Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara... Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 3.00.
Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

Po qetesohuni mikja ime, s'kisha nder mend tju fyeja!-me tha
Nderkohe vazhdonte te zgerdhihej me ate buzeqeshjen e saj si per tu tallur..
-Per mua sh0pjegimi me i thjeshte i gjithe kesaj eshte qe i keni thare 2 shishe vere dhe spo dini c'flisni-i thashe.
Dua tju tregoj jne histori-vazhdoi..Ka te beje me "heqjen e maskes",sic e quan ti apo me shfaqjen pa rezerve te cinizmit lakuriq, ne befasimin e tjetrit qe te di se coc je, kurse ti tregon lemeritesen dhe as per tu turperuar nuk preferon ..Eshte historia e nje te cmenduri qe rronte diku ne perendim. Per kenaqesine e vet pasi u cmend u zhvesh i teri lakuriq dhe ecte rrugeve te qytetit. Hynte neper rrugica dhe ndalonte vajza, djem, kush ti dilte perpara. I afrohej me pamje seriozi, i zhytur ne te thella dhe hapte vrulltas pallton e hedhur krave, Ia tregonte veten njerezve sic e kishte bere nena...Qendronte para tij disa caste dhe pastaj vazhdonte rrugen e tij me pamje dinjitoze sikur te mos kishte ndodhur gje prej gjeje. Kalimtari shtangje nga habia nderkohe qe ai ecte me koken lart si fantazma tek Hamleti...Them se nje kenaqesi te tille ndjen njeriu kur e befason tjetrin me heqjen e maskes, Kur i nxjerr gjuhen ne shenje tallje dhe pikerisht kur ai se pret ndodh "befasia"..
- Po ai ishte i cmendur-i thashe. Cnuk po beni per te me mbushur mendjen. E zhveshet veten edhe nga miresjellja me elementare. Me paturpesine me te madhe hoqe lekuren prej piseje dhe e late te lire te shperthente jashet cinizmit. Me vika ndot qe prej kesaj karrike qe ndodhet prane teje dhe une e ulur ne te.
U cova vrullshem pa i thene asnje fjale nderkohe qe ajo vazhdonte te zgerdhihej duke thithur filtrin e cigares...
-O Zot na ruaj! mendova

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2005 15:28
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Me pelqen te luaj shah,qe e vogel luaja me babin dhe natyrisht qe ne fillimet e historise te shahut ai fiton perhere(pervec hereve ne te cilat me linte te fitoja ngaqe merzitesha).Huh,me ne fund dikush qe ja mori njehere nje loje shahu
Dhe jeta eshte nje loje shahu,me raste me e koplikuar,me raste me e lehte: mjafton te besh levizjet e duhura ne momentet e duhura...yeah,ne momentet e duhura.Kam bere levizje ne jete,disa te duhura,disa te gabuara.Por ne fund kam ecur perhere me koke lart,krenare pasi qellimet e mia kane qene te shumten e kohes pozitive,dhe kjo ka rendesi...pozitiviteti.
Me vjen te qesh kur mendoj sesi njerezit duan mbretereshen qe s'ka qene asnjehere pjese e asaj loje.Dhe,ne kembim te asaj mbretereshe te drunjte gati te me ofrojne ushtare floriri.Kam kerkuar ndonjehere flori? Ah jo mik,s'kam kerkuar flori!
Habitem me mendjen humane,habitem sesi konkuistuan tashme fusha te tjera shahu por ama me syte mbrapa,jo me mendjen per ti shijuar por per ti konsumuar.E une,ajo qe humbiste perhere me te atin ne shah,duke riperseritur qe te shijojne momentet ne ato dreq fushash.Por aha,jo,mendjen ke fushat e drunjeta.Po sikur mua te me mbushej mendja te beja nje loje ne fushen-muze?Sikur per nje moment te me vinte deshira te shkaterroja fushat e tjera?Ca do e quaje?Vandalizem te kuq?Une do e quaja blu!!Nje mini-loje e kjo pa pare fare kundershtarin ti.Te bija pre e lojes e kjo duke mos marre parasysh asnje fushe tjeter,ca do beje ti?!Natyrisht pre e cdo kapricios timin.Por per fat te mire,lojera te tilla s'me interesojne,s'me kane interesuar ndonjehere.Cfare grindjeje te brendeshme kur krahason nje fushe te drunjte me nje PVC-je

