tresh
.
Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752
|
Qytetet Tona Ne Shekuj dhe historia e tyre.
PRIZRENIgjatë shekullit 17-të.
Muharem Cërabregu
Shkollari S. Pulaha na jep shënime të shkruara mbi Kosovën gjatë shekullit 17-të.
Në raportet e tyre, Pjetër Mazreku, Gjegj Bardhi dhe delegatë tjerë të Papës, të cilat i vizituan këto teritore në fillim të shekullit 17të, jepë dëshmi mbi vendbanimet shqiptare të Kosovës.
Për qytete, ata shënojnë se janë posaçërisht me popullsi muslimane që dominojnë në to dhe sa ata janë shqiptarë. Njeri nga ata, Pjetër Mazreku, në raportin e tij të vitit 1623 - 1624 shkruan: Prizreni ka 12,000 frymë turq (dmth. musliman), gati që të gjithë prej tyre janë shqiptarë... dhe, pasi këto, të këtij kombi janë 200 frymë katolikë... Rreth 600 frymë serbe jetojnë këtu.
Gjeografi turk, Haxhi Kallfa, thotë se Prizreni ishte i banuar krejtësisht nga shqiptarët. Evila Çelebia, udhëpërshkrues turk i shekullit 17të, duke folur për qytetin Vuçitërnë që e vizitoi, thotë se banorët e tij nuk flasin sllavonisht (boshnjakçe), por shqip ndërsa turqishtja shfrytëzohej në administratë Sipas tij, shqipja flitej në Kosovë dhe Maqedoni (Shkup).
Gjergj Bardhi, arqipeshkv i Tivarit, me rastin e vizitës së tij në Kosovë dhe në Rrafshin e Dukagjinit më 1638, shkruan për Gjakovën dhe Prizrenin: Gjitha këto vende janë shqiptare dhe flasin gjuhën shqipe.
Raportet e shekullit 17të në shumë raste cekin se kur ata përdorin termin turk ata mendojnë mbi shqiptarët të kthyer në fenë muslimane, kështu duke iu dhënë një përmbajtje fetare pa marrë parasysh kombësinë e tyre. Kthimi në islam nuk ndikoi në asimilimin kulturoro-etnik të kësaj popullate. Ishte shqiptare dhe mbeti shqiptare në shekujt që pasojnë, pa marrë parasysh ndërrimin e fesë, sikurse ngjan në Bosne, ku popullsia u kthye në Islam, por pa humbur karakterin etnik sllavonik.
Se shumica e popullsisë urbane ishte shqiptare është dëshmuar nga regjistart e trojeve të gjysmës së dytë të shekullit 16të. Në pajtim me këto, qytetet kishin këtë numër të shtëpive: Prizreni 557, Prishtina 506, Trepça 447, Novobërda 366, Vuçitërna 286, Janjeva 288, Peja 158, Gjakova 56. Procesi i kthimit në islam shkoi përpara shumë shpejt. Në Pejë, ajo përfshinte 90% të popullsisë, në Vuçitërnë 80%, në Prishtinë 60%, në Prizren 56%, në Novobërdë 37%, në Trepçë 21% dhe në Janjevë 14%. Këtu nuk ekziston asnjë fije dyshimi se popullsia muslimane që përbënte shumicën ishte shqiptare. Kjo dëshmohet qartë jo vetëm nga vërtetimet e kompiluesve të raporteve që e përshkruajnë popullsinë muslimane si shqiptare, por njëkohësisht edhe nga fakti që, në shumë raste banorët e kthyer në islam gjithnjë ruanin mbiemrat e emëruar krishterë të prindërve, ose mbiemrat karakteristike shqiptare si Gjoci, Bardhi, Gjini, Deda, Reçi, Koka. Nga ana tjetër, thirrjet etnike turke ishin si Turk Bali, Turk Ahmeti. Përpos këtyre, kështu edhe banorë tjerë shqiptarë në qytete, katolikë ose ortodoksë, të cilët mund të identifikohen nga emrat e tyre të pastër shqiptarë si banorët e mahallës Arbanas në Janjevë ose në mahallën Madhiq të Prizrenit.
