Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!
Gjithsej 41 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Sali Berisha, ish Komunisti i veshur tani me petkun e .......!

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 245.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 90 herė.

Ne Shtator u bëkan te dy bashke ,shyqyr se dhe ne na kishte marre malli ti shikonim koke me koke ,si dy qingja te urte qe diskutojne per te miren e popullit.Mungon vetem xhaxhi Enver me shokun Ramiz,mallin e Lenkes na e heq teta Jozefina.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Maj 2008 07:30
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

BB: Shqipëria më e korruptuara në Europën Juglindore



Thu, 26 Jun 2008




Banka Botërore boton raportin më të rëndësishëm të vitit, Shqipëria e 2007 më e korruptuara në Europën Juglindore

Jemi në vendin e parë për këtë tregues në rajon edhe për vitin 2007. Administrata shqiptare me të gjithë strukturat e saj është vlerësuar nga ana e BB me një nivel të fryrë korrupsioni, duke qenë tërësisht larg vendeve të tjera që janë fqinjë me ne.

Qeveria shqiptare është më e korruptuara në rajon dhe njëkohësisht ka nivelin më të ulët të eficensës në Europën Juglindore. Banka Botërore ka publikuar gjatë ditës së djeshme raportin e fundit për treguesit kryesorë të 212 vendeve, ndër të cilët përfshihen, kontrolli i korrupsionit, eficensa e qeverisë, zbatimi i ligjit, të drejtat e njeriut, stabiliteti politik dhe reformat rregullatore. Por duke bërë përmirësime minimale në krahasim me vitin 2006, Shqipëria renditet në vend të parafundit krahasuar me të gjithë kandidatët e tjerë dhe fqinjët tanë. E vetmja e re që ka ndodhur për vitin 2007, mbetet futja e Kosovës në listat e krahasimit të vendeve në rajon. Kosova, duke patur një qeveri e re, të gjithë treguesit e saj mbeten më të dobët dhe në këtë rast qeverisë shqiptare i ka humbur vendi i fundit. Por edhe në këtë raport tejet të rëndësishëm, mbetemi sërish larg fqinjëve dhe në ato çështje që mbeten jetike për vendin, siç është lufta kundër korrupsionit dhe eficensa e qeverisë. Vendet e rajonit tonë siç është Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Turqia që aspirojnë për tu bërë anëtare të Bashkimit Europian kanë një nivel treguesish disa herë më të lartë dhe me një ritëm përmirësimi të shpejtë. Në grupin vendeve të Europës Juglindore dhe të Balltikut që bëjmë pjesë, jemi sërish në vend të fundit nëse nuk marrim si bazë krahasimi Kosovën që mbetet në më të shumtën e krahasimeve në atë vend që deri dje ishte Shqipëria. Raporti i BB për indikatorët e qeverisjes, mbetet më i rëndësishmi ndër vlerësimet që bëjnë institucionet ndërkombëtare për vendin. Mbi bazën e këtyre të dhënave ngrihen një pjesë e mirë e financimeve dhe projekteve në të cilat aspiron qeveria shqiptare. Të dhënat janë tejet të rëndësishme edhe për të gjithë bizneset e huaja që kërkojnë të futen në tregun shqiptar.

Eficensa e qeverisë

Vendi i fundit me të cilin mund të krahasohemi në të gjithë treguesit e marrë në konsideratë është Bosnja dhe Hercegovina. Për sa për i përket eficensës së qeverisë, Banka Botërore e ka vlerësuar qeverinë në nivele minimale të rezultateve të saj. Qeveria shqiptare sipas Bankës Botërore ka një tregues të eficensës që nuk arrin as në 50 përqind. Shqipëria renditet pas Kosovës, Serbisë Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Turqisë.

