Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara... Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 3.00.
Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Equis
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 09/03/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 139

Amor te lutem me konfirmo dicka.kete fragmentin e fundit e ke shkrujt vet apo e ke kopjuar nga dikush?

Too morbid ....i like it...

Kur nuk isha me shume se 5 vjec me kishin cuar per arsye shendetesore ne nje fshat shum te bukur qe quhet Zicisht,nje fshat nder te rrallet fshatra te krishtera te Korces,qe qendron qofte nga mentaliteti qofte dhe nga kultura e njerezve te tij shume larg nga fshatrat e tjere primitive qe e rrethojne dhe qe historikisht e kane patur zili per jeten qe behej aty....

Jetoja tek gjysherit ,teper i lumtur.Me kane treguar se njehere,ne pranvere erdhi daja me disa shoke dhe kusherinj gjithashtu per vizite.Njeri nga djemte ishte oficer ushtrie dhe kishte nje pistolete.Dihej qe ndermjet argetimeve te shumta,daja me shoket e tij praktikonin edhe qitjen me arme apo pistolete diku ne ndonje vend te humbur larg fshatit dhe njerezve.Sic me kane thene isha nje femije shume i lezetshem dhe pike e dobet per fisin,por jo si ato femijet e llastuar qe duan vetem te perkedhelen,qe qajne dhe ulerijne per nje akullore etj.Isha thjesht i dashur dhe i lezetshem.Qelloi nje dite qe ne shtepi nuk kishte asnje njeri dhe i vetmi qe mund te kujdesej per mua ishte daja ,erdhen shoket bashke me ate oficerin per ta mare per qitje sic e kishin lene.Daja tha qe smund te vinte sepse nuk kishte njeri qe te kujdesej per mua,por mbas shume replikash dhe lutjesh vendosen qe te me merrnin me vete.

Shkuam nja dy kilometra larg fshatit,kaluam nje fushe te mbjelle me grure dhe arritem diku rreze nje shkembi jo shume te larte .Me lane nje pallaske pingpongu dhe nje top ne dore dhe une u harrova mbas lojes.Ndersa ata pasi vune shenjestra,disa kanoce dhe shishe bosh birre qe kishin mare me vete,filluan te shtinin.Kaq shume u magjepsen mbas qitjes sa nuk e vune re qe une kisha shtangur si i ngrire komplet qe mbas te shtenes se pare,qe ishte e tmerrshme per veshet e mi te vegjel.me kujtohet shume turrbullt oshtima e krismave si nje batare,veshtrimin e trembur qe i hodha qiellit,ndoshta kutjova mos ishte ndonje vetetime apo rrufe,nuk e di si me eshte dukur por ishte e padurueshme per mua.dhe mbas disa minutash kur asnjenjeri nuk e kishte mendje te shihte se cfare po beja une ia futa nje vrapi si i cmendur ne fushe,midis kallinjve qe ne shumicen e vendeve ma kalonte per nga lartesia.Nuk e di se per sa kohe vrapova por shkova aq larg sa nuk degjoja me asnje krisem,ndersa lotet me vershonin si shatrivan faqeve.Qendrova nen nje molle,dhe u ula ne hijen e saj.


Me thane qe me kane kerkuar 30 burra dhe gra per 12 ore deri ne mbremje vone,derisa me gjeten per fatin tim te mire rreze ksaj molle ku me kishte zene gjumi.Ishte nje fshatar qe po krasiste tokejn e vet jo shume larg vendit ku isha fshehur qe me mori krejt i habitur, me hipi ne gomarin e tij dhe me solli ne fshat.Ndersa gjithe fshati vazhdonte te me kerkonte pa shprese......

Cfare do te ndodhte po te mos me kishin gjetur,nje femije 5 vjec,rreze malit,midis kafsheve te egra krejt i pambrojtur.Ndoshta do me kishin ngrene ujqerit ose do kisha vdekur nga i ftohti urija etja apo edhe nga frika.Nuk me kane thene se cfare u be me dajen,por e di qe nga ajo dite filluan te kujdeseshin dyfish per mua te gjithe dhe me vjen per te qeshur kur e mendoj,tronditeshin tmerresisht qofte dhe nga nje teshtime e imja.Ndoshta nuk do kisha dashur kete kujdes te teperuar,shpesh here me klane thene qe ishte shkak per rebelimet e mia te vockla dhe largimet e shpeshta te miat larg shtepise pa dijenine e tyre...

