha greke kete gje e ben me shqiptaret?
Apo se Rumania, e para punes eshte larg dhe nuk ka hapesire per gllaberim nga ana e Greqise.
Apo se, Greqia nuk mund te vrase identitetin rumun dhe me qe Shqiperia eshte ne kufi me te, medoemos qe shqiptaret nuk duhen te kene kishe te tyren as dhe eter shqiptare, sepse keta te mallkuarit etrit shqiptare, u mesojne shqiptareve qe te duan Atdheun e tyre, qe te duan gjuhen e tyre, gje kjo qe kishes greke nuk i pelqen aspak.
Cfar thashe gjuhen?
Pikerisht gjuhen shqipe, kisha greke e quan ''gjuha e djallit'' por keta injorante prifterinj, apo kjo kishe e pa turpshme as qe ka ide se kush eshte gjuha shqipe.
Mos u shpreha gabim!
Valle e dine mire se cila eshte dhe kerkojne qe ta zhdukin?
Pse nuk deklarohet nga Janullatosi se kush e dha urdherin per mos varrosjen e djaloshit shqiptar?
Nga erdhi urdheri?
Nga patriarkana.
Atehere kur kemi vete patriarkanen qe ben te tilla dallime rraciste e fashiste, cfar na del nga ana morale kjo patriarkane?
Cili eshte roli i saj?
Kush e firmosi urdherin per mos varrosjen e djalit shqiptar?
Ku gjendet ky dokument sot?
E ka zhdukur kisha greke apo ende e ka?
Po, perse, vetem dokumente fallso do te mbaje kisha greke dhe qe t'i paraqese ato sipas interesave te Greqise, kur eshte fjala per vjedhjen e heronjve shqiptare, apo me mashtrimin e quajtur Vorio Epir, apo kur duhet te flase kundra Shqiperise?
Po dokumentet origjinale ku i ka kisha greke? Perse i fsheh? Pse nuk i tregon?
E gjithe kjo veprimtari, a nuk eshte nje lufte e hapur kundra shqiptareve?
Perse pra greket e kane kete semundje me ne shqiptaret?
Perse greket na pergjojne kaq shume dhe ne cdo gje qe ka te beje me kombetarizin e shqiptareve?
Nga se u vjen kjo psikoze prej gjarperi?
U vjen nga inferioriteti.
Sot vertet shqiptaret jane te varfer, por nuk do te jene me si te tille, sepse koha nuk punon per Greqine e as per Janullatosin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2006 02:02
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Pyetja e trete

3-ǒmund të na thoni z. Janullatos, mbi ekzistencën e statutit të Kishës Ortodokse Shqiptare, të hartuar në Korçë në vitin 1929 dhe të miratuar në vitin 1937 nga Patrikana e Stambollit, po për sakrifikimin e Kryepeshkopit të parë të Shqipërisë At Visarion Xhuvani, i cili në kulmin e karrierës së tij, kleri grek i kerkoi të largohej nga detyra pasi kishte kerkuar forcimin e Kishës Shqiptare?

