kendrevica
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 15/03/2011
Vendbanimi: Tirone
Mesazhe: 97
|
Citim: Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
kendrevica
ne radhe te pare te falenderoj per mundimin .
Gjithmon kam ec me parimin, meso, dhe vetem meso.kur them flm e them me gjith shpirt , dhe kur duhet ..kete ta kesh te qarte!
**kalojme tek e dyta..ti bere nje shpjegim te qarte ..dhe vlersimin e duhur per rolin e Shqiperis, Kosoves, vendin qe i ka takuar, vlersimet e statistikat ..ekzakte..jam dakort me ty.
..e zem se ndryshimi ndodhi..Sala u rrezua..ose dhe Edi(plehra)..ça rezultati do ket per ne?
Kush mendon se do ket aftesi, ta udheheq ate popull..kush mendon qe do arrij tbej maksimumin ne nje periudhe kohore (e zem minimumi) 10 vjeçare?
Me duket se Ne kemi nevoj te luajm guret vet..e jo t'behemi pjese e lojes ..se natyra e Shqiptarit ashtu eshte. Un jetoj e France..e ti e di shum mire , se je njeri me horizont..si jetohet ketu..po se njeh mbase mentalitetin e tyre..mbase gaboj, po ketu dhe Nje cop Sarkoz..qe tek e fundit per t'huajt ska luajtur rol pozitiv..( flas ne lidhje me çeshtjen e Kosoves nese e kuptove) aleat me Serbin..nderkoh qe mijera Kosovar( jetojne ketu duke i degjuar keto e duke pertypur buken e mykur qe ju falet).
Dua te bej te qarte..ç'fare strategjie luajne..po ne s'besoj se arrijm deri ketu..jemi popull gjaknxehte( per çkemi perjetuar)..mbase dhe me i drejt .
Tani mthuaj mua..kush jemi Ne e ç'fare meritojm?
Mbase te kam lodhur me ekspozen e gjat,por e quajta te nevojeshme ta beja,per te treguar se cfare politike intrigante ndjek ky shtet.Por nuk eshte i vetem.Sejcili ka interesat e veta,kete e di.
E kuptoje idene e pergjigjes tuaj.Ne vitet 97 2005 u be nje ringritje e shtetit te shkaterruar nga klasa politke dhe futjen e hundeve te te gjithe zbulimeve te huaja,kryesisht ato greke.Por qe vazhdoi duke grabitur gjithe ekonomine e pa bere asnje hap perpara drejt synimit.Me shume fituan vipat gjer tek fshesaxhiu i nje zyre,sesa gjithe ekonomia e vendit.Ne 2005 u bene zgjedhjet e reja,populli i cili i asfiksuar i besoi qe personi qe nuk duhej t'i besohej.Nuk kish tjeter zgjedhje.U pa nje ndryshim ne krahasim me 8 vjet qeverisje socialiste.Pati reduktim te korrupsionit.U rriten te ardhurat ne arken e shtetit.Pati buxhete sa katerfishi i qeverive socialiste.U bene reforma te cilat na afruan disa hapa drejt BE,gjer me nenshkrimin e Marrveshjes se Stab Asoc e gjer tek kerkesa per vend kandidat e sabotuar nga Edi rama dhe Gramoz Ruci,nga PS.(Sigurisht mbas tyre jane inspiruese prostitutat europiane ndoshta edhe me tej gjer tek nje vend i Lindjes se Mesme qe ka instaluar jo ambasade ne vendin tone,por nje zyre te zbulimit te fshehte.Lidhjet e E rames kane qene te forta prej kohesh).
U ndertuan me shume rruge e autostrada,shkolla, ujsjellesa etj.Mori nje vrull te mire turizmi,u vendos qetesia ne rruget e vendit,maskat u zhduken,dhjetra grupe kriminale te lidhura me ish pushtetaret jane ne qeli,nuk ka me mungese elektriciteti ne shtepiat e qytetareve shqipetar,ka me shume uje etj,etj.Nuk po permend pislleqet ne funksin te idese se ecjes perpara.Pra pati nje ecje perpara.Duke menduar keshtu nje largim i Berishes,i cili eshte bere i padurueshm,megjithese kam hezitimet e mia per bllokqenet e rinj,perseri jam optimist se do te kete ecje perpara mikja ime lule.Ndryshimi eshte gje e mire.Per ne nuk do te kete ndonje ndryshim te madh,por do te kete ndryshim ne menyren e qeverisjes dhe te ekonomise ne pergjithese.Kjo do te pasqyrohet edhe tek hapja e vendeve te reja te punes.Ne nuk kerkojme luks,por thjesht pune.
Dikur edhe une i shikoja bardh e zi gjerat,por kam ndryshuar.Duhen pare me me optimizem zhvillimet,mos ndryshimi sjell stanjacion e si rezultat mosecje perpara.
faleminderit!
PSo ti thosha Andrea Pirelit se aq pare kushton nje super Mercedes benz i blinduar,per Saliun,sepse mezi e kemi.
__________________
Ne nje vend ku intelektualet heshtin e nuk e ngrejne zeri,shoqerite nuk ecin perpara!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|