Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Bankat dhe Bankieret
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
saintman
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 20/01/2008
Vendbanimi: on planet Earth
Mesazhe: 35

Bankat dhe Bankieret

Sistemi bankar e ka nismen e tij ne Babilon para rreth 3 mije vjetesh.Shkaktar per kete eshte matali i arit.
Pasi ata te cilet kane poseduar ar,nuk kane mundur ta mbajne me vete metalin e rende,e kane lene nen
kujdesjen e ndonje miku te i cili kane pasur besim.Ndersa ai u ka dhene nje cope pergament ose lekure me
nenshkrimin ose vulen e tij.Me vone,cdonjeri qe ia ka sjelle ate vertetim ruajtesit ka mundur te marri arin.
Gjate kohes ky sistem behet i njohur.Njerezit speciale e gjithe me profesionale behen ruajtes te arit dhe ata
fillojne ti ruajne arkat e shume njerezve te pasur.Ne participimet e tyre tregtare,pronaret e arit me vone fillojne
qe ato vertetime ti nderrojne mes vetes,keshtu qe nuk ishte patjeter qe ari te merrej prej ruajtesit.Beheshin
vetem nderrime te pronareve.Ne kete menyre te ruajtesi grumbullohej ari dhe gjerat e cmueshme.Edhe pse
ky metal i shtrenjte nuk ishte i tyre,ruajtesit fillojne t'ua japin hua tregetareve te tjere,te cilet iu paguanin nje
perqindje per shfrytezimin e tij.Me vone keta ruajtes te arit dhe gjerave te cmueshme behen te njohur me
emrin fajdexhinj.

Ne epoken e mesme p.k. fajdeja u ndalua.Pak me vone,ne kohen e marshimeve kryqtare tregetia ne Europe u
rrit shume,gje qe krijoi kushte per formimin e bankes se pare nderkombetare.Aty kah gjsma e shekullit XV
Kosimo de Medici themeloi nje banke nderkombetare me seli ne Firence.Kjo ndoshta eshte banka e pare me
e perkryer ne ate kohe me perfaqesite e saj ne qytetet e tjera Italiane,si dhe ne Avinion dhe ne Londer.Ne filialen
Romake banka i ruante llogarite dhe avoaret e papes.Fajdeja qe e fitonte banka ishte 10%.Ne shek. XVI
importohen prej Amerikes Jugore ne Spanje sasi te medha te arit,gje qe jep idene dhe mundesim per kreditim.
Gjate ketij shek. themelohen edhe bankat e para moderne,prej te cilave disa ekzistojne edhe sot e kesaj dite,
si: Banko di Sante Spirito ne Rome,Monte de Peata ne Napoli dhe Banko di Palermo ne Sicili.Keto banka e kane
financuar tregetine nderkombetare,grumbullojne fitime te medha prej fajdeve dhe me shume prej dallimit te
valutes.Faza me e rendesishme per zhvillimin e banmkaveparaqitet ne momentin kur ato fillojne te sherbehen
me parate e huaja dhe kur fillojne ti shfrytezojne deponimet dhe kursimet e njerezve.Ata iu paguajne deponuesve
njefare dhurate minimale,kurse parate e tyre ua japin njerezve te tjere,organizatave dhe shteteve me kamata
shume me te medha.