Kjo ishte nje copeze nga femijeria ime me sa me kane treguar dhe sa muind te mbaja mend.

__________________
............U must keep yourself alive........that's the most important think ........

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Prill 2005 13:11
Equis nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Equis Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Equis (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Equis Shto Equis nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Equis nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amstel
me kerkoi kush????

Regjistruar: 21/09/2004
Vendbanimi: tu bo pall ariu neper bote
Mesazhe: 3736

amor

po kjo ne shq te ka ndodhur?nese po ca vendi nese lejohet?



pushimet e veres per mua ne femijeri ishin teper te rrezikshme sepse kam qene nje femije teper grindavec dy gur nuk lija bashke por kur i kujtoj tani qesh dhe habitem si i kam bere une ato?
mora pushimet edhe shkova ne skrapar tek gjyshja per nja nji muaj.
kur u kethevashkova ne shpi bashke me gjishin edhe gjyshen ne nje moment babai me dergon per te blere cigare kur u ketheva poshte pallatit tim takoj disa shok edhe i takoj bisedojme si ja kemi kaluar edhe ne nje momente u them shikoni cfare doi te bej une djema dhe shkoj afer tek tubi qe zbresin ujrat e palllaiti edhe brenda tij ishte nje cope hekur dhe vazhdova ta levizja zhurma e tij degjohej si nje kembane edhe degjohej ne te tere fshatin tim kur papritur shkeputet nje cope e tubit prej betoni reth 4 metra dhe aty mu veshen syte nuk pashe vetem kur shikoj krahun tim te mbuluar me gjak dhe vazhdova te ulerija nga dhimbja,
degjon nena ime edhe del ne ballkon mendoi se dikush me kish qedhuar por kur pa gjakun tim ne krahe ja krisi te qares edhe zbriti me vrap tek une me moren me cuan ne farmaci por isha keq dhe me cuan ne dr per qepje te dores une britsja nga dhimbja dhe thoja vdiqa tani kurse babai im qeshte dhe me thoshte nuk ke gjo po pusho se po nuk u vrave nuk rritesh,me mbajten nje dite ne spital dhe kur u ketheva ne fshat shoket me tallin dhe thoshin shiko ca stili di une ato qe une kisha thene para se te vritesha.

kjo ishte nje cope historie nga budalliqet e mija femije,

__________________
Jeta nuk pati qellimin te na bente qenie perfekte.Kushdo qofte apo pretendon te jete perfekt,s'e ka vendin ketu,por ne muze....'''

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2005 12:30
Amstel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amstel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Amstel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amstel Shto Amstel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amstel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

(vazhdim)
...gjete nje forme per te perpunuar ato organe,isha e sigurte qe do dije ta beje,ti ktheje ne te pavdekeshme.I hodhe ne mixer ne syte e mi,duke mos harruar te shtoje dhe zemren,mushkerite,melcine...tende,i ndame ne dy dhe i hengrem me pas.E kjo duke ditur keshtu qe organet e reja qe do rriteshin,do ishin nje mixer i te dyve,e do shpetonin mbeturinat e trupave nga dekompozimi i njeanshem.

Nje nga gjerat e pakta qe s'shtuam ne mixer ishte masa jone e trurit,ah jo,ajo na sherbente qe te mbanim cdogje mbi mendjevogelsine njerezore.Ky ka qene sekreti i jetegjatesise,fakti qe kemi hedhur aq shume besim pa i vene aspak rendesi vogelsirave.Por kjo njekohesisht perben dhe mungesen me te madhe qe kemi ne,fakti qe besojme shume ne njeri-tjetrin,pasi mire ne jemi njerez te besuar po si i behet per te tjeret qe shpesh na rrethojne duke formuar nje baze mendjevogelsie qe do vetem shkaterrimin e cdogjeje qe qendron mbi to?
Me beson teper,ky eshte gabimi yt me i madh...ti e di qe shpesh armiku me i madh eshte vetja.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Prill 2005 10:57
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

