Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė qeshim pak... > Elton John:Mendoj se Jezusi ka qene gay
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Elton John:Mendoj se Jezusi ka qene gay











LONDER- Ylli i muzikës Elton John deklaroi sot se Jezusi ka qenë gay duke shkaktuar reagime të menjëherë nga ana e Kishës.

“Mendoj se Jezusi ishte i dhembshëm, një mashkull gay super-inteligjent, i cili i ka kuptuar problemet e njerëzve. Në kryq, ai ua ka falur njerëzve të cilët e kryqëzuan”. theksoi John.

“Jezusi ka dashur që ne të jemi dashamirës dhe të dimë të falim. Nuk e di se çfarë i bën njerëzit aq të egër. Përpiqu të jesh lesbike në Lindjen e Mesme , je pothuajse e vdekur”, ka shtuar këngëtari britanik në një intervistë për revistën amerikane “Prade”.

Pas kësaj deklarate, Kisha e Anglisë ka kritikuar ashpër këngëtarin.

“Reflektimi i John për dashurinë dhe faljen janë predikuar nga Jezusi dhe ndahen mes gjithë të krishterëve, por vlerësimet për aspektin historik të Jezusit, ndoshta do ishte më mirë t’i bënin akademikët”, thuhet në deklaratën e Kishës. 
(e.n/BalkanWeb)

-----------------------------------

Uh sa budalla....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2010 23:17
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Glaukus
i heshtur ....

Regjistruar: 23/04/2006
Vendbanimi: buzė detit
Mesazhe: 6705

do i ken ardh me vones ........ " ato " kur e ka dhon kte menim



kokrra e byth"""""""


harrova : kokrra e gayt

__________________
- Hene duam ne heshtje,ashtu siē jam mesuar edhe une te dashuroj,ne Heshtje..Dhe vendosem te jetojmė tė ndarė dhe tė dashurojmė nė heshtje!Kjo ishte menyra e vetme pėr tė qendruar sa me afer njėri-tjetrit ..ndonese jo me trup.. por me zemėr!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2010 23:23
Glaukus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Glaukus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Glaukus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Glaukus Shto Glaukus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Glaukus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
adelaide
Anetar i ri

Regjistruar: 01/03/2010
Vendbanimi: firenze
Mesazhe: 3

mendoj se sir elton john nuk do kete qene mire nga mendje e kokes kur ka thene kete gje.....

__________________
te fundit jane gjithmone te paret!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2010 13:14
adelaide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė adelaide Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me adelaide (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: adelaide Shto adelaide nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto adelaide nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Zoti krijoi Even dhe Adamin ...Pse nuk krijoi dy Adam ose dy Eva....???

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2010 13:29
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re klodi.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 17 herė.

Klodian Çela rrëfen "LIVE" në TV homoseksualitetin e tij. Letra për nënën dhe vështirësia për të pranuar se është gay


Ai është homoseksual dhe duhet pranuar për atë që është. Klodian Çela, djali 35 vjeçar nga Lezha, është shqiptari i parë që ka pranuar "LIVE" në TV homoseksualitetin e tij. Ai është një ndër konkurrentët e sezonit të tretë të "Big Brother Albania" dhe nëpërmjet një letre që ka lexuar në emision i ka treguar të ëmës dhe të gjithë botës homoseksualitetin e tij. Duke ndaluar disa herë i pushtuar nga lotët, Klodiani ka treguar dalë nga dalë historinë e tij.


Klodi kishte tentuar disa herë që ti tregonte të ëmës homoseksualitetin e tij por nuk kishte mundur. Këtë herë ai vendosi që t'ia tregojë nëpërmjet televizionit. Më pas ai ka kërkuar që të mos paragjykohet për atë që është por njerëzit të tentojnë ta njohin si njeri. "Kur zoti më ka bërë kështu, vetëm ai mund të më paragjykojë. Të mos paragjykojmë njeri pa e njohur. Shpresoj që nëna do ta kalojë këtë gjë, sam i sigurt", është shprehur Klodian Çela.


