Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Komente...
Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Ne teresi me pelqeu ky shkrim i Nanos (edhe se sulmi dirkt qe i ben Lubonjes me duket i tepert,ose me sakte i gabuar) ! Berishizmi eshte bere vertet i padurueshem e prehistorik ! Po rrezikohet vertet regresi me nje drejtues shteti si Sali Berisha....me ato qe keput te duket vertet sikur kemi ngel,ose u jemi kthyher viteve 90 !

Por si shume gazetare te tjere,edhe Mustafa Nano vuan cik nga mungesa e pavarsise, qofte profesionale,(duke qene qe eshte gazetar qe punon te Topi dhe shkruan rregullisht tek gazeta Shqip detyrimisht do i mbeshtesi ne zgjedhjet qe bejne ), qofte personale, per faktin qe eshte teper pro Rames ! Pra me krijon disi ate idene sikur edhe ky ka pesuar nje lloj joshjeje,apo mahnitjeje personale kundrejt kreut te Ps-s,nga ato mahnitjet qe pesojne njerezit e thjehte nga ata qe kane pushtet e jane orator te zotet ! Edhe se ne nje interviste para zgjedhjeve e quante Edin si te keqen me vogel dhe normalisht qe nuk eshte ndonje kompliment i madh per 1 person qe pretendon te behet kryminister !

Berisha eshte rreziku nr nje per momentin,por s'do ishte keq sikur Mustafa Nano te fillonte te bente ndonje kritike me shume kundra Rames e sikur pse jo, te jepte ndonje alternative tjeter per kryetar te Ps-s ashtu sic po ben me te djathtet ! Per mua dhe Ramizmi ka mbaruar ! Rama filloi mire,3 vitet ose le te themi 6 vitet e para si kryebashkiak,ishin vertet te suksesshem e te frytshem...Tirana ndryshoi goxha fale punes se tij ! Por per mua kontributi i tij mbaroi i gjithi aty ! Tani po kerkon vetem nje pushtet sa me te gjere e sa me shume prestigj po ashtu ! Tashme ka hyre ne strukturat e asaj bote ku ecet para me miq,ndere,favore,bisnesmene,rryshfete....Me pak fjale e ka humbur ate pastertine morale dhe vullnetin per te ndryshuar gjerat (pa pare ne fytyre asnje ) qe e karakterizonin ne fillim te karrieres si qytetar i pare i Tiranes ! Atehere prishte lokale e ndertesa pa leje te bisnesmenve e gansterave,duke i dhene drite e jete qytetit, pa patur perfitime personale ! Kurse tani eshte i kunderti i atij qe ishte ne fillim !Vetem nderton vend e pavend,ka shoqeri te dyshimta dhe perfitimet personale jane bere shtysa kryesore qe e cojne perpara !
Poshte Berisha,por poshte edhe Rama ! Shqiperia ka nevoje per ide e njerez te rinj ! Tashme Rama i ri eshte vetem ne moshe ! ! Edhe se ngelet i madh rreziku qe pa Ramen,Ps-ja mund te kthehej nen kthetrat e Nanos, apo apo ndonje personazhi te ngjashem ! Por sdq jo per kete mund te pranohet qe Rama te thote do iki nese humbas,por nderkohe eshte akoma aty !
Kurse tek Pd-ja as qe kam idene se kush mund te vinte pas doktorit ! Me hijen e tij ka mbuluar gjithkend ! S'ka lene vend per figura te cilet mund te thone lirshem ate qe mendojne,apo qe publiku te kete mundesine ti njohi me mire !

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2009 23:09
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Po me mbushet mendja perdite e me shume qe jemi nje popull idiot e ne masivitet biles, e si i tille nuk eshte cudi qe dhe sikur diten me pas ikjes se Berishes ose Rames (e di duket utopi) te degjosh: mire bene qe iken por keta te rinjte s'na e mbushin mendjen ... s'jane LIDERA!!


Zihemi perhere me nje shokun tim qe thote se demokracia eshte sistemi me i padrejte qe ekziston ... barazon voten e nje inteligjenti me ate te nje budallai e duhet te kemi nje diktature te inteligjences. Ndoshta ne rastin e Shqiperise me duket se duhet ta aplikojme kete teori.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2009 23:27
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Gabimi i ROI-t

Nuk ndertohet e ardhmja ne teori, por ne praktike. Sali Berisha ka humbur kontrollin pikerisht se ka kuptuar qe Rama kaloi te gjitha sabotimet qe i bene. Tashme Rama eshte rrezik real per Sali Berishen, sepse u rizgjodh kryetar i PS-se dhe po ben levizjet e duhura per ti hequr pushtetin Berishes.

Perkundrazi, ikja e Rames do linte te majten te zhveshur, pa lider dhe pa alternative politike. Prandaj nuk duhen folur teorira vizionare. Edi Rama eshte politikani qe mund te zhbllokoje rrethin vicioz Nano-Meta-Berisha. Sigurisht qe nuk eshte engjell, por eshte hapi i detyruar drejt nje ndryshimi. Rama nuk arrin dot kurre ne nivelet diktatoriale te Berishes per nje aresye te thjeshte. Me ikjen e Berishes do thyhet hipnoza e liderit dhe do hapet rruga per ndryshime te njepasnjeshme. Prandaj Rama mund te levize shume shpejt, ndoshta me nje alternative te mire ne PD (qe kemi 20 vjet enderrojme te gjithe).