Më të korruptuarit

Jemi në vendin e parë për këtë tregues në rajon edhe për vitin 2007. Administrata shqiptare me të gjithë strukturat e saj është vlerësuar nga ana e BB me një nivel të fryrë korrupsioni, duke qenë tërësisht larg vendeve të tjera që janë fqinjë me ne. Në këtë tregues për vitin 2007 kemi mundur që të lemë pas vetëm Kosovën. Edhe në treguesin e korrupsionit nuk kemi arritur që ta kalojmë 37 përqindëshin, një nivel ky nga më të ulëtit për këtë studim të Bankës Botërore. Edhe në këtë tregues renditemi të fundit në rajon pas Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë, Turqisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Zbatimi i ligjit

Nuk paraqitet asgjë e re edhe në këtë tregues. Mbetemi sërish në vend të fundit, duke lënë pas nga të gjitha vendet e rajonit vetëm Kosovën që është tashmë shtet me pak muaj jetë. Pas futjes së Kosovës në këto studime të Bankës Botërore, kemi mundur që të shkëputemi nga vendi i fundit i vlerësimit, duke janë lënë këtë shtetit më të ri shqiptar në Ballkan.

Më pak të korruptuar se në 2006

Pavarësisht se qeveria shqiptare i bën punët me hapin e breshkës dhe nuk mundet asnjëherë që të arrijë ritmet e reformave të vendeve të tjera që aspirojnë për në BE, sipas BB ka një rënie të korrupsionit gjatë vitit 2007 krahasuar me vitin 2006. Ndërsa gjatë vitit 2005 dhe 2006, Banka Botërore bëri të ditur se në vend nuk kishte asnjë përmirësim në luftën kundër korrupsionit, në vitin 2007 kemi një përmirësim të lehtë. E njëjta situatë paraqitet edhe në treguesit e tjerë ku vihen re përmirësime,por që janë larg hapave me të cilat duhet që të ecë një vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

:bam

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2008 09:01
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

Filluan diasporistat te merren me grate, femijet e me fisin e te tjereve...
Patriotet e vertete zhumojne ne vend te vet e jo nga kontinentet e tjera..
Prej andej nga jeni juve rrezja e drites shqiptare vjen shume me zvogeluar te dashur "patriote"...
Bujrum ketu ne e doni kete vend dhe ju vjen keq per te...
Mos u merrni me lajme gazetash partiake apo sondazhe qe vijne nga OJQ militantesh...

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2008 09:30
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Ore po pse lujti kush mendsh e na leshoi vendin ne per korrupsion. Jo ore ne ate vend e kemi pasur dhe nuk na e merr njeri. Jo Sala me Edin por askush nuk mund ta beje ate vend me pak te korruptuar se vendet e europes juglindore.
Korrupsioni eshte sistem dhe ai nuk zhduket as me lftra aq me pak me fushata. Ate e dobson vetem shteti ligjor dhe ndergjegja e njeirzve qe ka rene pertoke sepse ska doktor qe te shti ne dore po si fute naj lek ne xhep.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2008 19:28
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
rust
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 21/06/2008
Vendbanimi: It
Mesazhe: 24

KOMITETI I PAJTIMIT MBARKOMBËTAR


Adresa: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tiranë- Shqipëri , Fax 00355 4 2 263 126. / 2 238 033
Tel 00355 4 2 259 124 Mobil: 00 355 68 27 37 989
E-mail: gjin_marku@yahoo.com

Web: www.pajtimi.com


Nr 3/4 prot
Tiranë më 30 prill 2008



K Ë R K E S Ë
Mbi hetimin e krimeve ndaj popullsisë nëpërmjet krijimit të terreneve për vrasje masive dhe projekteve të rrezikshme për jetën dhe mjedisin si dhe ndalimin e lidhjeve të mafies ndërkombëtare me lidershipin politik dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri



- Drejtuar: Kuvendit të Shqipërisë
- Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
- Prokurorit të Përgjithshem të Republikës së Shqipërisë.
- Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
- Komisionit Europian.
- Përfaqësuesve të trupit dipllomatik dhe organizatave ndërkombëtare.




z. Gjin Marku
Për dosjen me nr. ref: OTP-CR-134/07 –në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve – Zyra e Prokurorit HAGË.


I nderuar z. President i Republikës dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

E nderuar zonja Prokurore e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë.

Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Shkëlqesia Juaj.
Në një kohë kur Komuniteti Ndërkombëtar është i interesuar për të përshpejtuar anëtarsimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior e Bashkimin Europian, operatorë të mafies ndërkombëtare e kanë kthyer territorin e këtij vendi në terrene private të veprimtarisë së errët e kriminale, jashtëzakonisht të rrezikshme për popullsinë shqiptare. Ngjarja e dt.15 mars 2008 në afërsi të kryeqytetit shqiptar, ku mbetën të vrarë 26 vetë (mes të cilëve gra e fëmijë), mbi 300 të plagosur dhe mijëra shtëpi të rrënuara nga shpërthimi i municioneve të grumbulluara për tregëti të fshehtë, përbën vetëm njërin prej rasteve tragjike të veprimtarisë së kësaj mafie dhe të rreziqeve që i kanosen jetës së shqiptarëve.

Nisur nga këto shqetësime, një vit më parë, më dt. 14 prill 2007, Komiteti i Pajtimit Mbarkombëtar iu drejtua Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë. Në këtë dokument theksonim se operatorët e kësaj mafie të lidhur me lobet antishqiptare vazhdojnë të kryejnë veprimtari të dukshme kriminale kundër popullsisë e integritetit kombëtar të këtij vendi siç inskenuan edhe trazirat e vitit 1997 për rrëmbimin e parave të popullit e nxitjen e qytetarëve në luftë civile ku mbetën të vrarë rreth 1500 vetë: shih - “Memo, Nr.001/4 prot; - Tiranë më 14 prill 2007: - Mbi shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut dhe veprimet kundër integritetit kombëtar të shqiptarëve, nevojën e gjykimit të krimeve ndaj popullsisë në ngjarjet e vitit 1997 e domosdoshmërinë e masave për parandalimin e krimit të vrasjeve. –Ref: OTP-CR-134/07 –International Criminal Court –The office of the Presecutor – HAGUE. Ky dokument, i mbështetur në Deklaratën e Përgjithshme të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Elementare si dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, iu bë prezent të gjitha organizmave ndërkombëtare, përfaqësuesve të trupit dipllomatik në Tiranë, parlamentit dhe institucioneve kryesore të shtetit shqiptar të cilat, fatkeqësisht, nuk reaguan. Ndërsa Gjykata Europiane po u jep të drejtë të gjithë qytetarëve shqiptarë në lidhje me çështjet që kemi trajtuar dhe Prokuroria e Hagës i është përgjigjur kërkesës sonë, institucionet e shtetit Shqiptar dhe lidershipi i partive politike e kanë thelluar bashkëpunimin me operatorët e kësaj mafie çnjerëzore, jo vetëm të tregëtisë së fshehtë të armëve, por edhe bizneseve të tjera të rrezikshme për jetën e mjedisin. Pasojë e këtij mosreagimi dhe bashkëpunimi me mafien është edhe ngjarja tragjike e datës 15 Mars.

Për mënyrën se si po trajtohet ky krim nga qeveria dhe udhëheqësit kryesor të politkës, duke u përpjekur për ta minimizuar atë dhe ushtruar presion mbi organin e akuzës, e shohim të domosdoshme t’ju drejtohemi përsëri për të dënuar këto krime, për të parandaluar vrasje të tjera masive në terrenet e përgatitura përgjatë këtyre viteve dhe frenuar rrënimin e mëtejshëm të jetës së shqiptarëve. Qeveria shqiptare në këtë rast është përfshirë direkt në një aferë të fshehtë armësh me pasojë vrasjen masive dhe, si në shume raste të tjera, ka bashkrenduar veprimtarinë e saj me mafien ndërkombëtare në afera biznesesh që kanë shkaktuar e do shkaktojnë krime shumë të rënda kundër jetës së popullit e mjedisit. Dëshmitë tregojnë se prej vitesh vendime të Këshillit të Ministrave si dhe ligje e amendime ligjesh të kaluara me urgjencë me votat e shumicës në parlament kanë favorizuar aktivitetet dhe strategjinë kriminale të kësaj mafie.

