Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!
Gjithsej 41 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Per Ilustrim te Temes, po ju jap per te exuar nje artikull te Rexhep Mejdanit, i cili ne shkrimin e tije, e plotesen Temen time(jo se ai e ka lexuar Temen time, por Kuocidoje):
Jua rekomandoj ta lexoni me kujdes.
....... ....... ..........
Mbi "poligaminë" politike


Nga Rexhep Meidani


Në një takim ndërkombëtar, duke analizuar ecurinë e ngadalshme të procesit të demokratizimit në disa vende të Lindjes së Mesme, një nga specialistët politikë të këtij rajoni, në specifikimin e situatës në disa vende të rajonit e përcaktoi sistemin politik-institucional aty si "poligami politike" apo si "regjim poligamik", në duart e një njeriu të vetëm të plotfuqishëm (mbretit, presidentit gati të përjetshëm apo të "trashëguar", etj.). Në një dëgjim të parë, ky lloj klasifikimi m'u duk i çuditshëm, bile tepër ekstravagant. Por, duke e analizuar me kujdes përmbajtjen e tij, ai term rezulton se e mishëron më së miri nivelin e emancipimit shoqëror dhe të demokratizimit institucional në këto vende, ku rolin e ligjit dhe të fuqisë së tij e luan vullneti e humori, truri dhe fjala e një njeriu, që ka grumbulluar në duart e tij të gjithë pushtetet. Me fjalë të tjera të gjithë institucionet e shtetit janë aty, në një kuptim tejet primitiv, "gratë" e nënshtruara të këtij "superburri udhëheqës"...

Por, me këtë lloj "terminologjie" ekstravagante, si do të klasifikohej situata aktuale në Shqipëri? Përpara se të përpiqemi të gjejmë përgjigjen, le të ndalojmë pak në kuptimin e zakonshëm të fjalës poligami.

***

Kuptimi i fjalës poligami e ka origjinën në greqishten e vjetër dhe konkretisht në termin polygamy, që do të thotë martesë e shumëfishtë. Rasti i veçantë i saj është bigamia, që është rasti më i thjeshtë i poligamisë kur një burrë martohet apo ka lidhje, deri dhe fëmijë me dy gra njëkohësisht. Në disa vende të zhvilluara kjo lidhje, sipas Kodit Penal, është e dënueshme, madje në territorin e SHBA-së ajo është ndaluar me ligj që në vitin 1862. Po kështu dhe kisha katolike sot e dënon ashpër poligaminë, pavarësisht ekzistencës së disa sekteve (p.sh ato mormoniste), që vazhdojnë ta mbrojnë dhe zhvillojnë atë.

Në botën shtazore, poligamia është një marrëdhënie normale seksuale, në kuptimin që në periudhën e tyre kohore kafshët kryejnë marrëdhënie seksuale të shumëfishta. Kurse tek njerëzit, poligamia, në kuptimin antropologjik, mund të shfaqet si poligini (një burrë me shumë gra) apo si poliandri (një grua me shumë burra), që në planin historik lidhen dhe me periudhën e patriarkatit apo të matriarkatit. Po ashtu, historikisht, janë ndeshur të dy këto praktika, por rasti i parë ka qenë shumë më i ndeshur, bile sipas studimeve të Murdokut (Murdoch) në 1179 shoqëri njerëzore të studiuara, poliginia është ndeshur në 850 prej tyre. Ende ndeshet poliginia në bashkësi myslimane, ndërkohë që në kulturën indiane ndeshet dhe rasti i poliandrisë. Por të dy termat e mësipërm duken si të pamjaftueshëm në kushtet e sotme për të përshkruar marrëdhëniet në shoqëri bashkëkohore me pothuajse të njëjtin numër të dy sekseve.

Sidoqoftë, sot, poligamia, krejt ndryshe nga monogamia, shfrytëzohet dhe në një kuptim tjetër nga ai i origjinës, duke nënkuptuar marrëdhënie dashurie (seksuale) me vullnet të lirë me më shumë se dy partnerë për një periudhë të shkurtër apo gjatë gjithë kohës. Megjithatë, ende sot, për disa fe apo tradita të caktuara, disa trajta të poligamisë kanë statusin e lidhjes martesore. Kështu, disa shtete myslimane (p.sh., Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara) e njohin në mënyrë ligjore poligaminë në trajtën e poliginisë (kryesisht për meshkuj të pasur që mund të marrin deri katër gra), ndërkohë që në Turqi dhe Malezi ajo është mjaft e rrallë, bile e ndaluar me ligj. Në rastin kur kjo lidhje nuk lidhet as me fenë as me norma tradicionale kulturore-sociale, por kushtëzohet vetëm nga partnerët, madje në kundërvënie me ligjin dhe këto norma, ajo quhet dhe poliamoria. Sidoqoftë, në asnjë rast nuk mund të konsiderohet poligami një lidhje seksuale e shumëfishtë dhe e rastit, orgjitë e ndryshme, prostituimi, ndarja e një partneri, etj.

