al74
hamall
Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675
|
ka ndodhur diku 20 vite perpara ne qytetin tim te lindjes , plot tabł e thashetheme. sigurisht kohet ishin te tilla , praghapje e "demokracise"
ai ishte shofer autobuzi nder me te rrespektuarit ne qytet , mesoburre me tre femije te rritur. coc qarkullonin zera qe kishte preferenca per meshkujt por si ne cdo qytet çu-çu-çu-she trasformohej ne barcolete.
kujtoj qe ishte mengjes vere ( ora 4.30 - 5) e i drejtohem te vetmit lokal te lagjes ne ate ore. jam rritur me kalamajte e tij e ky me ngjallte rrespekt si per moshen ashtu edhe per urtesine e fjalepakesine e tij. ishte i vetmi ne lokal e me fton ne tavoline. ulem me kuriozitet e pse jo edhe knaqesi se e dija qe eshte kavalier e do perfitoja ti terhiqja ndonje cigare ( deri tani nuk kam pare njeri te pinte duhanin si ky. ndizte vetem nje here cigaren ne mengjes e pastaj ndiqnin njera-tjetren) e pse jo edhe ndonje gote konjak.
ne bisede e siper me hedh doren siper kofsheve e....ne ate moment te gjitha te degjuarat u vertetuan. u largova si me lezet pa e fyer (besoj) dhe me erdhi keq qe nuk munda te bisedoj me gjate me te por kjo jo per faj timin.
ngjarjet rridhnin shpejt ato kohe . djali i madh ishte i pari qe tentoi te arratisej ( e me vone u kuptua perse-ja. ne shtepi nuk ju mungonte asgje)
dhe per shume vite nuk u kthye me (nga turpi)
dite me pas degjohej e shoqja qe gerthiste nga ballkoni : te kesh turp! hajde me q.. mua , pse shkon me meshkuj. (dikush e kish kapur ne flagrance me nje roje te NB - se , edhe ky burre me dy pellembe mustaqe)
keshtu ngjarjet rrodhen aq shpejt saqe njerezit nuk flisnin me per "filanin" por me nje ngerdheshje tallese per "byth..."
me pas iu larguan edhe femijet e tjere e nuk di me c'behet me te sepse shpejt u largova edhe une .
di qe me pas e percmuan dhe ata qe ju kish bere koken , dhe ata qe i kish mbajtur ne pellembe te dores.
do te isha kurioz ta ritakoja e te shkembeja dy para muhabet. i kisha fiksim ato gishtat e kuqerremta nga duhani . me dukeshin shenje burrerie!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|