Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Ftese E Vecante
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Shume dakort me cedrus-in.Kane shume pika kyçe pyetjet e tij...


Rrugaejetes,

Te gjitha ç'ke shkruajtur ti jane shume te bukura.Them ku t'a gjejme qe jeta te ishte keshtu.Po problemi qendron tjeter vend i dashur...

Kam njohur dikur ne Greqi nje nene shume te mire.Ishte nga Fieri.Nene e 5 femijve.Nuk e di se si,por u be deshmitare e Jehovait.Skonte dere me dere duke thene qe s'do kete me vdekje etj etj pa mbarim...thoshte qe ekzistonte jeta me lule, trendafila dhe qingja perreth...deri ktu gjithçka ne rregull, asgje per t'u shqetesuar...deri kur nje dite le ne mes te rrugeve familjen e saj, burrin, i cili punonte ne ndertim ter diten per te mbajtur familjen & femijet e saj...

Me thuaj ti i dashur cfare ndreqi ajo grua??? Per cfare besimi behet fjale ketu???

Per mua kto jane sekte...me fal nqs te trondis por mbas disa viteve shpresoj mos te me kujtosh...

Me gjithe kujdesin e mire i shkruajta kto rreshta!




Pershendetje Cecilia

Faleminderit per mesazhin tend.

Une e di qe jeta nuk eshte fushe me lule dhe nuk eshte faktikisht.

Edhe une kam problemet e mia patjeter. Jetoj ne kete bote.



Une jam i krishtere. Dhe besoj ne Bibel dhe gjithcka qe kam thene eshte nga Bibla.


Per sa i perket nenes me 5 femije, qe ishte Deshmitare e Jehovait. E di qe ata ndahen nga familja dhe nuk festojne ditelindje, festa, etj, etj, ne kete forum une kam postuar edhe nje teme " Fakte qe duhet te dini rreth Deshmitareve te Jehovait."

Une nuk bie dakord me shume gjera qe kane ata. Shume gjera qe ata bejne jane plotesisht ne kundershtim me Biblen.

Psh: Ata nuk japin gjak (transfuzion gjaku).
Bibla nuk thote ne asnje vend: Mos jepni gjak.

Deshmitaret e Jehovait pretendojne se jane te krishtere, por jane nje sekt i krijuar 1-2 shekuj me pare nga Carls Rasell.
Shiko me shume "Fakte qe duhet te dini rreth Deshmitareve te Jehovait"


E kuptoj pyetjen tende, dhe eshte nje pyetje me te drejte.
Sepse ka shume fe dhe shume sekte sot, e di. Ka rreth 10 000 fe dhe sekte.

Dhe ne gjithe keto fe edhe sekte, eshte e veshtire te percaktosh se kush eshte e verteta, apo jo?


Por nese shikon me kujdes personin e Jezusit, do te kuptosh se Ai ndryshon shume nga krijuesit e feve te tjera.

Ai tha se ishte Zot, Ai lindi nga nje e virgjer, jetoi nje jete pa mekat, vdiq ne kryq duke paguar cmimin per mekatet tona dhe u Ringjall fizikisht pas tre ditesh.

Gjithashtu nje ndryshim tjeter thelbesor eshte se:

Te gjitha fete ne bote, thone qe ti duhet te besh dicka qe te fitosh shpetimin, o vepra te mira, o rituale, etj.. apo jo?

Por eshte ndryshe me Jezusin, nuk jemi ne qe e kerkojme Perendine, por eshte Ai qe na kerkon neve, eshte Ai qe vjen ne toke, dhe eshte Ai qe na shpeton, ne nuk duhet te bejme asgje pervecese ta pranojme ate si Zotin dhe Shpetimtarin tone.


Pra, Rruga e perendise eshte shkruar ne fjalen e Tij, Biblen.


Nese ti e kerkon te verteten nga thellesia e zemres tende, Zoti i Gjalle nuk do te vonoje te te pergjigjet.