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2005 16:48
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Shpesh nuk kuptojme vleren e gjerave deri ne momentin qe si kemi,e dija qe do me mungonte prezenca e tije,por se imagjinoja deri ne kete pike.
Dite pushimi per prinderit,ca dite pushimi mbas sezonit dhe per mua.Me zgjuan aromat e mengjesit qe po pregatiste mamaja.Ashtu-vjedhurazi zvarritur deri ne dhomen time.
Ne nje moment doja te ngrihesha,te veja ne dhomen e tije dhe ta zgjoja.Natyrisht,si perhere do fuste koken nen jastek si nje struc duke thene qe i flihej dhe pak e qe do bente mengjes me vone.E une do i hyja ne krevat perkrah tije,sic mund te kem bere me dhjetera here,dhe do rrija ne heshtje duke ditur qe mbas pak minutash do fillonte me rrefimet e tija te radhes.Cdogje ne lidhje me miqet e tije,saqe ne nje pike kisha pershtypjen qe i njihja te gjithe me vite,ne lidhje me proffet,kush i pelqente e kush jo,projektin e fundit qe kishte ne dore…natyrisht une beja te njejten.Tani qe po e rimendoj,me duket sikur te ishim dy adoleshente te cilat i tregonin njera-tjetres per konkuisten e tyre te re.Kishte raste qe na bashkohej dhe babi,ulej ke kembet e krevatit dhe na bente graden e trete ne lidhje me studimet Edhe pse nganjehere versionet qe i jepnim njeri-tjetrit ndryshonin i cike me ato qe i jepnim ba’se (por ishte per kauzen e mire-sic do thoshte ai vete,ndryshe s’do shihnim me sy celesat e makinave per jave te tera,ose-ose te harronim daljet e te premtave).
Ndersa po prekja ato pak gjera qe kishin ngelur prapa ne dhomen e tije bosh,kuptova me teper qe ai s’ishte e ndoshta ajo kohe s’do kthehej me.Heem,nostalgjia…,dikush tha qe mund te kemi nostalgji vetem per kohet e bukura,ca e vertete eshte ne kete thenie.
Po me rendonte ne ato momente vetia evolucionare e gjendjeve sociale : pse duhet te nderrojme nje gjendje ne te cilen ndihemi mire me nje te re ?Nuk mundeshim ti akumulonim ?
Nje pjese e imja donte ta shihte,TANI !!!! »Patience little heart,patience » do kishte thene Lawrence,por jo,ne kete rast s’doja une te isha e durueshme.E di si do me kishte perkufizuar Freud ?(meqe folem per anen poetike pse jo dhe per ate psikologjike ?!).Si nje njeri i cili gjate fazes te pershtatjes me realitetin nuk ka marrur ndalesa te mjaftueshme per te shtrydhur Es-in.Por kush e cante koken per kete ne ato momente ?
U vesha shpejt,mora celesat e makines nga tavolina ime e punes,ju thashe prinderve qe do veja pak min ta shihja dhe dola nga shtepia.
Ne pallton time kisha futur celesin e rezidences te tije,ate qe ai me kishte lene ne dore diten qe e bleu : « Ky eshte per ty »-me kishte thene(duke me lene te kuptoja qe duhet ta konsideroja si shtepine time te dyte).Vendosa te per****a celesat pasi mund te ishte dhe ne gjume e s’doja ta zgjoja,por sapo hapa deren nje mori notash me permbyti.Po i binte pianos.Sapo hapa dhe derene living me pa meqe pianoja shikonte nga dera.Ndaloi dhe deshi te ngrihej,ju luta te vazhdonte,e beri,ndersa une kisha ngelur e mbeshtetur ke dera.Stopoi serish dhe erdhi ke une duke me perqafuar per disa sekonda :
-« me ke munguar mistrece »
* »Dhe ti mua,si vajti ne France ? »
-« Mire,edhe pse nga fundi fillova te ndieja mungesen e routines qe kam ketu »
Qesha,nderkohe me mori pallton dhe e vari ne korridor.
« E di qe me kurseve nje udhetim ne kete ore ?Sapo po behesha gati te vija nga ju »
*”E po kam frike qe do te duhet te vish tani pasi i ka marre malli shume per ty”
-“Me telefonoi xhaxhai me pare duke me thene qe do drekonim bashke,keshtu qe do I shoh ne drake.Per me teper kam nje surprise per te,I kam sjellur veren e tije te preferuar nga Franca”
*”Do I behet qejfi,aq me teper kur ehste nga ty”
-“E di!Ke ngrene mengjes njehere ti?”
*”S’me hahet asgje ne kete ore”
-“As nje mengjes I pregatitur nga une-une?”Thote duke qeshur
* « oferte tunduese duhet thene.Ok-ok,dua vetem pak caj me luleshtrydhe dhe croissant te ngrohte”
-“Asgje tjeter?Ka torte ne frigo,te hahet?Ashtu me fruta sic te pelqen ty ! »
* »Ah jo,tani ne mengjes jo »
-« Si te duash,kur te te vete ne frigo e ke duke te thirrur ty »

