Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Republikanet e “egra”
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Republikanet e “egra”

Raca e re sipas variantit “Palin”

Fushata zgjedhore për votën e mesit të mandatit të mbajtur dje, ndër të tjera prodhoi edhe një “kafshë” të re politike, “Mamma Grizzlies”, që kanë fituar shumë elektorat në favor të republikanëve dhe që mund ta çojnë në një rekord, në atë të përfaqësimit nga numri më i madh i grave që kanë pasur ndonjëherë në Kongres

Sarah Palin, gruaja që dështoi turpshëm dhe në mënyrë qesharake në kandidimin e saj për zëvendëspresidente të Amerikës, duket se ka një cilësi për t’u admiruar. Ajo është shumë këmbëngulëse dhe e di mirë që mënyrat e saj bëjnë për vete një shtresë të caktuar amerikanësh. Pikërisht Palin, që ka qenë shumë aktive edhe gjatë fushatës së fundit zgjedhore, është edhe autorja e termit që përmbledh kategorinë e re të grave republikane: “Gratë e paepura konservatore me një sens të përbashkët”, të cilat si ai ariu i madh e i kaftë i veriut të Amerikës, e dinë mirë se ku çalojnë gjërat. Vetë Palin, si ish-kandidate për numrin dy të Shtëpisë së Bardhë, e cila aspiron madje edhe një kandidim presidencial në të ardhmen, së bashku me një tufë grash të djathta që i ka marrë në patronazh dhe i ka mbështetur gjatë gjithë këtij viti, ka deklaruar se Presidenti aktual është duke e çuar vendin në një drejtim të gabuar. “Mamma Grizzlies është provë e ndikimit të madh që ka Sarah Palin në elektorat”, ka deklaruar Siobahn Bennett, presidente e Forumit të Fushatës së Grave, një grup bipartizan që mbështet gratë të cilat duan të merren me politikë dhe me drejtimin e vendit. Të gjitha gratë që janë pjesë e lëvizjes së sipërpërmendur janë ca mini-Palin, konservatore në vlera, por shumë të paepura dhe të forta në vullnetin e tyre për të dalë në shesh dhe për të bërtitur derisa t’u dëgjohet zëri. Nuk ka rëndësi nëse je dakord, apo kundër asaj që thuhet nga këto gra. E rëndësishme është që ato tërheqin vëmendjen dhe madje ta bëjnë mendjen dhallë. Dhe për një grup njerëzish Sarah e madhe dhe Sarah-t e vogla janë lideret e duhura, ajri i pastër në politikën e vendit dhe në gjirin e Partisë Republikane.

Zonja Palin dhe pasueset e saj i japin shumë rëndësi pamjes së jashtme. Ato vishen me stil dhe janë përpjekur që të ndryshojnë mendimin e deritanishëm se gratë politikane duhet që të vishen në mënyrë mashkullore, ose si biznesmene. Ato nuk dalin kurrë me këpucë të sheshta, siç i veshin ende sot një pjesë e mirë e politikaneve femra në botë, madje edhe vetë sekretarja amerikane e Shtetit, Klinton. “Vajzat” e Palinit janë të gjitha partizane të takave të larta, të fundeve që kanë gjithmonë një gjatësi mbi gju dhe të stileve të krehjes shumë më të guximshme dhe kreative se sa të grave të zakonshme. Paraqitja e tyre është e denjë për një faqe të parë reviste mode dhe stili. Gratë që kanë kandiduar në zgjedhjet e sivjetshme kanë pasur një stil pak a shumë të tillë veshjeje, më femërore. Palin vetë që në fillim e ka bërë të qartë se ajo është një grua dhe me pamjen e saj ka dashur gjithmonë të përcjellë idenë se është “krenare” për feminilitetin e saj. Vetëbesimi i saj shpesh agresiv, i cili gjatë kandidimit për postin e zëvendëspresidentes çuditi dhe la me gojë hapur edhe vëzhguesit më veteranë të zgjedhjeve, ka krijuar një “motërsi” me gratë e saj, që ka për qëllim sfidën e vazhdueshme ndaj meshkujve. Kështu, “Mamma Grizzlies” janë shndërruar gjatë fushatës së fundit zgjedhore në një element të gjendjes shpirtërore të Amerikës dhe identifikohen me atë pjesë të elektoratit që nuk e kishte gjetur deri më tani veten në asnjë përfaqësues apo rrymë. Sikurse edhe vetë ariu, edhe këto gra janë pjesë e ashpërsisë dhe egërsisë së zemrës së Amerikës. Imazhi i tyre është ai i grave që vijnë nga fermat dhe qytetet e vogla të vendit, që janë shumë rehat me gjuetinë e pushkën dhe që mendojnë se qeveria nuk duhet të përzihet me jetën familjare.

Kjo pikëpamje e fundit ka ngjallur shumë kritika në lidhje me politikat e tyre që supozohet se nuk e mbështesin familjen. Këto gra, gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht gjatë fundit të fushatës zgjedhore të mesit të mandatit, kanë pasur si objektiv të tyre kundërshtimin e të gjitha reformave të ndërmarra nga Obama, kryesisht në qendër të sulmeve të tyre ka qenë reforma shëndetësore. Madje disa prej tyre kanë qenë edhe kundër skemës së parashikuar nga kjo reformë, sipas së cilës përfiton një kategori fëmijësh të varfër dhe pa mbështetje. Sharron Angle, një kandidate për në senat nga Nevada, ka votuar kundër ligjit në Asamblenë e Shtetit. Nikki Haley, e cila synon fitoren në Karolinën e Jugut, ka votuar gjithashtu kundër propozimit për krijimin e shkollave të posaçme për fëmijët me probleme abuzimi në shtëpi. Të shumta janë ato media që i kanë quajtur gratë që përfaqësojnë një mentalitet dhe frymë të tillë si “mjete propagandistike dhe vegla marketingu”, të krijuara për të tërhequr vëmendjen e një pjese të çorientuar të amerikanëve të pakënaqur dhe në krizë me mënyrën se si funksionojnë gjërat. Në fakt, përtej fasadës së tyre, këto gra janë agresive, irracionale dhe të palogjikshme.

Me vetëm 17 gra republikane në Kongres, gratë që përfaqësojnë partinë duhet të fitojnë shtatë vende. Aktualisht ka 47 gra republikane që konkurrojnë për një vend.

(Shqip)

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2010 21:36
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:23 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Republikanet e “egra”

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.