Faleminderit

Kalofsh mire

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 16:56
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Perseri.

Te gjitha fete e krishtera, katolike ortodokse, helenike, sllavike, shqiptare, armene, Protestante, E deshmitareve te Jehhovait, dhe shume te tjera veteguhen Kisha e Krishtit, predikojne Biblen. Ok?

Madje Dhjata e vjeter eshte e cifuteve. Te gjithe predikijne Biblen. Te gjithe ndahen njeri nga tjetri, sepse seicili do te shtoje e zgjeroje vathen e tij. Pse ndahen keto fe kristiane njera nga tjetra? Ti e di mire se perse. Ketu futet interesi dhe interesi eshte puna e te paudhit, miku im.

Cila ka qene feja e pare kristiane?

Cilat jane shkaqet qe u dashka larguar nga ajo? Ajo predikin pikerisht Biblen per te cilen flet ti, ne menyren si ti po del ketu, me te njejtin pasion e devotshmeri. Pse duhet ndare, e larguar nga njeri tjetri? Ore mos eshte pune e te paudhit kjo?

Pyetje kam une.

Dhe nese pergjigjesh, mos me trego historira me John Harper, te lutem. Jane histori per klasen e pare fillore ato. Jo se e dyshoj, po me duket idiote.

Me duket se perendia nuk thote qe te lesh femijet e tu pa buke e te shpetosh tjetrin.

Po per ata qe besojne Kurhanin si do me predikosh zotrote?

Po per nja 3 miliard Budiste si i behet? Apo le te humbin ne flaket e xhahnemit ata se jane verdhashe.

Une te bej pyetje direkte, por ti flet si ata sekretaret e Partise" i di partia keto pune"






Pershendetje perser Cedrus

Me sa shoh nuk e ke kuptuar mire se une nuk jam duke folur per fe, por per nje marrdhenie te gjalle dhe personale me perendine e Gjalle.

Ajo qe une kam eshte besim. Patjeter qe shkoj ne kishe, Lexoj Bblen dhe Lutem.

Ka disa ndarje ne Krishterim
sepse Unitet nuk do te thote Uniformizem.

Ne doktrinat baze si psh: Bibla qe eshte Fjala e Zotit, si protestantet apo ungjilloret, katoliket dhe ortodoksit jane te nje mendje.

Natyra e Krishtit-ishte hyjnor. Jemi te nje mendje


Por kemi edhe ndryshime midis nesh.


Por gjithmone baza dhe fillesa duhet te jete Bibla.



Cila ishte feja e pare kristiane? Thesht Krishterimi, ndjekesit e Jezusit.

Shekuj me vone u nda Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse. Me vone Martin Luteri pa shume gjera qe kisha katolike bente dhe qe nuk ishin ne perputhje me Biblen(psh: indulgjencat, qe ska asnje baze biblike). Ai nuk donte te largohej nga kisha katolike, por ta reformonte, ta kthente te Baza - te Bibla. Ai donte ta kthente kishten katolike sic ishte ne shek e pare. Por ata e c'kisheruan, etj..

Martin Luteri kishte nje parim: "Sola Scriptura" - Vetem Shkrimi (Bibla)

Bibla eshte Baza, autoriteti yne.

Prandaj edhe une si protestant ose ungjillor, Besimi im eshte Krishti dhe Bibla dhe te pasurit e nje marrdhenie personale dhe te gjalle me Krijuesin tim. Por edhe nje here nuk te shpeton Kisha Protestante, por besimi yt.


Patjeter qe Bibla thote qe ne duhet te kujdesemi per veten, familjen dhe per te tjeret. Por eshte interesante sepse ajo thote: Shiko interesin e tjeterit dhe jo vetem tendin. Ndihmo te tjetret, mos ji egoist. Ti duam te tjeret, te mos gjykojme te tjeret.


Persa i perket myslimaneve dhe Budisteve.