Po e shihja nga banaku i guzhines duke pregatitur cdogje aq me kujdes,erdhi dhe vuri cdogje ne tavoline me pas dhe natyrisht ja nisi te me tregonte cdogje sikur te isha miku i tije i ngushte.Sa me kishte munguar...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2005 14:38
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Perballje me nje te shkuar qe me kishte paralizuar zemren...

(Guxim te shkruaj drejtperdrejt te shkuaren e mundimshme,pa metafora, pa analogjira,pa abysse,lojra fjalesh dhe tre pikesh sikur po bej gjeagjeza.)

Sot,teksa po lexoja librin e Anabel Gillham -The confident woman,u preka.
Disa skema te mendimit te saj ishin si timet.Te pershkruara aq realisht gati gati mu duk sikur pashe vetveten. Ishte nje liber ku ajo kish analizuar dhe 'prere' hap pas hapi veten ne cdo ane te shpirtit dhe te menduarit.
Ishte nje sfide per mua teksa lexoja per sfidat qe nje njeri kalon kur eshte vetem per vetem me mendimet e tij-sfida keto qe fillojne me nje mendim negativ ne mendje sic mund te jete : sikur te dehesha tani gjithe dhimbjet ,frikerat qe krenaria nuk me le ti hapem kujt ,do iknin.
Nga ai mendim i vetem lindte vaniteti i zbritur shkalle pas shkalle,kaosi qe mpleksej me mendimet ne nje bodrum te erret ku ti mund ta gjeje veten deri ne kulmin ku ti jepje fund jetes.
Jo ,nuk kam patur te atilla mendimesh vetvrasese dhe shkaterruese.
Une kisha anen tjeter te Anabel Gillham: kisha karakteristikat e saj kaq te gjalla teksa perpiqesha si ajo te jepja shfaqe ,te impresionoja njerezit ne menyre qe te fitoja dashurine e tyre. Isha e uritur per dashuri ne kohen kur nisa te luaja ne skene dhe te shkruaja.Doja dashuri njerezore ,te paster, te thjeshte ku une te ndihesha e pranuar, pa paragjykime.Luftoja per persosmeri,duhej me cdo kusht te dilja me lart se te tjeret,perndryshe s'do merrja dashuri.Ahhh oh zemer si s'u lodhe atehere? Ta dija qe dashuria nuk fitohet po dhurohet falas me nje zemer te paster,ah ta dija atehere..
Kjo ishte zgjidhja ime ne ato kohe per dicka qe kisha vite qe po kerkoja te mbushja shpirtin:bej dicka te rendesishme me veten tende dhe njerezit patjeter qe do te te duan. Por mbushja s'ndodhi kurre. Fitova respekt , fitova dhurata, fitova pergezime ,levdata dhe reputacionin e nje 'talenti te madh' ne shkolle por kurren e kurres shpirti im s'u mbush . Brenda ndihesha si Anabel Gillham, e vetmuar, e pakuptuar nga njerezit, e rrethuar vetem me mendimet e mia , ne kohen qe ecte zvarre,ne reren ne qelq...,ne kaos.
Me kujtohet nje liber psikologjik: Changes that Heal, qe thoshte (e perifrazuar) se po te mos tregosh veten tende te vertete ,sikur te mos futesh nje pjese te vetes ne nje lidhje (shoqe-shoqe, shok-shoqe) ,medimet e tua do te fusin ne nje kaos ku ti nuk do kesh asnje tip etaloni ku te masesh veten sepse jeton ne vakuum.
Vakumi im: Ne ate kohe mendja ime ishte kycur keqas me nje dryn te ndryshkur ku ishte fiksuar mendimi : jam ndryshe nga te tjeret ,te pakten kam letersine dhe frymezimin qe me ngushellojne.
Nje person i ndjeshem si mua ,por qe edhe nuk e shprehte ne asnje menyre ndjeshmerine ,jo me pastaj te kerkonte dashuri prej gojes se saj nisi te behej akull, e ftohte, e paarritshme.