Marrë në përgjithësi Peja, Gjakova, Prizreni, Vuçitërna dhe Prishtina kishin shumicën e familjeve islamike, me 1,006 dhe 547 familje krishtere; 217 zot të shtëpive mbanin emra shqiptare ose shqiptaro-sllavë, dhe vetëm 300 zot shtëpish kishin emra sllavik dhe të tipit bizantino-ortodoks të përmendur më lartë. Kjo tregon qartë se në këto qytete popullsia gati krejtësisht është shqiptare. Po e njëjta gjendje ekzistonte edhe në qytetet si Trepçë, Janjevë dhe Novobërdë. Në këto qytete, kryesisht personat e aparatit administrativ, të kishës dhe të tregtarëve qenë më të fuqishëm, për shkak, si qendra të mëdha xehëroresh të kohës mesjetare, ata paraqitnin një interes të veçantë për shtetin serb.
Dëshmia e pranisë së shqiptarëve në Kosovë mund të gjendet gjithashtu në dokumentet rreth fillimit të shkrimit dhe mësimit në gjuhën shqipe.
Shumica e shkrimtarëve të literaturës së hershme shqipe të shekujve 16të dhe 17të punuan në rrethet e Kosovës dhe luftuan, mes tjerash, edhe për përhapjen e shkollës së mësimit shqip.
Shkrimtari Pal Hasi, i cili jetoi dhe punoi në fund të shekullit 16të dhe në fillim të shekullit 17të, ishte që na është e qartë nga emri i tij, nga visi verilindor mes Prizrenit dhe Kukësit. Shkrimtari tjetër, Pjetër Budi, fillio punën e tij për kultivimin e gjuhës shqipe në fillim të shekullit 17të në Kosovë, ku ai shërbeu për shumë vjet. Në një letër të shkruar në shqip ai ankohet për varfërinë dhe misdijeninë e popullit dhe shpreh keqardhjen e tij që këtu nuk ekzistojnë shkolla shqipe. Ngjashmërisht, Pjetër Bogdani, Andrea Bogdani dhe Jukë Bogdani, të cilët vazhduan traditën e shkrimit shqip pas Buzukut dhe Budit, ishin gjithashtu nga Rrafshi i Dukagjinit.
Pjetër Bogdani, udhëheqësi i kryengritjes së shqiptarëve gjatë luftërave austro-otomane, jetoi dhe punoi në gjysmën e dytë të shekullit 17të, shpesh bisedonte për nevojën e hapjes e shkollimit për djemtë shqiptarë në raportet që iu dërgonte Vatikanit rreth situatës së shqiptarëve në krahinën e Kosovës.
Puna për kultivimin e shqipes dhe për shkollat në gjuhën shqipe filloi heret në Kosovë. Si na është dokumentuar ai filloi më së voni në fund të shekullit 16 dhe pat Prizrenin dhe Gjakovën si qendra, por gjithashtu u përhap më tutje në lindje në Janjevë, Gjilan dhe në rrethinën e Shkupit.
Tezat se shqiptarët erdhën në Kosovë pas Luftës austro-otomane të viteve 1683 - 1699, kur të ashtuquajturat mërgimet e mëdha serbe nga Kosova supozohet se kanë filluar, është përgënjeshtruar nga gjendja e prezentuar në dokumentet e Komandës të ushtrisë austriake gjatë shkrimeve ushtarake të pasuar së bashku me kryengritësit shqiptar kundër forcave otomane në vitet 1689 - 1690.
Këto dokumente prapë dëshmojnë se Kosova dhe Dukagjini ishin të banuar nga shqiptarët para asaj kohe që i vishet të së ashtuquajturave migrime të serbëve filluan... Ndër më të rëndësishmet ndër to janë, së pari, fakti te Komanda e ushtrisë austriake i përfshinte këto vise brenda kufinjve të Shqipërisë dhe nuk është përdorur më ndër ta emri serbi në kuptim politiko-fetar një emër që përdorej nga shumë shkrues sidomos nga klerikët, të shekjve 15të - 17të... Dokumentet austriake cekin se: Prizreni është kryeqyteti i Shqipërsisë, se Peja dhe Prishtina përfshihen në Shqipëri dhe se gjuha shqipe flitet në krahinën e Kosovës. Perandori i Austrisë, Leopoldi I, personalisht cekë se ushtritë e tij janë duke luftuar në Shqipëri (kur ata hynë në Kosovë). Pjetër Bogdani përshkruhet si arqipeshkv i Shqipërisë dhe dioçeza e Shkupit si dioçezë në Albani.