Jezusi tha: Shkoni ne mbare boten dhe predikojini cdo krijese, Lajmin e Mire, Ungjillin. Cfare Zoti beri per ne.


Ja pse une kam postuar ne kete forum, ja pse shume misionare te krishtere kane cuar Lajmin e mire dhe po vazhdojne ta bejne kete ne vendet myslimane, budiste, etj, megjithese jo rralle ata jane vrare per shkak te besimit te tyre.



Zoti ju bekofte

Faleminderit

Do lutem per ju

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 17:20
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha Rrugaejetes


Zoti ju bekofte

Faleminderit

Do lutem per ju



Adhuroj njerezit qe besojne sepse kane nje qetesi ne shpirt dhe mundohem qe kete qetesi ta japin dhe ty nepermjet fjaleve te tyre .Do me pelqente te luteshe dhe pak per mua sepse mua sme ka degjuar asnjehere kur i jam lut ndoshta sepse nuk i jam lutur per gjera me te vertet te rendesishme .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 18:28
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


Adhuroj njerezit qe besojne sepse kane nje qetesi ne shpirt dhe mundohem qe kete qetesi ta japin dhe ty nepermjet fjaleve te tyre .Do me pelqente te luteshe dhe pak per mua sepse mua sme ka degjuar asnjehere kur i jam lut ndoshta sepse nuk i jam lutur per gjera me te vertet te rendesishme .



Po lutem une per ty moj Bjonde publikisht madje.

"Lutem ne te gjitha fete e botes dhe ne shkence qe Bjondja te jete perhere e lumtur."

PS Fjala lumturi permbledh te gjitha gjerat.

 

Tani per kete ungjillorin.

Pra ti thua qe ungjilloret, ose le te themi protestantet kane ndyshim nga feja katolike jo ne drejtim te Bibles, por ne disa...cfare?

Pse keta duhet te ndahen kur Krishti predikoi bashkimin e te gjitheve nen mbreterine e tij?

Mos valle eshte gishti i te paudhit ketu?

Pyetje e kam kete e mos u merzit.

Ate ounen e feve te tjera jo kristiane e kuptova. Kur te marrin vesh te gjithe lajmin e mire atehere jemi shume afer...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 18:36
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


Po lutem une per ty moj Bjonde publikisht madje.
"Lutem ne te gjitha fete e botes dhe ne shkence qe Bjondja te jete perhere e lumtur."
PS Fjala lumturi permbledh te gjitha gjerat.

 




Cedrus flm me bere te emocionohem dhe une ate dua lumturi...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 18:40
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA



Cedrus flm me bere te emocionohem dhe une ate dua lumturi...



Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 18:49
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Protestanet dhe katoliket besojne ne

Trinitet: Ati Biri dhe Fryma e Shenjte. Keta te tre jane Nje.

Jezusi eshte Zot, personi i dyte i Trinitetit.

Bibla eshte Fjala e Zotit.



Ndryshimet:

1.
Protestantet kane si autoritet Biblen dhe vetem Biblen

Katoliket, kane autoritet Biblen, ata e theksojne Biblen, si autoritet dhe si Fjalen e Zotit, por ne te njejtin nivel ngrene lart edhe traditen.

D.m.th Tradita (ato qe kane shtuar njerezit me kalimin e kohes) ka te njejtin nivel dhe vlere me Biblen.



2.
Katoliket besojne ne ekzistencen e purgatorit.

Bibla nuk ka as edhe nje varg te vetem qe flet per purgatorin, prandaj protestantet nuk besojne te Purgatori.



3.
Shpetimi

Katoliket mesojne se Hapi i pare ne drejtesimin para Perendise, pra ne shpetim eshte Pagezimi.

Bibla tregon dhe ne besojme se:
Drejtesimi eshte vetem nerpermjet besimit (Romaket 3:28)



Katoliket mesojne se te rriturit duhet te pergatiten per drejtesim permes besimit dhe veprave te mira.