I kisha premtuar vetes qe s'do e perserisja,s'do beja veten pre e deshires per ti "rikthyer favorin",fundja vetem mendimi do bente efektin e duhur.Por jo!!Do shkoj deri ne fund dhe kesaj here.Ashtu sic e bej perhere.Eshte si rreth vicioz qe s'po arrij te nderpres,por ne fakt pyetja eshte nese jam une ajo qe do te nderpres vijimin?Besoj qe jo,ndryshe do e kisha bere tashme!
-------------------------------------------------
Dhe rrethet vicioze ne jeten time vazhdojne
Po i shkaktoj vuajtje latente,dhe kjo duke qene plotesisht koshiente.Me dhimbset,me dhimbset me teper se askush,me jep mbeshtetje,deshire per te vazhduar...sa do doja t'i thosha te kishte kujdes nga une,te kishte kujdes nga deshira e tije qe dashur pa dashur do krijonte mirazhe.Por as kesaj here s'mundem,s'mund ti them qe s'jemi i njejti lloj.Njekohesisht as s'arrij ta injoroj per ca kohe(edhe pse do kishte qene gjeja me e mire).
Do doja te kerkoja falje per vendimin tim per te mos marre asnje vendim,por serish s'mundem
-------------------------------------------
Te kuptoj,te kuptoj aq mire,te kuptoj me teper se askush...e kjo jo nga ndonje dhunti mbitokesore por nga fakti qe jemi njesoj.Dreqi ta haje,arrij te kuptoj dhe gabimet e tua,sa e urrej veten ne momente te tilla,ne momente kur cdogje duhet ti bente vend nervave.Por jo,s'jam e tille,s'je i tille,pse te jem e merzitur ndaj teje kur une ne vendin tend do kisha bere te njejten gje?Dhe po te isha,do ishte me teper drejtuar ndaj vetes,ndaj vetive qe kam dhe une.

Me jep embelsi krenaria jote shqipetare e zbehur nga vitet larg e cila perkedhelet me pak ne momente nevoje.
Je cdogje qe une s'mund te jem,je cdogje qe une do jem ne nje te ardhme sado te larget.

Nje dite do printoj cdogje nga ky kend dhe do ti jap ti lexosh...deri atehere do vazhdoj te ti them duke te patur perballe.Delirium?Ehh,eshte deliri im,ashtu sic eshte cdogje qe me rrethon!

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2005 10:52
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Para ca ditesh isha ne nje fejese tipike shqipetare,vendi perfekt per te rene ne kontakt me traditat e pasura te memedheut tone,aty ku dhe zakonet Mesjetare te shijojne me teper se civilizimi Euro-Perendimor(te pakten ne teori).Cifti ishte nga nje qytet tjeter i Shqiperise nga ai imi,njihja pak njerez por ama vendosa te veja ngaqe e fejuara in spe kembenguli aq shume ne telefon qe te ju bashkohesha prinderve + isha kurioze te shihja format e ndryshme te organizimit te rasteve te tilla alla shqipetarce.(per te qene e sinqerte kisha muaj te tere pa pare ate gocen,por nejse...)
Sapo hyj brenda me bie direkt ne sy veshja e femrave aty :mini-funde,kepuce 15 cm,gjokse te zbuluara,rroba aderente.Te mos harrojme dhe kovat e tera te fond du teint,lapsit te buzeve dhe mascares,ah po,ngjyrat e dukeshme ne sy e kudo qe kishte ngelur pakez vend ne fytyren e tyre dhe parfumet e renda qe s’te lene vend te marresh fryme e qete.E kote te shtoj qe zbukurimet humane ne ate hapesire(femrat) i jepnin hijen e nje bordelloje.
Meshkujt ne veshje i afroheshin me teper realitetit te vendit qe ishte munduar ti adoptonte.Ne kete pike pyes veten se pse keto femra e cojne veten deri ne ekstreme ?Nga konkurenca me njera-tjetren apo per te ndezur epshet e meshkujve te tjere qe ndodhen ne rrethin e tyre ?
Po te ishte nga konkurenca nuk kuptoj shume dobine,pasi fundja te gjitha kemi te njejten materie primare dhe per te qene e sinqerte nuk e ndiej aspak te nevojeshme te shoh teresisht gjoksin e ndonjeres sapo ulet te ndreq sandalin,ose-ose kur perkulet te marre cunin e saje !!
Nese eshte per te zgjuar epshet e meshkujve atehere mire,le ta bejne,por ama ne fund s’dua ti degjoj duke bere listen e « ndershmerise »te tyre kur ndonje i hedh noj fjale.
Ah,tani sapo mu kujtua femra tipike shqipetare e te 35-esave,floke kacurrela te zinj sikur te ishin noj rrace aziatike,e shkarravitur si prostitute,e veshur me rroba sikur te ishte noj adoleshente,cunin disa vjec qe i qendronte me te shoqin dhe me nje burre me te cilin flirtonte konstant(e qe me vone mesa u tha,ishte dashnori saje !)