***

"Çifti" normal (zyrtar) në çdo shtet demokratik është ai i mbështetur në shumicën qeverisëse. Pra, ai ka trajtën: pushtet ekzekutiv (qeveri)-shumicë parlamentare. Pushtetet e tjera, sipas mandateve kushtetuese dhe objektivave të tyre janë krejtësisht të shpërndara, me përzierje kohore mandatesh politikisht të rastit, deri dhe neutrale, por gjithmonë ligjërisht të pavarura.

Tek ne, nisur nga sa më sipër, u bë një përpjekje jo e vogël në vite për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe të institucioneve të pavarura të tij, në bazë të dy mekanizmave bazë: ndarjes së fuqisë dhe kontroll-balancimit të pushteteve. Pa dyshim mund të bëhej edhe më shumë, edhe pse pushteti i lënë në duart e socialistëve ishte praktikisht i shkatërruar, me njerëz që e kishin braktisur punën apo ishin larguar jashtë vendit.

Kështu, p.sh., pas një periudhe stabilizimi në krye të institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme u emërua një ish-kandidat për deputet i PD-së, në krye të institucionit të Kontrollit të Shtetit (sipas marrëveshjes së Sen-Exhidios) u zgjodh në fillim një kandidat i propozuar nga Balli Kombëtar, dhe më tej një përfaqësues i lartë dhe deputet i PR-së. Dhe mbi të gjitha, në vitin 2002, në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës, u zgjodh një kandidaturë e propozuar nga PD-ja. Pa harruar përpjekje të shumta edhe në kushte bojkoti nga ana e PD-së, për të arritur balancime të arsyeshme në shumë nga strukturat e tjera të pavarura. Iu dha autonomia e plotë universiteteve dhe Akademisë së Shkencave, duke lënë thjesht një simbolikë nderimi, thjesht honorifike, të dekretimit të personave të zgjedhur nga bashkësitë përkatëse shkencore. Iu dha një shtysë e paparë lirisë së medias me licencimin e kanaleve private televizive e radiove private, etj. U krijuan për herë të parë institucioni i Avokatit të Popullit në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve ndaj abuzimeve të administratës shtetërore, ai i Komisionit të Shërbimit Civil, disa ente rregullatore, etj. Ndërsa, për emërimet në strukturat e gjyqësorit dhe të prokurorisë ajo që konsiderohej ishte profesionalizmi (duke preferuar prurjet e reja nga Shkolla e Magjistraturës), dhe brenda njohjes apo "matjes" së kohës dhe integriteti i individit, por aspak afiliacioni partiak i tij. Nuk ishte e rastit, pavarësisht se çfarë komentohet e analizohet sot nga ata që nuk kanë memorie, që në krye të drejtësisë si ministër dhe më tej si nënkryetar u zgjodh Ilir Panda, një specialist mjaft i zoti, me një integritet moral dhe neutralitet politik, një i urtë i rrallë, me të cilin vështirë të krahasohet ndonjë tjetër.

Pa vazhduar më tej këtë lloj parade, që sot nuk ka më vlerë, le të kalojmë në atë që po modelohet aktualisht brenda shtetit shqiptar. Shihet qartë, gjatë gjithë kësaj periudhe 2 vjeçare, një përpjekje për të grumbulluar pushtetet në një dorë të vetme. U sulmuan me radhë të gjithë institucionet e pavarur, në mënyrë verbale apo me veprime arbitrare, me hartime amendamentesh në të shumtën antikushtetues, u bënë pezullime jo ligjore mandatesh, u futën në veprim organe doganore e tatimore, etj. Sidomos në shënjestër u vu KLD-ja, kryetari dhe nënkryetari apo disa anëtarë të saj, disa nga gjykatat, Prokuroria e Përgjithshme, institucioni i kryetarit të shtetit; struktura të tilla si KKRT, KQZ-ja, Shërbimi Civil, Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë, Federata e Futbollit, disa televizione e media të tjera private, etj., deri kolonat e përjetshme të lirisë dhe pavarësisë: universitetet dhe Akademia e Shkencave. Dhe e gjitha kjo për të pushtuar dhe komanduar gjithçka, për ta zhdukur me anë të psikologjisë së frikës apo trysnisë tatimore zërin kundër, për të mbuluar dështimet, pse jo dhe korrupsionin që po lulëzon vrullshëm brenda familjes.