Ajo qe e ben PD-ne dhe Shqiperine te pashprese eshte diçka tjeter. Eshte fakti se Jozefina Topalli dhe Ridvan Bode mbrojten Berishen pa pike turpi. Kjo tregon se PD do trashegoje politikane te pacipe qe thone çdo lloj gjeje per te arritur qellime politike. Me keta lloj politikanesh do vazhdoja tradita e Berishes dhe do mungoje morali per kohe te gjate brenda PD-se. Do doja vertet te mos ishte keshtu, sepse as nuk jam i majte dhe as nuk dua qe PS (apo Edi Rama) te mos kete opozite kostruktive.

Ne kemi nevoje per shpresa, per moral, per endrra. Prandaj kemi nevoje per politikane te rinj, qe te pakten njehere distancohen nga lideri dhe e thone troç qe beri gabim. Sepse nuk ka politikan civil te kesaj bote te mbroje idiotizmin qe beri Berisha ne parlamentin e cunguar, me 70 kukulla para syve, nga te cilat nuk u ngrit qofte edhe nje te thote "boll se e teprove".

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2009 23:40
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani

Zihemi perhere me nje shokun tim qe thote se demokracia eshte sistemi me i padrejte qe ekziston ... barazon voten e nje inteligjenti me ate te nje budallai e duhet te kemi nje diktature te inteligjences. Ndoshta ne rastin e Shqiperise me duket se duhet ta aplikojme kete teori.



Inteligjenca e nje populli konsiston pikerisht ne lenien e pushtetit ne doren e inteligjenteve. Kete dine ta bejne dhe budallenjte kur kuptojne se eshte ne interesin e tyre.

Idiotizmi i shqiptareve konsiston ne faktin se mendojne se qeveria dhe politika duhet bere me njerezit e rruges, ne menyre qe injoranca te perfaqesohet denjesisht. Tradite qe ka lene xhaxhi Enver, i cili merrte njerez çfaredo dhe i vinte ne qeveri, sepse ishin besnike te partise. Alabaket dhe analfabetet duan pikerisht nje njeri si vetja ne qeveri, sepse kjo verteton se kushdo mund te behet i pasur dhe me pushtet.

Shqiptaret nuk kane inteligjence kolektive per te ndertuar nje shtet, sepse mendojne vetem per klanin ku bejne pjese. Veriu voton Salen sepse ndertoi nje autostrade ne veri. Kamzaliu e voton sepse i legalizon shtepine. Nuk arrin te shikoje kush cfare ndodh ne nivel kombetar, apo se po shperbehet Shqiperia me luftra civile si ne 1997-en.

Inteligjenca pra, duhet te jete kolektive .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2009 23:53
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
duhet te kemi nje diktature te inteligjences.


dhe eshte i vetmi sistem per ate popull... siç eshte vendi behet kuvendi.

jo diktature budallaqe, siç kaluam... ku hiç gje s'perfituam, perkundrasi.

e ka shum mire shoku yt.

ose monarkia... qe eshte i vetmi sistem ku mbledh intelektualet ne c'do cep te botes, s'me pelqen personalisht

pooor nuk shikoj tjeter opsion atje.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2009 23:55
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

LoL,

sa i parashikueshem je Erious. Diktatura eshte pikerisht ajo qe NUK duhet te kemi. Ne Shqiperi mjafton te mesojme se politikanet mund te ndryshojne. Kjo filloi ne 2005 me ikjen e Nanos dhe tani ka mbetur bllokuar. Ne çdo shtet te zhvilluar politikanet qarkullojne dhe jane pre e skandaleve qe forcojne shtetin. Ne Shqiperi cfaredo te beje Sala njerezit i shkojne prapa se kane frike ndryshimin. Praktikisht jemi ne diktature dhe njerezit sillen pikerisht si ne diktature, votojne diktatorin dhe kane frike ndryshimin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2009 00:04
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

.

flas qe eshte i pershtatshem ai sistem per ti dhene drejtim, ashtu siç ka kaluar spanja, greqia apo turqia sot ku ligjin e bejne ushtaraket e jo parlamentaret, pra diktature te bute.