Ndjeshmerine e kisha kycur gjithashtu, dhe s'mbahej mend qe kur ,ndoshta qe me egoizmat e njerezve perreth, qe me thashethemet,me streset,me natyren e murrme dhe deshperuese te shoqerise shqiptare, qe me mentalitetet qe po me mbysnin sa ne nje poezi kisha shkruar lutje te drejtuar askushit qe te ikja ,te ikja sa me larg vendit tim te lindjes. Cudi ,diten e ikjes qava. (ishte nga ato te rralla qarje te miat perpara syve qe s'mund ti evitoja dot)
Vetja me dukej ndonjehere si Emma Bovari ,qe priste nje vele te bardhe shprese ne horizont.Por ndryshe nga ajo nuk kerkoja dashurine e nje 'kavalieri',nje 'princi' ,prisja nje dashuri qe s'i vija dot emrin sepse ne ate kohe s'e kisha percaktuar se c'mungonte. Ne ate kohe une mohoja qe kisha dhimbje te thella ne shpirt.
E kisha percaktuar pikerisht pritjen time te pakuptimte si ajo e Godose e Samuel Becket qe i kisha lexuar dialogjet kaq e kaq here dhe po aq here isha mbrekulluar nga gjendja qe pershtatej me mua -nihilizem.
Te shkruarit u kthye edhe ne nje prove per te vertetuar qe une isha akoma gjalle, qe po ekzistoja. Alter Ego e P Willson ,ne anglisht kishte midis te tjerash nje shprehje qe edhe tani me ka mbetur ne mendje(perifrazim) : Perse gjithe njerezit lene doreshkrime, bejne muzike, lene libra pas, kaseta, bema e di ti? Eshte nje ndjejne e njerezimit per te provuar qe kane ekzistuar ,per tu vene rendesi vetes dhe jetes se tyre. Desha te provoja ekzistencen time me cdo kusht ,keshtu qe fillova te mendoj qe nqs bej dicka unike ,dicka krejt ndryshe nga te tjeret do vertetoja ate me siguri.
Dhe sikur te mos mbaronte ketu,trishtimin dhe pesimizmin e shkrimtareve te brezit te humbur i kisha bere timet sikur te kisha marre pjese vete ne Luften e Dyte Boterore saqe tani po vuaja crregullimin psikologjik te post stresit.
Anabel Gillham e gjeti konfidencen e saj aty ku e kam gjetur edhe une:tek Zoti,fakti me kryesor qe na bashkon.
Nuk me duhet te rremoj ne netet pa gjume mbi libra ekzistencializmi,nuk me duhet as qe ti pergjigjem pyetjes ne ekzistoj apo ne ka ndonje zemer qe te jap dashuri pa kushte,apo te di qellimin e jetes ne kete bote.
E di qe gjihte njerezimi ketu vertitet: ne pergjigjet e te parave te cilat une i di.E di qe gjihte historia e njerezimit mund te permblidhet ne nje gje te vetme: kerkimi per te gjetur dicka qe te MBUSHIN veten. Por fatkeqesia eshte se e gjejne ne gjera qe s'jane aspak mbushese : ne pije, droge, seks, kryenecesi,luftra, iluzione, filozofi qe i kapin me kthetra, pasione qe s'zgjasin, princa te kalter qe vajzat mendojne se do gjejne lumturine dhe do jetojne pergjithmone te gezuara, manipulime politike, pasuri qe iken sa hap e mbyll syte, bixhoz, kumar, magjira ,sekte e shume shume gjera qe po te nisja te shkruaja nuk do me dilte asnje lloj hapesire virtuale.
Une zgjodha ambicien per te mbushur veten.
Tani kam nje mabicie krejt tjeter,pa hidherime.
Fal Zotin qe me do pa ksuhte gjithashtu.
Tek mua ka ndodhur nje mbrekulli.Tek mua ka nje dashuri teper te forte per kete baba qe e kisha injoruar me pare dhe nuk ia dija rendesine. Tek mua ,Zoti ka mbjellur dashurine kaq me pasion per njerezit edhe pse ishin njerezit qe me zhgenjyen thellesisht vite me pare. Tek mua gjithcka qe ka ndryshuar ,cdo gezim, cdo gajasje me gjithe zemer, cdo shprese,cdo sfide eshte ne saj te Zotit tim.
Mund te me quanin te forte vite me pare kur nuk qaja asnjehere ,e megjithate kurre nuk jam ndier me e forte sesa sot.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Modifikuar nga lorie datė 18/02/2005 ora 03:34