Direkt pirateri.
Kjo eshte pergjigjia me e sakte.
Vete miratimin e patriarkanes, greket e shkelin me te dyja kembet.
Pra greket nuk njohin as fene ne ndermarrjet e tyre piratereske. Greket e sotem per disa aprovime te kohes se dikurshme thone; mallkuar qofsh moj patriarkane qe nuk ke parashikuar kohen pas vitit 1990.
E si mund te pergjigjet Janullatosi ne kete pyetje, kur ne aprovimin e patriarkanes, ai vete del si nje pirat i deklaruar?
Ate Visarjon Xhuvani, ka qene i perfolur shume ne qarqet kishtare greke, si i pushtuar nga djalli.
Po pse jo?
Perderisa ai kerkoi forcimin e kishes Shqiptare, a nuk ishte i pushtuar nga djalli?
Ne te duam ty zoti Kryepeshkop, por, po qe se ti i merr seriozisht shqipetaret, atehere je kundra nesh dhe jo vetem kaq, ti je kundra Zotit, prandaj duhet te largohesh me njehere nga posti i kryepeshkopit.
Zoti i Gjithesise, nuk ka dhene urdher qe feja e shqiptareve te kaloje nga kisha greke.
Perse greket jane kundra forcimit te kishes Shqiptare?
Ç`pune kane greket me kishen Shqiptare?
Perse kerkuan largimin e At Visarjon Xhuvanit?
Pse grekeve u intereson qe shqiptaret te kene nje kishe te dobet, apo te mos kene kishe fare?
Me c`te drejte greket marrin ne patronazh kishen e Shqiperise?
Kush i autorizon greket per nje verpim te tille banditesk? Perse greket kembengulin qe te jene ne krye te kishes Shqiptare? Apo ne krye te kishes, ata mund te shkaterrojne me lehte vlerat shpirterore te popullit shqiptar!
Perderisa e paskan patur te drejten morale, te kerkojne largimin e At Visarjon Xhuvanit, valle e quajne veten pronare te kishesh Shqiptare greket?
Kurse sot, kur kerkohet largimi i nje prifti grek me emrin Janullatos, kerkesa quhet e pa drejte.
A nuk eshte Janullatosi ai qe eshte i pari qe shkel rregullat e sinodit te shenjte? I cili ne nje nga pikat e tij thote: Kreu i kishes ortodokse duhet te jete shqiptar dhe i lindur nga prinder shqiptar.
Mos valle Janullatosi ka gjetur prejardhjen e tij biologjike qe ndoshta mund ta kete shqiptare?
Po cili na paska qene babai i Janullatosit?
Perse nuk e ka deklaruar?
Janullatosi nuk po ben gje tjeter, por vecse po prapagandon fjalen e mbrapshte beni si them une e mos beni si bej une.
Atehere ku e ka shembullin prej ''hiresie'' shume i dashuri Janullatos?
Une duhet t'i shkel rregullat, sepse keshtu me ka urdheruar shteti grek, agjent i te cilit jam prej kohesh si miku i afert i te urryerit Sebastianos.
Per Ate Visarjon Xhuvanin dhe padrejtesine qe iu be atij dhe kishes shqiptare nuk flitet sepse keshtu e donte interesi grek.
Per kete arsye, Janullatosi nuk mund te jape pergjigje, sepse...e cfar pergjigje mund te jape ai?
Ku t'i gjeje fjalet? Qofshin keto fjale edhe ne greqishte...pra ku t'i gjeje?
Heshtje me mire.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2006 02:05
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Pyetja e katert

4 - A mbetet në fuqi sot ky Statut, dhe si njihet nga bota Ortodokse mbarëbotërore, po spjegimi i nenit 16 të këtij statusi dhe rëndësia e veçantë e tij?

Kur Janullatosi ka lexuar pyetjen numur kater, i ka patur prane mallkimet per At Nikolla Markun dhe jo vetem kaq, por ka marre dhe mallkime borxhe.
Xhorxh Uashington, presidenti i pare i SH.B.A u shpreh nje here para politikaneve te tjere.
E shikoni kete liber! (e kishte fjalen per kushtetuen) Nuk jemi ne qe do ta mbajme Ameriken, sepse ne do vdesim pas disa vitesh, por eshte ky liber ai qe do te mbaje ne kembe SH.B.A.-në.
Fjala e ketij njeriu dhe presidenti te madh, doli katerciperisht e vertete.
Kujt ia mban te shkele nje nen te kushtetues ne SH.B.A?
Mos valle presidenti!?
Riçard Nikson, u kap ne gabim, ne vitin e VI te presidences se tij dhe me nje here dha dore heqjen.
Ate e therriten te jape llogari. Mos harroni eshte numuri nje, ne SH.B.A ai njeri qe quhet; Presidenti. Eshte njeriu me i forte i botes. Por, cfar ndodh se? Para kushtetutes, para ligjit te gjithe jane askushi, as qe njihesh se ti je presidenti.
Bill Klintonin e bene te qaje, e nxorren ne tv e neper internet. Ja ky eshte presidenti jone, thane amerikanet, por ne te vertete nuk ishin amerikanet qe thane keshtu, por ishte kushtetuta amerikane, ishte ligji, ishin nenet e librit te shenjte, te atij libri qe sic e thashe me lart, Xhorxh Uashingon tha; ky liber do ta mbaje SH.B.A.-ne
Kush ben shaka me ligjin?
Nderkohe qe ligji eshte i shenjte sepse eshte aprovim nga vete Zoti.
Mos rrespektimi i ligjit eshte aprovim nga djalli.
Ketu kemi shkrimin e nje Ati shqiptar qe ka bere nje pyetje legjitime per nje nen te kushtetues (statusit) fetar mbare ortodoks.
Çfar thote neni 16?
Anastasios Janullatos...keni pergjegjesine e madhe perballe Zotit te Gjithesise te pergjigjeni per hir te detyres qe i keni vene vetes ne sherbim te fese se, cfar thote neni 16 i satusit mbare ortodoks.
Ne Univers, Zoti caktoi ligje per jeten e Universit, pra koncepti ''ligj'' esht hyjnor. Ne cdo kend te Universit egzistojne ligjet. Edhe ne nje shtet ka ligje, edhe ne nje miqesi ka ligje te moralit dhe qe nuk duhen te shkelen. Me qe koncepti ''ligj'' eshte hyjnor ai i sherben te vertetes, perparimit, ndertimit.
Por, shkelja e ligjit kujt i sherben?
Ne cdo lloj interpretimi qe te hyjme, shkelja e ligjit i sherben Satanit. Nuk jane aspak bombastike keto fjale qe thashe, sepse cdo analize aty te con. Anarshine e kerkon Satani ne cdo kusht. Shkeljen e ligjit e kerkon natyra e shkaterrimit me cdo kusht.
Atehere, ne kete rast, cfar po ben ky Anastasios Janullatosi, ky shkeles i ligjit? Ne anen e kujt eshte ai?
Presidenti amerikan, ishte i detyruar te jape pergjigje ne lidhje me pyetjet qe iu bene.
Po Janullatosi perse nuk jep pergjigje? Fetari grek nuk deshiron te njohe ligjet. Pra, a eshte fetar ai? A eshte ne rrugen e Zotit ky njeri?
Neni 16, kerkon pergjigje.
Perse i ben bisht janullatosi?
Jashte nga Shqiperia keta gjarperinj qe kane veshur rroben e priftit dhe nuk predikojne por feshkellejne si gjarperinj, duke genjyer per qellime politike ne favor te Greqise.
Ne shembujt qe pame me lart, politikanet po dalin me te drejte se fetaret. (se fetaret greke)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2006 02:08
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Pyetja e peste

