Roi
Drift in and out....
Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786
|
Tuneli u hap pak dite para zgjedhjeve, sado qe ishte ne kushte sigurie vertet skandaloze, vetem me qellime propagandisto-elektorale ! Faktikisht me vone u mbyll pasi kishte akoma shume per te punuar ! Ne ate gjendje, ne nje vend tjeter s'do lejohej kurre te hapej, rreziku per aksidente ka qene vertet shume i larte !
Per me shume po postoj nje artikull te nje korrespondenti te huaj i cili e ka pershkuar personalisht kete rruge,pak dite pas hapjes !
Nga Lawrence Marzouk, Balkan Insight
Rruga patriotike, e cila lidh Kosovën pa dalje në det me Shqipërinë, ka qenë biseda e ditës në Prishtinë prej muajsh.
Kurrë më parë nuk është folur me kaq qejf për një segment asfalti, kurrë më parë nuk ka qenë kaq tërheqës një tunel 5 km. Me njëfarë të drejte - për kosovarët kjo rrugë nuk është një kalim nga pika A në B, është një deklaratë vëllazërimi, dhe më e rëndësishmja, është një autostradë drejt pushimeve me diell.
Me dëshirën e zjarrtë për të braktisur shirat e Prishtinës, dhe me kureshtjen për të shijuar këtë mrekulli të botës moderne, u nisa me makinën time Renault Clio për në Shqipërinë e jugut një të premte pasdite, për një fundjavë eksplorimi dhe çlodhjeje.
Tri orë udhëtim Prishtinë-Durrës ishte një nga premtimet optimiste që bëhej para përurimit të rrugës, vetëm pak ditë para se shqiptarët të shkonin në votime.
Nuk shpresoja dhe aq shumë, ndërsa e dija se rruga ishte e pambaruar dhe vetëm një kalim ishte hapur, megjithatë, u shqetësova shumë nga ajo që zbulova.
Jo pse rruga Prishtinë-Durrës zgjati 6 orë - të tjerë që kishin kaluar andej një ditë më pas, më thanë se u ishin dashur 9 orë - por se disa segmente të rrugës ishin hapur me kurrfarë vëmendjeje për sigurinë.
Segmenti Rrëshen-Kalimash ishte perfekt, udhëtim i shtruar, ndërsa punëtorët punonin në kalimin tjetër për të përmbushur afatin e shtatorit. Tuneli ishte thuajse i përfunduar, dhe vargu i makinave për tu futur në kalimin e hapur ishte i shkurtër.
Por ishte segmenti i parë i kësaj autostrade, Kosovë-Kalimash, ai që më bindi të bëj një paralajmërim para se rruga të përfundojë tërësisht.
Rruga është thjesht e pasigurt dhe do të habitesha, nëse nuk do të ketë aksidente serioze.
Në disa vende kishte sipërfaqe të tëra me asfalt pa asnjë sinjalistikë. Ajo që e bën më të rrezikshme, është fakti që katër kalimet që pritet të shenjohen nuk janë të gjitha të kalueshme, që do të thotë se herë-herë je i detyruar të kalosh në krahun tjetër të rrugës.
Në një pikë, rruga me katër kalime ngushtohet në një urë me dy kalime, pa paralajmërimin e mjaftueshëm. Në qoftë se nuk e keni mendjen në këtë detaj të rrugës, do të përfundoni në fund të humnerës.
Në një segment, rruga të çon drejt e në anën e kodrës, sepse ndërtuesit nuk e kanë çarë rrugën plotësisht. Nuk ka drita emergjence, tabela, dhe as punonjës me xhaketa fosforeshente për tju paralajmëruar.
Shoferët thjesht ktheheshin drejt një kamioni të pistë 500 metra mbrapa, me shpresën e verbër se kjo ishte rruga për në Durrës.
E vetmja ndihmë hyjnore ishte se unë e bëra këtë rrugë ditën. Nëse do të kishte qenë natë, udhëtimi do të kishte qenë tmerr. Në kthim për në Prishtinë, vendosa të kthehesha nga Maqedonia, pavarësisht se rruga ishte goxha më e gjatë.
Pra, pse është hapur për publikun kjo rrugë në shumicë e pambaruar, kur mund të përfundonte shumë më shpejt, nëse do të kishte qenë e mbyllur? E vetmja përgjigje racionale është se rruga shikohej si një aset elektoral për kryeministrin Berisha vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve kritike të Shqipërisë.
Balkan Insight zbuloi muajin e shkuar se qeveria Berisha u kishte bërë presion projektuesve që ta mbaronin tunelin në autostradë para zgjedhjeve të 28 qershorit, duke rritur shqetësimin për sigurinë.
Në e-mail-e të para nga BIRN, projektuesit e segmentit Rrëshen-Kalimash paralajmëruan se presioni i qeverisë për të mbaruan punën në kohë për zgjedhjet mund të rezultonte në katastrofë.
Megjithëse shkëmbimet e e-mail-eve përqendroheshin te tuneli dhe rruga Rrëshen-Kalimash, jo te segmenti shumë shqetësues pranë kufirit me Kosovën, kjo tregon se përurimi u përdor për fushatë elektorale. Dhe ia vlen të përmendet se tuneli u mbyll për katër ditë pasi kalova unë, për të vazhduar punimet.
Padyshim ky projekt prej miliarda eurosh do të jetë një burim i madh krenarie për shqiptarët në të ardhmen, do të rritë tregtinë mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe një lehtësim i madh për turistët kosovarë.
Segmenti i përfunduar tashmë përfaqëson një vepër inxhinierike mbresëlënëse. Rruga gjithashtu lidh komunitete të izoluara në kufirin shqiptar me Kosovën.
Por hapja e rrugës për përfitime politike, sipas meje, ishte një gabim i madh, dhe shpresoj që të mos jetë një gabim që do të paguhet me jetë njerëzish.
__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|