Edhe pas ngjarjes qeveria nuk u deklarua mbi rrezikun që i kanoset popullsisë mbas këtij shpërthimi. Instituti i Shëndetit Publik ka paralajmëruar se zona do jetë e infektuar për 20 vitet e ardhëshme e përbën rrezik për jetën e qytetarëve. Vite më parë, mediat kanë paralajmëruar se porti i Durrësit, pranë të cilit ishin grumbulluar këto municione, është pikë kalimi e lëndëve radioaktive për tegun ndërkombëtar. Shërbimet informative janë sinjalizuar prej kohësh se në hapësirën shqiptare të detit Adriatik qëndrojnë anije të dyshimta që merren me tregëti armësh dhe shkarkojnë në det mbeturina lëndësh me rrezikshmëri të lartë radioaktiviteti. Po kështu, në brigjet shqiptare të detit Adriatik e Jon gjenden mina nënujore ose predha të kalibreve të ndryshme që shpesh herë nxirren nga polumbarët në sipërfaqe, një pjesë e të cilave dëshmohet se janë hedhur mbas ngjarjeve të vitit 1997.

Meqenëse vendet e Bashkimit Europian kanë kërkuar ndalimin e bizneseve që kanë rrezikshmëri të lartë për jetën e mjedisin, kjo mafie ka ndërmjetësuar që ato të transferohen në territorin shqiptar dhe të vendosen kryesisht në bregdet për lehtësi e përfitime. Qeveria shqiptare në marrëveshje dhe me opozitën po inicojnë ligje e vendime qeverie që i mbështesin këto biznese çnjerëzore. Ndërsa qeveria ushtron dhunë dhe burgos operatorët e shoqërisë civile që shprehen kundër, opozita hesht dhe i bojkoton protestat. Edhe pse prej vitesh në zonat e ndotjes së lartë është shfaqur fenomeni i lindjes së kafshëve dhe fëmijëve të deformuar biologjikisht, qeveria shqiptare dhe organizatat ndërkombëtare në Tiranë kanë heshtur. I vetmi organizëm që ka ngritur shqetësimin mbi përhapjen masive të sëmundjeve kanceroze tek shqiptarët është OKB-ja.

Projektet e transferimit të dhjetra mijë ton plehrave në ditë nga Italia për në Shqipëri, apo të ngritjes së TEC-eve të të gjitha llojeve të ndotjes në brigjet e Vlorës e zona të tjera bregdetare, janë akte flagrante të lidhjeve të kësaj mafie me lidershipin e të dy krahëve të politikës shqiptare. Edhe projekti AMBO (i cili trumbetohet si projekt i interesave amerikane) është përgatitur për të shkarkuar 40 milion ton naftë në vit në gjirin e Vlorës me një investim rreth 1 miliard dollarë, në një kohë kur, vetëm për mbrojtjen e sistemit ekologjik, përfituesit duhet të paguajnë jo më pak se 20 miliard dollarë, shumë të cilën ata e fitojnë brenda 3-4 vitesh nga ky aktivitet. Po kështu, marrëveshjet për ngritjen e gjigandëve të prodhimit të çimentos në territoret shqiptare si në Elbasan, Fushë Krujë, Balldre etj, përbëjnë një rrezik tjetër shumë të madh për jetën e qytetarëve dhe mjedisin. Qeveria i propagandon si sukses këto investime të huaja duke marrë pjesë në inagurimin e tyre vetë kryeministri. Ndikimi i ndotjes mbi mjedisin do jetë katastrofik nga Balldreni deri në kodrat e Durrësit, ndërsa si investim llogaritet vetëm kostoja e fabrikave.

Kompromisi midis dy partive kryesore po shkon edhe drejt ngritjes së termocentraleve bërthamore të ndaluara në vendet e tjera. Propozimet nga vendet mike mbi përdorimin e burimeve ujore dhe erës për prodhimin e energjisë elektrike vazhdojnë të shmangen pikërisht nga influenca e operatorëve të kësaj mafie mbi politikën. Gjatë gjithë këtyre viteve kjo mafie ka kërkuar shmangien e rehabilitimit të hidrocentraleve e mosplanifikimin e veprave të reja hidroenergjitike që do ishin një investim shumë i madh edhe për turizmin e ekologjinë. Digat e amortizuara të hidrocentraleve të Komanit e Vaut të Dejës në çdo periudhë reshjesh të mëdha rrezikojnë shpërthimin dhe zhdukjen e rreth 200 mijë qytetarëve të zonës së nën-Shkodrës, Zadrimës e qytetit të Lezhës.

