Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje Vlerėsimi i Temės: 6 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 50 faqe: « E parė ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lubi
shume pune

Regjistruar: 05/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

per djemte tane te vegjel sirian!

Per djemte tane te vegjel “sirian”
Me nxiti nje replike mbi komentin tim te nje shrimi …nje nga figurat tona publike beri komentin e tij rreth fotos se sirianit te vockel jetekeputur ku as deti nuk e fundosi dhe I la token shkaketare te marre turpin ngaqe e perzuri….
Komenti im “Te gjithe ne qe rrime e bejme sehir e vajtojme mbi foto... Kjo eshte vertet e dhimbje.... E presim keshtu ulur seicili ne rehatine e vet per foton e rradhes qe te emocionohemi... Te qajme turpin a indiferencen!”
Pergjigje: M .P. Cte , bejme ne te shkretet, se mos varet nga dora jone?!!!????? Duhet nje grusht I hekurt!
E kujt nuk ia keputi shpirtin ajo foto cdo nene babai motre vellai e nuk kishte burreri perballe pafajesise qe ashtu kurrizkthyer tregoi turpin e njerezise gjithe njerezise se sotme cnjerezore…
As nuk pretendoj qe forca jone e vetme eshte te gelltisim lotet e dhimjes e ti gezohemi fatit te deritashem qe nuk ka kaluar akoma I tille ne pragun tone…
Po pse pak here ne keto 25 vite situate te tilla ka kaluar populli yne I mjere e I varfer…
Pse Migjeni ne ato pak vite jete qe jetoi e shkroi -eshte ulur si I gjalli mes te mjereve kembekryc ne cdo sofer…
Ecen teknologjia me hapa vigan e shqiptaret qe kur e mban mend historia ikin nga detet e malet vetem te largohen kohe pas kohe vit pas viti epoke pas epoke sistem pas sistemi nga vendi I tyre meme….me lot me dhimbje…per nje jete me te mire!!!!
Epo kurre nuk pati nje jete me te mire ne token tone!!!
Gjithmone larg nga ketu lindin thuren e jetohen enderrrat e mira!!
E ne qe mbetem nga pamundesia mos guximi a frika kundrojme ikjet e koherave…
Iken sirianet nga vendi I tyre, populli fisnik qe nga fillesat historike…nje fare e keqe u perhap ne vendin e tyre I dogji I perdhunoi I percudnoi I masakroi e sot nuk dine nga ikin…
Ne Shqiperi nuk ka lufte…as isis as talebane as alkaeda ( per te cilat populli yne shpesh mendon ti furnizoje me djem te rinj per t’ju forcuar rradhet) …e serisht ikin me bebe ne krahe ne bark ne shpine ikin naten ikin diten ikin ne vere e ikin ne dimer…
Pyetja e dites…a jeni ne pune( as nuk do t’ja dije njeri ku je e sa page merr) mjafton njeri te jete ne pune…te kete miell ne magje (Migjeni serish aty)…
Jane vellezerit motrat fqinjet tane qe u themi miremengjes e jo mirembrema se kane ikur pa pritur larg…se ku se si.. nje Zot e di!!!
Nuk kemi vertete ne dore se cfare te bejme…ndaj gelltisim lot te hidhur aq shpesh sa u shijojme vrerin se kripe nuk u ka mbetur…
Ne njerezit e teknologjise se larte (hi tech) wow ,,,cfare nuk dime jemi bere vrojtues shikues komentues se jetes se gjitheseicilit nga ata me fame boterore deri tek ai qe kemi perballe ne kafe qe as I flasim e as e shohim…ama e komentojme!!!ne celular sigurisht.
…U be mbi gjysem viti qe ky bjondi I vockel me sy blu te thella qe te nguliten me kembengulje e me pako me kapese dymijelekeshe me dilte ne kafe ne cepa nga me te ndryshmit te Tiranes…
E mikja ime zemerdhembsur u prek kur I tregova qe nje mbremje me pare e kisha pare kete vogelush shume larg prej aty ku ishim…I bleu pakon ate mengjes…e kur te gjithe ne lokal ndoqen shembullin e saj e ai fluturoi duarbosh nga kapeset per tek I jati ne nje biciklete buze rruges…H.K.Andersen e shitesja e tij e vockel e shkrepeseve nga shekujt serisht perseri!!!
Nuk kemi cfare te bejme vec te gelltisim lot te bere sa nje grusht qe po na marrin frymen …
Kalojme kapercejme u rrotullohemi indiferent foshnjave te gjalla a te vdekura shtire ne kartonet e trotuareve cdo 10 meter ne shi ere diell pluhur zhurma a ku di une….
Femije mes makinash mes rrugesh ne lulishte ne stola kudo te vetmuar te veckel te palare te dhunuar te trembur te pashkolluar …te…..ne njerezit e teknologjise se larte fyhemi nga prezenca e tyre,,,as nuk me duhet se pse eshte aty mjafton te mos e shoh se kam nje shije te keqe ne goje…mjafton te mos me preke xhamin e makines se ma ben pis…
Nuk kemi cfare te bejme individualizmi…teoria as nuk me intereson fati I askujt jashte pragut tim…te beje cfare te doje …seicili per vete….ne njerezve te teknologjise se larte na eshte kthyer ne lajtmotivin e mengjesit e gjumin e nates….
Nuk kemi se cfare te bejme vecse te ulemi e te qajme ne faqe interneti per foton e sotme te tmerrshme….po sa e sa ka gelltitur deti ….nuk kemi foto e nuk mund te qajme mbi fb!
Po sa e sa vdesin perpara syve tane ne rruget tona nga te ftohtit moskujdesi e nga uria…por nuk kemi per te gjithe ata foto qe te komentojme ne rrjetet sociale!!!!
Ne komentuesit modern qenie tersisht obese nga trupi e truri…plotesisht antisociale…mund te komendojme vetem fotot e bujshme ato qe kane impakt tek shumica e qe I pershtaten “nivelit” tone….ne te kundert nese gjerat ndodhin ne realitetin e perditshem e perpara syve tane…as qe ia vlen te merremi me to…jane jashte hapave te perparuara per tu perfshire ne ngjarjet e bujshme teknologjike…..
Komentet tona nuk perbehen me as nga fjali por nga fjale te shkeputura te copetuara pa lidhje logjike e te shkretave u kane cunguar nga trupi cdo zanore te mundeshme!!
Shkojme deri aty sa nuk kemi me as trosheza fjalezash por figura te parapergatitura qe I pershtaten ngjarjes sipas rastit…qe ne njerezit e zene me shume pune kreative e zhvilluese te mos hargjojme me tej kohe energji qe mund te na shterrojne idete qe duhet ti ruajme per….cfare e si do te vishemi…cfare si e ku do drekojme…ku e me ke e sa do e pime kafene….
Ne nuk jemi te pashpirt ..ne jemi prinder te aferm te kujtdo…e nuk e di si e kemi lene veten te na marre kotesia e perditshme e jemi si qenie te shkeputura madje edhe nga vete qenia jone….
Si nje nga ne nuk di si do na veje halli e si po ngrysim ditet tona e cfare po u percjellim jeteve te reja…halli yne ky…e nje djale I vockel sirian qe ti djeg syte gjak qe ti derdh lotet qe te mblidhen ne mjeker…qe te ben t’I therrasesh mendjes….me beri qe ndergjegjja ime e vrare ne kalbje e siper te shkruante te zezen mbi te bardhe per nje katarsis momental pa vlere por per te shfryre zemerimin mllefin turpin dhimbjen!!!!
Dt.05.09.2015
Ora 02.23 pas mesit te nates

