Katilesha
.
Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Gjithsecili nga ne ka nje kod personal te jetes. Nje kod i cili te shnderrohet ne nje manualth te cilin e mbajme gjithnje me vete dhe konsultohemi here pas here me te.
E cuditshme. Jeta eshte ajo qe te dikton nje kod personal, kurse ne jemi ato qe diktojme listat. Karakteristika dhe virtyte qe listohen ne mendjen tone dhe qe jane filtra selektuese dhe skualifikuese, qe hidhen ne sulm sapo nje element i ri perballet me boten tone. Cdo element skanohet ne baze te kesaj liste dhe ai qe nuk permbush kriteret kthehet andej nga ka ardhur , pa patur mundesine e nje shansi te dyte.
E tmerrshme. Askush nuk mendon se si ndihen ata, mjafton nje Ti nuk ploteson kriteret e listes time dhe dera mbyllet, dhe ti nuk duhet te guxosh te kesh krenarine qe te ngulmosh, te insistosh , te mundohesh te thyesh ate kod me justifikimin e vetem se ti je ndryshe ,se ti dhuron me shume se ajo liste, ti dhuron ndjenja te verteta. Dhe ti i meshon ndjenjave te verteta duke mos e ditur se pikerisht ai eshte problemi kryesor, se ajo liste nuk eshte gje tjeter vecse nje hamlete qe na ruan nga ndjenjat e verteta.Ne momentin kur i njohim dhe biem pre e kthetrave te tyre te embla ,bejme rezistence sepse frikesohemi, sepse ka pergjegjesi te cilat nuk jemi te gatshem ti marrim persiper, sepse ndodhemi perpara nje njeriu , nje kodi te ri ne jeten tone ,qe thyen cdo mur te vetmise dhe pavaresise dhe vete fakti qe ai do jete per nje kohe te gjate aty , krijon turbullime dhe dyshime qe i perkthejme si pasiguri, dhe pasigurite te bejne te marresh vendime per hapa mbrapa ,ose per hapa te ngurtesuara dhe hermetike.
Cila duhet te jete rrugezgjidhja valle? Si nuk kane shkruar gje per kete ne kodin tone jetesor? Si nuk ka nje kod per ndjenjat, nje manual qe te na orientoje, pse duhet qe zemra te drejtoje timonin e vetes sone?
****
Kete "rrefim" e gjeta ne disa doc.ketu ne lptp dhe mendova ta hedh edhe ketu. Nuk kam shenuar date , ore, subjekt, arsye, apo ndonje note qe te me ndihmoje te "di" se perse keto reflektime... GJithsesi rrefimet memece i pranojne keto "pakujdesi".
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|