Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Turisti i shpirtit Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

It’s raining, it’s cold out there... and it’s night.
My window is opened to the night,… the curtains are dancing the wind’s music… it’s cold but I feel the freedom of the night, the immensity of the night… I feel so small , so full and empty… the mount perfumes my soul with the aroma of the pines… and I feel free, because it’s night… because that darkness, because the night contains my dreams… because my mind flies on the wind’s back… alone and silent, looking out through my bedroom’s window, I look out every night… just looking out… trying to figure out the stars’ language in their twinkling messages… they always told me about adventures and dreams… about travellings and hiding treasures… today they tell me about farness, about somebody who waits in his window like me… again the aroma of the pines in my lungs and the night in my soul…

It’s raining… it’s cold out there… it’s night.


po bie shi, eshte ftohte jashte... dhe eshte nate.
Dritarja ime qendron e hapur ndaj nates.... perdet vallezojne me muziken e eres..... eshte ftohte por ndiej lirine e mbremjes.... pafundesine e mbromjes.... ndihem kaq e vogel, kaq plot dhe kaq bosh........ mali mbush shpirtin tim me aromen e pishave.... dhe une ndihem e lire, sepse eshte nate.... sepse mendja ime fluturon ne kurrizin e eres, vetem dhe ne heshtje duke veshtruar jashte permes dritares se dhomes sime, veshtroj jashte cdo nate....... thjesht veshtroj jashte dhe perpiqem te zbuloj gjuhen e yjeve dhe mesazhet e tyre vezulluese.... ato gjithmone me kane treguar per aventura dhe endrra... per udhetime dhe thesare te fshehura..... sot me tregojne per largesine.... per dike qe pret ne dritaren e tij si une......... dhe serisht aroma e pishave ne mushkerite e mia dhe nata ne shpirtin tim......

Ditari i Darkes

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2003 13:40
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

.....sa e veshtire qenkerka te ngushellosh....!!!!

PSFU!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2003 00:17
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
alias
student

Regjistruar: 17/10/2003
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 22

Unhappy

sikur te mundesha !

valeza ajri delikate,te fresketa me rrembejne me te voglin mendim,ate mendim te imet qe per pak kohe ta kushtova ty... ty dhe pendimit tim,,, dhe nuk e di pse u ndieva mire.
Harrova ku isha,mbylla syte dhe jeta mu duk ndryshe!!! pikerisht tani duhet ta mundoj veten me pyetje te kota?? Sikur kjo te ishte tentativa e fundit e pak minuta kaq te qeta.
Nje tingull gacmon kete meditimin tim "modest" por shpejt vura re se ishte vetem nje tik-tak ore.Hap syte dhe shoh njerez qe vrapojne?!... Shiu binte me mosperfillje... e pata zili.Doja te indiferente ndaj jetes me te njejten force!
Dhe perseri e pashe veten vetem ,ne stolin ku isha ulur degjohej vetem zhurma e shiut dhe cdo detaj tjeter i natyres heshtte.
Lehte,mbi sup me ledhatohet nje gjethe,tashme e verdhe, sikur donte te me thoshte: " eshte koha te kthehesh!!! " ( meshira e nje momenti imagjinar lekundi per nje cast vendimin tim). U ngrita dhe rifillova te eci.kjo levizje hapash me fali kenaqesine e nje harrese. Ne keto momente perqafimi midis vetmise time dhe indiferences se shiut,i vetmi mekat qe doja te rrefeja ishte njohja me ty.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Dikush me ofron strehen e nje cadre dhe per cudine time e pranova. Vendosa keshtu te kthehem ne rutinen e kesaj dite vjeshte.
Ndoshta njehere tjeter do e gjej kohen per te te kerkuar falje ...por jo sot, jo tani!