5 - Si shpjegohet ardhja juaj z. Janullatos, me titullin Eksark ( i përkohshëm) dhe qëndrimi i tij jashtë çdo kakuni juridik në krye të Kishës?

HAhaha...!
Ne kete pyetje, shpjegimi nuk mund te jepet nga ana fetare, e as nga Janullatosi vete.
Une mendoj se kjo pyetje e ka shpjegimin dhe ky shpjegim eshte shume i thjeshte.
Se pari, duhet te themi vertetimin e pa levizshem se, Janullatosi nuk ka ardhur ne Shqiperi per ceshtje fetare.
Atehere, perderisa nuk ka ardhur per ceshtje fetare...perse duhet te largohet?
Kanuni juridik i kishes ??
E c'pune ka Janullatosi me kanunin juridik te kishes?
Kanuni as qe i duhet Janullatosit, sepse pervec veshjes prej prifti, Janullatosi nuk ka asnje lidhje me kishen.
Janullatosi qe shkel kanunet e kishes, valle mund te barazohet me Ate Visarjonin? Kurre !
Ne ardhjen e Janullatosit, vetem fasada ka patur lidhje me perkohshmerine, por jo vete Janullatosi. Ai erdhi me qellimin e nje pushtuesi te perhershem.
Kur u votua kushtetuta e pare ne Shqiperi (e cila nuk u aprovua) kjo kushtetute e debonte automatikisht Janullatosin nga Shqiperia.
Me kete desha te them se: televizionet greke, hidheshin perpjete duke thene dhe fjalet me te keqia per kete kushtetute, sepse ajo mbi te gjitha do t'iu largonte atyre Janullatosin nga Shqiperia.
Po mire....pse u vinte kaq shume keq grekeve atje ne Athine? Perse qanin greket e Athines ?
C'pune kishin greket ne kete ceshtje, ku sipas ketij parimi fetar, ata qe do ishin te humbur, do te ishin vete shqiptaret dhe jo greket.
Shqiptaret nuk qanin.
Greket qanin.
Si mund ta shpjegojme kete dukuri?
Ketu duket qarte se, ardhja e Janullatosit, as qe ka patur lidhje me perkohshmerine.
Ne qoftese NATO (ajo qe urren Janullatosi se bombardoi serbet) ka bazat e saj neper bote, baza greke nje nder me te fortat kundra Shqieprise, eshte Anastasios Janullatosi.
Kjo eshte arsyeja qe Janullatosi nuk iken dhe as qe do t'ia dije per kanunin e kishes, sepse ai nuk ka lidhje me kete kanun.
Kur kreu i shkel rregullat e kishes, atehere cfar pritet nga njerzit e thjeshte?
Ne qoftese ka njerez naive qe kane frike se mos t'i mallkoje Janullatosi, te jene te sigurte se nuk i ngjisin mallkimet Janllatosit, pasi ai eshte nje shkeles dhe nje abuzues i urdherit fetar.
Po ashtu, ne qoftese ka njerez qe lumturohen nga bekimet e Janullatosit, le te shikojne me mire se sa ters u ecen puna pas bekimit.
A ka folur ndonje here Janullatosi per vrasjet qe iu bejne shqiptareve ne Greqi?
Apo dhe Janullatosi refuzon te varrose te rinjte e vrare per te vetmin krim se, ata jane shqiptare?
A ka folur ndonje here Janullatosi qe edhe ambasada greke eshte e implikuar me prostitucionin kundra femrave shqiptare?
Janullatosi nuk flet, sepse nuk e lejojne kanunet e spiunazhit, se sa per kanunet e fese, ato vetem e pengojne.
Ndaj dhe ai nuk mund t'i rrespektoje.
Ashtu si keqberesit qe shkelin ligjin dhe urrejtjen me te madhe e kane per ligjin, sepse ai nuk u lejon te vrasin e te vjedhin edhe Janullatosi ka urrejtje per kanunin e kishes.
Ku eshte ndryshimi ne konceptin e shkeljes se nje ligji, ndermjet Janullatosit dhe nje vrasesi rruge?
Qe te dy jane shkeles se ligjit.
Por, qe te dale nje ligj, ai medoemos do te kete aprovimin e shoqerise, sepse per mbrojtjen e shoqerise ka dale.
Po ashtu dhe kanuni i kishes eshte nje aprovim prej shume eterve te dikurshem dhe kanuni ka dale per te mbrojtur kishen
Ne kete rast Janullatosi qe shkel kanunin e mbron kishen apo e demton ate?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2006 02:12
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Pyetja e gjashte.