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2005 03:01
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Ajo qe ndodhi disa dite me pare

Desha ti rrefeja asaj c'me kishin degjuar veshet ate dite por mendimet me iken prej kokes se te tjera i shtyne ;mendime qe vinin nga te kater anet ,ne bote te ndryshme te jetes sime.
Ate nate radioja po jepte nje muzike xhazi te qete. Zhytja ime ne mendime nuk zgjati shume kur bosi nderroi stacionin duke me thene qe xhazi nuk eshte muzike per tu degjuar.Kur e pyes arsyen me pergjigjet duke thene gjithe seriozitet se xhazi eshte muzike satanike.Une qesh por e le te flase. Ai vazhdon te thote qe origjina e xhazit ishte ne jug te Amerikes Veriore ,ne klubet striptise ndaj percjell nje mesazh te keq.
Une akoma qesh. Ai nderkohe eshte serioz.
-Po- ia ben- pianoja eshte nje instrument i paster ndersa saksofoni eshte djallezor. Bill Klinton e luan saksofonin.
-E cfare pastaj? -e pyes me nje buzeqeshje qe shpreh moskuptim.
-Dhe dihet -me thote ne anglisht- qe Bill Klintoni njihet per tradheti.
Une ia plas gazit dhe me ne fund e pyes:
-Po ben shaka ,po?
Ai rri i qete, serioz.
-C'lidhje mund te kete saksofoni me Bill Klintonin ? -Pause- Dmth,une qe kam degjuar Norah Jones life ,qe adhuroj muziken xhazz jam satanike huh? -ia bera dhe qesha me te madhe.
Te qeshuren s'po e kontrolloja dot aq sa po rrezikohesha te behesha e pasjellshme.
Kur e vura re, i fola gjate.Mu desh te mbaja nje fjalim te tere mbi muziken jazz qe s'ka gje te perbashket me ate rrep etj etj etj.

Ai lexon biblen shpesh. Ishte ai qe bleu nje portofol te tere me CD qe lexonte:Bibla ne CD.
-Do tia lexoj vajzes 14 vjecare-me thoshte- eshte nje dhurate shume e bukur.
IShte po ai qe thoshte qe nuk do besonte ne asnje 'mesues hyjnor' nqs ai mesues nuk ecte mbi uje...Nqs shihte mbrekullira te atilla atehere po, qe do besonte me shume.
Une ,debat me te si gjithmone, qe ne fund perfundonte me nje buzeqeshje mbyllese nga ana ime nga qe nuk doja te imponoja njeri te mendonte si mua .
E megjithate ky fakt me bente te mendoja se sa shume njerez jane ne bote qe lexojne Biblen dhe sa pak e kuptojne ate sic eshte ne te vertete.
Sa shume e shtremberojne kur ajo eshte kaq e thjeshte ,kaq e drejtperdrejte .Sa shume e deformojne sic e u deformua muzika xhaz ne nje gje djallezore! Mah, ka me keq se kaq?
Dhe domosdo qe lindin paragjykimet ndaj kristianeve te vertete sepse shume e quanin veten 'kristiane' por s'ishin aspak te tille me jeten qe benin.
Pastaj domodso cuditesha dhe me faktin qe s'fusnin pike llogjike dhe pike arsyetimi ne ate qe besonin. Si nuk benin asnje tip pyetjeje me vlere.Kishin nje liber kaq te rendesishem perpara syve, e lexonin me themeli , ishin teologe te mbaruar dhe si s'e moren vesh asnjehere c'do te thoshte komendamenti : duaje Zotin me gjithe zemer, shpirt ,mendje ku MENDJE do te thote te futesh ne pune gjithe arsyetimet ,diturine llogjiken qe ke.
Mbaj mend qe lexova nje liber:Tough questions that sceptics do about the christian faith- ku tregonte per nje teolog te famshem amerikan qe i kishte vene synim vetes te hidhte poshte gjithe faktet e librit duke gjetur data dhe fakte historike te kunderta me te.Po ai teolog ,pas studimit u kthye ne besimtar.
PSe s'benin nje gje te tille ? Nqs te ishin kaq te uritur per te verteten e kesaj jete pse nuk lexonin ,kerkonin ,zhbironin, pyesnin per fakte.
Si mund te 'besonin' kaq verberisht ne nje gje qe nuk e dinin c'ishte sepse e kishin manipuluar me interpretimet e tyre?
Pse u genjente mendja kaq lehte ?
Eh , sa pse-ra ne koken time...dhe po ne koken time levrin kenga e Norah Jones: Humble me
What do you say
when it's all gone away
Baby i know that i love you
truth spoke in whispers will
tear you appart
You humble me Lord.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shkurt 2005 19:56
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Ndiej dridhjet e celularit tim nen jastek