Bibla tregon dhe ne besojme se:
Perendia i drejteson mekataret qe besojne. (Romaket 4:5)
Vepat e mira jane REZULTATI dhe jo shkaku i shpetimit (Efesianet 2:8-10)



Katoliket mesojne se Besimi eshte te besosh ne Perendine dhe te pranosh te gjitha gjerat qe Kisha propozon per besim.


Bibla meson dhe ne besojme se:
Besimi qe te shpeton eshte besimi ne Krishtin si Zot dhe Shpetimtar (Romaket 10:8-17)




4.
Katoliket mesojne se Mekatet serioze dyhet te rrefehen te Prifti

Prifti e fal mekatin si nje gjykates.

Indulgjencat e shperndara nga Kisha per veprat fetare i clirojne mekataret nga ndeshkimi i perkohshem.




Bibla thote dhe ne besojme se:
Mekati duhet ti rrefehet drejperdrejt Perendise (Ezdra 10:11)

Askush nuk mund te fale mekatin pevec Perendise (Marku 2:7)

Jezusi i cliron besimtaret nga mekatet e tyre me ane te gjakut te Tij (Zbulesa 1:5-6)




5.

Kisha Katolike i lutet Marise dhe Shenjterove te tjere.


Ne besojme se nuk eshte e nevojshme ti lutemi Marise, sepse ishte vetem nje njeri. Dhe as shentoreve sepse ne mund te flasim dhe ti lutemi personalisht Zotit.



Keto ishin pak a shume disa prej ndryshimeve thelbesore midis protestanteve dhe katolikeve.
Megjithate dua te theksoj se kam respekt per katoliket.


Cedrus ishte nje kenaqesi te flisja me ty

Faleminderit per kohen dhe per mundin qe ke shkruajtur

Te uroj gjithe te mirat, dhe pse jo, nese Zoti Do, te takohemi ndonje dite personalisht.

dhe uroj dhe lutem qe edhe ti nje dite do t'ia hapesh zemren tende Jezusit.


Zotit te Bekofte

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 20:22
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha Rrugaejetes
Protestanet dhe katoliket besojne ne

Trinitet: Ati Biri dhe Fryma e Shenjte. Keta te tre jane Nje.

Jezusi eshte Zot, personi i dyte i Trinitetit.

Bibla eshte Fjala e Zotit.


Kjo eshte thelbesore dhe e perbashket per te gjitha fete e Krishtera. Nuk e di per jehovait

Ndryshimet:

Citim:
Po citoj ato që tha Rrugaejetes
1.
Protestantet kane si autoritet Biblen dhe vetem Biblen

Katoliket, kane autoritet Biblen, ata e theksojne Biblen, si autoritet dhe si Fjalen e Zotit, por ne te njejtin nivel ngrene lart edhe traditen.

D.m.th Tradita (ato qe kane shtuar njerezit me kalimin e kohes) ka te njejtin nivel dhe vlere me Biblen.


Bibla eshte shkruar nga njerzit dhe forma qe ka sot perkon me shek e II te e.s.
Citim:
Po citoj ato që tha Rrugaejetes

2.
Katoliket besojne ne ekzistencen e purgatorit.

Bibla nuk ka as edhe nje varg te vetem qe flet per purgatorin, prandaj protestantet nuk besojne te Purgatori.



Letra e dyte drejtuar Romakeve. Gjyqi ne ardhjen e Krishtit. Lexo 1.8. Po keshtu e ka cekur edhe ne letren e pare selanikasve 5.2.
Citim:
Po citoj ato që tha Rrugaejetes
3.
Shpetimi

Katoliket mesojne se Hapi i pare ne drejtesimin para Perendise, pra ne shpetim eshte Pagezimi.

Bibla tregon dhe ne besojme se:
Drejtesimi eshte vetem nerpermjet besimit (Romaket 3:28)



Katoliket mesojne se te rriturit duhet te pergatiten per drejtesim permes besimit dhe veprave te mira.

