macekeqe
e perkedhelur
Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: Ne boten time
Mesazhe: 614
|
6 mars 2004, e shtune
Sot eshte e shtune dhe une ndodhem ne shtepi. Kisha vendosur te dilja me shoqerine deri vone dhe te argetohesha per te harruar te gjitha merzitjet. Keto dite mendja ime eshte gjithmone tek i njejti njeri, ai njeri qe pushton mendjen time ne cdo moment te dites dhe qe me jep qetesi per cdo gje, dhe pse shume here me mungon nje kontakt i afert me te. Do doja ta kisha afer, te ndjeja siguri duke e perqafuar. Sidomos sot e doja afer! Sot qe trishtimi im kaloi kulmin: morra vesh qe shoqja ime e vogel na la. Nuk doja ti besoja atyre fjale, mbylla veshet dhe kerkova te futesha ne boten time dhe sot, te harroja, te filloja te enderroja perseri, po realiteti me thirri. Mami vazhdoi: zemra nuk perballoi dot operacionin! Doja te tregohesha e forte, te mos leshoja lot para njerzve, si gjithmone, po pastaj fytyra e saj me doli perpara dhe ne nje flesh mu rikthyen te gjitha kujtimet ne mendje. Mu mbajt mend kur loznim bashke ne plazh dhe une e kisha bezdi se doja te beja gjerat e mia si nje e rritur, dhe te dukesha e pa arritshme per Shoqen time te vogel. Mu kujtua trupi i saj i dobet dhe plot me cikatrice te 6 operacioneve qe kishte bere ne zemer. Aty nuk mbajta dot me lotet, dicka me dhembi ne zemer, dhe pse ate vajze nuk e doja shume afer se ishte 12 vjeç( kurse une jam e madhe ne aparence). Dhe ky operacion i fundit qe donte te perballonte me shume shpresa, ky qe i fundit dhe shoqja ime e vogel qe mezi sa priste te rritesh sa mua, vdiq! Nuk di cfare te them, nuk di as pse i them ketu, mbase ngaqe dua ti tregoj dikujt qe ne fund te fundit isha e lidhur pas shoqes time te vogel. Tani s'di cfare te them, s'di si te sillem ne keto raste, s'di te arrij te kuptoj dhimbjen e prinderve te saj. Po nje gje te fundit dua t'ja them shoqes time te vogel:
LAMTUMIRE TRENDAFIL I VOGEL!
__________________
Se ami una persona lasciala andare: se torna da te č tuo, se non torna non lo č mai stato
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|