6 - Përse veprat teologjike fetare të përkthyera nga Fan Noli, u zëvëndësuan me përkthime greke, ku spikat në literature, kulturë e përzierë me ndikim helenist, ndaj përse nuk rikthehen veprat tona kishtare të shkruara në gjuhën e nënës e me diksionin e ëmbël të gjuhës shqipe?

Ne kete pyetje kemi nje koncetrim qe nga ana figurative, do ta quaja koncentrim kozmik.
Ne kete pyetje, nuk kemi vetem shqetesimin patriotik te Ate Nikolla Markut, por kemi denoncimin e nje metastaze kanceroze qe pikerisht kjo pyetje e nxjerr ne pah kete kancer grek.
Qellimi i grekeve, vertet ka rreze te larget, por ai eshte me se i kuptueshem dhe, teper i keq.
Zevendesimet e perkthimeve te te madhit Fan Noli, natyrisht qe jane nje nder pikat kryesore te qarqeve greke, pasi ato mbi te gjitha sulmojne pavarsine e kishes shqiptare.
Pikerisht kete pavaresi e urrejne greket.
E gjithe kjo veprimtari pirateske, te detyron te mendosh se, greket kane menduar nje tjeter skenar pas vdekjes se Janullatosit.
Po vdiq Janullatosi neser...si do t'ia bejme qe te veme perseri nje njeriun tone ne krye te kishes shqiptare?
Ky skenar, ende qendron ne sirtaret e Athines, sepse nuk i ka ardhur koha te dale.
Nje nder mallkimet e medha qe greket i bejne figurave shqiptare....eshte pikerisht Fan Noli.
Pikerisht gjeniu Fan Noli ua vuri kufirin tek thana grekeve, aq sa edhe ne vende te tjera e kam hasur qe sahan lepiresat e Greqise, perpiqen ta injorojne dhe ta ulin duke e quajtur ''perkthyesi yne''
I madhi Fan Noli, nuk ishte perkthyes, por ai perktheu disa vepra boterore qe t'i jepte drite kombit te tij, pra beri dhe ate pune ne kohen e lire.
Ne kohe e lire shume njerez krasisn rrushin, por askush nuk quhet krasistes rrushi prej tyre.
E cfar e kishte Fan Noli perkthimin e nje kyrevepre, ai qe beri Shekspirin dhe Khajamin te flasin shqip?
Duke u nisur nga fakti qe Fan Noli ishte klerik, domosdo ai do t'i sherbente kombit te tij edhe ne perkthimet fetare te cilat nje njeri si ai dinte t'i bente keto perkthime ne menyre perfekte.
Pra, pikerisht keto perkthime te cilat nuk jane ne gjuhen kineze, por jane ne gjihen shqipe, urrehen nga greket, sepse keshtu, keta shqiptaret e mallkuar kane identitetin e tyre autoqefalik.
Por, me kete te vertete, nuk jane aspak dakort greket.
Si duhet qe ne greket ta mposhtim Shqiperine?
Si duhet qe ne greket te mbjellim percarje fetare ne Shqiperi?
Si duhet qe ne greket te helmojme mendjen e shqiptareve ortodokse?
Atehere nje nder rruget eshte zevendesimi i shkrimeve fanolike me gjuhen greke.
Gjuha shqipe eshte gjuhe e mallkuar, thone greket, por nuk e faktojne se kush e ka mallkuar gjuhen shqipe se.
Ne qoftese nje Janullatos eshte mallkuesi i gjuhes shqipe, kjo gjuhe prej mallkimeve te tij vetem sa zbukurohet me shume. Po ashtu kjo gjuhe qe qenka e mallkuar qofte dhe nga prifterinjte e tjere greke te me parshem, nuk e humb aspak tingullin e saj te arte dhe, me kete rruge mesjetare, greket duan te bindin shqiptaret ortodokse se, gjuha shqipe nuk vlen per lutje, pasi ajo pra na qenka e mallkuar.
Por, keta majmune prifterinjsh greke, as qe kane idene se cfar eshte nje gjuhe, pikerisht per kete fakt arrijne ne naivitetin e tyre mesjetar sa te pohojne se gjuha shqipe eshte e mallkuar. Me kete rast, del qarte se keta majmune prifterinjsh greke nuk njohin vete njeriun. Nuk dine se kush eshte qenia e aprovuar ne planetin Toke dhe qe ka emrin njeri.
