Art01
Anetar i ri
Regjistruar: 19/03/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 6
|
Itali, vriten dy shqiptarė
Dy shqiptarë u vranë me kallashnikov në qytetin italian të Vixhevanos, pranë Pavias, informuan burime policore gjatë së dielës.
http://www.youtube.com/watch?featur...d&v=aVv3trdMQL0
Sipas Corriere della Sera, dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ishin në moshën 36 dhe 25 vjeç. Një person i tretë, 30-vjeçar, mbeti i plagosur nga breshëria e lëshuar prej vrasësve të paidentifikuar.
Sipas policisë, që ka gjetur armën dhe gëzhojat e hedhura përtokë, është e sigurt se vrasja është një vepër e stilit mafioz, e urdhëruar nga qarqet e mafias shqiptare. Besohet se të rinjtë u ekzekutuan si shkak i konkurrencës për xhiron e prostitucionit.
Tre muaj më parë, një tjetër shqiptar u vra më pistoletë në një lokal publik në Vixhevano. Tre vrasësit, të arrestuar, ishin edhe ata shqiptarë, që pasi e përqafuan të njohurin e tyre, e qëlluan me një plumb të vetëm fatal në kokë.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=230943&ref=fp
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|