Hyj brenda dhe njera nga ato grate me ben rruge « per ke rinia »,nje grup meshkujsh ke njera ane,nje grup gocash nga ana tjeter qe po derdalliseshin me njeri-tjetrin.Te vetmit njerez qe njihja aty ishte cifti dhe nje goce tjeter,ndiej syte e tyre ne trup sikur te ishin hormone adoleshentesh te zgjidhura…natyrisht,rasti perfekt « per te gjuajtur »,gjueti femrash/meshkujsh per te rinjte,gjueti thashethemesh se « kush e beri me ke » per te vjetrit !

Ne nje pike na « urdherojne » te ulemi diku ,rastesisht tavolina ishte perkrah sorres te zeze dhe dashnorit te saje(+ te shoqit,por ai ishte per garniture natyrisht),perballe meje ishte nje goce dhe ne nje moment erdhi dhe ju ul perkrah nje cun simpatik.Shoh sorren e zeze ne ate moment qe ja ben me koke nje gruas aty afer ne drejtimin e tyre,sikur ti thoshte « aha,e zura mat me dashnorin ».Sa do kisha dashur te ja perplasja ne fytyre cdogje,por neveria ime e vertete ishte ndaj mentalitetit shqipetar te qelbur,i njejti mentalitet qe i jep forcen prostitutave te martuara qe te flasin per nje femer te lire e cila si e tille dashuron.Sa neveri me vjen ndaj popullit te shtetit ku kam lindur kur shoh sesi shpirterat e vertete te panjollosur si ai i asaj vajzes te brishte,behen pre e njerezve te kalbur qe qendrojne me goje hapur te kapin noj mize thashethemi qe me pas ta krahasojne veten me « vajzen e perdale » dhe te thone « ne kohen e saje s‘isha si ajo ».Duke harruar qe ne te vertete jane prostituta te dores te pare.
Eshte ne momente si ai qe kam respekt te plote per ato femra dhe meshkuj qe ja vene minat atij mentaliteti duke mos kursyer asnje plotesim deshire,e kjo larg syve te prostitutave te tilla,pa bere as veten dhe as familjen martire.

Dhe pastaj thone « do behet Shqiperia » !Poooooo,Shqiperia do ngjitet sikur ngjiten kockat e thyera te trupit,por infrastruktura s’ben njerezit…e derisa njerezit « te behen » s’me vete te kalb veten ne nje lageshtire te tille mendjesh sterile.
-----------------------------------------------------

Mire qe u krahasua brezi i ri me brezin e vjeter,por te rinjte ne raport me njeri-tjetrin?Po meshkujt shqipetar?
Ato meshkuj qe mundohen te vene mentalitet e ndrydhur shqipetar per tu hakmarre nga indiferenca jote!
Ato meshkuj qe s'kuptojne vlerat e tyre e qe sundojne perhere me lart se vetja,meshkuj qe s'kuptojne asnjehere qe ti me njerez te tille vetem mund te fshish kepucet gjate jetes tende,asgje me teper.
Ato meshkuj qe ndihen te frikesuar nga shkathtesia femerore pasi diku ne thellesine e tyre dine qe s'mund te te bene balle.
Ato meshkuj qe vene si zagare mbas cdo femre qe ju kryqezon rrugen,e kjo vetem per nje doze endorfine.
Ato meshkuj qe bejne cdogje per te te larguar nga njeriu qe dashuron e kjo vetem me pas qe te mundohen te te fusin ne krevat!
Ato meshkuj qe jane cdogje pervec se njerez...



P.s.Lorie,mund te fshish postimet jashte teme?Flm!