***

Dhe ku është arritur sot? Në një situatë realisht shqetësuese. Praktikisht është në proces zhvillimi intensiv cikli i dytë i poligamisë politike, sipas kuptimit të specialistit politik të përmendur në fillim të shkrimit. Kjo poligami politike do ta përmbyllë "cilësisht" të gjithë ciklin, përfshirë çdo fazë të saj, në pranverën e vitit 2008, duke uzurpuar dhe ç' ka mbetur në gjykata, sidomos në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, apo dhe ndonjë "çikërrimë" tjetër, si p.sh., probabilisht dhe Bankën e Shqipërisë, që sado pak luan e pakënaqur kokën apo manifeston shfaqje minimale jo bindjeje.

Ende nuk mund të thuhet nëse një instalim i tillë i shpejtë i poligamisë politike ka bërë xheloz Llukashenkon e "paepur" në Bjellorusi, Çavezin "populist" në Venezuela, Putinin "këgëbëist" në Rusi apo Musharafin "ushtarak", që mund të humbasë gjithçka në Pakistan...

Por, ngado që ta marrësh, është një ecje e shpejtë prapa. Ajo do të kërkojë, në një të ardhme të afërt, përsëri kohë mjaft të vyer për riparim, prandaj, në thelb, është një humbje e madhe jo vetëm e thjesht për proceset demokratike, por dhe për vetë qytetarët shqiptarë. Dhe për fat të keq, ende reagimi qytetar është i dobët, sepse, ndoshta, nuk po kuptohet akoma se ajo që po instalohet në Shqipëri është realisht një poligami politike, e cila duke u ndërthurur apo duke e komanduar atë të zakonshmen, mund të bëjë dëme shumë më serioze, nga ç' mund të imagjinohet sot!...



Tschüß
Une jam...!!!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Nëntor 2007 09:11
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Mejdan qe tani ka dale ne Mejdan, sepse sa ish president ishte krejt inekzistent.Mbasi e hoqen si president(sepse kur u zgjodh deputet u zgjodh nga nje bande  kriminelesh ne Cerrik,ku anetaret e saj sot jane mbrapa hekurave) ai u muar perseri me politike dhe kjo eshte e drejta e tij,por te zgjedhesh kryetar te Akadamise se Shkencave nje partiak eshte e padrejte.Disa antare te Akademise te rritur dhe mbrujtur me idealet dhe veprat e sh enver e zgjodhen per kryetar Xhepin,por te jesh kryetar i Fondacionit Q Stafa i cili eshte strukture e PS cdo te thote?Menyra e parregullt e zgjedhjes se tij,pa pike transparence u be nga ata persona qe vegjetojne ne kete institucion dhe i marrin paret kot.Cfare kane bere ata njerez?Po marrim ceshtjen e Kosoves(flase per historianet e ASH).Cfare materiali,a libri ka botuar kjo Akademi per te treguar te verteten mbi Kosoven,ne menyre qe edhe bota ta lexoj e te bindet per vendimin qe duhet te marre.Po akademia serbe?Ka botuar disa dhjetra libra qe nuk tregojne aspak te verteten,por ja qe bota i lexon.Pse te besoj llafet tona?E pra t'i biem shkurt Xhepi do te udheheqi kete grusht dembelesh e parazitesh duke zbatuar mesimet e partise.Cfare kane bere keta mmjerane akademike per te shkruar historine e vertete te kombit ne keto 100 vjet?Besoj e pate se cfare sakatimi i eshte bere dokumentit te shpalljes se pavaresise.Sigurisht nga injorantet e komunizmit,por me doren e akademikeve.Pse nuk kane folur gjer tani keta dembele komunist,por heshtin e rrijne si lepuj te pegere?Kush i ka penguar te thone te verteten.U desh nje pinjoll i frasherllinjeve ,tani pensionist qe te hidhte drite mbi te verteten.Keto fakte e shtremberime historike duken sikur nuk kane lidhje,por une mendoj se kane.Shumica e ish komunisteve dhe pinjolleve te tyre me ne krye edvinin tani,plus edhe nga krahu tjeter jane te pandreqshem e dogmatike te doktrines komuniste.Per 8 vjet te majtet bene aq shume  pislleqe sa njerzit u merziten aq shume sa i shporren nga pushteti me 2005.Cfare beri ky Rexhep trimi atehere kunder ketyre fenomeneve qe na ngre ne shkrimin e tij?Asgje.Vetem rrinte si nje buf ne presidence. 