sala eshte i frikshem faje, ai i ka me paramendim te gjitha veprimet, duke filluar qe ne destabilizimin urban, ku i perdor thjeshte ata njerez qe ka strehuar rreth e qark tiranes e durresit, vetem per qellimet e veta

terror.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2009 00:13
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Nuk kuptoj levizjet e duhura cilat jane ?? Ato qe kercenojne punetoret e administrates se Tiranes,apo vartesit e Ps-s neper rrethe,hajdeni ne manifestim se ndryshe ju lashe pa pune ??!! Te njejten gje qe ben dhe Saliu kur ngre personelin e lloj lloj istututesh shteterore (administrate,spitale,shkolla etj ), ne kundermitingjet e tij !
Per me shume Rames nuk po i jep te drejte asnje personalitet nderkombetar i rendesishem ne zgjedhjen qe po ben ! Dhe sado qe eshte e turpshme ta pranojme,ne jemi nje fare protektorati nderkomebetar,pasi e kemi treguar veten qe nuk dime te veteqeverisemi e do s'do do, te vetem shkojme kundrejt zgjidhejve te dhunshme ekstreme ! Ne rastin konkret,faktori nderkombetar (me sakte ambasadori amerikane ne Tr dhe perfaqesuesit e Be-s) nuk kane lene asnje deklarate ku mund te kuptohet se mbeshtesin idene e Rames per nje hapje e rinumerim te kutive !

Une dyshoj seriozisht se Rama paska fituar tere keto vota sa ta lejojne te qeverisi pa asnje problem! Nese njerezit kane nje neveri te thelle (sic kam dhe une ) per Berishen, duhet ta ndjekin me protesta te ketij lloji, me arsyet e thene prej Rames ?? Nese Rama gjen motive te tjera per te ngritur popullin ne kembe,arsye si psh korrupsioni galopant,fakti qe jemi shteti i fundit ne Evrope qe nuk lejohemi te futemi ne Be e nuk na behen leshime vizash,apo te ngreje zerin rreth gjendjes te mjedist,ndotjes,te drejtat e mohuara te punetoreve,pensioneve minimale e qesharake qe marrin pensionistet apo invalided...etj etj, atehere po qe mund ta prkrahin te gjithe,populli ne radhe te pare,por edhe faktori nderkombetar !

Por preteksti per te ngritur njerezit ne proteste, e per me shume me plot 6 muaj vonese pas zgjedhjeve, me duket shume i pavend e shume cinik...personalisht nuk me bind aspak !

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2009 00:14
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
apo te ngreje zerin rreth gjendjes te mjedist,ndotjes,te drejtat e mohuara te punetoreve,pensioneve minimale e qesharake qe marrin pensionistet apo invalided...etj etj, atehere po qe mund ta prkrahin te gjithe,populli ne radhe te pare,por edhe faktori nderkombetar !



Asnje nga keto nuk vlejne:
Ndotja e mjedisit nuk preokupon askend. Aq me teper europjanet qe duan te ndertojne TEC-e qe te harxhojne kuotat tona te ndotjes per te kursyer te vetat.

Ti kerkon te drejta punetoresh ne mes te krizes? Kjo s'ka llogjike. Njerezit duan pune, jo te drejta me te mira. Sindikatat lindin gjate bumeve ekonomike dhe vdesin gjate krizave.

Pensionet nuk varen nga politikanet, por nga buxheti i shtetit. Nuk rregullohen dot me te rrahur gishtash se do ishin rregulluar. Per pensionet e invalideve nuk i plas njeriu, sepse shqiptaret jane egoiste. Kur s'kane buke te hane ata qe kane duar e kembe, kujt i plas per invalidet.

ROI, jemi ne Shqiperi ne 2009, jo ne Itali ne 1970.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2009 00:23
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Nejse, e vertete qe shqiptareve nuk u interesojne asgje nga ato qe kam shkruajtur une,se te ishte ndryshe gjendja s'do ishte ajo qe eshte ! I radhita thjesht si disa nga arsyet per te cilat do te ishte me e drejte te ngriheshin ne krahasim me ato kerkesat banale te Rames,vjedhjen e votave imagjinare ! Nuk ngrihet nje popull ne kembe te marshoje pasi une dua te behem kryeminister !

Pastaj, Fajtori flet sikur Berisha te ishte gjys hapi prane largimit !! E pse ?? Pasi Edi Rama arriti te mblidhte 5mije veta per 3 dite rresht ?? Nuk shikoj arsye te tjera per te cilat Berisha duhet te merakoset se mos Rama i merr pushtetin ! Ka nje maxhorance teper te shendoshe (sic e thua edhe ti me Jozefinen e Boden qe i mbajne ison) per me shume ka dhe nje aleat qe me shume se kurre ndonjehere urren e urrehet nga Edi Rama !! Ilir Meten !! Cfare mund ta rrezoje Berishen ?? Cilat qenkan keto levizje kyce qe po ben Rama per ta rrezuar ?? Nuk na i the !!
Pervec ndonje keqesim te gjendjes drejt ndonje perplasjeje fizike te lumedhenjve qe mbeshtin njeren e tjetren pale,nuk e di ca mund te sjellin keto protestat e organizuara nga Edi Rama !!

Me thene te drejten me kujtojne shume ato protestat diku aty nga 2002-2003 (s'mbaj mend tamam) kur Saliu ngrinte popullin ne proteste e krijoi levizjen e famshme Nano Ik !!

E mbani mend si u mbyllen ato protesta ?? Nese jo po ua rikujtoj....

Kur protestave u erdhi fundi, Fato Nano doli ne televizion e tha " Levizja Nano ik....iku !! "

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2009 00:47
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Komente...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.