__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shtator 2015 20:36
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lubi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lubi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lubi Shto lubi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lubi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Dy-tre historira te vogla per Lubin:
sapo kishim ardhur ne emigrantet shq. ne Gjermani, kishim pak muaj - jo me shume se nje vit, dhe po shihnim nje film amerikan ne vidio, me karateiste, amerikanet kundra aziatikve. Ne fund ndodhi nje falje dhe filmi perfundoi me nje skene aq mallengjyese, sa ne garipat qe po e shikonim, mezi u perpoqem te fshehnim lotet nga njeri-tjetri. Eshte e natyrshme qe skena te ndryshme ne jete, ne filma, ne fotografi, ne libra, etj. te na mallengjejne e te na prekin deri thelle ne shpirt, sa derdhim dhe lote fshehurazi.
Nje ngjarje tjeter 20 vjet me vone, aty nga 2010-11, ne mos gaboj. Mbaruam punen e po beheshim gati te iknim. Kete kohe ndodhen disa mbytje ne mesdhe dhe emigrimi afrikan vazhdonte. TV-ja bente fajtor qeverite (sidomos ate italiane) dhe mafian klandestine. Ne bisede e siper nje koleg tunezian tha dicka qe e mendon dhe thote cdokush, ate se dhe vete njerzit jane fajtore per gjendjen e tyre. Me kete donte te thoshte se shume popuj kane nje rritje te larte pjellshmerie dhe paaftesie per te zgjidhur problemet e tyre private dhe shoqerore, -sic dhe u vazhdua me tej biseda.
Tani une pyes kete Lubi-n: sa e ka rritjen popullsia siriane, irakiane, afgane per 1000 banore? Apo sa eshte rritur ajo nga vitet 70 deri ne 2010? A nuk duhen vene njerezit e ketyre shoqerive para kesaj pergjegjsie te rritjes se pakontrolluar te popullsise? Apo ata kane gjithmone te drejte, dhe faji duhet kerkuar gjetke? Po gjithe ai indokrinim fetar qe i ka molepsur dhe nuk i ve njerzit para pergjegjsise se puneve te dites, por vetem para pergjegjsise se gjyqit te mbrapme, a nuk eshte fajtor per gjendjen ku ata ndodhen? (E sa e sa pyetje te tjera!)
A do kene guximin ndonjehere keta njerez kaq te mallengjyer, si Lubi-a, te konfrontohen direkt me burimin e ketyre te keqiave dhe kesaj gjendje? Apo do vazhdojne tw luajne filma per te fituar pike, sic ai filmi holluvudian qe na mallngjeu edhe ne emigranteve atyre viteve te shkuar?