__________________
ai qe eshte vazhdimisht vetem e njeh lumturine e qenit bashke !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2003 14:28
alias nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė alias Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me alias (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: alias Shto alias nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto alias nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

Vendosa te iki larg,te ike, te marr arratine, nga zhurma,nga fytyrat e egersuara e te uritura, nga pislleku, nga droga...Dhe ika,ika per te mos kthyer me koken prapa, pa ditur qe ....
Dhe arrita atje, tek toka e premtuar, tek toka ku gjysherit e mi kane varret,ku trupin e lane atje por shpirtin, femijet, te afermit mbeten larg, shume larg tek toka e mallkuar,tek varferia..Dhe te njejten rruge mora une, tek gysherit, tek gjysherit e mi qe kurre s'i njoha por qe emri i tyre, pse jo bereqeti i tyre me terhoqi, me terhoqi per nje te ardhme me te mire, pse jo me te pasur.Dhe erdha ne kerkim te fantastikes, asaj qe shumekush i thot Fat, i thote trashegimi,pse jo..
Dhe nisa kerkimin per te gjetur prona, per te gjetur llogari bankare, per te gjetur llamben e Aladinit, dhe me pas, ah me pas cdo gje do te shkonte ..
U lodha duke kerkuar, dite pas dite, jave pas jave, por asgje, ah asgje,E c'fare mund te kishin me shume gjysherit e mi, dy punetore nga nje vend teper i larget,pa asgje mbi kurriz vec deshires per te punuar e per tu kthyer atje tek "Toka e mallkuar", por qe kurre s'e arriten, vdiqen pa i shijuar femijet, grate,pa u qare njeri tek koka ne momentet e fundit, pa u kujtuar njeri te vere nje lule tek koka ...Dhe ja tani, jam e vetme mbi varrin e tyre,mendoj dhe gjykoj veten ne te njejten kohe.Jam duke bere te njejtin gabim,jam duke shkelur mbi veten, mbi fatin tim.
Ah Toka e mallkuar, jo nuk ishte Toka e mallkuar, por ishte Toka Ime, toka e shpreses, e gezimit, toka ku degjoja vec gjuhen time, ku lulja binte ere, ku te gjithe me thoshin Miremengjes, ku dielli ndriconte ndryshe..ku c'do gje tingellonte ndryshe
Por eshte teper vone, ndoshta me duhet te paguaj pasojat e perbuzjes se vatres sime, tokes Sime..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2003 14:55
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė unforgiven Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: unforgiven Shto unforgiven nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto unforgiven nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kam parasysh fotografite e Europes naten. Buleza drite qe ngjajne si perla ne erresiren e frikshme. Shume buleza bashkohen si shpirtra ne qytetet me te medha. Veshtrimi zbret mbi Shqiperi... Sa keq, aty mungon vezullimi i europjan. Tek tuk drita te vogla thyejne erresiren turpshem ne buze te ballkanit. Mungon ndricimi qe mposht erresiren. Tek ne mbizoteron akoma erresira dhe ato pak drita duket sikur shuhen si flaka e qiriut nga dallget e erresires.

Ndoshta situata energjitike ngjan me ate intelektuale ne Shqiperi, ndoshta ato pak qirinj qe ekzistojne shuhen ne menyre barbare nga teatri barbar qe jetohet ne ate vend. Ndoshta ja fus kot, si shume emigrante te tjere qe gjykojne gjerat per se largu...

#########################

Por jo...
Por ja...
Dritat marrin krahe ne kete faqe forumi. Shikoj pseudonime te reja qe shkruajne dhe mendoj:
"Ehhh, ja dhe nje person qe po ndizet avash avash. Ja dhe nje drite qe shfaq vezullimin e saj ne morine e ketij qyteti virtual."

O shpirtra te fikur, o njerez qe kishit harruar intimitetin, ejani. Ejani dhe ndizni me shume kete qytet. Secili prej nesh eshte si ato dritat e vogla te pemes se Vitit te Ri. Vec e vec nuk ndricojme dot as pellemben e dores, por se bashku krijojme nje harmoni shumengjyreshe te mrekullueshme.

O ju qe lexoni shpirtra te derdhur neper faqe interneti, o ju qe takoni veten per here te pare pas shume kohesh, dashuroni..., puthni..., jetoni.

###########################

Mbase gjumi eshte si vdekja, duhet te vdesim sot qe te rilindim neser me dicka te re ne veten tone. Mbase ate qe nuk e gjejne dot shkencetaret e kesaj bote (perse ekziston gjumi) mund t'ja themi ne me fjale te thjeshta: Cdo vdekje sjell dicka te re dhe njeriu ka nevoje te rinovohet cdo dite.

Po ashtu dhe popujt kane momentet e tyre te vdekjes morale, si puna e ne shqiptareve. Pastaj vjen nje mengjes, nje lindje, dhe kuptojme qe dicka e re, e fresket, na gezon. Ne shqiptaret themi vazhdimisht EUROPA PLAKE. Mbase vertet Europa eshte plake, por ne vete si jemi ? Mbeh besoj se jemi te vdekur dhe tani duhet te zgjohemi.