Përveç rreziqeve të mësipërme ka shumë terrene të tjera që rrezikojnë në çdo çast vrasjen masive të qytetarëve. Për lehtësi veprimi e përfitimi maksimal, janë vendosur në qytetet bregdetare depozita mijra tonëshe me naftë e lëndë të tjera të rrezikshme për popullsinë, pa asnjë masë mbrojtëse për jetën e qytetarëve. Po kështu qindra pika furnizimi me karburante gjenden rrëzë pallateve të banimit në shumë qytete të vendit. 70 000 familje në qytete rrezikohen nga prekja e themeleve dhe prishja e strukturës bazë të pallateve për hapje dyqanesh. Në hapësirat informale vihet në rrezik jeta e shumicës së familjeve për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes së zjarrfikseve. Edhe pallatet e ndërtuara me miratimin e bashkive nuk kanë të projektuar asnjë element sigurie për daljen e qytetarëve në raste zjarri.

Përfshirja e politikanëve të partive kryesore në veprimtarinë e kësaj mafie ndërkombëtare ka planifikuar vazhdimisht zgjatjen e krizës e moslejimin e zhvillimit të ekonomisë vendase me qëllim që operatorët e kësaj mafie të marrin sa më lirë tokën dhe burimet e pasurive. Burimet nëntokësore shqiptare, që përbëjnë një pasuri të jashtzakonshme mineralesh, u janë dorëzuar thuajse falas kompanive të huaja anonime. Mania e tyre për përfitime maksimale po shfrytëzon në mënyrë ç’njerëzore punëtorët e galerive pa asnjë masë sigurie për jetën. Edhe pse qeveria është përballur çdo vit me tragjeditë në miniera, nuk ka marrë asnjë masë për ndalimin e vrasjeve të punëtorëve të nëntokës, apo rehabilitimin e familjeve të viktimave.

Nën interesin e lobeve antishqiptare e operatorëve të kësaj mafie për të zhvilluar kaosin është penguar për gjatë 20 vjetëve miratimi i planimetrisë urbane. Po kështu po veprohet me ligjin për legalizimin e ndërtimeve pa leje që pengon jo vetëm të ardhmen e zhvillimit urban por edhe jetën normale të qytetarëve e i mashtron si pronarët edhe pëfituesit për interesa elektorale. Me qëllim moskthimin e pronave e uzurpimin e tyre u krijua që në fillim të pluralizmit, me konsensusin e dy partive të mëdha, ligji 7501 mbi tokën që ka sjellë aq shumë hasmëri e vrasje dhe ka lënë djerr gjithë Shqipërinë. Fatkeqësisht, deputetët nuk e kuptojnë se shumica e vendimeve të qeverive dhe ligjeve të parlamentit shqiptar, që ata i kanë votuar me duart e tyre, janë mbështetja kryesore e strategjisë së kësaj mafie që kërkon ta tjetërsojë territorin shqiptar sipas interesave të saj afatgjata.

Partitë kryesore vazhdojnë ta manipulojnë opinionin publik dhe mbulojnë gjendjen katastrofike të vendit me demagogji, duke e mbajtur popullin të varfër e të lidhur me propagandën mediatike për të marrë sipas radhës qeverisjen e vendit. Rreth 60 % e popullit shqiptar nuk merr pjesë në votime sepse ka humbur besimin tek shteti dhe nuk e mbështet lojen e dy partive kryesore politike, te cilat konfrontohen dhe bashkohen në konsensuse jo për interesat e popullit e të demokracisë por për zotërimin e fushës së lojës. Pjesa e popullsisë qe voton është e lidhur me administratën dhe kjo u intereson dy partive të mëdha. Në këto kushte, popullit shqiptar do i shërbente një ligj për pjesmarrjen e të gjithë qytetarëve në votime si në shumë vende të demokracisë perëndimore, Nëse do kishim një ligj të tillë zgjedhor atëher do kishim edhe faktorë të tjerë politikë. Ky manipulim vazhdon të bëhet edhe me suksesin e marrëveshjeve me NATO-n e BE-në, në një kohë kur populli shqiptar është më i varfëri dhe më i rrezikuari në Europë. Shqiptarët nuk mund të jenë kurrë të fituar në NATO e as në BE nëse territori i tyre i lakmuar mesdhetar dhe pasuritë natyrore nuk do zhvillohen në dobi të ekonomisë e jetës së tyre. Lidershipi i dy partive kryesore mund të kontribojë realisht për pranimin në NATO e BE, nëse do shkëpusë çdo lidhje me mafien dhe do ndryshojë kahun e politikës në dobi të qytetarëve shqiptarë, nëse do ndërmarrë hapat e nevojshme me reformat e ligjet dhe jo sipas veprimeve që po bën gjatë këtyre ditëve me kushtetutën. Nëse ka nevojë për ndryshime në kushtetutë ato duhet të jenë me të vërtetë demokratike, progresive e të dobishme dhe të insistojnë në:

Fshati Gerdec i kthyer ne zone lufte, pas shperthimit te nje fabrike ilegale te municioneve shteterore
1-garantimin e barazisë për të gjithë para ligjit dhe heqjen e imunitetit për politikanët e përfaqësuesit e shtetit;
2-garantimin e votës së lirë;
3-garantimin e drejtësisë dhe të pavarsisë së pushtetit gjyqësor,
4-krijimin e institucionit të pavarur të akuzës; 5-garantimin e lirisë dhe të pavarësisë së mediave;
6-forcimin e institucioneve të sigurisë në vend dhe krijimin e kompetencave të Këshillit të Sigurisë Kombëtare;
7-vendosjen si parim kushtetues të barazisë gjinore etj.

Prekja në mënyrë të përshpejtuar e kushtetutës për interes të udhëheqësve të partive kryesore dhe ngushtimi i debatit parlamentar vetëm me dy parti nuk është vlerë e demokracisë as e traditës parlamentare perëndimore. Në kushtet aktuale, vendimi i fundit i parlamentit është një atentat ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës dhe interesave të qytetarëve. Fatkeqsisht, në aferat e qeverisë shqiptare me mafien janë përfshirë edhe diplomatë e përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, disa prej të cilëve po i drejtojnë këto biznese të rrezikshme. Rreth 1,5 miliard dollarë të taksapaguesve perëndimore që janë lëvruar në këto 17 vjet i kanë shërbyer më shumë korrupsionit se sa grupeve në nevojë. Akoma më e papranueshme bëhet sjellja e këtyre diplomatëve kur mbështesin akte të tilla si ai i dt 21 prill për ndryshimin e kushtetutës. Kushtetuta dhe ndryshimet e saj janë e drejtë e qytetarëve dhe diplomacia perëndimore duhet ta mbrojë këtë të drejtë të mohuar nga lidershipi i partive kryesore. Qytetarët i janë drejtuar vetgjyqësisë sepse çdo ditë e më tepër po perceptojnë se ligji është pronë e mafies në politikë. Nga vetgjyqësia kanë humbur deri më sot jetën mbi 5000 qytetarë dhe janë privuar nga liria me mijra familje të cilat nuk kanë gjetur shpëtim në asnjë vend tjetër përveçse tek tradita zakonore e pajtimit dhe emigrimi. Lidershipit politik shqiptar, si të mazhorancës dhe të opozitës, nuk i bën përshtypje tragjedia e dt.15 mars, as vrasjet e qytetarëve të pafajshëm, as gjendja e mjeruar në të cilën është katandisur popullsia shqiptare, as varfëria ekstreme e shfrytëzimi barbar i fëmijëve, as ngujimi e gjakmarrja, as vetvrasjet e pashembullta e emigrimi i pafund sepse janë të përfshirë në interesat ekonomike e financiare të mafies së pamëshirshme globale.



Për sa më sipër Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar:


I drejtohet Kuvendit të Shqipërisë dhe kërkon:


Të marrë në konsideratë çështjet e parashtruara në këtë dokument duke vënë mbi gjithçka interesat e popullit shqiptar.

I drejtohet Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe kërkon:


1 – Të ushtrojë autoritetin institucional për të marrë në shqyrtim problemet e mësipërme dhe të gjitha çështjet e trajtuara në Memon e dt 14 prill 2007 (drejtuar këtij institucioni) e t’i trajtojë ato në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në respekt të ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë



2 – Të ushtrojë autoritetin e Presidentit për të marrë informacion zyrtar e ndërprerë lidhjet e operatorëve të mafies me qeveritarët dhe lidershipin e Partive Politike Parlamentare.