Bibla tregon dhe ne besojme se:
Perendia i drejteson mekataret qe besojne. (Romaket 4:5)
Vepat e mira jane REZULTATI dhe jo shkaku i shpetimit (Efesianet 2:8-10)



Katoliket mesojne se Besimi eshte te besosh ne Perendine dhe te pranosh te gjitha gjerat qe Kisha propozon per besim.


Bibla meson dhe ne besojme se:
Besimi qe te shpeton eshte besimi ne Krishtin si Zot dhe Shpetimtar (Romaket 10:8-17)



Pagezimi eshte pranimi ne shoqerine e Krishtere i nje femije ne baze te deshires se prinderve me pas kryhen edhe ritet e tjera.
Lexo mbi Gjon Pagezuesin, dhe pagezimin e Jezusit.

Citim:
Po citoj ato që tha Rrugaejetes
4.
Katoliket mesojne se Mekatet serioze dyhet te rrefehen te Prifti

Prifti e fal mekatin si nje gjykates.

Indulgjencat e shperndara nga Kisha per veprat fetare i clirojne mekataret nga ndeshkimi i perkohshem.




Bibla thote dhe ne besojme se:
Mekati duhet ti rrefehet drejperdrejt Perendise (Ezdra 10:11)

Askush nuk mund te fale mekatin pevec Perendise (Marku 2:7)

Jezusi i cliron besimtaret nga mekatet e tyre me ane te gjakut te Tij (Zbulesa 1:5-6)



Rrefimi eshte pjese e besimit por ne asnje menyre nuk je i detyruar te rrefehesh te prifti. Por duke pasur parasysh periudhen e hershme , ku besimi ka qene me i paster e prifterit kane qene vertet prifterinj ishte diçka e zakoneshme.
Citim:
Po citoj ato që tha Rrugaejetes

5.

Kisha Katolike i lutet Marise dhe Shenjterove te tjere.


Ne besojme se nuk eshte e nevojshme ti lutemi Marise, sepse ishte vetem nje njeri. Dhe as shentoreve sepse ne mund te flasim dhe ti lutemi personalisht Zotit.



Ishte vertet nje njeri por e zgjedhura e Zotit dhe nena e Krishtit. Lindja e Krishtit qe nje mrekulli te Krishteret besojne ne mrekullite dhe kur kane nevoje u luten shenjetorve sipas mrekullive qe kane bere ne jeten e tyre prej shenjetori.

Citim:
Po citoj ato që tha Rrugaejetes

Keto ishin pak a shume disa prej ndryshimeve thelbesore midis protestanteve dhe katolikeve.



Ndryshimet, pikerisht diçka nuk shkon pasi kjo ka bere qe te ndahen me heret katolike e ortodokse, protestante, ungjilltare, jehovait etj etj etj e te gjitha pretendojne se kane te drejte dhe jane rruga e vertete...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 22:00
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Para shume vitesh, kur isha nje here ne Itali dhe s'dinim akoma per keta te jehovait na trokiten ne dere nja dy persona (ja si ky miku qe na ka trokitur ne forum, do shkruaje edhe nja 10 mesazhe dhe do largohet) dhe na u prezantuan si "Testimoni di Genoa". Per fat ne ishim afer qytetit Genova, dhe s'po e kuptonim cfare jane keta "testimoni di Genova". S'po dinim te benim lidhjen, mendonim se mos duhet t'u paraqitnim ne ndonje gjykate... lol..

Nejse, fillojne keta e na flasin per jezusin e me the te thashe... na ka plasur nje e qeshur. "Ore po jemi myslimon" i thonim. "S'ka problem" vazhdonin ata. Kur pyetem ca italiane aty rrotull na thane "mos i afroni", "jane te merzitshem" etj etj.

Ja kshu kot, s'kam c'te shtoj per ftesen.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 23:20
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Gjithsesi, flm per ftesen.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2010 23:51
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Ftese E Vecante

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.