Shfrytezohen mashtrime te ndryshme qe perkojne me emrat e bankave.Disa prej tyre jane quajtur " Banka Nacionale"
per te qene me bindese dhe me stabile.Banka e pare e ketij lloji ne vitin 1674 e mori emrin "Banka Nacionale Suedeze"
Pas saj vijon "Banka Nacionale Angleze" ne vitin 1694,kur nje grup tregtaresh bene marreveshje qe ti japin 1 miliarde
e 200 milion funta hua mbretit Vilhelm III me 8% kamate.Pevec kesaj ata fitojne edhe te drejten e monopolit per te
botuar banknota dhe te pranojne depozita.Kah mesi i shekullit XVII Rothshildi sjell nje sistem me modern dhe me
te perkryer bankar.Ai i dergon 5 djemte e tij ne kryeqytetet financiare te Europes: ne Paris,Vjene,Napoli,Frankfurt
dhe Londer.Rothshildi formon edhe sistemin me te shpejte komunikativ me pellumba,korriere dhe agjente te vet.
Njeri nder faktoret me te rendesishem per suksesin e Rothshildit ishte informimi i tij i gjere i jashtezakonshem
politik dhe ekonomik.Ai i pari informohet per fitoren te Vaterloja,gje qe i mundeson qe nepermjet manipulimeve
te mundshme tregetare te grumbulloje pasuri te medha.Djemte e tij behen bankiere private te kalibrit nderkombetar
financojne hekurudha,shoqeri per sigurime dhe projekte nderkombetare.Ne ate kohe Rothshildet tashme behen te
zotet dhe mesuesit e kapitalizmit nderkombetar.

"Parate jane zot i kohes sone",thote filozofi Hajne,,"Kurse Rothshildi dhe djemte e tij jane profetet e tij"
Shume shtete dhe qeveri Evropiane kane qene te mvarur prej bankave te Rothshildit,posacerisht anglezet.Ne
vitin 1847 Rothshildet i japin hua Irlandes per shkak te urise se madhe qe e kishte perfshire ate,financojne
luften e Krimese dhe i japin mjete Anglise qe ta blejne gjysmen e kanalit te Suezit prej Egjiptit ne vitin 1876.
Kreditanshtallt,banka ne Vjene,e udhehequr nga Solomon Rothshildi behet banka kryesore depozitore e Austro
Hungarise.Banka Britanike e Rothshildit i financon minierat e arit ne Ameriken Jugore.Prej mbarimit te lufterave
te Napoleonit,ne vitin 1815 e deri ne fillim te shek.XX,Londra ka qene qender boterore financiare dhe qyteti me
i pasur.Nga e tere bota arrinin pasuri dhe para ne Londer,sepse konsiderohej se ishte vendi me i sigurte dhe me i
dobishem per ti depozituar parate,si dhe per te marre hua.Ne ate kohe depozita ne bankat e Londres ishte 120
milione funta,perkunder atij te Nju Jorkut e cila ishte 40 milione,ne Paris 13 milione dhe ne Gjermani 8 milione.
Ne ate kohe bankieret ne Londer gezonin respekt me te larte.Zakonisht krediti dhe besimi dorezoheshin sipas
trashegimise prej babes te djali.Nder bankieret dhe tregtaret qe u vendosen ne Londer ishin dhe dy djemte e
tregtarit te njohur gjerman me rroba,Johan Beringu.Djali i tij,Francisi,u be i famshem si nje nder bankieret me te
medhenj ne kohen e tij.