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Maj 2005 14:10
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Pjese te shkruara ne ditarin tim personal

Zgjohem ne mengjes,heret,te bej jogging ose te kthelloj mendimet qe me kishin renduar gjate nates ndersa studioja ose rrija zgjuar.Gjumi s'kishte rendesi ne ato momente,por rremuja e mendimeve te mia po.
Ndersa ben jogging te duket sikur po i lufton me ecjen tende.Gati gjate gjithe rruges isha nen shoqerine e discman-it tim si dhe te luleve te pemeve qe kishin celur...roze-e-bardhe,e bardhe-roze...
Shpesh pyes veten se pse kaq shume kafshe ne gjendje te lire ne Shqiperi dhe jashte kufinjeve te saje ? Ne shume rast konstatoj qe Shqiperia paska patur nje sistem industrial mjaft te zhvilluar ne prodhimin e injorances.Por,ne fund nuk jane kafshet qe e vuajne kete gje,pasi ato jane te lumtur me nje cope buke qe u eshte hedhur nga sistemet e sigurimeve shoqerore jashte vendit,ose nga puna e tyre kafsherore brenda vendit.Te deshperuarit e vertete jane njerezit qe jane ingranuar ne strukturat e ndryshme te vendit ku banojne,shohin sesi MUND te ishte gjendje dhe ne Shqiperi vetem sikur keto njerez te kishin te kishin mesuar ABC-ne e jetes.
Jane po keto njerez qe bota Perendimore eshte munduar te ju jap ERE njeriu duke ju perplasur ne duar madje dhe teknologjite me te avancuara,llastiqet dhe guret ne Shqiperi ju zevendesuan me kompjutera-makina-…Por si mund te kthehet kafsha ne njeri pa kaluar stadia-t e ndryshme te evolucionit?Si mund te arrijne kafshet e tilla njerezore te bejne nje perdorim te denje te kushteve,teknologjive te reja pa patur kulturen e duhur?

Nga ana tjeter,ku do ishim sikurse dhe massa te fillonte te MENDONTE?Well,jo larg,por ne shume vende massa ju eshte nen-shtruar(ne forme te pavetedijeshme)atyre qe kuptojne me teper nga tere ky iluzion i quajtur jete.E kjo pa sjellur anarki,pa u munduar te shkaterrojne cdogje,pa u munduar te shkaterrojne e perulin kokat e verteta.
Nuk kam deshiruar asnjehere qe bujqerit,kepucetaret,mekaniket…te ktheheshin ne mendje te ndritura,jo,por ama te arrinin ne kuptimin e rendesise te te qenit NJERI.

Ne shume raste flitet per paralizim nga chaosi qe eshte krijuar vete,ne kete rast mund te flas per nje paralizim total nga chaosi i krijuar nga te tjeret qe as se vene re se ato jane krijuesit e vertete.Ndihem e paralizuar,e paralizuar nga fakti qe s’mund te bej asgje.


KAFSHE-KAFSHE-KAFSHE…dhe si te tille do duheshin te mblidheshin ne vende te caktuara per kafshet,ne stalla,dhe aty te hanin njeri-tjetrin,te infektonin njeri-tjetrin …pa pritur aspak ndihme nga jashte stalles pasi ato njerez ishin pikerisht ato qe u hodhen ne lumenj me gure ne qafe nga ju,per te pare nese ishin shtriga ose jo.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2005 10:08
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

pse te pelqen molla?-i thashe. Me pa i habitur dhe po perqendrohej ne pertypjen e frutit. Me pelqen se eshet e shkrifet, e embel, Ja ben kerc kur kafshohet nga dhembet...Nuk dua ta qeroj, me pelqen kur dhembet ngulen me veshtiresi ne te...(buzeqesh). Dukesh pak kafsheror kur shoh qe kafshon me nuanca agresiviteti mollen. Me pelqen ky tipar qe ti ke marre nga kafshet.Hahaha-qeshim...
Po ty pse te pelqen portokalli?-vazhdon duke mu afruar me prane fytyres, a thua keshtu do te shijoje ate kenaqesi qe po shijoja une tani...Ka leng-te them...Ka shije te embel ne te tharet...Ndjej lengun e tij te me rreshqase ne cdo pjese te organizmit ne forme sheruese...Me pelqen edhe procesi qerimit te cilit i kushtoj kohe imtesisht...mmmm cfare po provoj tani...Na! Leshohu tani ne portokallin tend!!Hajde leshohemi te dy dhe kerkojme forma dhe mendime te tjera!!!Ja dhe vepra jone e perbashket...Ky eshte femija jone!!!Sa shijon tani!! mire mire...Si mund te jemi te qete kur sapo kemi ekzekutuar femijen tone!!!(qeshje).

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Maj 2005 10:22
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Re: Pjese te shkruara ne ditarin tim personal

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

KAFSHE-KAFSHE-KAFSHE…dhe si te tille do duheshin te mblidheshin ne vende te caktuara per kafshet,ne stalla,dhe aty te hanin njeri-tjetrin,te infektonin njeri-tjetrin …pa pritur aspak ndihme nga jashte stalles pasi ato njerez ishin pikerisht ato qe u hodhen ne lumenj me gure ne qafe nga ju,per te pare nese ishin shtriga ose jo.