3 - Të ushtrojë autoritetin e Presidentit për krijimin e një tryeze të përhershme bashkbisedimi midis partive politike mbi reformën, ligjet dhe strategjitë e zhvillimit në dobi të përparimit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve.


I drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës dhe kërkon:

1 - Të shqyrtojë denoncimet e ngritura në këtë dokument dhe në Memon e dt 14 prill 2007 dhe të marrë në procedim penal të gjithë ministrat e kryeministrat që me veprimet e mosveprimete e tyre i kane sjellë në vite pasojat e përshkruara në këto dokumente:

2 – Të hetojë mbi pasuritë e fshehta të anëtarëve të kabineteve qeveritare, të lidershipit të partive politike, të kryeministrave, të perfaqësuesve të parlamentit dhe mbi burimet e financimit të Partive politike parlamentare e mbi lidhjet e tyre me mafien.

3 – Të hetojë të gjitha vendimet e qeverive, ligjet dhe vendimet e parlamentit shqiptar që janë miratuar në kundërshtim me interesat e popullit shqiptar dhe i kanë sjellë pasoja të rënda jetës së qytetarëve dhe mjedisit, që kanë favorizuar, krimin, korrupsionin, monopolet dhe interesat e mafies. Të marrë në procedim penal inicuesit e këtyre ligjeve dhe vendimeve qeveritare dhe të kthejë besimin e shqiptarëve tek shteti dhe drejtësia.

I drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe kërkon:


1- Të marrë në shqyrtim çështjet e parashtruara në këtë kërkesë dhe në Memon e dt 14 prill 2007 për të bërë shfuqizimin e të gjitha vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe të ligjeve që bien në kundërshtim me interesat e shoqërisë shqiptare, me Kushtetutën e Shqipërisë, me kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe kanë sjellë pasojat e përshkruara në këto dokumente.

2 - Të marrë në shqyrtim dhe të shfuqizojë vendimin e Parlamentit të dt 21 prill 2008 mbi disa ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.


I drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë dhe kërkon:


1 - Të asistojë në Republikën e Shqipërisë sipas kompetencave dhe statusit të saj për hetimin e krimeve ndaj popullsisë shqiptare të parashtruara në këtë dokument dhe të koordinojë punën me institucionet kombëtare në gjykimin e drejtë të këtyre çështjeve sipas ligjit, kushtetutës së Shqipërisë dhe akteve ndërkombëtare të nënshkruara.



Për Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
z.Gjin Marku
Kryetar


TanPortal - 07 Qershor 2008

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Qershor 2008 03:59
rust nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė rust Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me rust (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: rust Shto rust nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto rust nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
rust
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 21/06/2008
Vendbanimi: It
Mesazhe: 24

Po pyes (satelitet dhe spiunet e misionit "sali-berisha" a e pate zonjë Liria Berish ne tv-plus, eshkreta ajo fliste (percart) pale kure thoshte:"Saliu kur pi vere na flet shumë për veren! thotë ajo por Saliu i pëlqen "mishi" e zeza ajo qe fliste percart, ajo thoshte Argita dhe Shkelzeni ka diplomat e Europes (mestra)..O zonja Lirie dy fëmijët tent vërtetë kanë diplomat e mestres-serbe si dhe si te vënë ne zjare "SHQIPTARET DHE SHQIPERIN" Liria thoshte se saliu është i mencem i urte dhe i dashur! pyesim zonjë Lirie? përse ju e ndryshonit "fytyren" kur permendnit (salin)përse fytyren me shumë makjash te "berdhe" apo te mbulonit shenjat e goditura prej psikopatit-sali...Përse zonja Liria ka fizonomin dhe pikpamjet (cinesce), po kujtojm kur baben e kishte "oficer dhe mamin oficere-serbe, oficeret kines vizite pernat ne oficeri dhe oficerja-serbe....shekusi ne mezin e Tiranës

25/06/2008 ora 17:52
Marrë nga Koha Jone

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Qershor 2008 04:07
rust nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė rust Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me rust (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: rust Shto rust nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto rust nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Re: 1389 Kosovo...........

