amor alucius
Ennology
Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605
|
Spaghetti alla puttanesca!
Shoqen time e kam admiruar perhere. 7 vjete studime bashke, vetem per t'u ndare ne saje te specializimeve te ndryshme, me siguri kane lene gjurme ne te kaluaren tone shoqerore. Ajo eshte nje vajze e gjate, e holle, simpatike, me floket qe i bien ne sy gjithe kohes. Jam munduar shpesh ta bind qe ai model flokesh nuk bente asgje per fytyren e saje fine, por ajo vazhdon te shtremberoje syte nen balluke. Eshte njeri i brishte, pa grimcen e djallezise. Skuqet me shakate e mija te kripura e pakripura, ndryshon gjitha ngjyrat e ylberit me fjalorin tim prej kamionistet.
S'ka pasur asnjehere fat ne fushen sentimentale, edhepse eksperiencat e saja kane qene te shumta. Une ia kam lene perhere pafajesise te saje; nese disa femra perdorin djallezine pozitive per te paraprire zhgenjimet, duke limituar eksperiencat, ajo s'ka asnje arme mbrojtjet ne kete drejtim.
Takohemi shpesh me te, ne fakt eshte me teper ajo qe merr mundimin per te shkurtuar distancen e ardhur gjate drekes tek puna ime. Ashtu ishte dhe para pak javesh. Kesaj here kisha ftuar dhe 3 miq te tjere. Me dy prej tyre kishim bere dhe te mesmen bashke.
Me gjithe çiltersine e saje ajo na kishte treguar per ate çunin simpatik qe i ishte afruar kohet e fundit, qe per me teper e njihnim te gjithe ne forme siperfaqesore. Materies primare s'kishe c'ti shaje por kur vinte puna tek paketimi i saje mund te lindnin dyshime mbi ate çfare pasqyronte karajfili ne fjale: llastiku alla footballist ne floke, ca rroba qe ulerisnin"jam ende ne epoken e gjimnazistit" dhe nje qendrim me nje vete-besim te tepruar. Casanova-in-da-house.
Atmosfera ne tavolinen tone tashme ishte ngrohur mire. Kishim tallur te dashuren e A. Kishim folur per eskapadat e tjetrit. Ishte ironizuar mbi gjendjen time.
Cuni 1: He, si e ke admiruesin? Mire e ke?
Ajo: S'mund te rrish ti pa u marre me punet e te tjereve.
Cuni 1: He pra trego, si ben kjo. Une sapo dhashe nje permbledhje te detajuar te nates time te eger.
Ajo, me nje pamje hezituese dhe duke tretur syte ne tavoline: Me ka marre ne telefon dje per te me ftuar per darke tek shtepia e tije te shtunen. Do gatuaje ai vete spaghetti...
Une: ...alla puttanesca? Sepse ti e di qe gjate nje te shtune ne darke, tek shtepia e tije, te ka ftuar per spaghetti alla puttanesca...
Per nje moment zoteron heshtja ne tavoline, pak sekonda me pas degjoj nje ulerime te qeshurash qe vazhdoi per disa minuta me radhe.
Ajo: E. mos e paragjyko! Se njeh FA-REEEEEE! Ai do te kalojme pak kohe bashke. Asgje me shume. Ti mendon qe ai eshte tipi qe ne takimin e dyte...? Uuuuu, sa gabim qe jeeeeee.
Une: Ah, po ku e paske vene re tere ate moral superior tek ai? S'ka para i shkreti te paguaje nje pjate spaghetti diku ne nje restorant? Nese do vertete te hash spaghetti alla puttanesca atehere bisede e mbyllur por s'po ma jep ate pershtypje...Aq me pak me ka lene pershtypjen ai qe di te gatuaje gje tjeter.
Nderkohe te qeshurat buçisnin akoma ne sfond. Ishin skuqur e enjtur duke qeshur. Ne syte e mikut tim perkrah mund te shihja dhe ca lote, me siguri jo te shkaktuar nga trishtimi.
Nje jave me vone.
Se kisha degjuar akoma nga dreka jone e fundit. Kisha degjuar ca fjale tek-tuk nga miqet por s'kishte marre akoma ne telefon.
B. vjen shpesh ne zyren time, ne çdo pauze qe ka. Ashtu dhe asaj dite po rremonte me fotografite qe kisha vene mbi tavoline. Degjoj nje te trokitur ne dere. Pa pritur pergjigjen shoh koken e saje me nje buzeqeshje.
Ajo: Shqetesojjjjjjj?
B.: Posi, posi. Rri aty ku je se je mire.
Ajo qesh. B. qesh.
Une: si je?
Ajo: Mire. Mire. Pune...Asgje tjeter.
Une: Bukur.
Ajo, mbas nje pauze: E sa per ate takimin...kishe te drejte, na kishte gatuar spaghetti alla puttanesca.
B. ia nis serish nje te qeshure histerike. I bashkohem dhe une. Toni i saje i zerit ndillte te qeshura te tilla.
__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|