Letra e Klodit për të ëmën

Këtë letër që sapo shkrova mami për ty doja të ta postoja por ç'kuptim kishte kjo pa zërin tim. Vendosa ta lexoj vetë. Bëhu e fortë nëna ime, ashtu siç je, kur të dëgjosh këto fjalë...
E dashur zemra ime mami, shpresoj shumë që të jesh mirë. Edhe unë jam mirë. Për fat të keq, prej shumë vitesh nuk na është dhënë mundësia që të jetojmë pranë njëri- tjetrit. Kjo gjë më ka penguar për të të thënë se sa shumë unë të dua.


Më shumë se ç'mund të thuhet apo mendohet. Nuk dua që të kujtoj vuajtjet që kemi kaluar apo vuajtjet që ti vazhdon të kalosh sepse zemrat tona janë të forta dhe tashmë janë mësuar me sfida e vështirësi.


Ne të dy kuptohemi mirë edhe pa folur, thjesht me një shikim, dhe kemi shumë sekrete unë e ti. Dimë shumë gjëra për njëri- tjetrin që të tjerët nuk i dinë. Unë e di që kjo gjë që dua të të dërgoj do të të lëndojë pa masë, sado që ti më ke pranuar ashtu siç jam. Ti e di sa shumë kam vuajtur dhe sa shumë kam luftuar që të tjerët të më pranojnë ashtu siç jam.


Ti ke luftuar dhe vuajtur dyfish se zemra e një nëne do më të mirën për fëmijën e saj. Jeta ime është si një libër i hapur për ty. Ti ke lexuar vetëm kapitujt e parë të saj. Të tjerët, të mbushur me dhimbje, refuzime, mohime përjashtime deri sa erdhi momenti që unë ta pranoj veten. Tani po luftoj që të tjerët të më pranojnë mua dhe homoseksualitetin tim.


Që të jem i pranuar të parën dashurinë për mua dhe të dytën opinionin e vrazhdë të njerëzve që na rrethojnë. Tani që po të shkruaj mendoj: E kush është ai që ka luftuar me veten e nuk ka fituar...


Mes gjithë dilemave të mia shpirtërore, dilemën e fundit që lidhet me ndjenjat e mia dhe me qenien time dua ta ndaj me të gjithë. Në fund të fundit ky është Klodi. Njeriu duhet pranuar për atë që është dhe jo për atë që duhet të jetë. Ti kështu më ke pranuar dhe prandaj të dua dyfish. Të puth me mall, më fal.


Për çdo herë që të kam menduar, më fal që nuk u bëra ai që do të kishe dashur të bëhesha, më fal që po të bëj të vuash sërish por ti vetë më ke mësuar që njeriu në jetë duhet të jetë i ndershëm dhe i drejtë. Të dua pafundësisht mami.
Djali yt, Klodi.


Klodi është shprehur se ia kishte frikën për paragjykimin, jo ndaj vetes, por ndaj nënës së tij


Banorët e "BB3" mbështesin Klodin



Banorët shkojnë një nga një dhe i tregojnë përkrahjen e tyre Klodit. Erioni e përgëzon për kurajën që pati e që e tha në sy dhe ndërsa të dy flasin për paragjykimin që u bëhen këtyre personave, Erioni shprehet se njeriu duhet të vlerësohet për atë që jep e jo për atë që është, pasi zgjedhjet personale mbeten personale.


Pranë Klodit ka shkuar edhe Seldi. Të dy djemtë diskutojnë për mënyrën se si mund ta ketë pritur nëna e tij këtë të vërtetë.


"Më vjen keq për të sepse ka vuajtur shumë"- shprehet ai dhe uron që nëna e vet ta kalojë këtë gjendje sepse është e vetme, e ndaj e ka më të vështirë se të tjerët. Klodi u tregoi djemve se ka qenë shumë emocionues momenti kur shkroi letrën dhe për këtë arsye, nuk ka qenë shumë në humor gjatë ditës.


Erioni e pyeti se si e kanë pritur pjesa tjetër e familjes dhe ai përgjigjet se e kanë kuptuar dhe e kanë pritur mirë, ndërsa për nënën kishte shumë frikë se si do e priste dhe nga kjo nuk merrte guximin t'ia thoshte.


