shelgu
-
Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Citim: Po citoj ato që tha lost_soul
Cfare do te thote: fete nuk kane asnje faj, por njerezit qe i drejtojne ato?! Kjo eshte non-sense!!
Njelloj sikur te thuash, komunizmi eshte i mire, por jane komunistat te keqinj.
Ke degjuar per meme (ne anglisht)? Idete nuk jetojne ne ajer, ato i krijojne njerezit dhe jetojne me njerezit. Kur nje person vret ne emer te nje ideje, nuk ka sesi ideja te quhet e mire, dhe personi i keq. Ideja e mire apo e keqe gjykohet pikerisht nga mbartesit e saj.
Apo mos do me thuash qe idete jane keqkuptuar, hahah, dhe vetem ti dhe ca te tjere, vdekatare te shekullit 21 i kuptokan drejt. Apo, me keq akoma, mos do te thuash qe ato libra i paska shkruar ndonje entitet qe percartas quhet zot?!
Nqs zoti eshte dashuri, atehere c'na duhen dy fjale? Le ta heqim njeren.
Pastaj kjo "zoti eshte dashuri" me kujton ndonje shok timin qe gjate ramazanit nuk pinte alkol. "Per respekt te fese se tij" me thonte. I thashe, ore njeri - i thashe - nga i nxjerr keto rregulla nga bytha?. Nese beson tek islamizmi, atehere nuk duhet te pish asnjehere.
Po mire e ke ti, gjithkush ka te drejten te besoje cfare te doje. Ndersa njeriu evoluoi 100,000 vjet te shkuara, arsyeja ka vetem 400 vjet.
Duhet akoma kohe dhe ndoshta miliona te tjere te vrare derisa arsyeja me ne fund te predominoje.
Lorie: bera shaka me punen e djallit.
Komunizmi eshte i mire?
Nese eshte ashtu sic e mendoj une, eshte vertet i mire. JO si ai i Leninit, ai nuk ishte komuizem, aq me teper i ketyre te tjereve prapa.
Vec kesaj, feja dhe idete e lindura nga nejriu jane dy gjera krejt te ndryshme.
feja ka nje vecanti losti.
Ose besohet si dogme, ose nuk besohet. Qe ne momentin qe ti ve ne dyshim elemente te vecanta, ke blasfemuar, je larguar nga feja.
Nuk eshte mire keshtu?
E di. Por kjo eshte feja.
Shkeca eshte tjeter. Ajo kerkon vertetim eksperimental te hipotezave. Eshte mire kjo gje keshtu? Sigrisht.
Por njera nuk ekskludon tjetren, per aq kohe qe njeriu nuk fut duart e i konfondon.
A ndryshon feja me kalimin e kohes?
Normalisht nuk duhet te ndryshoje, por me kalimin e kohes ndryshojne elementet e saj si "menyra jetese". Njerzit kane futur brenda fese elemnte te jetes se tyre dhe e kane ndryshuar fene, sepse jane njerez.
Dikush agjeron.
Ne fene kristiane, Krishti nuk tha gjekundi qe te agjerohet para Pashkes.
Kushe ka futur kete idiotsi?
Ose, rrethprerja ishte nje zakon pagan, i cili qendroi edhe pas daljes se feve sepse ashtu ju vinte mire ature ne ate kohe.
Une mendoj qe nje femije qe lind me lafshe te shkurter, nuk ka asnje arsye qe te behet synet, qofte cifut a mysliman.
Nje hoxhe diku kishte nje fjale te ujdisur, burre i zgjuar miku hoxhe.
Eshte e vertete kjo: i shkon nje grua e sapo lindur me femijen ne dore. Femija me lafshe te shkurter. Ku te priste i shkreti hoxhe? E i thote gruas: Ike se femijen e ka falur zoti, nuk ka nevoje per synet.
Kjo eshte pune e mencur
Lost, larg te paudhit degjome mua.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|