"hey,s'te duhet ty sot te marresh rezultatet?"
*"Ashtu thone,por s'jam duke mundur as te rri drejte nga tensioni i rezultateve" i them duke qeshur
-"Huh dhe ti si ben,te vi me ty?"
*"Ti ke pune ndaj jo"
-"Do marr sekretaren ne telefon ti them qe do jem vone."
*"Jo,jo dhe jo!S'dua te humbesh punen per mua."
-"Erdha,kot lodhesh.Beep-beep-beep"
E mbylli celularin

Me vone,dal ne hall te unit me zarfin e rezultateve

-"hč?Si dole?"
*"E kush ka guxim ta hap zarfin?!"S'arrija ta hapja pasi aty brenda fshihej nje pjese e punes time shume-mujore,pjesa tjeter do me dergojeh ne e-mail.
-"Ma jep mua se po te vazhdojme keshtu na zuri nata ketu dhe ti akoma pa e hapur" thote ai duke qeshur.Nderkohe qe dy shoke te mi te ngushte dhe nje shoqe na u bashkuan,po me tregonin zarfet e rezultateve.
Shoh me bisht te syrit ate duke hapur zarfin,ne fillim me ben nje fytyre te trishtuar...heem,po me leshonin gjunjte.
*"Mjaft mč,fol shpejt" i them me nervat me te tendosura se kurre
-"Ti,fytyre e poshter,ke kaluar me rezultate te dalluara"
Dhe vjen e me perqafon,me ngre nga dyshemeja duke me sjellur rrotull nja tre here.Halli i unit i mbushur gati plot me student,kur me uli pashe qe po na shikonin te habitur.


E kam thene shpesh,dhe s'do pushoj se theni: jane momente si keto qe me mbushin plot energji dhe me japin forcen te ec perpara.Te arrij ate qe kam endrruar perhere!Dhe askush e asgje s'do me ndal per te plotesuar endrrat e mia,eshte minimalja qe mund ti "grabis" kesaj bote: plotesim deshirash...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shkurt 2005 17:16
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roneo
I dashuruar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: Mu ke guri qe bon xixa.
Mesazhe: 88

Talking

Po tregoj edhe une nje pjese nga jeta ime

Parpritur nena me thote:
Roni ngrihu se sot do te te dergoj ne kopesht.

Me te vertete u habita!! perse duhet te shkoja atje?
Apo thjeshte per tu bere me balte e per te ardhur ne shtepi te haja ndonje shuplake!!
Para dy ditesh edukatorja e kopshit kishte marre vesh se do ti vinte nje kontroll nga Tirana dhe i kishte thene nenes te me dergonte tek ajo te Pakten nja dy dite.
Po pse une pikerisht?
Sepse une qe ne moshen 5 vjecare dija te shkruaja e te lexoja megjithese jo shume mire dhe duhet ti zbardhja faqen edukatores po ashtu edhe te nderoja kopshin.
Pra donte te lavderohej edukatorja me punen e halles sime te dashur e cila me kishte kushtuar kaq kujdes.

Gjithesesi vajta dhe qe ta merrja me sy te mire kopshin nena me dha edhe 10 leke te cilet nuk ngurova ti beja marmallate
po ashtu edhe edukatorja me dha 10 leke.

Qe te mos zgjatem, shkova ne kopesht edhe edukatorja me tha degjo: neser ketu do te vijne nje dy a tre teto nga tirana e ti do te recitosh nje vjershe te bukur para tyre. Mire i them une po ke te recitoj ate te maces apo ...
Jo jo me thote do te mesoj une nje vjershe te bukur sot; edhe ja nisi

kam dy nena o femi
nje ne kopesht nje ne shpi
nje e kam ketu ne gji
ajo eshte nena parti


E mesova shume shpejt fale kujteses se forte dhe po e perserisja qe te mos e harroja.
Kur shkova ne shtepi pashe qe me kishte ardhur djali i dajes dhe fillova ti tregoj se si kam fituar sot 20 leke e se si kam mesuar nje vjershe te bukur per partine.

Hajde hajde me thote, po mua me ka mesu gjyshja nje me te bukur se kjo qe di ti more.
Ouuuuuuuuuuu i them une me mosbesim.
Degjoje me thote dhe ja nisi te recitoje dhe me thene te drejten mbeta i mahnitur nga vargjet e tij.
Shkurt hesapi mu duk vetja injorant perpara tij.