Pershendetje.

Ohh, sa vone, po iki te vdes...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Dhjetor 2003 05:56
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re europe_night.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 223 herė.

...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Dhjetor 2003 06:02
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Ja si ndjehem... Pak Clodhje Ju Lutem...!!!


I lodhur, shume i lodhur.
I lodhur se vdekuri cdo dite.
I lodhur duke u ndiere i shperngulur,
i zoteruar, i munduar, i vjedhur;
i paperfillur, i harruar, i munduar.

I lodhur, shume i lodhur,
se qenuri marionete e ererave
dhe e ketij xhuxhi te cuditshem fuqiplote,
qe duhet qe nga lart te qeshe,
te terheqe fijet,
dhe une leviz kete kembe,
ose bie nga kjo dore,
dhe qaj, qesh, apo kafshoj,
dashuroj, genjej dhe harroj.

I lodhur, shume i lodhur;
duke mos perfillur ne menyre
te pandreqshme,
qeniet qe dua me teper,
si nje lume prej zhive,
i pashtershem dhe i dhimbshem,
ne kerkim te shtatit tim.

I lodhur; shume i lodhur;
duke u plakur ngadale,
duke qene vetem une qe jam,
duke fshehur castet me te hidhura,
duke jetuar ne kurriz te endrrave,
duke pare se si vdesin
jeta dhe dashuria.

I lodhur; po, lodhur, shume
i lodhur - se ecuri duke rene e duke rene
se qenuri nje barre e zymte,
se mosqenuri i dobishem per asgje,
se ushtruari vetem nje ves,
dhe se qari.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2003 21:16
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Jam Insomnia.....mungoja ne apel qe prej 16 prill 1998.

Statusi:Konfuzional...kam ne koke kaq shume gjera per te thene sa do merzisja edhe nje eshtre te Paleolitikut.
Kerkon te kuptosh cfare me kalon tani neper koke???

Atehere ulu perpara lavatrices dhe vendos procesin e centrifuges ne vazhdimesi.....fikso qendren e saj.Atehere ndoshta fillon edhe kupton ku eshte filli i mendimeve te mia.

Terapia e keshilluar:Leri mendimet e tua te marrin rruge,kerko ti kapesh ato dhe ti lidhesh me zinxhire mbi nje cope leter qofte edhe ne formen e 1-shit dhe 0-s......por nderkohe kthehe kete konjak sepse vajti vone.

Kjo e fundit u mundesua nga nje mik i femijerise.Data ne apel??
Sinqerisht nuk e di...ndoshta qe ne kohrat kur sna vriste ndergjegja te ecnim lakuriq anes detit...shpejt shume shpejt.Gjithnje prezent.Ne te mire e ne te keq...

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Dhjetor 2003 17:10
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lova
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/08/2003
Vendbanimi: Ne qiellin e shtate
Mesazhe: 432

Unhappy

Degjoma per nje cast k'te psheretime
qe dridhet, bashke me zemren e lenduar...
dhe une jehonen do te pres me deshperim,
qe mbrapsht te ma risjelle te trazuar.

Mos u trishto aspak per brengen time
e per asgje te thene ti mos ndje faj.
Dicka te embel peshperit, edhe me pas,
me ngasherim, per ty, me ler te qaj.

Do t'i buzeqesh gjithmone kujtimit tend
dhe ti, te lutem, bej njesoj per mua...
e une me shpirt te lehtesuar, ndonese pa shprese,
me shume, me shume do te te dua.


E naten, do i lutem henes perseri
atij aq larg, t'ia prishe gjumin sot...
vec per nje cast, nje cast sa t'i tregoj,
se per gjithmone, i zemres time u be Zot"

Mos ik! O ylli im, mos ik!
me fal qe sot po qaj me kaq merzi..;
qe neser kjo miqesia jone do vleje
me shume sesa miliona dashuri!

__________________
jeni si shpirt

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Dhjetor 2003 14:11
lova nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lova Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lova (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lova Shto lova nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lova nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

18 dhjetor 2003
fjale mes rreshtash bosh
qe perbejne nje fjalim
qe tjeter te premton
e tjeter ka qellim

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Dhjetor 2003 19:58
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SUNBELOVED Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SUNBELOVED nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:53 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Turisti i shpirtit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.