Kete semundje psikike, e kane qarqet greke dhe caktojne janullatësat te bejne sabotime ne Shqiperi.
Nga ana tjeter, me c'te drejte ky prift greke prek perkthimet e te madhit Fan Noli?
Kush eshte Janullatosi perballe Fabn Nolit?
Cila eshte bretkosa perballe shqiponjes?
Zevendesimi i gjuhes shqipe me gjuhen greke, nga Janullatosi, se pari ofendon vete ortodoksit shqiptare, por edhe cdo shqiptar tjeter qe nuk eshte i fese ortodokse.
Ofendon kulturen shqiptare, te cilen greket me cdo kusht kerkojne ta varrosin.
Ati yne shqiptar Nikolla Marku ka dhe pyetjen se, perse nuk kthehen veprat tona kishtare te shkruara ne gjuhen e nenes.
Por, pikerisht e gjithe veprimtaria greke eshte, qe asgje te mos jete ne gjuhen e nenes, pra asgje te mos jete ne shqip.
Ketu del qarte se Janullatosi eshte nje njeri politik dhe aspak fetar.
Pikerisht me urrejtjen ndaj gjuhes shqipe, keto qarqe te ndyra greke, ushqejne dhe edukojne popullin e tyre. Pra ne nje fare menyre pikerisht keto qarqe jane dhe armiqte e popullit te tyre, sepse, neper tavernat greke jane vrare shqiptare per faktin se kane kenduar shqip.
Kjo arritje ideologjike e grekeve kundra shqiptareve, pasqyrohet edhe tek zevendesimi i gjuhes shqipe me gjuhen greke ne veprat kishtare te perkthyera nga i madhi Fan Noli.
Greket mallkojne diten qe feja ortodokse ne Shqiperi mori Autoqefaline.
Kjo eshte arsyeja qe greket e urrejne Fan Nolin, pasi ai vigan, u la brezave te ardhshem te popullit te tij, lirine e veprimit ne kishen e tyre.
Nje nga pikat e vjetra strategjike, te zhdukjes se nje figure, eshte lenia ne harrese kete figure.
Greket nuk bejne as zhurmen me te vogel per Fan Nolin, pervec disa sahan lepirsave qe sic e thashe kerkojne ta ulin ne nivelin e nje perkthyesi.
Po ketu shpjegohet fakti qe, Janullatosi, sapo erdhi ne kishen ortodokse shqiptare, gjeja e pare qe beri hoqi portretin e Fan Nolit.
Te dashur shqiptare ortodokse dhe jo ortodokse... a falet kjo gje?
Kush eshte ky njeri veshur si prift qe heq portretin e Fan Nolit?
Ai eshte nje grek, qe ka per qellim ndikimin helenist.
Kurse Fan Noli eshte nje nder bijte me te medhej qe ka nxjerre kombi shqiptar.
Fan Noli eshte nje pishtar, per kete arsye greket kerkojne ta shuajne driten qe ai jep.
Shqiptaret duhet te jene ne erresire se keshtu i shfrytezojme me lehte e me shume.
Janullatosi ka per qellim te vrase pasurine shpirterore te shqiptareve, te kaluaren e tyre, kulturen e tyre, gje e cila duket hapur fare edhe ne pyetjen numur 11 qe ka bere Ate Nikolla Marku.
Armiqte e gjuhes shqipe jane greket.
Janullatosi eshte thika e grekeve kundra gjuhes shqipe, kundra kultures shqipe.
Janullatosi, si me zevendesimin e shqipes me greqishten, si edhe me heqjen e protretit te Fan Nolit, del direkt armiku i Shqiperise, del gjarperi helmatises i shpirtit te shqiptareve, te cilet ndricohen nga pishtare te tille si Fan Noli.
Nje gjarper, vertet ka helm, por ai nuk mund ta helmatise nje shqiponje.
As shkencerisht, nuk eshte e provuar qe gjarperi te vrase nje shqiponje.
Janullatos...mos u lodh kot, se nuk mund ta erresosh ti figuren gjigandeske te Fan. S. Nolit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2006 02:15
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Pyetja e shtate.

