Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Lexo kete pjese te Intervistes se Mero Bazes, por lexoje me vemendje, pastaj ishalla mendon ndryshe.
Dhe mos harro: Keto jane zhvillime ne Shqiperi dhe, jo ne vendet Perendimore, te stabilizuara Politikisht.
Shqiperia eshte Fenomen ne vetvete dhe s'mund te krahasohet me standartet e standartizuara Politikbere te Gjermanise, Frances etj, etj.
Citim: RAIMONDI
Editoriali i Meros eshte nje shprehje e te berit politke ne mesjete
Mendimi im eshte ky
Ky takim i sotem i shefit te opozites , Edi Rama me kreytarin e LSI-se , Ilir Meten, eshte nje nje hop cilesor ne drejtimin e duhur te te berit nje politke moderne ne nje kohe moderne ,
.
.
.
.
.
.
Ky takim ishte si nje nyje gordiane , dhe bere shume mire qe e zgjidhe ne ate menyre
Intervistë e drejtorit të gazetës Tema, Mero Baze, në emisionin e gazetarit Alfred Peza, në Vizion Plus
Peza: Ju keni bërë një editorial në gazetën tuaj Tema, e keni titulluar Samiti i Sheratonit dhe samiti i Lalëzit. Ka pasur shumë komente në blogje në lidhje me këtë shkrim, mbi normale mesatare të komenteve që bëhen nga shkrimet tuaja pothuajse të përditshme në internet. Me pak fjalë, për ata që nuk kanë pasur rastin ta lexojnë nga pikëpamja figurative çfarë duhet të kuptojnë?
Baze: Natyrisht që është një figuracion për ta ekzagjeruar fuqinë e një takimi të zakonshëm, për shkak se nuk është i zakonshëm, është një zhvillim i ri dhe është më 8 maj. 1 vit më parë Ilir Meta u bë faktor që Edi Rama të ikte nga Bashkia e Tiranës dhe një vit më pas po bëhet faktor për të prodhuar një shumicë të re presidenciale. Në fakt, ekzagjerimi duke i quajtur samite të dyja takimet është për të theksuar rëndësinë që ka takimi midis dy palëve.
Peza: Pse është i rëndësishëm?
Baze: Faktori LSI ka determinuar këtë zhvillim politik që kemi, prodhimin e një shumice të re në zgjedhjet e qershorit të vitit 2009 dhe fakti që një vit përpara zgjedhjeve këto dy faktorë politikë fillojnë komunikimin midis tyre është shumë i rëndësishëm. Unë e quaj pozitiv faktin se ata janë takuar publikisht në mënyrë zyrtare dhe kanë institucionalizuar dialogun. Qëndrimi im kritik, sidomos për opozitën, ka të bëjë më faktin se drejt këtij zhvillimi pozitiv, drejt bisedave, është shkuar në rrugë të nëndheshme, jo transparente dhe ndoshta me tolerime për kauzën politike të opozitës, të cilat mund ti kushtojnë opozitës në të ardhmen në luftën e saj politike.
Peza: Përmes asaj që ju quani Samiti i Lalëzit?
Baze: Po. E konsideroj zhvillim shumë negativ, pavarësisht se duket si teori konspiracioni, pavarësisht se duket si
Peza: Kush është pjesa e nëndheshme që e konsideroni ju negativ. Ne të dy ndoshta e kuptojmë se për çfarë po flitet, por për ta kuptuar më qartë ata që po na ndjekin.
Baze: Unë mendoj që LSI pavarësisht se është parti institucionale politike ka qenë legjitime në vendimin e saj për të bërë aleancë me Sali Berishën, në vitin 2009, pavarësisht profilit të ndryshëm politik, për shkak se është një parti që ka bërë koalicion me koalicion e parë. I është dhënë mandati Sali Berishës për të krijuar qeveri dhe ata janë afruar. Nuk mund të thuhet se kanë humbur nga marrëveshja se kanë marrë më shumë pushtet se sa kanë miratuar, kanë marrë 20% të administratës. Zhvillimet që kanë pasur më pas kanë qenë negative. Kanë qenë negative për shkak se LSI e ktheu pjesëmarrjen në pushtet në një qëllim në vetvete për të qenë një parti plaçkitëse. Ne këtë nuk duhet ta harrojmë. Nuk duhet të harrojmë faktin që PD është një parti e madhe, është një parti që ka një lloj serioziteti në qeverisjen e vendit dhe nuk mund të krahasojmë profilin e drejtuesve të ardhur nga PD në pushtet me qokat dhe bacataçkinjtë në shumicën e rasteve që LSI i filtron në pushtet për të plaçkitur. Ne kemi një statistikë e cila është e pamohueshme që shumica e arrestimeve e peshqve të vegjël, se të mëdhenjtë nuk i prek njeri , në administratën publike qoftë korrupsion të vogël, të mesëm apo të lartë, janë në 90% të rasteve pjesëtarë të LSI.