Ata brenda temes shi se cfare shkruajne. Ja percaktimet per njerzit!
Keshtu behet letersi me tipa qe nuk dine te duan njerzit,qe nuk kane ide se cdo te thote njeri,vuajtje,varferi. Qe nuk kane ide se cdo te thote te detyrohesh te besh nje vjedhje qe te ushqehen femijet. Keta njerez vazhdojne te denojne Zhan Valzhanin, vazhdojne ta quajne ate....nje vjedhes.Vazhdojne ta quajne ate ....nje i burgosur. Per rrjedhoje ai eshte i keq.
Kujdes ! Ky eshte ligji !
Plas po deshe, ti je popull.
Njerez qe ne ate qe quhet shprehje filozofike nen cdo postim u pelqen ta thone hapur dobesine e tyre me fjalet;
''Forma me e mire per te shkatarruar veten eshte te njohesh njerzit''.
Predikim satanik,i hapur dhe i mrekullueshem.
A nuk eshte ky nje sinqeritet qe keta lloj njerzish kane? Vetem ne kete pike ata nuk genjejne.Nuk genjejne sepse nuk munden.Sidoqfte ata kane ligjin me vete dhe te drejte kane se, kjo bote e tyrja eshte.
Ja pra se ku eshte dashuria e tyre per njerzit! Ja se si kontribojne ata kudo me helmin e tyre dhe kjo gjoja nen masken e te dhenit te mendimeve.
Kujdes ! Ky eshte ligji!
Kujdes! Kjo eshte bota ku ke rene! Ndaj dhe e fillove me qarje kete bote.Engjejt ta thane qe ne djep,por,ti e ke harruar.Te gjitheve ua kane thene.
Atehere pse je kundra?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Maj 2005 17:24
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=8267

konti ,harrova te te jepja kete

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2005 04:09
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Dhe ketij viti akademik po i vjen fundi,sa trishtim largimi i tije,sa trishtim ndjenja e trishtimit qe te sjellin vendet boshe te redaksise te clubit qe tashme do mbushen me njerez te cilet si ndiej...por fundja eshte rrjedha normale e jetes.
Vjen ngadale,i heshtur,kishte lexuar surprizen qe i kishim bere me miq ngaqe kete vit do dipllomohej...dy flete totalisht dedikuar atij dhe gjerave qe dha per redaksine,menyren sesi na mbeshteti ne "te rinjeve" ne ate kohe.E dija qe do prekej,e dija qe i ishte afeksionuar jetes studentore aq shume saqe do donte ta zgjaste,dija aq shume gjera ne lidhje me periudhen e kaluar aty,me miserien e cdo problemi...

Nga larg ma ben me dore duke me treguar revisten dhe duke bere nje shenje ne qafen e tije sikur te me thoshte"je e vdekur".

*"Mos bej bastardin tani me mua.S'mund te na lije pa nje dedikim te fundit.E di qe doje ta lije bosh ate kend,dhe ti e le bosh,isha une qe mbusha cdogje."i them duke ju afruar.Shoh qe ishte merzitur, dhe qe filluan ti skuqeshin syte.Ne nje moment afrohet dhe mbeshtet ballin ke i imi duke me thene:
-"E di qe te kam xhan?"
*"Une ika po vazhdove te besh keshtu,sinqerisht,jam e merzitur cike per vete dhe po ja nisa te qaj ti e di qe s'di te pushoj une"
Ai qesh ne mes loteve
-"Flm-flm-flm per cdo fjale te shkruar aty.Nuk e di nese i meritoj"
*"E mjaft,te them une qe i meriton,ndryshe si kisha shkruar.Pastaj huh,me ne fund cike me teper vend afer meje ne zyre.Tere ajo rremuja jote filloi te me bezdiste"
-"Do te ti hedh ke kendi jot gjysmen.Keshtu te pakten hija ime ngelet nepermjet objekteve"
Qeshem,qeshem me lot.Kishte sjellur vere me vete,morem gota dhe pime aty per dy ore te tera.

---------------------------------------------------------------
Je ti ai qe balancon cdo gje,ai qe di te perkujdeset per komplekset e mia shpesh te tepruara.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2005 13:30
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.