7 - Përse ju z. Janullatos, gjithmonë prezantoheni dhe deklaroni në media se, “Shqiptarët nuk janë të zotë të drejtojnë Kishën Shqiptare”, duke na quajtur edhe të papjekur për të drejtuar?

Ku e gjen te drejten ky grek qe te jape te tilla deklarata per nje popull te tere?
Kush ia dha kete autorizim ketij greku uzurpator?
Mos valle ne kete menyre ai mbron uzurpatorine e tij?
Por, cila qenka zotesia pra?
Mos valle zotesi eshte qe kisha greke te sillet me njerzit a thua se ata kane dy zota?
Zotesi qenka qe te mos varrosen njerzit ashtu sic e kerkon nje kishe e vertete?
Zotesi qenka qe, pikerisht nje klerik ben aludime te pa hijshme per nje popull te tere?
Ky aludim eshte komplet nje aludim fashist qe Janullatosi ben kundra shqiptareve.
Ne c'pikepamje qenka shqiptaret te pa zote?
Kaq i pa edukate qenka Janullatosi? Sa te beje te tilla deklarata qe, jo vetem qe jane te pa hijshme, por jane dhe shume te ulta per nje prift i cili pretendon se i sherben fese.
Harron Janullatosi (apo nuk ka deshire te hapen keto gjera) qe shqiptaret e pa zote i dhane pavarsine Greqise, qe sot me cdo kusht qarqet greke e mbulojne kete fakt me te gjitha menyrat, me te gjitha genjeshtrat, me te gjitha mashtrimet.
Ku e kane zotesine greket qe shqiptaret nuk e paskan?
Mos valle tek genjeshtrat? Mos valle tek pederastia? Ketu ka te drejte Janullatosi.
Eshte e vertete qe shqiptaret nuk kane zotesi ne keto pika.
Vete greket perflisnin Serafinin e dikurshem. Vete greket perflasin edhe sot Kristodhulosin i cili eshte akuzuar nga ata per lidhje te erreta me nje trafikant armesh e droge i cili quhet Vavilis. Qe vuri bomben tek Vefa ne Tirane e sa e sa krime te tjera.
Pra per cfar lloj zotesie e ka fjalen Janullatosi?
Apo per zotesine e nje fare papa Jani qe u kap me presh ne duar ne fushen e pederastise ne Korce, dyke u perpjekur te genjente te rinjte shqiptare me ane te parave.
E si t'u a puthim doren ketyre prifterinjve qe paskan kaq zotesi te madhe!?
Ne qoftese mashtrimi dhe genjeshtra quhet zotesi (qarqet greke kete quajne zotesi) Janullatosi duhet ta dije mire se, kjo lloj zotesie, mbi te gjitha po demton popullin grek. Pikerisht nga mashtrimet dhe helmet qe i japin popullit te tyre keto qarqe, e kane detyruar grekun e thjeshte te jetoje ne delir.
Pothuajse te gjithe greket besojne se jane populli me i ndricuar ne planet. Qe jane pikerisht ata qe e mbajne kete bote. Qe jane me te lartit ne bote, me te zgjuarit. Qe besojne se shume shpejt rraca greke do ta pushtoje boten, pasi vete kjo rrace ka zjarr brenda (ku e ka zjarrin?)
Ndoshta ketu e ka zanafillen edhe mashtrimet qe bejne greket qofte dhe ne komunitetin Europian, duke genjyer e duke dhene shifra fallso.
Po ashtu, edhe ne ndertimin e stadiumit ku do te zhvilloheshin lojrat olimpike, perseri greket genjyen qe te merrnin ndihma. Nuk jemi gati, thane, por per nje muaj ishte data e fillimit te lojrave. Megjithe fjalet fyese qe moren nga vete komuniteti, greket ende jetojne ne mesjetarine e tyre, pikerisht se edukohen me frymen fashiste qe u injektohet nga keto qarqe.
Ne qoftese greket jane kombi i pare ne bote, nje gje eshte e sigurte...qe vertet greket jane shembull ne gatimin e suflaqit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2006 02:17
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Pyetja e tetë.