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2015 19:55
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lubi
shume pune

Regjistruar: 05/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

Pershendetje!

Mbase nuk eshte kuptuar shkrimi...une tregoj faktoret qe me shtyne te shkruaj! Fotoja ne fakt me revoltonte per menyren sesi u perdor...por mbytja e emigrimi jane pjesez fare e vogel ne shkrim...krahasuar me ato cfare une kam ngritur si pika problematike ne jeten tone te perditshme...ne kete rast kam perfshire ne rradhe te pare veten! Kaq!

__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2015 11:12
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lubi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lubi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lubi Shto lubi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lubi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

"... Nuk kemi cfare te bejme individualizmi … "
"... Ne komentuesit modern qenie tersisht obese nga trupi e truri…plotesisht antisociale… "

Une jam i tjeter mendimi. Me duket se keto shoqeri, si kjo siriane e te tjera ne jug-lindje jane te molepsura nga individualizmi dhe jane teresisht obeze nga trupi dhe shpirti. E jo vetem keto dekada te fundit, por prej qindra e qindra vjetesh, per t'mos thene mijra vjetesh.
Dhe kur thua se ke perfshire veten, ketu duhet te kuptohemi Lubi, ne nje shkrim gati letrar, aspak te keq nga ana artistike, nuk diskuton as edhe njeri (as une e as ti) per veten, por per ne europianet ne kete rast, per ne qe i shohim keto tragjedi nga televizori.
E ne fund te fundit, sikur dhe krejt personal te ishte shkrimi, mendoj se nuk ben keq qe shkruesi te kaloje ca me teper ne ate anen tjeter te pervuajtur, e te gjej edhe atje ca indiferentizma, individualizma, mendjemadhsi, mos-arsimim, injorance, kulture te ulet, pertaci, veshtrim qejfi, mos-tolerance, etj., sepse eshte nje ndihme per ato shoqeri, panvarsisht sa ato e kuptojne apo nuk e kuptojne venien ne dukje te te metave.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2015 16:03
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ne pergjithesi menyra si shkruan Roberti nuk me gjen dakort. Por nje gje duhet vecuar, ajo se popujt moderne pjellin e shtohen dhe ne fund gjejne prehje tek principe moderne te barazise mes popujve e njerezve per te mbijetuar. Me kete dua te them se dinamikat demografike normalisht kane ndjekur ligje Darviniane, pra kur shtohet shume nje popull, nje pjese do mbetet pa buke e do vdese, kshu qe balancohet mbipopullimi. Eshte nje princip qe ndjekin dhe qelizat e trupit, nuk rriten pafundesisht por der ine masen e duhur. Vetem tumoret dalin jashte kontrollit te balancave biologjike dhe vrasin qenien ku rriten.

Ne kohet antike nje popull qe rritet me shume sec duhet mund edhe te krijonte emigracione, por kudo te shkonte do ishte popull i kategorise B ose C, sepse cdo popull prites nuk lejon te ardhurit te jene njesoj si autoktonet. Por ne kohet moderne emigranti ka cdo motivacion te levize ne perendim, sepse nuk ekzistojne me keto sisteme balancash qe te ndajne njerezit ne baze te prejardhjes apo races. Keshtu qe popujt me ekonomi (ose kulture) te falimentuar ne vend qe te s'favorizohen nga historia shkojne ne perendim te ndajne torten me ekonomite (ose kulturat) fitimtare. Ky eshte princip qe vlen per sirianet sac vlen per shqiptaret (ne mos me shume per shqiptaret). Madje sirianet kane aresye te forta per tu konsideruar azilante, kurse shqiptaret jane thjesht emigrante qe duan nje pjese te tortes.

