kontinenti
Blujtes
Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934
|
UFO-t
Isha ne nje anije crociere. Miku im Oscar zakonisht ne rreth ores 2 te nates shkonte te kici i anijes dhe pinte nje cigare apo me shume.Rrinte aty dhe kenaqej duke pare yjet .
Nje nate Oscar, me vjen i trembur dhe me thote:
- Pashe UFO !
U tremba edhe une.
Me nje here shkuam tek kici dhe,Oscar me shpjegonte ate qe kishte pare.
Cfar kishte pare Oscar ?
Oscar kishte pare nje trekendesh prej drite natyrisht,po qendronte i pa levizur.
Me pas ky trekendesh kishte levizur me nje shpejtesi te madhe dhe nga njera ane e qiellit kishte shkuar brenda sekondit ne anen tjeter,gje e cila aeroplanit do t'i duheshin me shume se 10 minuta.
Perseri kishte ndaluar.
Me pas ishte ndare ne tre trekendesha te tjere.
Perseri kishte levizur shpejt,por,kesaj here kishte levizur si treshe.
Dhe me pas ishte zhdukur.
---------------------------------------------------
Une e besoj qe Oscar ka pare ate qe tha sepse nuk kishte arsye te me genjente.
Por mendimi im eshte se UFO-t nuk egzistojne.
Po atehere si eshte e mundur qe une pohova se, besoj ate qe pa Oscar ?
Per mua, Oscar vertet pa ate qe pa, por ajo nuk ka qene hic nje UFO.
Zhvillimi i teknologjise eshte shume i larte ne kete fushe.Miliarda dollare derdhen pa kursim per persosjen e shpejtesise se mjeteve fluturuese.
Sot , pika me delikate e NASAS eshte STUDIMI I FORCES SHTYTESE,gje e cila vlen per te ardhmen e saj.
Ne gazete kam lexuar nje here artikullin me titull: UFO ne Vaqarr !
Por orbita jone eshte e mbushur me sa..e sa...satelite qe mund te fotografojne edhe topin e ping-pongut me qartesi shume te madhe qe atje larg ku jane.
Atehere si ka mundesi qe Oscar mund ta shikoje me sy te cveshur,ose ai ne Vaqarr mund ta shikoje me sy te cveshur dhe, satelitet jane kaq te verber?????
Kryesisht,pamjet filmike apo fotot e UFO-ve i kemi nga amatore e turiste,por,kurre nga nje satelit serioz qe punon per shkencen.
Shkurt puna....UFO-t jane nje farse !
Sa per egzistencen e qenieve te tjera ne planete, une per vete e besoj,por,ata nuk mund te vine kurre tek ne.
Sa per planete te tjere te pershtatshem per jetese si Toka jone,une e besoj qe ka. Jo vetem nje te tille ,por,mijera e mijera (nuk dua te them miliona)dhe keto mijera jane vetem ne galaksine tone, te mbushura me gjelberim dhe kafshe.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|