8 - Me ç’të drejtë morale dhe fetare ju duhet të përfaqesoni ortodoksinë shqiptare në Shqipëri, kur bijtë e këtij vendi janë më burra dhe më të zotë se ju?

Ne kete pyetje, flitet per te drejten morale dhe i terhiqet verejtje Janullatosit per kete te drejte morale.
E drejta morale as qe egziston tek Janullatosi dhe, prova per kete Janullatosi ka dhene me tonelata.
Pikerisht se nuk egziston kjo e drejte morale, ndaj dhe Janullatosi qendron gjoja sikur perfaqeson ortodoksine shqiptare, por ne fakt perfaqeson klanin grek.
Pikerisht se bijte e ketij vendi te mallkuar qe quhet Shqiperi, jane me te zote, ndaj dhe Janullatosi nuk largohet. Ai perfitoi nga situata e turbullt qe ishte atehere ne Shqiperi dhe u fut si dhelpra.
Meqenese, Janullatosi erdhi gjoja si i perkohshem atehere perse nuk iken?
A nuk kemi genjeshter ketu nga ky njeri i ''perendise''?
E ku ta gjeje te drejten morale Janullatosi, ku vete prezenca e tij eshte nje amoralitet?
Moralin Janullatosi e ka vetem tek sabotimi, tek misioni qe i ka vene asfalia greke kundra Shqiperise.
Ky eshte morali i Janullatosit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2006 02:19
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Pyetja e nëntë.

9 - Hirësi, ju pyes nga i merrni paratë ju, cilët janë njerëzit që ju financojnë, tregoni dokumenta dhe motivimin e tyre legal, përse fshihen ndihmat, cilët janë emrat e njerëzve që ju financojnë ju, pse hezitoni, apo është Kisha dhe shteti grek pas jush?