Së dyti, ky burim flet për një numër të madh të kryengritësve shqiptarë të cilët iu bashkuan ushtrisë austriake në vitin 1689. Numri i tyre është aq i madh sa që mund të paraqiteshn vetëm nëse krahina ishte e banuar nga popullsia shqiptare. Në kohën kur ushtria austriake ishin duke hyrë në Kosovë dhe në Rrafshin e Kosovës, kryengritja kundër sundimit otoman, që kishte filluar më parë arriti kulmin e vet. Në fillim të nëntorit 1689, kur forcat austriake, hynë në Prishtinë, ata qenë të mirëpritur nga 5,000 kryengritës shqiptarë, në Pejë nga 3,000 kryengritës shqiptarë dhe në Prizrend nga 6,000 kryengritës tjerë shqiptarë. Këtu komandanti i forcave austriake Gjenerali Pikolomini, mbajti bisedë me arqipeshkvin e Shkupit, Pjetër Bogdanin. Autoritetet Austriake i pranonin shqiptarët dhe jo serbët si forcën kryesore politike që operonte në Kosovë. Për këtë arsye ata nënshkruan traktatin me ata për luftën e përbashkët kundër otomanëve.
Fakti se ata kishin të bënin me viset e popullsisë shqiptare dhe rëndësia e kryengritjes shqiptare, ishte faktor që zuri vend të parë në planet e luftës të shteteve evropiane kundër Perandorisë otomane, që shtyri Perandorin austriak, Leopoldin I, që tu bëjë thirrje popullit të shtypur të Gadishullit të Ilirisë dhe para së gjithash, ndaj shqiptarëve më 6 prill 1690 për hyrje në luftë kundër otomanëve, ai gjithashtu intensifikoi punën për forcimin e kontakteve me kryengritësit shqiptarë në Kosovë.
Prania e popullsisë shqiptare ndër këto vise gjatë shekujve 15të dhe 16të, të dokumentuar në Shqipëri, nga burimet otomane dhe austriake, e bën të qartë se shqiptarët janë vendas dhe jo imigrantë të ardhur pas shekullit 17të. Kjo tregon se kinse migrimi masiv i serbëve nga Kosova, që u bë pas kësaj lufte, me qëllim është zmadhuar, duke e paraqitur me dimensione aq të mëdha sa që përbërja etnike e një territori mund të ndryshohej tërësisht menjëherë, të shpjegohet në këtë mënyrë, deserbizimi i kësaj zone. Në fakt, ishte një migrim shumë i vogël i kryengritësve serbë të udhëhequr nga Patriku i Pejës. Nuk u shpërngulën vetëm serbët, por së bashku me ta ishin kryengritësit shqiptarë, gjurmët e të cilëve edhe sot i hasim në Sllavoni. Sikur këto migrime të kishin qenë aq të mëdha, gjurmët e tyre do të ishin regjistruar në dokumentet lokale otomane dhe në ato të Vatikanit, e cila i merrte raportet nga prelatët e vetë të dërguar të veçantë për përcjelljen e situatës në këto vise gjatë shekullit 17të dhe 18të. Një sasi e madhe dokumentesh materiale nga këto arkiva janë publikuar, dhe se nuk cekin ndonjë lëvizje të gjerë të popullsisë në Kosovë.
Nga ana tjetër, ne nuk duhet të mohojmë lëvizjen e masave serbe nga viset nga Nishi deri në Beograd, të ciët ishin arenë e luftës austro-otomane për 16të vjet (1683 - 1699). Dëshmia për këtë mund të gjendet në dokumentet në lidhje me serbët të vendosur në Hungari në fund të shekullit 17të dhe në fillim të shekullit të 18të, në mesin e të cilëve serbët nga Beogradi, Smedereva, dhe viset e tjera sllave, si edhe nga Nishi rëndom përmenden, por nuk cekën emrat shqiptare ose serbe nga Kosova.
__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|