Kete e them edhe sepse me vjen peshtire nga komentet qe lexoj neper faqe lajmesh nga shqiptaret, kundrejt sirianeve. Nje perbuzje dhe nje demigrim qe ne fakt fsheh vetem xhelozine e shqiptareve per ardhjen e ketyre popujve te larget qe duan te hane nga torta europjane. Torte qe shqiptaret do preferonin mos ta ndanin me askend. Me pak fjale shqiptareve u vjen plasja qe keta te ardhur po udhehiqen nga ideja e mireqenies, jo thjesht e strehimit nga lufta. Shqiptaret nuk do donin kurrsesi qe kete princip ta ndanin me te tjere, me qytetare te kategorise B dhe C.

Thene keto, pjesa kryesore ku nuk jam dakort eshte se popujt e tjere pjellin pa kriter. Une mendoj se asnje familje dhe asnje popull nuk pjell kot me kot. Kjo vale emigrantesh nuk vjen nga valet e pjelljeve por nga situata gjeo-politike e gatuar nga perendimi po aq sa nga lindja. Eshte e kote ti thuhet ketyre njerezve "kthehuni mbrapsh dhe rregulloni vendin tuaj". Ate rregullim nuk e kane bere dot shqiptaret qe kane qene ne mes te Evropes dhe me ndihmen e superfuqive, si mund te dalin keta 20 mije qytetare te rregullojne corben qe gatuan kushedi sa shtete ne vendet arabe. Vetem po te llogarisesh interesat qe luhen mes Amerikes, Rusise, Kines, Indise, etc., kupton sa te pafuqishem jane njerezit. Shiko cfare po behet me Assadin, Amerika e lufton, Rusia e ndihmon. Llogarit qe Edward Snowden ka deklaruar se situata eshte gatuar enkas qe fraksionet myslimane te luftojne me njera tjetren. Perballe gjithe ketyre intrigave dhe interesave globale, si mund te zgjidhin situaten keta njerez te thjeshte?

Kaq kisha, edhe pse u zgjata pak.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2015 07:39
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

faje ke te drejte kur thua qe keto qe po ndodhin me emigracionin jane strategji e disa vendeve.

dhe nje gje duhet t'na bej pershtypje si ka mundesi qe keta turma njerzish zgjedhin europen? mos valle ato shtete qe shtypin sirine kane per qellim shkatarrimin e europes? sepse dihet qe pikesynimi i Daesh-it eshte europa.

pse nuk zgjedhin rusine? ameriken? arabine saudite? une them se deri diku europes po i vjen fundi, shengeni po ashtu. nuk e di po historia do e tregoj.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2015 08:19
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Fajtor, qe s'je dakort me mendimin tim, kjo eshte mese normale, ashtu sic edhe e kuptoj se ty te vjen peshtire nga komentet urrejtese te shqiptarve neper internet mbi sirianet e tanishem. Duke i vene keto te dyja prane, duket se dhe une nuk jam larg ketyre shqiptarve te tjere me urrejtje, ndonese ne komentet e mia (ketu dhe kudo) nuk zbrazet kurre urrejtje, ndoshta sepse ajo mungon tek shpirti im, (gje qe nga ana tjeter e konsideroj si dobesi timen, sepse kjo bote ka nevoje per ca urrejtje). Ndoshta ishte i tepert ky sqarim, pasi komentet e mia aty jane dhe nuk kam pse shqetesohem.
Por dicka vazhduese duhet te them akoma mbi kete diskutim emigracioni te tanishem dhe "perlotje". Duket se ti dhe mijra te tjere qe po i ndihmojne tani emigrantet, vijne nga shtresa te qeta, deri diku ne gjendje te mire ekonomike, pa konflikte dhe me pak kontakte me shtresat "e poshtme" te shoqerise. Une punoj dhe jetoj vetem tek keto shtresa e me keta individe, te gjithfare nacionalitetesh. Edhe shoqerine e kam me pak individe te kesaj shtrese dhe ketyre mish-mash nacioneve. Edhe nese ndihmoj ndonje, nuk e fiksoj, sepse eshte jeta e perditshme dhe jo vecante. Dhe ne pergjithsi nuk kam klishe dhe paragjykime per ta si shtrese apo si nacione, (me se shumti lene gjurme individet tek mua dhe ndryshimet e tyre).
Pas ketyre sqarimeve monotone une duhet ti perseris disa "klishe", ato se nw keta popuj gjinden me shume indiferentizma, megallomanira, injoranca, nervozizma, etj. kategori negative, nga sa dallohen tek popujt europiane, e sidomos ata nordike. Kaq!
Pas kesaj ti mund te besh analiza sa te duash. Por e verteta eshte gjithmone e hidhur.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2015 14:39
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 50 faqe: « E parė ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.