ColdFire
Veteran ne forum
Regjistruar: 15/11/2008
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 911
|
Citim: Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
Postuar më parë nga Larsus
Burrat preferojnë
.brunet
Kohë të vështira për bjondet. Njëherë e një kohë thuhej që burrat pëlqejnë bjondet por martohen me brunet. Sot, është zbuluar që jo vetëm martohen me brunet por edhe i preferojnë. Zbulimi që për disa është shokant, arrin nga psikologia Kelley Kline e Florida State University në qytetin e Panamasë në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka realizuar një eksperiment me bazë tërheqjen seksuale në bazë të ngjyrës së flokëve.
Kërkimi konsistonte në pyetjet që iu bënë një grupi individësh mbi fotot e disa grave brune dhe disa të tjerave bjonde. Çuditërisht, - shpjegon Kline, - në kundërshtim me atë që prisnim dhe që ishim mësuar të dëgjonim, burrat kanë preferuan brunet. Madje kishte raste që bjondet e papreferuara në seleksionimin e parë, preferoheshin në seleksionimin e dytë, pasi u ndryshohej ngjyra e flokëve në kompjuter. Burrat i zgjidhnin flokëzezat pa e kuptuar që ishte e njëjta që kishin refuzuar në seleksionimin e parë.
Në eksperiment kanë marrë pjesë 60 burra dhe 76 gra me një moshë mesatare 27 vjeç. Veç përzgjedhjes në masë të bruneve ajo që vihej re ishte edhe preferenca mbi gjatësinë e flokëve. U konsideruan të shkurtër flokët që lejonin dukjen e veshëve, të mesëm flokët që ishin diçka poshtë veshëve dhe të gjatë flokët që derdheshin shpatullave e më poshtë. Rezultati? Preferoheshin brunet me flokët e gjatë. Burrat identifikuan thuajse të gjithë flokët e gjatë e të zezë si simbol të feminilitetit, - thotë Kline.
SHEKULLI
15/09/2003
KATEGORIA: Jeta ne Cift
Lexoje lexoje se c'thone per ty akrepo :p
__________________
Frankly my darling , I don't give a damn!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|