Ai tregon se ishte përpjekur t'ia thoshte dikur, por nuk e çoi deri në fund e sipas tij, ajo me siguri e ka kuptuar por nuk ka reaguar. "I kërkoj të falur për këdo që mund ta bezdisë"- shprehet ai dhe jep një mesazh për të gjitha ato nëna që i kanë fëmijët homoseksual se duhet ta pranojnë e t'u qëndrojnë pranë në çdo kohë.


Klodi është shprehur se ia kishte frikën për paragjykimin, jo ndaj vetes, por ndaj nënës së tij. Për veten, ai shprehet se ka kaluar shumë vështirësi në jetë dhe është mësuar të përballet me këtë gjë. Olta i kujton se edhe publiku e përkrahu dhe këtë gjë e shprehu me një duartrokitje të gjatë.


Klodi tregon disa detaje nga jeta e vet, për vështirësitë e mëdha që ka kaluar, se që në fëmijëri i është dashur që të emigrojë e të punojë, për tradhtitë dhe braktisjen nga të afërm, për vëllanë e madh i cili i ka qëndruar gjithnjë pranë. Teksa tregon për të vëllanë, Klodi preket dhe shprehet se ai është krenaria e tij.


Jeta e vështirë në Shqipëri dhe emigrimi në Itali 18 vjet më parë. Kledi Kadiu në një rrëfim special për mikun e tij


Klodi, kush është djali 35 vjeçar nga Lezha


"Nëse beson në diçka, gjithçka arrihet". Me këtë fjali është prezantuar në emisionin "Big Brother 3" Klodi, djali 35 vjeçar nga Lezha. Prej 18 vitesh ai jeton në Itali. Në Lezhë ai ka jetuar në lagjen e "Spitalit" dhe ende sot ruan shumë kujtime prej saj. Në rininë e tij ai ka marrë pjesë në grupin e valles së qytetit të Lezhës.


"Në vitin 1992 mora rrugën e emigrimit në Itali për një jetë më të mirë. Unë kam bërë shumë punë të ndryshme, të vështira por gati prej dhjetë vjetësh punoj si drejtor artistik në një lokal shumë të njohur në Milano ku vetë puna më ka lidhur me shumë personazhe të kulturës dhe të modës italiane", ka treguar vetë djali nga Lezha.


Në Itali ai ka një miqësi të mirë me Kledi Kadiun, balerinin shqiptar. "Me Klodin njihem prej disa vjetësh, ai është një djalë shumë simpatik, shumë gazmor, komik. Ai është një person që mban të gjallë një grup njerëzish, shoqërie. Sa herë shkojmë në Milano, me zor presim që Klodi të na vijë sepse ai këtë veti që ngre pak humorin e grupit. Do të doja që edhe shumë shqiptarë ta njihnin në cilësitë që unë sapo thashë.

E përsëris, besoj se Klodi do të jetë një person shumë i këndshëm për të gjithë grupin por edhe për publikun që do ta shohë nga televizori",- ka thënë Kledi Kadiu në prezantimin e mikut të tij, Klodit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2010 13:58
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Nga Eltoni kaluat tek Klodiani....hapni ndonje teme teme tjeter po ashtu,te tipit thashetheme mbi Big Brother !!! Plus qe dhe tema per homoseksualitetin ka ne s'gaboj....jo kshu se i bete mullar njeri mbi tjetrin keta te shkretet

Iken dhe meshkujt e shkrete shqiptare...vaten !!

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2010 14:32
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

hahhahaha edhe krishti doli i shpum mrapa tash hahahahahahhah kto maraklijt e minierave me vrime te madhe dojn me ja lan fajin krishtit tash se ato kur shkonin e banin lutje para tij me sa duket ju a paska futur shqelma bythve si ELTON JOHN e ktij mistrecit nga lezha ......

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shkurt 2012 21:46
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRA4001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRA4001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:14 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė qeshim pak... > Elton John:Mendoj se Jezusi ka qene gay

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.