Pas vdekjes,ne vitin 1910,ai le pas vetes nje pasuri rreth 7 milione funta.Familja Beringov,njesoj sikur Rothshildet
ka pasur te drejte te hyje ne qeverine britanike,te cilen e kane financuar.Perderisa Rothshildet u orientuan nga Europa
Beringovet u drejtuan nga bota e re - Amerika.Ata e financuan banken e Nju Jorkut ne vitin 1823,shtetin e Luizianes
dhe shume te tjere,i ndihmuan hekurudhat amerikane dhe u bene kreditoret me te medhenj amerikane.Rreth vitit 1880
te ardhurat e Beringoveve kane qene me te vogla se te Rothshildeve,por besimi i njerezve ndaj tyre ka qene me i madh.
Beringovet i japin shume hua Argjentines e cila kah viti 1880 shume shpejt lulezoi ekonomikisht dhe terhoqi shume
emigrante dhe kapital nga Evropa.Megjithate kah viti 1890 qeveria e korruptuar argjentinase e sjell vendin ne nje
gjendje te mjerueshme.Deponuesit dhe kursimtaret e humben besimin e tyre.Filloi katastrofa financiare dhe Beringovet
bankrotuan.Kjo krize la gjurme ne tere boten,por me shume humben investitoret e Londres.Kahmoti ari ka filluar te luaje
rolin e dores se pare ne jeten ekonomike te shteteve.Baza e arte e parave ka vlere shume te madhe.Vlera e metalit te
verdhe eshte caktuar nga tregu i lire,do te thote nga parimi i kerkeses dhe ofertes.Tash,megjithate,gjendja krejtesisht
ka ndryshuar.Vlera e arit nuk caktohet me nga tregu i lire,por nga 5 tregetaret me te medhenj te arit.Dy here ne dite,ne
Londer,ne kabinetin e "Rothshildit dhe bijve te tij" tubohen ata 5 magnate dhe e caktojne cmimin e arit me te cilen ate dite
ai do te shitet dhe do te blihet.

Pasi qe ari ka qene dhe gjendet ne sasi shume te kufizuara,ne arka pothuajse eshte e pamundur te behen keqperdorime
me te.E gjithe ajo qe paramendoi njeriu mund te jete shume e cmueshme dhe e dobishme,nese shfrytezohet drejte,por
mund te behet edhe perbindesh.Shume magacionere te pandershem,bile dhe sundimtare,kane menduar se si ta shfrytezojne
ate.Nje rast klasik ne lidhje me kete ka ndodhur midis viteve 1716 dhe 1722 ne France.Kjo eshte nisma e te gjitha
manipulimeve financiare qe ekzistojne dhe shfrytezohen deri me sot.Pas vdekjes se mbretit Luj XIV ne vitin 1715
Franca u gjet para bankrotimit te teresishem.Ky mbret i Frances per dallim nga te tjeret nuk synoi te arrije fame me ane
te luftrave.Ai ka pasur per qellim qe te mbahet mend sundimi i tij me madheshti dhe shkelqim,te shquhet si udheheqes
i klasicizmit francez.Ai me te vertete arriti ta beje nje gje te tille duke e ngritur jashtezakonisht shume prestigjin e
Frances ne cdo aspekt,jo vetem si fuqi politike,por edhe si nje nder kombet me te kulturuara.Megjithate,ai kete e
arriti me shkaterrimin ekonomik dhe financiar.Pas tij Franca mbeti borxh 3 miliarde funta.Nje irlandez,i gjykuar per vrasje
arrine te strehoet ne France dhe e bind qeverine franceze se eshte ne gjendje ta shpetoje ekonomine e saj.Ne ate kohe
bankat private e kontrollonin furnizimin e vendit me para ne te cilat ishin te deponuara sasi te nevojshme te arit.Ari ka
qene i kufizuar dhe nuk ka pasur mundesi te leshohen me shume para se sa kane pasur mbulse ari.