Mendove me vete do ta mesoj kete vjershe edhe do e tregoj nese perpara atyre tetove se kjo eshte me e bukura.

Keshtu u be.
Te nesermen me dergoi nena ne kopesht dhe ja kur pame se sapo kishin ardhur tre gra nga tirana, dha pasi na puthen te gjitheve na pyeten kush e thote nje vjershe?
Unaaaaaaaaaa bertas me sa kam ne koke dhe ata ma dhane te drejten e fjales.
Ngrihu Roni me thote edukatorja e recitoje vjershen qe te mesoi edukatorja.
Jo teta po i them une, kam mesuar nje me te bukur se ajo.Mire me thote ska gje, por thuaj ate qe te mesova une.
Jo jo une do te them me te bukuren teta, ngulmoja une.
Lere djalin te recitoje cte doje nderhyri njera nga tetat diku 80 kg.
Edhe une me plot frymezim edhe pasjon ja nisa te recitoj vargjet e gjyshes.

Ka ra topi ne bahce te sules
ja ka mbyt gjithe zogjte e pules
doli sula tu bertit
nenen atij qe mi ka mbyt


Mbaj mend si tani qe plasi nje gaz e nje gallate e madhe dhe une u habita fare mora them po keto njerez pse qeshin!!
Nena ime e kishte zyren shume afer kopshit dhe i treguan se cju kam recituar dhe me tha po ti more, ku i ke mesuar keto?
E o ma i them une sikur sju pelqeu atyre vjersha!!! po te mos ju kishte pelqyer nuk do me kishin dhene 15 lek kot se koti.
Plasi edhe nje tjeter gallate nga keto fjale edhe me pas vrapova drejt shtepise pet ti treguar Halles se fale merites sime kisha fituar 15 lek.

__________________
Demokrat deri ne palce te kockes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shkurt 2005 13:52
Roneo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roneo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roneo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roneo Shto Roneo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roneo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Bombardohem me stimuj,bombardohem me mesazhe,pyetje,me kerkesa qe kerkojne vend ne deget e momenteve te mi te trungosur:blime,merrme,degjome,folme,shikome,ndihm
ome,prekme,dashurome….Kam dhe une nje kerkese,ju lutem eshte vetem nje ndaj plotesojeni,HESHTNI.Kam nevoje per kohe,kam nevoje per kohe te rri me veten,te ve cdogje ne nje vije.Ndiej deshperimin e mendimeve te mia qe kerkojne pak vemendje,aty i kam palosur ne mendjen time…ashtu sic palos rroba te cilat ndoshta s’do i vesh kurre.I kam blere,hum,se di as perse,ndoshta nga nje impuls momental.


Shpesh thone qe cdogje e bukur ne jete nuk do ishte e tille po mos te shoqerohej me dhimbjen e rritjes,por,cila eshte vija ndarese ne mes te dhimbjes te rritjes dhe mazokismit?

Je cdogje qe s’do mund te jem ne jete,edhe pse do e deshiroja por ti e di qe s’mundem,shpesh me mungon guximi.Dhe kjo jo nga frika per te humbur une si individ,por nga frika e nje humbjeje kolektive te mundeshme.Sahere kemi folur per kete “mos-kokecarjen” qe kisha shpesh ndaj vetes?Nese humbim dicka dhe di qe pasojat jane vetem te tuat atehere asnje problem,faji yt,por kur kupton qe s’je vetem ti ne loje…
Ne nje forme jane pikerisht njerezit qe duam me teper ne jete qe formojne rrjeta te padukeshme detyrimesh morale,e me e bukura eshte qe jane gjera qe s’kane kerkuar asnjehere.Shpesh mendoj se si do ishte qofte dhe per nje dite jashte asaj rrjetes,si do shijonte liria e vertete.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2005 22:24
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Ne tren ngela per nje moment totalisht e shastisur,me pelqen te shoh jashte perhere shpejtesine me te cilen kalon qytet-fshat-kompleks industrial etj.Por kesaj here ishte dicka tjeter,ishte pamja e nje treni tjeter paralel me ate ne te cilin ndodhesha une,po udhetonte ne anen e kundert.Shpejtesia me te cilen po shpejtonin ne drejtime totalisht te kundert,por me te njejtin qellim...dhe e bukura eshte qe kthehen ne te njejtin vend mbas cdo udhetimi ditor te lodhshem.
Kur isha e vogel,pyesja perhere mamin sesi arrinte"tleni"te ecte kaq shpejt,e mamaja duke ditur qe nje femije ne ate moshe s'do arrinte te kuptonte terma te rriturish sajonte historira me noj force te padukeshme qe e shtynte shpejt etj.
Yeah mamush,dhe tani besoj ne ate forcen e padukeshme qe shtyn nje tren dhe e ben te ece kaq shpejt,edhe pse tashme e konceptuar ndryshe...forca te ndryshme,madje dhe lloje te tjera treni.

