volter
shpirt artisti
Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646
|
plloshtani
Të hënën dielli ishte shkrepur me rrezet e tij të arta, dhe në heshtje shkëlqente tërë sipërfaqen e tokës me dritë vezulluese.
Koha ishte për të hyrë në prag të mësimeve akademike. Rastësisht takova një gocë e cila më dha buzëqeshjen e parë joshëse. Aty për aty u bëra pjesë e botës së saj. Ky rast ma bleu zemrën përnjëherë, dhe më bëri që ti robëroj mendimet e mia, e të preokupohem rreth kësaj çështjeje me dëlirësi shpirtërore. Dhe kësisoj shpirti mori një ngarkesë emocionale dhe një lloj ankthi. Koha kalonte, ndërsa mendimet e mia papushim fluturonin prej një tridhëbote në një tridhëbotë tjetë, për të thithur erën e saj të ngrohtë.Vetëm e vetëm, të përkujtoj momentin e rastësishëm.Momentet më shtynin të jem më afër saj, dhe tia them përshëndetjen e parë.
Pranoni nderimet e mia e nderuara dhe shumë e respektuara, Engjëllushe. Në qoftë se nuk vuani nga kompleksi është mirë të takohemi një herë tjetër me ju e nderuar. Ashtu si artist, lexova në heshtje mendjen e saj të pushuar, që kishte dëshirë për një takim të tillë.
Pra, më hollësisht të them takimi na pret në Kodrën e diellit.
Ajo tha- Do të takohemi pasi ta jap provimin e violinës. U dakordova me të, dhe I shpreha një urim; -Paç suksese në provim!
Ditët kalojnë në heshtje, ndërsa takimi dalngadalë po afrohet. Në mbrëmje cingëroi telefoni me porosnë e shkuarjes.
Në orën shtatë të mëngjesit u nisa drejt qytetit të saj, për të marrë gocën, dhe të ikim në vendin e caktuar. Atje kur arritëm, tek vendi i pushimeve që ne të dy e shfrytëzojmë, pamë hënën që rrinte si nuse e harruar pas Malit Sharr. Ndërkaq retë e dendura kishin mbuluar Tetovën me ngjyrën gri, dhe dukej se notonte sikur një liqen I trazuar.
Çtë them! Atje mbijetonte e bukura së bashku me aromën e luleve të çelura. Gjithashtu edhe fati i neve të dyve qëndronte në atë qetësi natyrore, ndërsa qetësia shquante emocionet tona në pikë të heshtjes. Pikënisja e bisedës bosht, do të shtrohej me një admirim ( të sipër), për artin tonë e cila është dhuruar nga Dora e Perëndisë, me një dhunti të pandryshueshme artistike. Para se të fillojmë që ti shkëmbejmë mendimet tona, së pari kisha dashur që të ekzekutosh një simfoni të shkurtër me tingujt akustik të violinës suaj. Kam durim, se do ta realizosh këtë që të them. Ajo qeshi trëndafilshëm, dhe papritmas, violina filloi që të improvizojë tingujt e ngrohtë me harkun klasik. Dhe në heshtje na zbuste veshin me harmoni të ëmbël e shumë romantike. Natyra do të mbetet kurioze me këtë simfoni orkestrale, cekën duart e saja magjike.
Më befasoi për të mirë, dhe më bëri që ta harroj veten në natyrë. Ashtu edhe më dukej, se ishim bërë personazh I kësaj simfonie klasike. Mbeta i kënaqur me ekzekutimin që luajti ajo në violinë. Mua smë mbeti gjë tjetër, veçse ta falënderoj e ti uroj suksese në të ardhmen. Dalngadalë fillova që të ndjej simptomet e para goditëse në shpirtin tim të befasuar, nga kjo magji e plotë. Koha, sikur më jepte sinjalin për të improvizuar edhe unë diçka në këto çaste të qetësisë.Ekzekutimin që do ta luaj tani, do ta shtjelloj me një thënje: - Dua që të jem pjesë e botës artistike, për ti çmallur pasionet e dashurisë, dhe njëkohësisht të krijoj imazh të bukur në jetë.
Duke shkëmbyer mendimet prej një vendi në vend tjetër, aty u sajua një dinamikë kreative mes nesh, dhe kësisoj natyra merrte shëmbëllesë të gjallë.
Kaloi ora gjashtë e mbrëmjes. Dita mori ngjyrim më të errët, ndërsa dielli me maskën e vet perëndoi në rrëzë të malit. Koha u freskua dhe errësira shtrihej ngadalë.
Koha na bëri që të futemi në një gur të gërshëtuar me më shumë skaje të barokut. Ashtu të rradhitura bukur mirë si model i përsosur natyrorë.
Aty brenda kishte formën e një galerie të gjatë, që ishte i meremetuar në formë klasike.
Aty kaluam disa momente të paharruara, ndërsa koha që kalonte, akoma më shumë merrte ngjyrim të peizazhit romantik.
Akrepat e orës kishin arritur të puthiten mes veti, dhe pikërisht është koha, kur ne të dy dashurohemi me simpati dedë. Skenë, ku zemrat tona lidhen fortë për litarin e dashurisë së sinqertë. Momentet për tu afruar pranë meje, natyra u shndërrua në heshtje të zakonshme. Trupi i saj në moment e humb fuqinë, dhe bëhet pjesë e jetës sime. Këtu u pa mjaft mirë, se dita dhe nata për të rinjtë është e gjerë, dhe në mënyrë të denjë fsheh rrahjet e lodrave fatkobe të jetës.
Këtu vjen në shprehje RASTI ESHTE MBRET I BOTES.
Në fund nuk na mbetet asgjë, veçse të puthemi fortë në buzët tona rinore, dhe dalngadalë të marrim rrugën e kthimit.
__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|