Irlandezi i cili quhej Zhan Lou fiton te drejte ekskluzive me dekret mreteror qe ta furnizoje shtetin me para.Ai leshoi ne
qarkullim me shume parase sa kishin mbulese te vertete ari dhe ne kete menyre per nje kohe te shkurter i lau borxhet
e shtetit.Te gjithe e lavdonin si gjeni te ekonomise pa e patur te qarte se cka do te ndodhte me vone.Teprica e parave qe
e leshoi ne qarkullim e zvogeloi ne teresi vleren e vertete te parave.Sundimtaret,si dhe Zhan Lou,shashtisen dhe e rritin
mjaft dallimin e parave,gje qe shkakton rritjen e cmimeve te mallrave,te sherbimeve dhe gjerave te tjera ne pergjithesi.
Si rrjedhoje e saj paraqitet inflacioni dhe kriza ekonomike.Zhan Lou iku nga Franca,kurse shteti e ndali leshimin e rrejshem
te parave ne qarkullim.Menyra tjeter nga e cila jane demtuar njerezit jane edhe monedhat e arta dhe te argjendta.Pederisa
metalet e cmueshme jane deponuar ne monedha te vleres se njejte,njerezit nuk jane demtuar.Mirepo,bankat private dhe
ato qe kane pasur dhe kane monopol mbi parate fillojne qe arit ti shtojne perzierje te ndryshme si baker dhe metale te
tjera te padobishme,gje qe e zvogelon vleren e vertete te parave dhe ne kete menyre bankat pasurohen pamase ne
llogari te njerezve.Perandoria e hershme romake e ka praktikuar sistemin e njejte.Monedhat e tyre te para kane permbajtur
60% argjend te paster,pas kesaj gjate 60 vjeteve te ardhshem ne shenjat e monedhave te tyre ka vetem mbeturina te argjendit.
Ato hyne ne qarkullim dhe i zevendesojne parate.

Menyra tjeter e inflacionit shkaktohet atehere kur shteti i mbledh te gjitha monedhat e arta dhe te argjendta dhe i nderron me
monedha me te ndonje metali me te lire sic eshte bakri,alumini etj.I tille eshte rasi ne SHBA ne kohen e administrates
se Lindon Xhonsonit.Njesoj eshte eshte edhe me banknotat te cilat,ashtu sikur edhe monedhat,nuk kane kurrefare
mbeshtetje ari.SHBA ka pasur mbeshtetje ari te parave deri ne prill te vitit 1933,kur kryetari Ruzvelt jep urdher qe te
gjithe amerikanet ta dorezojne arin e vet dhe monedhat e arta ne Rezerven Federale,e cila i paguan me banknota te
letres.Ligji per mosdorezimin e aritne banka ka parapare 10 mije dollare denim dhe 10 vjet burgim.Pasi qe pjesa me e madhe
e arit u tubua,ne te njejtin vit kryetari Ruzvelt ben devalvimin e dollarit duke thene se shteti duhet ta bleje arin e njejte
prej Rezerves shteterore me cmime me te larta.Kjo do te thote qe banknotat te cilat njerezit sapo i moren tashme u ra
vlera per rreth 30%,kurse "Rezerva Federale" me ndihmen e kryetarit vetem per 5 muaj fiton sasi te medha te pasurise.
Njesoj veprohet edhe me argjendin.Ruzvelti e dyfishoi vleren e tij dhe ndihmesi i tij Bernard Barhui,i cili kontrollonte 1/3
e furnizimit boteror me argjend,e shfrytezoi mire kete sherbim te kryetarit.Motiv i kesaj ka qene qe te ndihmohen minierat
e argjendit ne Amerike.Kryetari i komitetit bankar,Luis Mak Fadeni,ne kongres e akuzoi oficialisht marrjen e arit si nje
aksion i pergatitur ne menyre speciale ne favor te bankave nderkombetare.Pasi qe kongresmeni ka qene mjaft autoritativ
dhe me ndikim per ta asgjesuar kete veprim,pas dy orvajtjeve te pasuksesshme per ta vrare diten e debatimit ne
Kongres ai ne foltore bie dhe vdes,paramendohet prej helmimit.

