Stanley
I urryer nga injorantet.
Regjistruar: 07/11/2005
Vendbanimi: Atje ku njeriu nuk gjykohet nga antinjeriu, dmth nga "berishianet".
Mesazhe: 191
|
Korca.
Korca ka 90 000 banore.
Shtimi natyror i popullsise eshte shume i ulet. C'i ka gjetur keshtu korcaret?
Korca dhe Tirana kane shtimin me te vogel natyror te popullsise ne Shqiperi. Duke filluar nga viti 1990 e ne vazhdim, shume familje dhe individe jane larguar nga Korca per shkaqe qe dihen.
Gjate te njejtes periudhe kohore, ajo u shtua disi nga ardhjet e njerezve nga fshatra te ndryshem, por jo ne mase te madhe.
Qe nga viti 1990 Korces i jane shtuar vetem 2 lagje te reja.
Njera prej tyre quhet (nga banoret) "Varrezat e Francezeve" ndersa me gjuhen postare ose e thene ndryshe bashkiake, quhet "Blloku i Ri i Sportit". Eshte ndertuar ne pjesen veriore te Korces. Ne kete bllok te ri ka vetem pallate. Nuk ka asnje shtepi perdhese. Ne kete bllok (ose aty ngjitur) ndodhet Universiteti "Fan Stilian Noli" dhe konviktet e studenteve, shkolla mekanike "Demir Progri", kolegji maltez "Preka" si edhe Parku "Rinia", nje nga parqet me te bukura ne Shqiperi (kete nuk e them une). Aty afer kalon Superstrada Korce-Kapshtice.
Blloku tjeter i ri i banesave quhet "Fusha e Druve". Eshte ngritur mbi tokat ku perpunohej druri, nga e cila, dukshem, ka marre emrin. Eshte pozicionuar ne pjesen jugore te Korces, ngjitur me lagjen 4.
Ky bllok banimi ka vetem shtepi perdhese. Eshte i organizuar mjaft mire. Rruget jane te shtruara me asfalt dhe anash jane mbjellur peme.
Rrjeti i ujerave te zeza dhe te bardha nuk le aspak per te deshiruar, cdo gje eshte bere si jo me mire. Energjia elektrike, fale korrekteses se banoreve te kesaj lagje dhe Korces ne pergjithesi, nuk mungon.
Banoret i perkasin shtresave te mesme dhe te pasura te qytetit. Mjafton te shohesh menyren e ndertimit te shtepive, kompletimi, garazhded e makinave, njerez te kujdesur, pasterti e admirueshme dhe te tjere elemente pozitive jetesore, dhe te krijohet pershtypja dhe ideja se je ne nje nga zonat moderne te Korces, ku e kaluara e lavdishme e fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX korcar, jane bazat e saj. Njerezit jane punetore, grate nikoqire, femijet e mbare qe ndjekin me zell stadin shkollor.
Vetem keto jane dy lagje te reja qe ndodhen jashte unazes qe rrethon qytetin tim te shtrenjte. Pastaj, ndertimet moderne dhe shtepite te tipit luks, te ndertuara me mund nga emigrantet, djemthit e Korces Plake, jane nje medalje me vete.
Dua te permend nje bllok mahnites banesash qe ndodhen "Ne rrugen e Kampit" themi ne korcaret, fatkeqesisht emrin nuk ia di asaj rruge. Behet fjale per nje bllok te gjate banesash, aspak te ndare nga banesat e vjetra ku luksi dhe modernia kane gjetur njera-tjetren dhe jane ulur kembekryq ne ato shtepi dhe as qe kane ndermend te ngrihen.
Jane te mrekullueshme. Te medha, me hapesira te gjera, me dritare te punuara ne dru, te gjitha me kangjella. Jane teper mahnitese.
Pothuajse te gjithe zoterinjte e ketyre shtepive jane vllehe. Njerez te punes dhe diturise, sipermarres pronash, zoterues biznesesh fitimprurese, dashurues te muzikes, me profesione nga me te ndryshmet, ndihmues shpirterore dhe financiare te Kishes Orthodhokse te Korces. Besimtare te devotshem me zemer te madhe. Dashurues te cupkave te bukura te Korces (nje nga kusherirkat time eshte nuse ne nje nga ato shtepi).
Korca, se bashku me Saranden, jane qytetet e vetme ne Shqiperi qe kane uje 24/7/28, 29, 30, 31/12/100/1000. . .
Korca eshte egjitha e ndricuar. Nuk ka asnje qoshe te erret. Nqs ndodhesh tek kodrat lart, qyteti duket si xixellonje. Eshte nje pamje mjaft e admirueshme.
Bukurine Korces ia shtojne 7 Kishat qe ka.
Shen Dellia dhe Shen Thanasi i qendrojne siper si kurore.
Katedralja e Madhe dhe Mitropolia hapin rruget nga qendra per ne periferi. Kisha e Shen Sotirit (e minoritetit vlleh) eshte unike ne Shqiperi per nga stili i ndertimit, me stil sllav. Kupolat, ngaqe jane cilindrike, kur je brenda ne Kishe, nuk duken fare, duken si tavan.
Kisha e Shen Anes dhe Shen Marise pershendesin turistet kur hyjne ne Korce, sepse ndodhen njera nga hyrja veriore, tjetra nga hyrja jugore.
Duke mos harruar edhe xhamine e Iljaz bej Mirahorit, nga me te rrallat ne Ballkan. Per arsyen e vetme qe, ne kohen kur u ndertua, nuk ishte familjar ajo lloj arkitekture. Iljazi ishte dhenderri i Sulltanit qe une nuk ia di emrin.