Parate...se nga i merr Janullatosi?
Se pari, Janullatosi kurre nuk eshte pa financim.
Sipas praktikes se cdo misioni neper shtetet e huaja, gjithmone parate derdhen lume per qellime politike.
Kurse njerzit qe financojne Janullatosin, jane nen ombrrellen e nje institucioni dhe, te gjitha financimet qe i bejne Janullatosit, vetem sa firmosen, por kurre nuk thuhet se, jane shume apo ai ka marre shume.
Persa i perket dokumetave, Janullatosi nuk ka ku t'i gjeje ato, pasi keto dokumenta jane neper arkivat e Athines dhe, perderisa jane atje, eshte krejt e pa mundur motivimi i tyre legal.
Perderisa e gjithe puna e Janullatosit eshte ilegale, e si mund te jene dokumentat me motivim legal?
Nje Nene Tereze ishte ajo qe cdo gje e kishte hapur, te gjitha ndihmat qe i jepnin i kishte hapur dhe, qe nuk bekonte vrajsjen e njerut ashtu si Janullatosi qe bekonte serbet qe vrisinin kosovaret.
Kurre dhe asnje emer nuk mund te nxjerre Janullatosi pewr ato ''ndihmat'' qe gjoja i japin. Se cfar ben me ''ndihmat'' Janullatosi, kete nuk e ka pare askush. Thone se ka hapur nje tip radioskopie, ku nje vizite eshte sa rroga e nje muaji. Ah...sa e ndihme e sinqerte !
Po te ishte dhe vete Janullatosi i sinqerte apo nje At i vertete qe i sherben fese, ai nuk do ta bente aspak te gjate deklarimin apo transparencen e ndihmave.
Por, janullatosi nuk e ben kete.
Pse nuk e ben?
Sepse nuk eshte At ashtu sic hiqet.
Te jeshe nje At, nuk majfton te dishe e te zbatosh sa per sy e faqe rregullat apo ritet fetare.
Te jeshe At, mbi te gjitha duhet shpirti i paster ndaj fese, gje te cilen Janullatosi nuk ka se ku e gjen.
Atehere, perse duhet te deklaroje Janullatosi se nga i merr parate? Se kush e financon? Se si i merr parate etj.etj.etj. E si mund te deklaroje Janullatosi keto gjera ne nje kohe qe ai nuk eshte prift i mirefillte. Kjo eshte arsyeja qe Janullatosi heziton.
Te keshe frike nga e vertetea, kjo gje nuk i shkon hic nje Ati fetar.
Kur At Nikolla ben leto pyetje ne menyre krejt te hapur, aludon dhe per veten e tij, duke i dhene te nenkuptoje kujdo, si dhe vete Janullatosit, se ai (At Nikolla) eshte i gatshem te pergjigjet ne ato pyetje qe i jane bere Janullatosit.
Me kete dua te them se del vetevetiu se cili eshte prifti i vertete dhe cili eshte prifti i genjeshtert.
Janullatosi i genjeshtert, as ndihet kur At Nikolla ben keto pyetje, sepse Janullatosi luan nje karte te ndyre greke e cila eshte; Nuk i pergjigjem atij At Nikolles une, sepse ai eshte ana e djallit. Kjo karte eshte sa e shpifur aq dhe mashtruse, sa e ulet aq dhe dhe e piset, sa fallco aq dhe naive. Ende metoda greke kundra Shqiperise eshte ne fazat e mesjetes dhe meqe greket ende kerkojne ta bejne luften me ane te kishes si dikur, do te thote se, dinakeria e tyre ka mbetur shume prapa ne kohe, aq sa me cdo kusht financojne Janullatosin dhe ca krimba te te ashtu quajturit Vorio Epir, vetem e vetem te mbjellin trazira ne Shqiperi.
Po mire, nga e di Janullatosi anen e djallit dhe anen e engjellit?
Dikur, ne Shqiperi, ishte nje prapagande e forte e cile ne mes mijera genjeshtrave te tjera, thoshte dhe kete genjeshter: Ne jemi vendi me i lumtur ne bote.
Dhe Janullatosi, duke genjeyer kaqolet qe ka prane se gjoja eshte i shenjte, apo duke bekuar me uje nevojtoreje, harron se po ha buken e huaj, ne nje vend te huaj, harron se do vdese dhe do te jape llogari per punet e pa drejta qe ben, harron se vete ai eshte ana e djallit dhe jo Ati autokton me emrin Nikolla Marku i cili nuk ben asgje tjeter vetem se caktimin e Zotit qe te kujdeset per popullin etij.
Nje here nje djale ortodoks me tha; Isha ne kishe per Krishtlindje, dhe jam habitur qe aty flitej greqisht. Nuk durova dhe ne nje cast kur duhej thene qe Krishti u ringjall, thashe me ze te larte dhe natyrisht ne shqip; Krishti u ringjall! Te gjithe kthyen kokat nga une me habi. Kurse une i pashe me ate sy qe jepte te kuptonte, cfar dreqin keni?
Kjo jep te kuptoje se ne dite te vecanata, strategjia e Janullatosit, ben kerkesen qe ne kishen e Tiranes te vijne ata greket e dropullit dhe te luajne rolin se gjoja sikur eshte vete populli shqiptar ata qe kerkojne gjuhen greke ne kishe. Por ne fakt, ata qe kerkojne te flasin gjuhen greke ne kishe, ata nuk jane populli i vertete shqiptar.
A nuk eshte ky nje turp!
Flitet per kushtetute, per demokraci etj. por kushtetuta ka ne plan te pare gjuhen shqipe dhe jo gjuhen greke. Po te ishte i madhi Fan Noli (ai qe urren Janullatosi) valle ne cfar gjuhe do ta bente meshen?
Nuk do as mend e as kalem, themi ne shqiptaret per gjerat e sigurta.
Qe eshte shteti grek dhe kisha greke pas gjithe kesaj veprimtarie, perseri nuk do as mend e as kalem. Qellimi eshte qe dale nga dale te hiqet ajo gjuha e mallkuar shqipe, te cilen greket kane shekuj qe kerkojne ta vrasin. C'gjuhezimi i shqiptareve, ka qene nje nder pikat me te vjetra te patriarkanes greke. Ndaj dhe sot, greket vazhdojne ne mesjetarine e tyre, duke ia besuar Janullatosit misionin e c'gjuhezimit, te pakten neper kisha si fillim dhe me vone te shkoje me tej ky c'gjuhezim. Kjo eshte arsyeja qe greket ia vune syne, jo pa qellim shkolles Normale te Elbasanit e cila ben pjese ne djepin e kultures shqiptare.
Te sulmohet kultura, gjuha dhe, me pas eshte me e lehte ta shtypim kete popull te poshter me emrin Shqiptar.
Pra, duke u nisur nga keto te verteta, e si mund te deklaroje Janullatosi financimet e tij?
Nje proverb shqiptar thone; gjarperi nuk i tregon kembet e tij.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2006 02:21
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:50 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Te 16 pyetjet e At Nikolla Markut per Janullatosin

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.