Nuk eshte e preferueshme qe te investohet ne ar,sepse shteti gjithmone mund ta marre ate ne menyre te plote ligjore.
Ne SHBA,si dhe ne shume shtete te tjera,ekzistojne ligje te cilat i japin te drejte shtetit qe ne rast nevoje te mbledhe
arin prej qytetareve.Shteti po ashtu ka fuqi qe te shkaktoje hiperinflacion,duke leshuar ne qarkullim ne menyre te
jashtezakonshme nje numer te madh te parave te letres.Rast i ketille ka ndodhur ne Gjermani pas Luftes I Boterore.
Gjermania duke shtypur sasi te medha te banknotave e asgjesoi vleren e markes.Shkak kryesor i kesaj kane qene riparimet
e imponuara nga kontrata e Versajit - 269 miliarde marka eshte dashur te paguhen per 42 vjet pagese.Ne vitin 1923 Rajhbanka
leshoi ne qarkullim 93 kvintilione marka te letres.Kjo shkaktoi rritjen astronomike te cmimeve te tregut: nje veze arrin cmimin
80 miliarde marka,kurse 1kg patate=100 miliarde marka.Ky inflacion i tmerrshem e solli edhe Hitlerin ne pushtet.Populli,i cili
kishte rene ne nje gjendje shume te veshtire,kerkonte rrugedalje.Hitleri,njeri nder kandidatet e mundshem per pushtet,premtoi
se menjehere do ta ndale inflacionin dhe se do ti permbushi reparimet e imponuara nga kontrata e Versajit.Hiperinflacioni
ne Gjermani pothuajse e zhduku klasen e mesme e cila paraqiste shumicen e popullates.Pikerisht ajo e perkrahu ardhjen
e Hitlerit ne pushtet me shume per shkak te premtimeve te tij.

Ne fillim te shek.XX nje punetor amerikan paguan shume me pak tatime dhe jeton pothuajse pa borxhe.Momentalisht,
tatimet dhe borxhet e tij jane pothuajse 3/4 e te ardhurave te tij.Kur eshte fjala per amerikanet dhe per njerezit e vendeve
perendimore,fantazia eshte e madhe.Keshtu ka qene edhe jeta ime,keshtu eshte edhe e shumices se njerezve qe jetojne
ne vendet lindore.Megjithate,realiteti eshte ndryshe,dhe shume me i dhembshem.Secili lufton qe te zere ore plotesuese
pas orarit te punes.Femijet ende pa arritur moshen e pjekurise punojne si shperndares te gazetave ose neper farma
bujqesore.Nxenesit dhe studentet punojne dhe permbahen vete.Nuk kam takuar ndonje amerikan i cili nuk ka marre
borxh qofte per automobil,per shtepi ose per karte kreditore.E gjithe kjo eshte borxh i sistemit ekzistues kreditor me
para.Ne te vertete cka paraqet ky sistem?Parate i ben njeriu.Prej asgjeje behet dicka.Nje cope leter pothuajse pa
kurrefare vlere shtypet me numra te ndryshem.Kjo na jep mundesi te blejme automobil,bile edhe shtepi mvaresisht
prej madhesise se numrave te shtypur.Ata te cilet i prodhojne parate ne fakt fitojne shume me shume ne krahasim me
amerikanin e rendomte,fitimi mesatar ose te ardhurat neto te te cilit arrijne rreth 5%,perderisa fitimi i prodhuesve te
parave eshte i pakufizuar.Vlera prodhuese e nje banknote (letra dhe shtypja) prej nje dollari ose prej 10 mije dollaresh
nuk eshte me teper se 1-2 cente.