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2007 12:10
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!



...Ke te drejte, sarandaebukur, Hotele kemi ne Shqiperi sa s'ka aq Turiste qe ti mbushin! :-)

Prandaj, Monitorimi do te ishte me mire te behej nga nje GRUP te huajsh si nga:
President (kuptohet,ne mbrapaskene) nje Gjerman.
Kryeminister, nje Amerikan.
Prokuror i Pergjithshem, nje Kanadez.
Guvernator i Banges, nje Zviceran.
Kryetar i Gjykates se Larte, Bin Laden:-)))SHAKA!: nje Gjerman.
Minister i Ekonomise, nje Amerikan.

...Vetem keshtu, mendoj une, do te hecte Shqiperia.




Tschüß
Une jam...!!!



Eshte idea me absurde qe kam lexuar ndonjehere !
Jo per gje por ne nje fare menyre ne po qeverisemi nga te huajt edhe tashme sepse jemi te kushtezuar nga shume direktiva qe europa e bashkuar na ka caktuar.
Por une sdo ta pranoja kurre te qeverishim nga njerez te cilet nuk e njohin realitetin shqiptare dhe sdo te arrinin kurre qe ta kuptonin ate.
Nese do te behemi nje vend demokrat kete duhet ta bejm me forcat tona dhe jo duke u dorezuar ne doren e njerzve qe nuk e shoh perse duhet te shohin interesin e shqiperise.
Nuk e shoh te arsyeshme te fillosh edhe te gjykosh nga 17 vjet largesi .
Ti dhe shume te tjere qe flasin si koopetent per shqiperine megjithe nuk jeni pjese perberse e realietit sheh shqiperine ndryshe sepse nuk e prekni realitetin e vertet.
Eshte ndryshe shqiperia dhe realiteti i pare nga televizioni dhe gazetat dhe ndryshe kush jeton monontonin e cdo dite aty.
Nuk kam menduar ndonjehere qe berisha eshte fajtor per gjithcka te keqe qe ka ndodhur ne shqiperi dhe as tani nuk e mendoj.
Gjithsesi gjithkush e mendon si do....


Gjithe te mirat...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2007 13:41
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic


Eshte idea me absurde qe kam lexuar ndonjehere !
Jo per gje por ne nje fare menyre ne po qeverisemi nga te huajt edhe tashme sepse jemi te kushtezuar nga shume direktiva qe europa e bashkuar na ka caktuar.
Por une sdo ta pranoja kurre te qeverishim nga njerez te cilet nuk e njohin realitetin shqiptare dhe sdo te arrinin kurre qe ta kuptonin ate.
Nese do te behemi nje vend demokrat kete duhet ta bejm me forcat tona dhe jo duke u dorezuar ne doren e njerzve qe nuk e shoh perse duhet te shohin interesin e shqiperise.
Nuk e shoh te arsyeshme te fillosh edhe te gjykosh nga 17 vjet largesi .
Ti dhe shume te tjere qe flasin si koopetent per shqiperine megjithe nuk jeni pjese perberse e realietit sheh shqiperine ndryshe sepse nuk e prekni realitetin e vertet.
Eshte ndryshe shqiperia dhe realiteti i pare nga televizioni dhe gazetat dhe ndryshe kush jeton monontonin e cdo dite aty.
Nuk kam menduar ndonjehere qe berisha eshte fajtor per gjithcka te keqe qe ka ndodhur ne shqiperi dhe as tani nuk e mendoj.
Gjithsesi gjithkush e mendon si do....


Gjithe te mirat...