Meqe jemi tek ana fetare. Harmonia dhe Toleranca ne Korce eshte Shembull me sh-e te madhe. Hiresia e Tij imzot Joani dhe Myftiu i Korces Qazim Muca kane nje dialog, shoqeri, bisede te admirueshme. Dua te flas per Myftiun i cili eshte shenjtor, per mendimin tim. Njeri i urte, i dashur qe gezon respektin dhe dashurine e qytetareve te kulturuar korcare. Eshte njeri i mrekullueshem. Komuniteti Katolik ne Korce eshte shume i vogel. Shumica e atyre qe shkojne atje jane te kthyer nga fe te tjera. Komuniteti Protestant nuk ndihet pothuajse fare. Ne te gjitha arteriet kryesore te qytetit sheh "Deshmimtaret e Jehovait" qe duken shume te lodhur nga marshi i perditshem per te ndare broshurat e tyre te botuara ne New York te Sh B A. Gjithashtu edhe anetare te komunitetit ateist vertiten mendueshem ne menyre pesimiste neper qytet, duke shpresuar te gjejne pak kurojo nga njerezit se sa nga Perendia.
Komuniteti Orthodhoks, perderisa eshte me i madhi ne qytet, ka edhe numrin me te madh te aktiviteteve, sherbimeve dhe informacionit. Zhvillohen kampingje fetare ne Voskopoje per djem dhe vajza, Festivale ne rang Dioqeze, Konferenca, Lojra Olimpike Korcare etj., etj.
Kujdesi per te varferit eshte i madh. Shtrohen cdo dite dreka falas per te varferit e qytetit tek ish bomboneria "Koci Bako" dhe shpeshhere peshkop Joani bashkohet me ta.
Eshte merite e tij kjo gje dhe e djemve dhe burrave dhe grave te palodhur te Korces. Por, te gjitha keto behen me bekimet e Fortlumturise se Tij, imzot Anastasit, i cili me mund dh djerse gjen edhe fondet e mjaftueshme per t'u realizuar ato qe kam thene me lart, duke filluar nga ngritja e Kishave (vetem Katedralja si ndertese ka kushtuar 5 000 000 $), mencave te bamiresise, dhurata per femijet e policeve te vrare, ndihme financiare dhe ushqimore per pleqte qe jetojne vetem, lodra per shtepine e femijeve "Lulet e Vogla", argetime te ndryshme per handikapatet etj., etj., qe Perendia nuk i kursen, por i jep me bollek dhe dashuri tek ata njerez qe dine se si t'i administrojne ato gjera qe Ai u jep.
Spitali i Korces, Pionieri i Spitaleve Shqiptare, eshte rikonstruktuar plotesisht dhe ka marre nje pamje, dhe mbi te gjitha, kushte dhe sherbim sanitar te shkelqyer. Spitali eshte mjaft i madh. Ka aparatura te vjetra dhe moderne dhe qe dita-dites shtohen me gjera te reja, me infermiere dhe doktore te apasionuar.
Sistemi shkollor, si kudo ne Shqiperi ka renie, por prape ka pergjegjesi dhe pune. Te pakten tek Shkolla e Muzikes "Tefta Tashko Koco" ku une kalova aq kohe punohet dhe studiohet nga mengjesi deri ne darke. Mesuesit jane te rrepte dhe kerkojne shume. Edhe ne nxenesit u pergatitem mire. Mbaj mend qe kur shkolla jone konkuroi me shkollen e Elbasanit "Onufri" ne fituam dhe i cuam elbasanaset dhe elbasanasit ne shtepi, pa triumf. Rradhen e kishte "Jan Kukuzeli" i Durresit. Ata ishin me te pergatitur se Elbasani dhe ua kishim pak friken. Por, kori dhe orkestra e shkolles sone ishen me te pergatitur se ata. Te shikoje nje durrsak qe studionte per violincel, ishte nxenes i gruas se Guljem Radoja. Ajo, me nje stil flokesh latin, dukej mjaft e shqetesuar. Por, ne ia hodhem edhe asaj rradhe.
E nejse. Puna ishte qe ne u mundem nga Tirana. Si gjithmone :p Tirana fiton.
Ekonomia e Korces le per te deshiruar. Nuk ka edhe aq pune. Ka mjaft te papune. Merzia qe shkakton papunesia eshte e madhe. Me vjen shume keq per kete gje. Dhe ne fakt informacione shume nuk kam per kete aspekt, ndoshta ngaqe nuk dua t'i degjoj sepse me bejne te vuaj.
Por shyqyr qe ka emigrante qe jane ne vende te ndryshme te botes, sidomos ne Greqi dhe Amerike qe ndihmojne familjet e tyre.
Per te tjerat ka folur i falenderuari Keni. Une u perpoqa te thoja dicka qe i perket Korces si qytet, megjithese thashe pak. Ka shum per te thene, por une do te doja qe, kush eshte kureshtar, te shkoje ta vizitoje Korcen vete dhe nuk do te mbetet i zhgenjyer nga udhetimi qe ka ndermarre.
Stenli,
Biri i Dashur i Korces.
__________________
+Anastasit, Fort te Hireshmit dhe Perendizgjedhurit, Mitropolit te Mitropolise se Shenjte te Tiranes, Durresit dhe Elbasanit, Detit, Perendimit dhe Gjithe Shqiperise. Atit dhe KryeBariut tone, te shumta i qofshin Vjetet. Amin.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|