- - -


Po kryeja ca pune ne zyren time te clubit studentor,njeri nga miqet e mi aty solli dike te vitit te pare qe duhet te na ndihmonte ne coordinimin e ballos vjetore.Vertete njeriu tipik i cili humbet ne turme,te cilit mund ti kalosh 100 here perkrah dhe te mos i mbash mend fytyren.Biond,sy te kalter,vetulla e qerpike bionde,i zbehte ne fytyre.Rroba pa pike karakteri,qe te mbulojne sa me teper trupin,jeanset tipike qe veshin te gjithe,fanela e nje marke qe po te dilje ne qytet do takoje 20 vete me te njejten gje.Deshira ime per te kontrolluar situaten shprehet ne shikimin tim,shikoj konstant tjetrin ne sy ndersa bisedoj...e ai mesa dukej po vihej ne siklet nga kjo,largonte shikimin sa ne tavan,sa ne dysheme.Me afrohet shoku im qe e la brenda dhe mbeshtet ne kolltukun tim,me shtyn i cike ne shenje qe te shkoj pak ke kendi i zyres te tije.I kerkoj falje dhe mbas pak i bashkohem atij,e ai ne shaka ma ben"ai u be si domate ne fytyre ndaj kujdes ".I pergjigjem qe s'eshte faji im dhe rivazhdoj ke kendi im.


- - -

I afrohet atije,mbeshtet ke mbeshtetesja e kolltukut, dhe zgjatet si nje femije 2 vjec te shohe projektin e tije te fundit nderkohe qe floket i perkedhelnin fytyren,puthje e lehte ne doren e majte...


Tjeter vend,tjeter dite,te tjere njerez...por ama e njejta skene orendish.
- - -

Do doja qe keto postime ti mbyllja ne nje kend,te quajtur poashtu Forumi Horizont,por ama me password ku do linte access vetem njerezve qe dua une.E kjo natyrisht,nuk do me shtynte shpesh te shkruaja ne 20 tema te tjera,duke ditur qe qe gjurmet do fshiheshin ne pak dite nga postimet vijuese te antareve te tjere.Mund ta quaja passwordi i deshires...yeah,passi i deshires

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datė 24/03/2005 ora 20:47

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2005 20:29
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

..mendova se e kisha harruar...

...por ja qe nje episod i tille ,i ngjashem me te shkuaren ndodhi po dje. Dhe une me zor mbajta dhimbjen brenda derisa iu hapa asaj duke i shprehur gjithe frikerat qe me kishin kapluar. Ku shkoi gjithe marshi im pozitiv per te ndryshuar dicka ne kete bote?
Dje nuk ishte marsh fitimtareje,dje une u vertita ne rrethin vicioz aq familjar dhe qe s'eshte as imi.Ishte krejt nje iluzion,nje rikthim i se shkuares sime do te ishte vdekje per shpirtin tim. Jo, nuk eshte figure letrare,do te ishte VDEKJE e vertete,erresire.
Dhe tek i qendroja asaj perpara duke luftuar lotet prej krenarise ,por qe dhimbja ishte me e forte se krenaria i thashe qe nuk doja te kthehesha mbrapa, nuk doja te vdisja shpirterisht ,nuk doja te provoja te njejten dhimbje boshesie qe kisha ndjere vite me pare teksa mekanizmi vetembrojtes ishte 'intelektualizmi', analizimi i gjerave ne copa copa te vogla.
Ajo me tha qe as qe behej fjale per kthim mbrapa.Qe une isha e forte.Ishte lehtesim ta degjoja. Oh ,ishte lehtesim te hapesha.
Pas shtrengates e mora vesh qe isha testuar dhe qe ky lloj testi me kish bere me te forte perderisa sot ndihem krejt e forte,e riperteritur,me disa gjera qe duhet te ndryshoj dhe me marshin tim per te ndryshuar dicka ne kete bote.
E shkuara tashme ka vdekur per mua.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2005 01:53
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:40 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.