Nga te paktat here qe une me ty biem dakord fajet s'jane asnjehere te nje njeriu te vetem, e idea e qeverisjes se huaj me kujton princ Vidin ... absurde!!!
Por nuk do pranoj asnjehere faktin qe ne vazhdojme te votojme perseri te njejtat karta te konsumuara, themi jane po ato ... dreqi ta haje ku rrine Alternativat!!

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2007 20:07
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Dikur nje fare politikani i quajtur F Nano ka hedhur idene e te berit te Shqiperise Protektoriat italian.Te habiteshme keto ide!!!!

Po ju jap nje shembull.Shikoni Kosoven qe udhehiqet nga nje qeveri nderkombetaresh.Cfare e mire ka ndodhur aty?Asgje e mire,vetem korrupsion e imoralitet dhe te gjitha keto kane mbi 8 vjet qe bien mbi kurrizin e popullit shqiptar te Kosoves.Jo miqte e mij i huaji mbetet i huaj.Populli thote:''Gomarin e nxjerr nga balta i zoti'',qe do te thote se te huajit nuk i behet vone per ty po nuk u kujdese vete per shtepine tende.Do t'i jap nje shembull te thjeshte shqiptarit qe banon ne gjermani,ose me mire ta pyes ate.

A ke provuar qe makinen tende t'ja japesh dikujt tjeter qe ta perdore?Nqse po si te eshte dukur kur ai ta ka sjelle te gervishtur,te karamboluar,apo qe e ka ngare duke i nxjerre ''shkumet'' motorit te saj?

E pra keshtu eshte te besh boten zot e te komandoje shtepine tende.Eshte turp ta mendosh jo ta vesh ne zbati kete ide.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2007 16:23
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Centrali berthamor

Neser takohen ne Tirane dy kryeministrat z Romano Prodi me z. Sali berisha..

Pika e pare eshte ndertimi i nje centrali berthamor ne fabriken e pesticideve ne Durres..dhe shum  ceshtje te tjera..

Si e mendoni ju: A.eshte  e mire kjo per shqiperine...dhe c`pasoja ka /

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2007 23:40
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

eshte shume e mire per shiqperine dhe ska pasoja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2007 00:09
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Mire eshte qe ne si vend te shfrytezojme te gjithe lumenjte per te ndertuar HEC-e.Nga studimet e bera vendi jone ka kapacitete te konsiderueshme Hidroenergjitike te cilat nuk jane shfrytezuar gjer tani.Dihet se shpenzimet e ndertimit jane te medha ne fillim per te ndertuar HECE,por ato harxhojne vetem H2O qe eshte pa pare.TEC-et nukleare jane te mira,por edhe shume te keqia me pasoja fatale ne rast defekti.I trembem kesaj lloj energjie tani per tani,por edhe kunder ndertimit te nje teknologjie te till ne te ardhmen nuk mund te jem.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2007 12:49
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha varka
eshte shume e mire per shiqperine dhe ska pasoja.


Do uroja vetem qe mbetjet berthamore te atij centrali ti groposnin ne ndonje grope afer shtepise tende sepse vend tjeter nuk ka ne Shqiperi, por me vjen keq per qytetaret e tjere te asaj lagje qe shpresoj te kene pak me shume tru se ty.

Albert Ajshtajni ka thene "dy gjera jane te pafundme, universi dhe injoranca, edhe pse per te paren kam ndonje dyshim". Si duket do kete njohur ndonje tip si ty ne jeten e vet.

Oh Zot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2007 22:06
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Mire eshte qe ne si vend te shfrytezojme te gjithe lumenjte per te ndertuar HEC-e.Nga studimet e bera vendi jone ka kapacitete te konsiderueshme Hidroenergjitike te cilat nuk jane shfrytezuar gjer tani.Dihet se shpenzimet e ndertimit jane te medha ne fillim per te ndertuar HECE,por ato harxhojne vetem H2O qe eshte pa pare.TEC-et nukleare jane te mira,por edhe shume te keqia me pasoja fatale ne rast defekti.I trembem kesaj lloj energjie tani per tani,por edhe kunder ndertimit te nje teknologjie te till ne te ardhmen nuk mund te jem.


Jam plotesisht dakort.

Duke shfrytezuar Hec-et dhe duke ndertuar edhe nje ose dy Tec-e me nafte/gaz (te furnizueshme me ane te ndonje nafte/gassjellesi) plotesohen totalisht nevojat e Shqiperise per energji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2007 22:11
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:34 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 41 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.