Sistemi i parave jo qe eshte shume i domosdoshem,por edhe i pa zevendesueshem per nje shoqeri njerezore qe jeton
pa te.Cfaredo industrie qofte do te ishte e pa mundshme qe te zhvillohet pa para.Ekonomite bujqesore,familjet ose
individet e vecante do te jetonin rreptesisht te kufizuar,do te prodhonin vetem pasuri per vete.Askush nuk do te prodhonte me
teper sepse nuk do kishte cka ta bente.Nuk do te mund te mendohej funksionimi i cfaredo administrate qofte.Pa sistem te
parave do te duhej te kthehemi mijera vjet mbrapa dhe te jetojme ashtu sic kane jetuar fiset me pare.Parate jane potencial
i shoqerise se civilizuar.Po qe se parate eliminohen ose zvogelohet qarkullimi i tyre,rezultatet do te jene katastrofale.
Fitohet depresion.Nje depresion i tille ka qene krijuar artificialisht ne SHBA ne vitin 1930 prej bankiereve.Ne ate kohe,
SHBA asgje nuk ka munguar.Industria ka qene ne nje nivel shume te larte,ka pasur fara frytdhenese,sistem te mrekullueshem
hekurudhor,ka ekzistuar sistemi me i mire komunikativ ne bote,i cili ka shfrytezuar telefonin,teleprinterin,radion dhe
sistemin postal shteteror i cili funksiononte shume mire i pa prekur prej shkaterrimeve luftarake.E vetmja gje qe i
mungonte SHBA-ve ne vitin 1930 ka qene furnizimi i rregullt dhe i mjaftueshem me para qe ishin te domosdoshme per
nderrim dhe tregeti.Pasi qe bankat i tubojne te gjitha parate dhe nuk i leshojne ne qarkullim,e gjithe tregtia bllokohet.
Fabrikat nuk jane ne gjendje ti shesin prodhimet,sepse konsumatoret nuk kane kurrefare parash.Punetoret lirohen nga puna
keshtu qe paraqitet papunesia me e madhe qe mban mend SHBA.Pergjigja dhe arsyetimi i bankiereve ishte:"Kohet jane te
veshtira dhe nuk ka para".

Mbasi njerezit nuk e kuptojne kete sistem eksploatimi,ata lejojne te grabiten egersisht.Bankat bene ekspropriacionin e
mijera tokave te fermereve,per shkak se ata nuk qene ne gjendje ti paguajne kestet e marra hua.Shume njerez i humben
mallerat dhe kursimet.Te njejtat banka te cilat vete i shtypin parate,pohonin se nuk ka para dhe vetem pas disa vitesh
leshuan ne qarkullim miliarda dollare dhe e pergatiten Luften e II Boterore.Vetem per disa vjet SHBA kalon prej njerit
ekstremitet ne tjetrin,prej papunesise dhe bllokimit te teresishem - ne kapacitet te plote te prodhimtarise luftarake.
Perderisa farmat nuk kane mundur te prodhojne ushqim per poullaten - fabrikat kane filluar te prodhojne ne sasi te medha
uniformash dhe rezervash luftarake.Leshimi i papritur i parave ne qarkullim rrenjesisht e ndryshon jeten.Fermeret fillojne ti
shesin prodhimet e tyre,fabrikat e organizojne punen e tyre me nderrime,serish fillojne te punojne minierat.Depresioni merr
fund.E verteta del ne shesh,mungesa e parave qe e shkaktuan bankat e shkaktoi depresionin.Ky dhe shume shembuj te tjere
deshmojne se parate duhet te prodhohen vetem nga shteti i cili i mbron interesat e banoreve te vet.Ne SHBA rasti eshte
krejtesisht i kundert.Parate prodhohen prej Rezerves Federale e cila nuk eshte asgje tjeter,por vetem nje organizate private.
Nje nga arsyet qe vrane presidentin Kenedi ishte sepse ai kerkoi qe shteti ti shtypte vete parate,dhe ashtu veproi.Fill pas
vrasjes se tij,u ndaluan parate qe ai leshoi ne qarkullim.



Marre nga libri "Komploti Boteror"

__________________
Don't let the world makes you!You,make the world!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2012 05:05
saintman nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė saintman Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me saintman (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: saintman Shto saintman nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto saintman nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
saintman
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 20/01/2008
Vendbanimi: on planet Earth
Mesazhe: 35

Sistemi Monetar Nderkombetar

http://www.youtube.com/watch?v=DM2qsYev998

__________________
Don't let the world makes you!You,make the world!

Modifikuar nga saintman datė 08/02/2012 ora 07:10

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2012 06:49
saintman nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė saintman Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me saintman (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: saintman Shto saintman nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto saintman nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Bankat dhe Bankieret

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.