Pastaj ti urojme AMIT ta gezoj teseren e PD dhe ta mbaj me nder dhe qe ti sherbej atdheut atje ku ka nevoje ,ta din vete z Kryeminister i ka dhen Teseren.....

Air Force One
e kam per nder qe te kem marre teseren nga Kryeministri i vendit, aq me teper kur eshte nje nga ata qe i dha shqelmin komunizmit ne kete vend ku sic duket rreth e qark u kishte hyre ne gen edhe atyre qe nuk kane perfituar ndonjehere prej tij.

Demokrat nuk me ben nje tesere dhe as kryeministri, por me bejne vlerat familjare te shume koheve perpara 90-tes, gjendja e familjes dhe nderi qe kurrre nuk jane perlyer me krime dhe morale komuniste.

Disa prej ketyre vlerave i ke edhe ti ndaj po deshe te te prenotoj nje tesere edhe ty je i mirepritur

Mos harro se njeh edhe nje njeri tjeter qe ka marre teseren prej Kryeministrit

Gjithsesi Air, une kam qene refugjat politik si ty (madje ca perpara) qe kur ata qe rrahen gjoksin nuk ishin vecse vegla te regjimit.

Sot demokrate hiqen te gjithe por po nuk prene ate shiritin e kerthizes qe i lidh me komunizmin do te gjenerojne vetem fatkeqesi per kete vend qe per mua e meriton te jete ne kushtet qe eshte perderisa lulet e komunizmit lulezojne ende.

Cfare duhet t`i besh ketij populli qe te te therrese babe?

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2008 22:25
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Sa s'kemi gjet fajtor tjeter per gjendjen qe ndodhet Shqiperia, komunizmi besoj eshte nje "Armik" me te vertete i denje per te flejtur mendjet tona se kemi te bejme me nje pengese shume te fuqishme ...

na pelqen t'ia veme fajin komunizmit, na pelqen ta quajme veten demokrate, te djathte e pishtare te demokracise ... e nderkohe ai kryeministri yne pishtar i demokracise, ai qe tani ska asnje prane nga ata pishtaret e tjere se i eliminoi... na eshte bere si Enveri nr 2.

Rrofshin teserat e PD ... por sinqerisht per cfare duhen per te rritur nr e anetareve? Kane nje kryetar partie qe ka ngulur rrenjet aty.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2008 22:36
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Sa s'kemi gjet fajtor tjeter per gjendjen qe ndodhet Shqiperia, komunizmi besoj eshte nje "Armik" me te vertete i denje per te flejtur mendjet tona se kemi te bejme me nje pengese shume te fuqishme ...

na pelqen t'ia veme fajin komunizmit, na pelqen ta quajme veten demokrate, te djathte e pishtare te demokracise ... e nderkohe ai kryeministri yne pishtar i demokracise, ai qe tani ska asnje prane nga ata pishtaret e tjere se i eliminoi... na eshte bere si Enveri nr 2.

Rrofshin teserat e PD ... por sinqerisht per cfare duhen per te rritur nr e anetareve? Kane nje kryetar partie qe ka ngulur rrenjet aty.

Nuk ka fajtor te mirfillte Tuli. Te gjithe jemi fajtore dhe te gjithe bashkevuajtes.
Patjeter qe komunizmi ka fajet e veta, megjithse eshte gabim ta quash komunizem sepse çdo gje ishte vetem komunizem jo.

Ne demokraci normal qe lufta per pushtet nuk ka ato mendesi qe thua ti por ndodh pikerisht ajo qe thua , largimi i elementit qe te rrezikon pushtetin.
Me kete punen e rrenjeve me kujtove vargjet e poetit kur pyeste.
Ku ti kerkoj rrenjet e tua parti,
Nuk eshte faji i Gjinushit Cekes, Metes, Xhuvelit, Berishes, Staroves, Pollos etj qe jane ne krye te partive por influenca, pushteti dhe natyrisht politika qe luajne qe i ben ata te paluajteshem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Korrik 2008 07:30
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Mendoj se tek titulli i temes duhet t'ja kishit hequr ate ish

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Korrik 2008 15:49
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 41 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.