Peza: Kjo mund të jetë edhe për shkak se është favorizuar më shumë PD dhe për të mbushur statistikat iu janë turrur administratës që vijnë nga LSI-ja
Baze: Po të ishte me statistikë më shumë do të arrestoheshin nga PD, se ka më shumë njerëz në administratë nga PD. Por, fakti që edhe pse këta 20% zënë 19% të arrestimeve nuk kemi të bëjmë me ndonjë persekutim politik, por kemi të bëjmë me një tendencë të theksuar të pjesëtarëve në pushtet të kësaj partie për të plaçkitur. Domethënë është një fenomen i cili u institucionalizua dhe mori një pamje edhe shumë më të ashpër dhe të egër tek vetë kapja publike e liderit të LSI me zë dhe figurë me një kasetë që ka tronditur Shqipërinë dhe botën perëndimore, dhe ende nuk është gëlltitur fakti që ky njeri doli i pafajshëm nga ajo që ndodhi.
Peza: Kjo është njëra anë.
Baze: Shumë personazhe të nëntokës politike dhe të LSI që kanë qenë të akuzuar gjatë këtij mandati për afera qeverisëse siç është rasti i plaçkitjes të uzinave të Fierit duke i zhveshur nga ato komplet, lënien e hekurit për skrap edhe pse TEC-i ka qenë në gjendje pune, dhe për këtë është hapur një proces penal, janë njerëz të cilët janë shumë të afërt me kreun e LSI-së. Njëri prej tyre, Leonard Koka, një person problematik, i njohur në Shqipëri, njeri për të cilën në zgjedhjet e vitit 2005 Durrësi ka votuar 8 me 0 kundër Partisë Socialiste, ai ka qenë një faktor që ka votuar qartë në Durrës, kanë votuar kundër Fatos Nanos në vitin 2005. Tani shfaqet gjithmonë e më afër pranë LSI-së dhe çfarë është më e turpshme, shfaqet edhe në tryezën e takimeve të fshehtave midis Ramës dhe Metës.
Peza: Kjo sështë faji i tij, është meritë e tij.
Baze: Nuk është meritë, është turpi i atij që e përdor atë. Natyrisht nuk është ndonjë përgjegjësi shumë e madhe e zotit Rama që e ka gjetur atë në tavolinën e bisedimeve. Por, fakti që faktorë të tillë rigjallërohen nga zhvillimet politike është një gjë jo shumë produktive në aspektin etik, për shkak se vetë PS në zgjedhjet e vitit 2011, e ka defaktorizuar faktorin Koka në Durrës, edhe pse ata u rreshtuan me të gjitha masat represive apo shpeshherë jo legjitime që ata përdorin për zgjedhje në Durrës. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Daku, e ka mundur me 2500 vota diferencë. Pra, për herë të parë është provuar që kush është me Nar Kokën në Durrës humbet. Ishte Nano në vitin 2005 humbi thellë, ishte Berisha në 2011 humbi thellë. Pra, është një faktor jo politik në Durrës. Pra është një faktor që të bën dëm. Pra, kush e ka armik është i nderuar në një farë mënyrë.
Peza: Në aspektin elektoral
Baze: Në faktin elektoral. Fakti që njerëz të tillë përsëri gjenden në tryeza bisedimesh politike tregojnë inkriminim e lartë që ka politika me faktorë të tillë negativ dhe ringjallja e këtyre elementëve është një zhvillim negativ. Thashë, që kjo nuk është ndonjë përgjegjësi direkte dhe e madhe zotit Rama. Por në një farë mënyrë është një dëm që zoti Rama i bën kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe anëtarit të Kryesisë të PS-së, i cili e ka defaktorizuar me vota këtë faktor. Pra, është tjetër gjë të bisedosh me Ilir Metën dhe LSI-në, dhe tjetër gjë është që drejt këtyre negociatave të shkosh me një botë të nëndheshme. Kjo është një rezervë e madhe që unë kam për faktorët që e gjallërojnë këtë. Rezerva e dytë që kam në këtë është objektivi parimor. Objektivi parimor këtu mungon për shkak se negociatat midis Ilir Metës dhe Edi Ramës janë në kundërshtim me platformën publike që Edi Rama ka bërë për Presidentin e Republikës. PS dhe zoti Rama kanë shpallur para një jave një platformë për zgjedhjen e Presidentit konsensual. President konsensual me shantazhe ndaj shumicës nuk ka, pasi duhen, minimumi 84 vota. Presidenti konsensual arrihet me një tryezë të përbashkët bisedimesh me Berishën. Kështu që, në një farë mënyrë zoti Rama e ka asgjësuar objektivin për president konsensual, se Berisha nuk besoj më të ulet në bisedime serioze, ai mund të ulet në bisedime formale, por jo serioze për president konsensual. E vetmja gjë që ngelet është që zoti Rama të përdori testin për president konsensual për të shkërmoqur shumicën.
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|